Kur kane mbetur vetem pak jave nga nisja e festimeve per 100-vjetorin e pavaresise, zbulohen edhe disa nga detajet mė pikante tė organizmit tė kėsaj feste tė rėndėsishme pėr tė gjithė shqiptarėt. Ndryshe nga sa kane festuar deri me sot shqipetaret me 28 nentor, Qeveria dhe Bashkia e Tiranes, kane vendosur ti japin krejt ngjyra te tjera kryeqytetit, duke e zbukuruar me flamuj dhe simbole te tjera festive kombetare.
Festa ne Tirane prtet te filloje ne mesdite, pasi te jete zhvilluar ne qytetin e Vlores, ne oret e para te paradites ceremonia e ngritjes se flamurit ne sheshin simbol te ketij qyteti. Me pas e gjithe vemendja do te perqendrohet ne Tirane ku surprizat do te jene te shumta. mesohet se per festimin e 28 Nentorit te 100 vjetorit te pavaresise, Qeveria do te there njemije deshe dhe nje mije qengja dhe mishi i tyre i pjekur do tu serviret te gjithe shqipetareve nga Shqiperia dhe mbare trojet shqipfolese, te cilat do te jene bashke per te fstuar kete dite te madhe.
Gjithashtu mesohet se Bashkia e Tiranes dhe kryetari i saj Lulzim Basha, kane nisur punen per pergatitjen e nje torte gjigante, e cila do te peshoje plot 4 ton.Kjo torte pritet te jete nder tortat me te medha te pregatitura ndonjehere dhe per kete shkak organizatoret e kesaj shpresojne te futen ne "Guinnes" raporton gazeta "Koha Jone".
Kjo torte gjigante, ashtu si dhe mishi i pjekur, do tu serviret te gjithe shqipetareve qe do te jene pjese e festimeve te 28 Nentorit ne Tirane. Gjithashtu mesohet se pjese e festimeve do te jene dhe grupe te shumta muzikore dhe te ftuar te vecante.
Marre nga gazeta "Koha Jone"
Krijoni Kontakt