Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Po shume mire thote Paloka, cfare problemi ka qe prokurori te jete i mazhorances?
    Me duket se edhe ne vendin e demokracise me te zhvilluar, presidenti i USA John Kenedi prokuror te pergjithshem kishte emeruar vellane e tij Bob Kenedi.
    Keshtu qe nuk shoh ndonje problem ne lidhje me kete.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Volfarth: Mandati i Ina Ramės mbaron nė maj

    Kreu i Prezencės sė OSBE: Kryeprokurorja ka qenė e pavarur.
    “Fillimi i mandatit konsiderohet maji i vitit 2008”
    Ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Eugen Volfarth, tha dje se mandati i kryeprokurores Ina Rama pėrfundon nė maj tė vitit tė ardhshėm, dhe jo nė nėntor. Duke iu referuar ndryshimeve ligjore nė ligjin e Prokurorisė, tė cilat u miratuan me konsensus mes PD-sė e PS-sė, diplomati i Prezencės sė OSBE-sė u shpreh se ėshtė pikėrisht hyrja nė fuqi e kėtij ligji fillimi i mandatit pesėvjeēar. Nė kėtė mėnyrė, Volfarth del kundėr qėndrimit tė maxhorancės, sipas sė cilės, mandati i kryeprokurores pėrfundon pas dy muajsh.

    (Artikullin e plotė e lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Panorama)

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    PO ky b*lja cfare kerkon ky tani qe i fut hundet ku nuk i takon?!
    Ina ne Nentor duhet te liroje karrigen dhe pastaj hetimet me rradhe per 21 Janarin per zonjen vete, Bamirin, Edverin , Shaqirin, Tom Doshin, Tahirin e kompani.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    po ky kush eshte mer burre ...puuu si eshte bere Shqipria zimbabve fare....ca i duhet ktij ...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    PO ky b*lja cfare kerkon ky tani qe i fut hundet ku nuk i takon?!
    Ina ne Nentor duhet te liroje karrigen dhe pastaj hetimet me rradhe per 21 Janarin per zonjen vete, Bamirin, Edverin , Shaqirin, Tom Doshin, Tahirin e kompani.
    arvizyja iku dhe eshte "e natyrshme" qe dikush duhet te behet perpara se ketu keshtjella pak nga pak po shembet .....

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #16
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Msuso e mbaroi mandatin amerikoni e ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #17
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shyqyr qe s'e paska lone ligjin per ditet e fundit Sala, se paskena pas per t'a pas Ina piqken deri ne 2015 ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Nishani: Kryeprokurori i ri, sipas Kushtetutes

    Presidenti i Republikes ishte mbreme direkt ne Tv Klan dhe Klan HD, ne emisionin "Opinion" perballe gazetarit Blendi Fevziu, ne intervisten e pare pas zgjedhjes ne krye te shtetit shqiptare. Ne kete interviste Kreu i Shteti ka analizuar punen e tij nga dita e pare e zgjedhjes ne kete detyre, vizitat e para jashte vendit si Presidenti si dhe marredheniet e tij me klasen politike. Duke u ndalur tek dy vizitat si ne Kosove dhe ne Bruksel, Presidenti Nishani i ka vleresuar ato si te suksesshme dhe ne baze te bisedimeve qe ka pasur me zyrtaret me te larte te Brukselit, ai u shpreh optimist se Shqiperia do te marre nje pergjigje pozitive per statusin e vendit kandidat. Kreu i Shteti eshte ndalur tek zgjedhja e Kryeprokurorit ku ka theksuar se ajo eshte kompetence e tij dhe per emrin e ri do te respektohet kushtetuta. Kritika te forta Presidenti ka hedhur ndaj sistemit te drejtesise ku ka pranuar se ka ende shume probleme ne lidhje me respektimin e ligjit dhe korrupsionin.

    Duket nje fillim intensiv, pasi keni pasur nje vizite ne Kosoven ne Bruksel?

    Natyrisht eshte momenti kur Shqiperia ndodhet ne nje dinamike te madhe dhe Presidenti nuk mund te beje perjashtime nga angazhimet e tij, ashtu si aktoret e tjere te jetes politike dhe publike. Levizje te tilla i perkojne angazhime dhe statusit te Presidentit, por edhe per te promovuar dhe cuar mesazhe qe qytetaret duan t'i transmetojne partnereve te tyre.

    Po nis me ngjarjen tragjike dhe te dhimbshme, vrasja e komisarit tragjikisht pak dite me pare. Nje vrasje qe ishte dy here me dhimbshme se u vra nje zyrtar shteti. Rezulton se eshte vrare nga nje person me probleme. Si e keni perjetuar kete vrasje?

    Akti i vrasjes ishte nje akt barbar, nje akt i rende kriminal, ne nje menyre te pabese krimi ngriti dore kunder shtetit. Natyrisht qe shteti ka tere pergjegjesine qe te reagoje me forcen e ligjit. Ka nje ndryshim mes akteve kriminale dhe forces se ligjit. Aktiviteti kriminal kryhet ne pabesi, ndersa shtetit i duhet te veproje me force ligjore duke respektuar kuadrin ligjor dhe procedurat. Pyetja juaj eshte e drejtperdrejte dhe brenda pyetjes ngrihet dhe shqetesimi qytetar.

    Kush e vrau kryekomisar Tahirajn, nje eksponent keqberes apo eshte pergjegjesi e ligjit?

    Dora ishte e kriminelit, por fakti qe ky individ nuk ka qene ndeshkuar nga ato qe meritonte, nga mekanizmat e shtetit natyrisht qe ka pergjegjesi te madhe.

    Nisin hetime qe mbesin ne mes, gjate ketyre viteve asnje gjyqtar nuk ka mbajtur pergjegjesi penale?

    Konstatimi juaj eshte ai qe perputhet me realitetin tone. Kjo nuk do te thote qe shteti ne raste te tilla duhet te dekurajohet nga praktikat jo ligjore, nga praktikat e dobeta. Pergjegjesia e institucioneve, flas si kryetar i KLD, eshte se e gjithe analiza e nevojshme dhe e domosdoshme qe opinioni dhe media ben, por dhe institucionet e tjera duke iu referuar rasteve konkrete te nxjerrin te gjitha mesimet dhe momente te tilla kur jemi perballe opinionit ne aspektin e pergjegjesive duhet te mbetemi ne angazhimet qe duhet te ndermarre Presidenti, KLD, Prokuroria, Gjykatat. Pavaresisht se deri tani nuk ka pasur asnje gjyqtar te denuar, kjo nuk duhet te sherbeje ne aspektin e dekurajimit, por duhet te sherbeje per t'u bere nje motivim.

    Ka masa te drejtperdrejta si per rastin konkret dhe per te tjere?

    Ne rastin konkret, KLD ka nisur nje hetim te ceshtjes. Shume shpejt, ai do te referohet perpara KLD permes inspektimit per dosje konkrete. Deshiroj te perfitoj nga rasti per te garantuar se ne kete rast, se pari, do te behet publike cdo evidentim, cdo prove dhe qendrim qe eshte mbajtur, ashtu sic do te behet publik dhe qendrimi i KLD. Se dyti, te gjitha rastet e tjera, te cilat mediat dhe institucionet e tjera e evidentojne dhe bejne prezent, do te behen pjese e nje hetimi dhe investimi publik.

    Pervec hetimit duhet dhe nje normim ligjor, sepse kishte tre gjykata qe per nje ceshtje japin vendime te ndryshme. A po krijohet nje sistem i shkalafitur, drejtesi qe po jepet sipas qejfit te nje trupi gjykues?

    Kjo eshte arsye qe une para disa ditesh ne nje takim qe pata me anetaret e Gjykates se Larte, iu kam kerkuar anetareve te Gjykates se Larte nje angazhim permes nje kontributi qe ka te beje me praktiken ligjore. Kjo do te ndihmoje ne disa drejtime. Se pari, do te eliminoje ate qe ju thoni qe gjyqtaret te kene te percaktuar qarte kolonen, mbi te cilen do te marrin vendimin. Se dyti, unifikimi i praktikes ligjore eshte nje element qe do te sherbeje ne ngushtimin e praktikave. Nese do te kemi te unifikuar praktikat ligjore ,cdo devijim nga kjo praktike e unifikuar nga Gjykata e Larte konsiderohet shkelje e rende procedurale dhe KLD ka te gjithe tagrin per te nderhyre.

    A do te kete nje hetim per ata elemente keqberes, shume prej te cileve me emer, rrezikojne te dalin jashte per mosrespektim te afateve?

    Duhet te kemi parasysh nje aspekt. KLD nuk heton vendimet e Gjykates se Larte dhe Kushtetuese, shpeshhere kemi konstatuar se vendimet e marra nga Gjykata e Larte kane qene te drejta, sepse procedurat e ndjekura ne shkallen e para kane qene problematike. Ndersa monitorimi sesi eshte bere procesi ne gjykaten e Shkalles se Pare dhe te Apelit do te kete nje angazhim shume te madh te KLD-se. Une kam komunikuar dhe me nenkryetarin e KLD. Ka nevoje KLD edhe per rritje kapaciteti, por mendoj se do te jete nje ndermarrje e gjere per hetimin e ketyre ceshtjeve.

    Ne drejtesi vendet blihen, permendet dhe nje shitje qe nuk di si eshte gjetur nga Komisioni Europian, si do te zgjidhet, cfare mekanizmi do te zgjidhni ju?

    Eshte pjesa me e rendesishme dhe sfida me e madhe e KLD transferimi dhe emerimi i gjyqtareve. Shqiperia ka nje fat, sepse nuk ka nevoje te shpike modele te reja, por ne marrim modelet e marra nga BE. Nese kemi nje procedure te qarte, nuk mundesh dot te shkelesh proceduren. Pot ka dhe gjyqtare qe e kane lidhur te ardhmen e tyre me sistemin, por, nese shohim levizjen e gjyqtareve pa kritere, atehere nis dekurajimi dhe humbasin besimin tek sistemi. Kjo ka qene arsyeja qe une ne mbledhjen e pare te KLD kam kerkuar qe sistemi aktual i vleresimit te karrieres se gjyqtareve te shkoje drejt perfeksionimit. Kriteri per te bere pikezimin e punes te percaktohet nga vete komuniteti i gjyqtareve dhe me pas ne baze te kritereve te vleresohet me pike cdo gjyqtar qe ne fund t'u themi shqiptareve se kjo eshte lista me 100 gjyqtaret me te mire te vendit dhe ne momentin qe KLD do te duhet te marre nje vendim, te mos marre ata qe jane renduar ne vendit e 50 e 60, por ata qe jane renditur nga vendi i pare deri tek i dhjeti. Kjo do t'i heqe mundesine e lobimit qe mund te behet tek KLD apo Presidenti, sepse kjo liste do te jete e publikuar. Sot ka vende te BE qe dihet qe para tre vitesh se cili do te jete kryetar i nje distrikti. Ndaj ne do te nisim menjehere me sistemin e pikezimit.

    Kete do ta beni brenda ketij mandati?

    Brenda mandatit, brenda nje afati te shkurter, kjo eshte sfida me e madhe e KLD dhe e Presidentit. Pikezimi do te jete publik dhe cdo gjyqtar do te shohe veten se ne cfare vleresimi eshte.

    Nje tjeter problem eshte moszbatimi i vendimit te gjykatave. Shume vendime nuk zbatohen, madje edhe ndaj institucioneve shteterore, cfare po behet me permbarimin?

    Gjykoj se fillimi i funksionimit te permbarimit privat ka shenuar nje kthese evidente. Eshte nje sistem, i cili ende nuk eshte perfekt, duhet konsoliduar dhe zgjeruar edhe me, por ne kete kontekst une mendoj se jane disa hapa te tjere dhe do te permendja gjykaten Administrative.

