Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 115
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Vëllai i Lirakut: Infeksioni në veshka përshpejtoi vdekjen

    NGA: AURORA KOROMANI




    TIRANE-Një ditë pas vdekjes së grevistit Lirak Bejko, në shtëpinë e tij mbizotëron vetëm dhimbja dhe heshtja. Ndërkohë që trupi i tij ndodhet në Itali, në shtëpinë e Lirakut hyjnë dhe dalin miqtë dhe të afërmit e tij për të ngushëlluar familjen. Tek dera e banesës na pret vëllai i tij, të cilit nuk i fshihen as lotët që ka në sy. Me sy të përlotur dhe zërin që i dridhet, ai rrëfen për “GSH” momentin kur mori vesh për vdekjen e Lirakut. I tronditur nga dhimbja, vëllai i grevistit që pak kohë më parë i vuri flakën vetes, tregon se ditët e fundit, në trupin e Lirakut ishin shtuar infeksionet. “Kishte organe të dëmtuara dhe infeksion në veshka, që e përshpejtoi vdekjen e tij. Nuk mundi t’i përballonte dhimbjet e flakëve”, - rrëfen për “GSH”, vëllai i Lirak Bejkos.
    Ngushëllime. Unë e kuptoj situatën tuaj, por pa ju rënduar më tepër, mund të më thoni vetëm se si e morët vesh lajmin?
    Faleminderit. Siç e shikoni edhe vetë ne jemi shumë të tronditur nga ngjarja, sepse na erdhi në mënyrë të papërgatitur. Ne prisnim që Liraku të përmirësohej, kur morëm vesh që ai vdiq në spitalin e Italisë. Fillimisht mjekët italianë njoftuan vëllain tjetër që jeton në Itali dhe ai më pas më mori mua në telefon. Unë i thashë nënës, e cila e kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për Lakun.
    Çfarë ju kishte thënë vëllai juaj në Itali për gjendjen e Lirakut kohët e fundit?
    Po na kishte thënë që ishte më mirë dhe se pritej të përmirësohej. Madje ne prisnim që ai të dilte. Gjatë kohës që Liraku ishte në spital, kreu disa operacione dhe pas operacionit të tretë, ai nuk e mori më veten. Nuk mundi që t´i përballonte dhimbjet e flakëve.
    Është folur edhe për një infeksion në trupin e vëllait tuaj, i cili i ka përshpejtuar vdekjen. A keni qenë në dijeni të këtij fakti?
    Pasi u dogj, Liraku nuk e ndiente më pjesën e poshtme të trupit. Madje pas operacionit të parafundit atij filluan t’i shtoheshin infeksionet në trup. Një pjesë e organeve të tij ishin të dëmtuara që gjatë periudhës së burgut, por së fundmi i ishte shtuar edhe një infeksion në veshka. Ky infeksion e ka përshpejtuar vdekjen e tij.
    Ju kanë thënë gjë se kur do e sjellin trupin e tij?
    Deri tani nuk na kanë thënë gjë të sigurt, por besojmë se javën që vjen.

    Bashkëshortja: Jam e tronditur, nuk e dimë ende kur vjen trupi
    Edlira, bashkëshortja e grevistit që ndërroi jetë gjatë ditës së premte në Itali, është një nga personat që e ka ndjerë më shumë dhimbjen për vdekjen e Lirakut. Asaj tashmë i duhet të gjejë forca, jo vetëm që të përballojë dhimbjen, por edhe për të rritur e vetme dy vajzat e saj. Për shkak të tronditjes, Edlira thotë vetëm dy fjali për “GSH”. E pyetur për trupin e të shoqit, ajo thekson se nuk u kanë dhënë një informacion të sigurt. “Nuk na kanë thënë asnjë informacion të sigurt se kur vjen trupi, por deri tani na kanë thënë vetëm që trupi mbërrin në Shqipëri ditën e hënë ose ditën e martë”, - pohon bashkëshortja e Lirakut, Edlira Bejko. “Jam e tronditur”, - pohon ajo, dhe nuk pranon më që të flasë. Largohemi nga shtëpia e Lirakut, duke na ngelur pas hijet e trishtuara të familjarëve të tij, si dhe dhimbja e thellë për një person që tashmë nuk jeton më, për shkak të vetëflijimit për dëmshpërblimin e burgut gjatë sistemit të komunizmit. Liraku i vuri flakën vetes ditën e 19-të grevës së urisë, flakë të cilat i morën edhe jetën. Trupi i tij ndodhet ende në Itali, ndërkohë që nuk dihet nëse do të bëhen homazhe apo jo në nderim të tij.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    nuk dihet nëse do të bëhen homazhe apo jo në nderim të tij.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Do ti behen homazhe??????
    Nga kush?
    Ku?
    Qeveria sigurisht qe nuk do e beje nje gje te tille.
    Te perndjekurit patjeter qe do e respektojne ishbashkvuajtesin e tyre.
    Familja dhe te afermit doemos qe do i beje nderimet e fundit.
    Kush mbetet?
    Partia Socialiste qe e coi me shpenzimet e veta ne spitalin e Barit , nuk ma do mendja se do i beje homazhe... ne te kunderten do e diskretitonte shume keq veten .
    Liraku nuk ishte nje HERO. Liraku i mjere U PERDOR.
    Mua me vjen sinqerisht keq per te e per familjen e tij dhe u shpreh ngushellimet e mija.
    Madje kam edhe nje merak te vogel, ndonese nuk e ve doren ne zjarr(si Liraku).;
    Ndreca qe shkoi ne spitalin e Janines nen kujdesin e ministrise se shendetsise shpetoi nga vdekja.
    Liraku qe shkoi nen kujdesin e PS nuk shpetoi.
    Mos i kishin dhene me vete shoqeruesve edhe "barin e miut" qe nuk u perdor ne cadra?........
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #73
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308
    Sa i dobet ky njeri.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Kurse tashi, me perkrahjen vllazrore te Rucit do marrin ate qe meritojn....



    .
    Ja sa mire i di punet e pagesave skenderri
    Albania Uber Alles

  5. #75
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ja sa mire i di punet e pagesave skenderri

    Kjo esht pergjigje tipike kur mbaron llogjika...


    Nejse....


    .
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Gjynah mor burre..e pacin ne qafe si te majte edhe te djathtet..gjynah..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  7. #77
    monstrat gjakprishur kerkojne akoma gjake,nuk lejn gure pa levizur,vetem per vetem qe ai vend te futet ne kaos e konflikt te pergjakur.

    hajde vullnetare me lavazhe truri,jeni gati te beheni kurban per keto monstra ???

    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=_-3HE0L9eeE

    po sikur s'paska qen dhe keq me shtepi e katandi,c'ne kaq zore i dha per te mare dhe ato lek qe i kishin mbet per ti mare...ehh mendja o pasuni e modhe lale,e cuan per lesh harapi dhe kte te gjorin.

    http://www.youtube.com/embed/yPxZKFoOIBw
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  8. #78
    kjo bazhdarja e shkodres me knaqe me ate te folun,don me ja hanger zemren shkodranve,tuj pas shpres se tash po ju kthen mendjen

    http://www.youtube.com/watch?v=_-3HE0L9eeE
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 04-11-2012 më 11:28
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  9. #79
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ja sa mire i di punet e pagesave skenderri
    o sumtekelek mos ofendo nqs ta shajn baben ruç

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Po ti e di me mire se une sesa jane se u cove edhe bar miu ne cader.
    OR po cfar dreq njerzish jeni !!!kaq popshte keni rene.nuk kam cte them,vetem tju fali
    ZOTI I MADH per mendimet dhe veprat perverse qe po beni cdo dite ketij kombi.

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •