Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Kleriku i Al-Kaedës kërcënon Ballkanin

    Kleriku i Al-Kaedës kërcënon Ballkanin


    04/10/2012 17:40


    Omar Bakri, lideri ekstremist i intervistuar ne gazeten bullgare "24 Chasa"
    Lideri radikal islamik, Omar Bakri paralajmëroi shtetet ballkanike për lëshimin e aksioneve kundër tyre, në një intervistë të publikuar ditën e enjte në gazetën bullgare “24 Chasa”.

    Sipas klerikut radikal, i cili për pothuajse 20 vite banoi në Londër, Ballkani është një territor që i përket islamit.

    Kur islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyra jonë që t’i çlirojmë ata”, deklaroi Bakri, që i pyetur për shtetet europiane që konsideroi islamike, renditi: “Spanja, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”.

    Në kërcënimin për Bullgarinë, Bakri shpjegonte: “Spanja është një vend islamik, për shekujt që ka kaluar nën rendin musliman. Bullgaria, nga ana e saj, për shkak të bashkëpunimit me Israelin dhe dërgimin e trupave në pushtimin e Afganistanit dhe Irakut, është një shënjestër e ligjshme për t’u goditur”.

    Bakri, i cili jetoi në Londër për 20 vjet, i është hequr e drejta për t’u rikthyer në Britani pasi u largua nga vendi pas sulmeve terroriste të vitit 2005 në autobuzët e Londrës. Besohet se ai ka lidhje të forta me eksponentë të lartë të Al-Kaedës.


    top-channel

    Shkrimi origjinal ne 24 casa:

    http://www.24chasa.bg/Article.asp?ArticleId=1573447
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-10-2012 më 16:44

  2. #2
    Nese eshte e vertete, atehere ky eshte nje provokim i madh!

    Te shohim se si do te reagoje politika shqiptare ne pergjithesi dhe politika e shteteve te tjera te kercenuara.

    Po per shqiptaret eshte nje kercenim dhe provokim shume i rende!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Terroristet e islamit e kane si zakon qe ne fillim te peshojne situaten me deklarata te tilla , nese nuk gjejne reagim ( qe reagim nuk do kete ) atehere kjo u tregon pasiviteti eshte i plote dhe veprimtaria e tyre vrasese eshte drejt cakut qe te veprojne, aktet terroriste jane ne varesi te fuqizimit qe kane ne nje shtet te caktuar.

    Nese puna shkon deri tek aktet, atehere gjendja e Shqiperise konkretisht do ishte shume e renduar.

    Dhe morali i kesaj situate absurde eshte qe keta islamik, po i çlirokan keto vende nga banoret e tyre autoktone , pra masakrim tek disa shenjestra , qe te japin mesim tek te tjeret si dhe te fusin friken ne masen e madhe te njerezve. Duke krijuar nje terren qe me pas do te "çliroheshin" me vone nga vehabistet dhe terroristet ne emer te nje revolucioni islamik te ngjashem me ate qe propaganda e quan pranvere arabe, e qe ne fakt eshte nje dimer arab pasi vetem tmerre do sjelli per ato popuj.

    Pra kjo eshte thjesht nje prove dhe nderkohe investimet dhe fuqizimet e rrjeteve te tyre te shoqatave ne mbulese "bamirese" dhe ndihme me kusht :indoktrinim , me ata qe mund te shiten dhe qe neser pasneser te jene ata qe do te luftojne edhe me arme kunder demokracive te brishta ne emer te nje rendi te sheriatit, i cili eshte nje diktature kriminale islame.
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 04-10-2012 më 17:49
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Hiç pa merak rrini se kurgja serioze nuk ka ketu. Keta mendojn qe shqiptarin e mashtron kallaj me ja pshtjell minat neper trup, A jo belivallah zor qe gjan shqiptar per me i than pshtjellu me mina e bane 1 atentat ne filan vend.

    E n past llogari ky jarani me i pru prej afganistani le ti bjen.

  5. #5
    i/e larguar Maska e ionian
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    Per fat te keq kete rryme te islamizmit e perkrahin edhe disa shqipfoles te forumit . Nje sy te hedhesh tek botimet e tyre ne kete forum mund te kuptoje cdo njeri qe eshte e njejta logjike dhe e njejta menyre se si i shohin gjerat. Besoj se Kosova nuk rrezikon nga keto deklarata e aq me pak Shqiperia.

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Atdheu në rrezik!

    Al-Kaeda kërcënon Ballkanin, Spanja parandalon një sulm terrorist
    Publikuar më 04.10.2012 | 22:22

    Lideri radikal islamik, Omar Bakri, ka paralajmëruar shtetet ballkanike për lëshimin e aksioneve kundër tyre, këto deklarata ai ia ka bërë në një intervistë të publikuar ditën e enjte në gazetën bullgare “24 Chasa”.

    Sipas klerikut radikal, i cili për pothuajse 20 vite banoi në Londër, Ballkani është një territor që i përket islamit.