    Ka shanse per miratimin e gjykates Administrative?

    Une shpresoj qe gjykata Administrative do te mund t'u vihet ne dispozicion qytetareve, sepse ceshtjet administrative jane ceshtjet me te medha.

    Ju si President do te ndermerrni ndonje nisme mes PD e PS per te gjetur nje zgjidhje?

    Mendoj se ceshtja e gjykates Administrative ka mbetur nje ceshtje krejt procedurale, pasi ka kaluar ne Kuvend. Pritet vendimi i Gjykates se Larte. Ne fund te fundit, une gjykoj se sot midis shume arritjeve qe ka Shqiperia dhe shume problemeve, nje nga arritjet e medha edhe maturimi i opinionit publik, te cilet jo vetem qe i evidenton fare mire problematikat e vendit, por i orienton mjaft qarte aktoret vendimmarres.

    Ju sapo jeni kthyer nga Brukseli, nje vizite ne prag te paraqitjes se progres-raportit. Nga takimet qe ju keni pasur, a do ta marre Shqiperia statusin e vendit kandidat?

    Une jam optimist se do te kete nje vendim shume pozitiv per Shqiperine ne lidhje me statusin per faktin se arrita te gjej nje ambient vleresues dhe mirenjohes per Shqiperine. Si gjate takimit me Barrozon, komisionari Fyle dhe me zyrtare e tjere te larte. Konstatova se vleresimet e tyre ishin vleresime reale.

    C'domethene vleresime reale?

    Problematika qe ka paraqitur BE, jo vetem qe njihej mire nga ta, por njihej shume mire dhe masa e plotesimit te tyre, ashtu sic dihej qarte dhe ajo qe ka mbetur per t'u plotesuar ne ditet ne vijim. Cdo ore dhe cdo dite qe ka mbetur deri ne shpalljen e progres-raportit eshte plotesisht e mundshme per te permbushur dhe ato detyra te mbetura.

    Nga se varet "Po"-ja e statusit te vendit kandidat?

    Varet nga bashkepunimi i paleve politike. Arritja e konsensusit dhe votimi i Kodit Elektoral, puna e perbashket per shume ligje te rendesishme, perfshire dhe rregulloren e parlamentit. Votimi ne parlament i kufizimit te imunitetit ka qene nje vendim, i cili ka lene mbresa pozitive. Si ne KE dhe PE.

    Pse i vene Shqiperise nje standard qe s'e kane vendet e BE?

    Sepse Shqiperia duhet te jape prova per funksionimin e shtetit ligjor. Me se paku, heq cdo mundesi per te shmangur hapjen e hetimeve apo kryerjen e hetimit ndaj kujtdo qofte ai.

    A ka nje axhende konkrete te marrjes se statusit, sepse duket se sapo plotesohet nje kusht del nje tjeter dhe po i ngjan asaj barsoletes, cfare uji duhet t'i japesh gomarit?

    Jo, aspak, integrimi eshte diskutuar dhe eshte nje proces dhe ne kur flasim per integrimin, flasim per nje proces, i cili nuk eshte nje udhe e shkurter, por nje rruge me sfida. Standardet e institucioneve te BE nuk arrihen brenda asnje dite e nje nate.

    Keto standarde jane te njejta per te gjithe?

    Jo, nuk jane te ndryshme. Por zvarritjet kane qene per shkak te mosbashkepunimit te politikes sone. Sot klasa politike shqiptare ne angazhimet qe ka treguar, ka treguar se eshte e pergjegjshme dhe une si President ndihem i privuar dhe plote besim se do te vijoje te shfaqet ne menyren me te drejtperdrejte te mundshme kjo pergjegjesi. Nuk ka shtesa te detyrave, por ka padyshim ecje drejt nje procesi. Ky eshte nje proces, nuk mund ta konsiderojme se me arritjen e disa ceshtjeve te mos i kemi ceshtje te tjera.

    Ka shume komentatore qe nenvizojne faktin se ka nje disponim antishqiptar ne Bruksel, kam parasysh edhe Kosoven ketu?

    Nuk ka nje qendrim te tille antishqiptar, perkundrazi. Une kam pasur rastin te shoh ne Bruksel nje ndjenje gatishmeri shume te madhe.

    Te fundit e moren?

    Dhe atehere per fajin tone e moren, per mungesen e vullnetit te bashkepunimit.

    Ka pakenaqesi per levizjen e lire te shqiptareve ne Bruksel?

    Asnje pakenaqesi, shqiptaret e kane respektuar me mire nga te gjithe vendet e Ballkanit levizjen e lire.

    Nje nga debatet e hapura sot eshte mandati i kryeprokurores se Shqiperise. Ka nje ide qe i mbaron ne nentor kur mbushen 5 vjet, ka nje pretendim qe mbaron ne muajin prill, duke e lidhur me ndryshimet kushtetuese. Kur mbaron mandati i kryeprokurores?

    Po, eshte ne tagrin e Presidentit te emeroje kryeprokurorin, debate jane teresisht pjese e politikes, e shoqerise, e medias. Presidenti ka vetem nje zgjedhje, qe eshte respektimi i Kushtetutes.

    Sipas Kushtetutes, Presidenti kur duhet te coje ne Parlament nje emer?

    Ne momentin qe e parashikon Kushtetuta te jeni te sigurte qe do ta dergoje Presidenti ne Kuvend emrin e kryeprokurorit. Une do te konsultohem me keshilltare, eksperte dhe konstitucionaliste. Por, se pari, Kushtetuta eshte e qarte, por sot ne kemi nje kuader ligjor perfshire vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe ligjin per prokurorine dhe nuk ka vend per dyzime, se dyti, ka te beje me faktin se cdo rast, nje kandidat i ri do te jete nje kandidat me nivel profesional.

    Kandidati i ri do te thote se nuk do te jete me Ina Rama?

    Mora rastin, per nje rast te ri. Ina Rama do te kete mbeshtetjen e plote te Presidentit deri ne momentin qe ushtron detyren.

    Ka nje vendim te Presidentit?

    Presidenti nuk ka marre nje vendim, pro sapo ta marre, do te respektoje Kushtetuten. Presidenti i Republikes kerkon nje ridimensionim te punes se prokurorise, vecanerisht ne luften ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit, por Presidenti do te mbeshtese deri ne diten e fundit punen e kryeprokurores.

    Perderisa kjo prokurori nuk eshte ne pritshmerine e Presidentit do te thote qe do kemi nje prokuror te ri?

    Mendoj se isha i qarte ne pergjigjen time. Ne momentit kur Kushtetuta e detyron Presidentin te marre nje vendim, Presidenti do ta beje. Presidenti nuk ndikohet nga komente dhe deklarata, por do te marre dhe zbatoje me korrektesi Kushtetuten e vendit.

    Meqe ju thate qe ceshtja e mandatit eshte e percaktuar ne Kushtetute, pse dy palet e shohim me syze te ndryshme?

    Eshte ceshtje e tyre, ne ne kohen e percaktuar nga Kushtetuta do te kemi prokurorin e Republikes.

    Si jane raportet tuaja me kryeprokuroren?

    Korrekte.

    Kane qene te tilla dhe ku ju ishit minister i Drejtesise dhe i Brendshem?

    Gjate gjithe kohes.

    Pse e pranuat zevendesimin e kreut te SHISH?

    Presidenti i Republikes eshte ne krye te shtetit, se pari per te permbushur detyrimet e tyre kushtetuese, por edhe per te krijuar harmonine e institucioneve. SHISH, si nje agjenci qe merret teresisht me ceshtjen e sigurise, kishte nevoje per harmonizim te punes. Presidenti eshte pjese e vleresimit dhe Kryeministri i kerkoi Presidentit te lironte ish-drejtorin dhe te emeronte nje emer te ri.

    Dy paraardhesit tuaj kishin refuzuar nje gje te tille?

    Une nuk gjykoj vendimet e ish-presidenteve te vendit qe i kane marre ne respekt te tyre te Kushtetutes.

    Ka nje nisme per kufirin detar mes Greqise dhe Shqiperise?

    Jo, nuk ka asnje nisme, une jam interesuar nga institucionet dhe me eshte konfirmuar se nuk ka asnje negociate te tille. Dhe une ju besoj konfirmimet qe me kane ardhur nga zyrtaret e larte te Ministrise se Jashtme.

    Nese kjo procedure do te nise per rindarjen e kufijve, Presidenti duhet te perfshihet ne kete procese apo jo?

    Presidenti perfshihet aq sa e lejon Kushtetua dhe Presidenti do te ofroje te gjithe gatishmerine e tij per te mbeshtetur detyrimet qe ka Shqiperia, padyshim dhe per plotesimin e standardeve dhe konventave.

    Cilat jane raportet tuaja me opoziten shqiptare?

    Se pari, ne menyre shume te sinqerte nuk e keqkuptoj dhe paragjykoj opoziten per qendrimet e saj politike. Ne ceshtjen e votimit, opozita ka vepruar ne vendimin e saj, me pas opozita ka qene e pranishme ne respekt te institucioneve te shtetit ne ceremonine e betimit te Presidentit te Republikes. Per sa i takon qendrimeve te meparshme, natyrisht opozita ka mbajtur ato qendrime ne kontekstin e platformes se saj politike. Dhe njehere deshiroj te bej me dije qe Presidenti e konsideron opoziten pale te rendesishme, po aq sa dhe mazhoranca.

    Keni pasur kontakte me Edi Ramen?

    Rama ka qene ne ceremonine e betimit.

    Jeni takuar me me te?

    Jo me, edhe per shkak te axhendes, pasi ka qene gushti, pushimet, me pas axhenda e vizites ne Kosove, pastaj ne Bruksel, por per mua takimi me Ramen eshte i rendesishem.

    Keni pasur kerkese per takim nga Rama?

    Jo, nuk kam pasur.

    Do ta ftoni ju Ramen ne takim?

    Po, patjeter.

    Opozita mungoi ne viziten ne Kosove?

    Ka pasur nje komunikim, nuk ka qene nje komunikim zyrtar, ka qene nje komunikim privat, dhe komunitetet private mbeten private. Ideja ka qene e sinqerte nuk ka pasur nje paragjykim apo prapamendim. Duhet te keni parasysh se Presidenti i Republikes nuk shkruan ftesa me leter, por ne rastin konkret ka pasur nje tentative per te komunikuar. Nje komunikim joformal.

    Cfare raporti keni me Kryeministrin?

    Raporte korrekte.

    Jeni takuar shpesh?

    Nuk jemi takuar shpesh, por jemi takuar.

    Do te merrni nje nisme per te takuar Ramen dhe Berishen?

    Une nuk besoj se Presidenti duhet te ndermarre nje rol te tille. Rama dhe Berisha jane te dy shqiptare, drejtues te forcave politike ne vend. Personalitete qe kane peshe te rendesishme ne vendimmarrjen politike, kane eksperiencen e tyre te mjaftueshme politike per te gjykuar veprimet politike. Nuk gjykoj qe Presidenti mund te marre nje iniciative per te bashkuar dy njerez. Nuk kam nje synim te tille.

    Koha Jone

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Msuso e mbaroi mandatin amerikoni e ???
    po ta them vetem ty .... ai e ka mbyllur misionin por po rri keshtu ne kohe shtese me shprese qe te "zgjidhi" punen e artanit te kqz-ve dhe krieprokurores ....


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #20
    Bluje, a more vesh nashti? Jo pėr gjo, po sapo t'ka thon i fjal veshi:
    po ta them vetem ty
    e, si duket osht gjo e roncishme shum, se ta paska shkel ne synin.
    Pėrveē teje, ne tjert s'kemi lexu gjo at qė t'ka thon msusi. Ene mos i kallxo njeriu, kėt qė t'ka thon msusi veē ty.

    Ē'a s'lexo robi ktu, ky forum t'knaq pėr zotin!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •