
Postuar mė parė nga
angmokio
Forumi Shqiptar i Kanadasė Shqetėsohet Pėr Cėnimin e Shekullarizmit nga Promovimi i Nėnė Terezės nė Kebek
31 tetor 2012
Forumi Shqiptar i Kanadasė (FSHK) ka mėsuar se nė datė 24 nėntor 2012, nė sheshin e metrosė Monk, nė qytetin e Montrealit nė Kanada do tė vendoset njė statujė e figurės kontroversiale katolike Nėnė Tereza.
Nga njoftimi mėsohet se nė kėtė ceremoni do tė jenė tė pranishėm zonja e parė e Shqipėrisė Odeta Nishani, kryetari i bashkisė sė jug-perėndimit tė Montrealit z. Benoit Dorais, ambasadorja e Shqipėrisė nė Otava, Elida Petoshati dhe persona tė tjerė. Shoqata Bashkėsia Shqiptare e Kebekut qė drejtohet nga Kujtim Ismaili, njofton qė pas ceremonisė do tė organizojė njė darkė pėr tė festuar 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė.
FSHK e vlerėson dėshirėn e z. Benoit Dorais dhe tė autoriteteve kebekase pėr tė nderuar komunitetin shqiptar ne Kebek dhe Kanada, e shpreson qe ky bashkėpunim tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Megjithatė, duke qėnė se kombi shqiptar ėshtė formuar mbi principe shekullare, ku feja ndahet ligjėrisht nga politika, FSHK i shpreh z. Benoit Dorais, znj. Odeta Nishani, ambasadores Elida Petoshati dhe organizatorėve tė kėsaj ceremonie shqetėsimin e tij nė lidhje me kėtė organizim. Nėnė Tereza, megjithėse ėshtė e njohur nė botė, nuk ėshtė heroinė e kombit shqiptar. 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė nuk duhet tė festohet me inagurimin e statujės sė njė murgeshe (shenjtore nė proēes) tė Kishės Katolike, e cila nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me krijimin e shtetit shqiptar.
Duke qenė njė figurė fetare katolike, Nėnė Tereza nuk i pėrfaqėson dot shqiptarėt e besimeve tė tjera dhe ateistėt. Pėrkujtimi i 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė me inagurimin e njė statuje fetare katolike ėshtė pėrēarės e provokim ndaj laicitetit tė kombit shqiptar, dhe individėve qė besojnė nė ndarjen e fesė nga shteti. Ky pėrurim shkon edhe kundėr historisė moderne tė Kebekut dhe Kanadasė ku qė prej vitit 1760, Marrėveshjes sė Parisit (1763), Aktit Britanik tė Amerikės sė Veriut (1867), Kapitullit tė tė Drejtave dhe Lirive tė Kebekut (1975) dhe Kapitullit tė tė Drejtave dhe Lirive tė Kanadasė (1982), nė Kanada dhe Kebek feja ėshtė ndarė ligjėrisht nga politika.
Pėr sa mė sipėr, Forumi Shqiptar i Kanadasė i apelon zyrtarėve tė shtetit shqiptar, z. Benoit Dorais qė pėrfaqėson bashkinė jug-perėndimore tė Montrealit dhe personave qė do tė marrin pjesė nė kėtė ceremoni qė tė mundohen nė maksimum pėr ruajtjen e laicitetit dhe ndarjen e fesė nga politika gjatė ceremonisė nė fjalė, duke sqaruar qartėsisht se celebrimi bėhet pėr njė figurė katolike qė ka kryer misione bamirėsie pėr llogari tė kishės dhe jo njė heroinė kombėtare shqiptare.
Forumi Shqiptar i Kanadasė
Toronto,Ontario
Krijoni Kontakt