    “Kur islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyra jonë që t’i çlirojmë popujt islamik të Europës, siç është Spanja, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”, deklaroi Bakri.

    Ai ka thënë se, edhe Bullgaria, nga ana e saj, për shkak të bashkëpunimit me Izraelin dhe dërgimin e trupave në pushtimin e Afganistanit dhe Irakut, është një shënjestër e ligjshme për t’u goditur.

    Bakri, i cili jetoi në Londër për 20 vjet, i është hequr e drejta për t’u rikthyer në Britani pasi u largua nga vendi pas sulmeve terroriste të vitit 2005 në autobusët e Londrës. Besohet se ai ka lidhje të forta me eksponentë të lartë të Al-Kaedës.

    Bakri ka kërcënuar Spanjën, pasi e ka cilësuar se është një vend islamik, për shekujt që ka kaluar nën rendin mysliman.

    Ndërsa sot, policia spanjolle arrestoi një 21-vjeçar në Palma de Majorka, me dyshimin se po organizonte një sulm me bombë ndaj universitetit të ishullit.

    I dyshuari u arrestua pasi policia arriti të zbulonte se ai kishte porositur dhe marrë mbi 140 kilogramë përbërës për ndërtimin e eksplozivëve.

    Në një ditar personal, u zbuluan shkrime të tij në të cilat shprehte urrejtjen ndaj shoqërisë dhe ku e konsideronte veten të gatshëm për të vdekur në një sulm.

    Besohet se plani i të riut ishte të vendoste një numër bombash artizanale në të gjithë kampusin e universitetit.

    Emri i 21-vjeçarit nuk u bë publik në media për arsye hetimesh.

    Nuk është e qartë nëse i riu është i lidhur me ndonjë organizatë terroriste, por sipas policisë, besohet se ai do të vepronte vetëm.

    Rreth 16 400 studentë vazhdojnë arsimin e lartë në Universitetin e Majorkës.
    AFP/ Shekulli Online/ Përgatiti: E.L

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Atdheu në rrezik!
    Lere Estonine Edvin dhe hajde shpeto Shqiperine nga bombat e Islamikeve qe kane 22 vjet qe po shkaterrojne e bombardojne Shqiperine.

    Te shkretet ju, jeni bere per gjynah!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    cfar rrocke

    E paska mar malli me taku bin legenin

    Kush can koken ne ballkan se ca thote ky mer aman ! Jan te thella keto pune.

    Punon Izraeli nate e dite
    Revolution 1848

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shteti shqiptar i Shqipërisë e Kosovës duhet t'i marrë seriozisht këto kërcënime e të marrë masa për të kontrolluar çdo person që hyn e del. Sidomos ata që kanë histori xhamish, lëvizje nëpër vende arabe e afrikano-veriore e aziatike.

    Unë u habita një herë që kalova kufirin në Shqipëri. Ia zgjata pashaportën policit në doganë që të ma kontrollonte, ai më tha "Ec çun se s'ka nevojë për kontroll". Në taksi ku po udhëtoja ishte dhe një person që nuk kishte fare pashaportë, mund të ishte terrorist e i huaj, dhe polici i doganës as e çau kokën të na kontrollonte identitetet të paktën. Prandaj vendet tona janë në rrezik...

  10. #10
    “CNN”: Valë e re militantësh në vendet arabe

    05/10/2012 08:40


    Ngjarjet pas Pranverës Arabe kanë krijuar prurje të mëdha të forcave të militantëve në vendet islamike, duke u shndërruar në një problem të madh për sigurinë botërore.

    Alarmin për një rigjallërim të lëvizjeve fondamentaliste islamike e raportoi ditën e premte në një kryeartikull e përditshmja amerikane “Wall Street Journal”, përcjellë nga rrjeti “CNN”.

    Në javët kaotike pas revolucionit egjiptian, me mijëra të burgosur arritën të arratiseshin.

    Midis tyre, disa qindra ishin militantë islamikë, të cilët u bashkuan me radhët e organizatave militante.

    Shumë prej tyre, ishin xhihadistë të përndjekur nga regjimit autoritar i Presidentit Mubarak, të vendosur për t’u hakmarrë për kalvarin e vuajtjeve të tyre në burg.

    Një situatë e ngjashme shënohet në Libi, ku në shtator në një sulm ndaj konsullatës amerikane u vra edhe ambasadori në vend, në vendet e tjera të Afrikës Veriore dhe Lindjen e Mesme.

    Sipas gazetës, përballë një prurje të tillë të paprecendet të militantëve, organizatat perëndimorë të inteligjencës, mbi të gjitha “CIA” dhe “Mossad”-i izraelit janë duke përjetuar vështirësi të mëdha në ndjekjen, vëzhgimin dhe përgjimin e aktiviteteve të militantëve.

    Paralajmërimi i “Wall Street Journal” vjen vetëm një ditë pasi në një intervistë për një të përditshme bullgare, një klerik radikal i njohur për afrimitetin e tij me Al-Kaedën, kërcënoi vendet e Ballkanit me sulme terroriste në të ardhmen e afërt.


    top-channel

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •