Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nishani: Kryeprokurori i ri, sipas Kushtetutes

    Trekėndėshi Berisha-Meta-Topalli dhe kryeprokurori i ri

    Eduard Zaloshnja

    Fill pasi Spartak Braho udhėhoqi me sukses ekipin mbrojtės tė Ilir Metės nė gjyqin famėkeq mbi video-pėrgjimin, ky i fundit pėrdori pėr tė epitetet “prokurori i pėrhershėm” dhe “kryeprokurori nė pritje”. Kėto fjalė, tė thėna publikisht nga Ilir Meta, parashikojnė njė stuhi jo tė vogėl nė “trekėndėshin e Bermudės” Berisha-Meta-Topalli.

    Nė sistemin tonė parademokratik, marrja e njė posti pėrcaktohet shumė rrallė nga gara paralele meritokratike. Nė shumicėn e rasteve, janė lidhjet vertikale tribale ato qė pėrcaktojnė se kush merr njė post tė rėndėsishėm shtetėror. Dhe Meta shquhet pėr pėrdorimin e kėtyre lidhjeve nė konsolidimin e rolit tė tij si udhėheqės i padiskutueshėm i partisė sė vet. Nė qoftė se ai ia ka premtuar realisht Spartak Brahos postin e kryeprokurorit (si shpėrblim i mbylljes me sukses tė ēėshtjes sė video-pėrgjimit Meta- Prifti), do tė “zhburrėrohet” nė sytė e tribusė LSI-ste po tė mos e mbajė premtimin.

    Por qė Meta tė mbajė kėtė premtim, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli duhet tė gėlltisin disa pilula shumė tė hidhura.

    Sė pari, Berisha duhet tė gėlltisė akuzėn qė Braho i ka bėrė nė Kuvendin e Shqipėrisė si informator i Sigurimit tė Shtetit me nofkėn “Penicilina” dhe si agjent i dyshuar i UDB-sė jugosllave. Sė dyti, Berisha duhet tė kthejė mbrapsht akuzėn qė i ka bėrė Brahos si organizator i fshehtė i atentatit me granatė, qė pėr pak i mori jetėn atij nė njė miting nė rrethinat e Durrėsit nė vitin 1997.

    Ndėrsa Jozefina Topalli duhet tė gėlltisė gjėra mė tė freskėta. Siē kam argumentuar nė njė artikull tė paradokohshėm te respublica.al, manovrat e forta qė bėri Meta pėr tė bllokuar zgjedhjen e Topallit nė postin e Presidentes sė Republikės kishin si objektiv zgjedhjen e njė njeriu qė mund tė emėronte njė kandidaturė tė tij pėr postin e kryeprokurorit. Dhe Nishani mund ta bėjė kėtė gjė, por Topalli si zor t’ia falė Metės shuarjen e ėndrrės sė saj presidenciale – ajo e ka njė grusht tė vogėl deputetėsh me vete, sa pėr tė bllokuar kandidaturėn e Spartak Brahos.

    Nėse do tė mbytet anija e Spartak Brahos nė trekėndėshin e Bermudės Berisha-Meta-Topalli, mbetet tė shihet. Por shenjat e stuhisė kanė filluar. Pėr shembull, Meta dhe zv.kryeministri LSI-st Haxhinasto kanė dalė kundėr idesė sė referendumit pėr imunitetet, tė trumbetuar aq fort nga Berisha & co.

    “[Qytetarėt] mund tė shprehen edhe me referendum [pėr imunitetet], por rruga mė e mirė, mė e shpejtė dhe mė efikase ėshtė qė tė realizohet pėrmes njė konsensusi parlamentar gjatė 2-3 javėve tė ardhshme,” tha Meta nė njė takim tė tė rinjve LSI-stė nė Jalė.

    “LSI-ja nuk ėshtė pėr referendum, por pėr konsensus mes palėve. LSI-ja do tė mbėshtesė heqjen e imunitetit brenda Parlamentit. Politika tė fokusohet dhe tė realizojė nė mėnyrėn mė tė shpejtė tė mundshme heqjen e imunitetit, pėr tė ecur nė ēėshtjen e integrimit konform Kushtetutės”, tha Haxhinasto nė njė takim me biznesin beratas.

    Kėto deklarata, megjithėse nuk kanė lidhje me kryeprokurorin e ri, mund tė konsiderohen si vetėtimat e para qė paralajmėrojnė stuhinė qė mund tė shoqėrojė emėrimin e tij. Dhe tė menjėhershme dhe mė tė drejtpėrdrejta ishin rrufetė nga kampi berishian. Deputetėt Tritan Shehu dhe Dashnor Sula, pėrkatėsisht nė televizionin Ora News dhe nė gazetėn MAPO, e bėnė tė qartė se emėrimi i kryeprokurorit tė ri nuk do tė jetė produkt i njė pakti PD-LSI.

    Kėto qė shkrova mė sipėr bazohen nė ēfarė duket mbi ujė. Por nėn ujė mund tė jetė luajtur edhe njė blof i Metės. Spartak Braho mund tė ketė pranuar tė bėhet kurban i kėtij blofi, kur Meta pėrmendi pėr tė epitetet “prokuror i pėrhershėm” dhe “kryeprokuror nė pritje”. Duke luajtur kartėn “Braho”, e cila mund tė mos gėlltitet nga dyshja Berisha-Topalli, Meta ndoshta shpreson pėr njė as tjetėr tė tij nėn mėngė. Dhe pėrsėri mbetet tė shihet nėse Berisha dhe Topalli do ta gėlltisin dot atė as tjetėr. Pėrndryshe, mund tė kemi njė pėrplasje tė fortė nė Kuvend mes PD-sė dhe LSI-sė.

    Duke analizuar kombinacionet e mundshme bizantine tė luftės pėr kreun e ri tė prokurorisė, tė lind pyetja se pėrse mund tė na interesojė ajo neve, njerėzve jashtė politikės. Nė fakt, nė qoftė se zgjedhja e kryeprokurorit tė ri bėhet pa prishjen e koalicionit PD-LSI, pak rėndėsi ka se kush do tė jetė ai. Por nė qoftė se zgjedhja e kryeprokurorit tė ri bėhet shkak pėr prishjen e koalicionit, mund tė ulen shumė gjasat pėr qėndrimin e Berishės nė pushtet pas zgjedhjeve tė 2013-ės -ėshtė historia e zgjedhjeve tė mėparshme qė na e tregon kėtė gjė.

    Dhe kėtu lind njė pyetje tjetėr, gjegjėsisht, se pėrse mund tė na interesojė rotacioni i pushtetit pas zgjedhjeve tė 2013-ės neve, njerėzve jashtė politikės. Pėrgjigjja ime e shkurtėr ėshtė kjo: “Rotacioni i pushtetit me zgjedhje ėshtė mekanizmi qė e bėn demokracinė tė dallojė nga tė gjithė sistemet e tjerė qeverisės. Dhe demokracia ka demonstruar deri mė sot se, parė nga njė kėndvėshtrim afatgjatė, ėshtė sistemi mė dobiprurės pėr njė vend.” Pėrgjigjen e gjatė do ta jap nė njė shkrim tjetėr.


    mapo

    ------------

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Thumbs down

    Shume gjera do te shkoqiten kur te filloje punimet kuvendi popullor ... jam ne pritje te zhvillimit te pllenumeve te grupit parllamentar, ku salijevi do te mbaje fjalime pambarim te rendesishme ... ato jane te vlefshme edhe per grupet e tjera parllamentare ... edhe te tjere ... per gjithe Shqiperine, rajonin, e me tej ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    qe kete artikull ta kete bere zaloshnja, nje person qe me teper se i paafte nuk eshte, do te ishte e pabesueshme ....

    pastaj persa i perket tematikes per mua ilir shtangisti po luan me karten e fshehur te nasip nacos .... skraparlli, filo-gradec, njeri i pjekur me mesimet e enverit ..... njeri me garant se kaq ?!

    shtagistat me rastin e presidentit e treguan veten se ishin filo artan dhe sala perseri do tja kapi koken me dere edhe per prokurorin .... per kete mos u shqetesoni fare .... une e pata thene edhe diku ne nje tjeter tematike se ki rikeri jo me kot vjen me 6 shtatotor .... per ti dhene nje dore gradeceve te lsi ....


    .


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    u be dy her qe han ngjala edvinua me meton..
    njeher ne lalz nje her ne tetov..

    ndoshta metua do tako brahon krieprokuror..po nuku besoj se e pranon pd-ja ate..
    pra dhe mund te prishet koalicioni..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    emo derrrzi po u prish kuualicioni ty ste hajet buka?

    ngele rob i birishes gjithe jetes...jeto i lire o i mjere ta mori frymen pulitika

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vagu.. po ku jeshe mo kaq kohe..

    mir se erdhe..

    une nuku marrr rroga ne zyrat e shqiperise.. qoft kush qoft ne qeverri..
    po ti besoj i ke ne cdo lloj qeverie nje dyzin me familjar e kusho qe marrin rroga ne shtet te mira bile.. plus bizneseve..

    dhe juve ne nyc ju kan si syndyk ku vijn e depozitojne meleonat e vjedhura nga shteti shqiptar..

    dhe shefi juaj prandaj vjen ne nyc shpesh..

    ka nje vellacko aty qe i sherben si maske me mcef meleonat atje..

    nuku lehni kot ju ..joo..

    ..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    hahahaha ...prandaj kam vite qe kam ndryshuar taktiken vetem te lexoj dhe ste replikoj se me knaq fare

  8. #8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    “Rotacioni i pushtetit me zgjedhje ėshtė mekanizmi qė e bėn demokracinė tė dallojė nga tė gjithė sistemet e tjerė qeverisės. Dhe demokracia ka demonstruar deri mė sot se, parė nga njė kėndvėshtrim afatgjatė, ėshtė sistemi mė dobiprurės pėr njė vend.” Pėrgjigjen e gjatė do ta jap nė njė shkrim tjetėr.


    mapo

    ------------
    Pikerisht kete ide Zaloshnja duhet tja ngjite ne koke Rames.Ne pushtet te sjell vota e popullit dhe jo horrori i janarit 2011
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    Mbėshtetėsit e Ramės nė Twitter, mbi 55% janė tė rremė

    Shifrat e “Fake Follower Check”, kontrollit tė adresave nė internet.
    “Mbi 34 pėr qind janė joaktivė, vetėm 11 pėr qind tė saktė”
    Mė shumė se gjysma e mbėshtetėsve nė Twitter tė liderit tė opozitės Edi Rama janė tė rremė. Ja analiza:
    Sipas “Fake Follower Check”, kontrollit tė adresave tė mbėshtetėsve, 55 pėr qind e ndjekėsve tė Ramės nė Twitter, 32.874 janė adresa Spam, 34 pėr qind janė jo aktive dhe vetėm 11 pėr qind janė konsideruar si tė mirė.
    Qė nga shtatori 2011 Rama ka pėrdorur gjithnjė e mė shumė Tweets dhe blogje pėr tė transmetuar axhendėn e tij politike, kritikuar qeverinė, ose pėrndryshe pėr t’iu pėrgjigjur akuzave.

    http://www.balkaninsight.com/en/arti...owers-are-fake
    Miku

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Paloka: Kryeprokurori, njeri i besuar i mazhorancės. Me LSI-nė do kemi qėndrim unik

    TIRANĖ Nėse do t’i jepej mundėsia, deputeti demokrat Edi Paloka do tė bėnte pjesė nė atė kategori politikanėsh qė do tė mbėshtesnin fort ndryshimin e Kushtetutės pėr ta bėrė Prokurorinė e Pėrgjithshme pjesė tė ekzekutivit. Por edhe nė kushtet aktuale, kur Kushtetuta nuk e lejon njė gjė tė tillė, pėr deputetin demokrat dhe njė prej figurave tė konsoliduara tė PD-sė, Edi Paloka, nuk ka problem nėse kryeprokurori i ri tė ketė qenė i angazhuar mė parė politikisht. Sipas tij, prokurori i pėrgjithshėm duhet tė jetė njė njeri i besuar i mazhorancės dhe se kriter i vetėm pėr tė duhet tė jetė zbatimi i ligjit dhe Kushtetutės. Duke sqaruar se ky ėshtė vetėm njė opinion i tij personal, Paloka thekson mė tej se emri i ri i Prokurorit tė Pėrgjithshėm do tė jetė kompetencė e Presidentit tė Republikės. Ai vlerėsoi paraprakisht se pėr emrin e kryeprokurorit do tė ketė njė qėndrim unik mes PD-sė dhe LSI-sė. Sa pėr opozitėn, ai nuk shpreson qė do tė japė konsensus.

    Z.Paloka njė nga ēėshtjet mė delikate, qė pritet tė shoqėrojė kėtė sesion parlamentar ėshtė zgjedhja e kryeprokurorit tė ri. Nė vlerėsimin tuaj, a mendoni se duhet tė ketė negociata paraprake nga Presidenti i Republikės pėr emrin e ri, me qellim qė tė shmanget ēdo lloj debati nė momentin e votimit nė Kuvend?

    Unė mendoj qė ligji ėshtė i qartė pėr zgjedhjen e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ėshtė Presidenti i Republikės, Bujar Nishani, i cili ka kompetencėn pėr propozimin e Prokurorit tė ri tė Pėrgjithshėm. Sa i pėrket votave (sepse mendoj se kėtu synonte edhe pyetja juaj) nė Kuvend, mendoj se mazhoranca do tė jetė me njė qėndrim unik. Besoj se Prokurori i ri i Pėrgjithshėm, me apo pa negociata, do tė zgjidhet ai qė do tė propozojė Presidenti i Republikės. Sa pėr pjesėn e opozitės, unė nuk besoj se do tė ketė konsensus. Nuk ka pasur pėr gjėra mė tė vogla dhe duket qartė qė gjithė lufta qė Rama bėn, madje edhe ajo pėr presidentin ka qenė e lidhur me Prokurorin e Pėrgjithshėm, kėshtu qė nuk besoj se ai do tė bjerė dakord me kėdo personazh qė do tė zgjidhet.

    Pak kohė mė parė, nė njė intervistė pėr njė tė pėrditshme, njė prej figurave tė konsoliduara politike nė LSI, Spartak Braho, u vetėofrua pėr postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Nė fakt, a duhet tė ketė kritere specifike pėr emrin qė do tė emėrohet nė krye tė Prokurorisė, apo loja ėshtė e hapur, mjafton qė tė plotėsohen kriteret bazė qė parashikon ligji pėr Prokurorinė?

    Kushdo mund tė pretendojė. Shqipėria ėshtė vend i lirė dhe Kushtetuta i lejon kujtdo qė tė pretendojė pėr ēdo lloj posti nė vend, por sigurisht qė disa kritere do tė shihen. Pėr mua personalisht, nuk ėshtė problem kriteri politik, sepse bindja ime ėshtė qė Prokurori i Pėrgjithshėm duhet tė jetė madje pjesė e ekzekutivit. Nėse unė do ta kisha nė dorė njė gjė tė tillė, unė do ta ndryshoja Kushtetutėn dhe do ta bėja Prokurorin e Pėrgjithshėm pjesė tė ekzekutivit, sepse pėrderisa njė mazhorancė ka marrė votėn e qytetarėve tė saj pėr tė qeverisur dhe njė nga pikat kryesore pėr tė cilėn duhet tė japė llogari ėshtė edhe drejtėsia, atėherė do tė ishte zgjidhja mė e mirė qė edhe pėrgjegjėsia tė mbahej direkt nga kjo mazhorancė apo nga qeveria. Megjithatė, ne kemi kėtė Kushtetutė, pavarėsisht se unė sėrish mendoj se ai qė duhet tė zgjidhet Prokuror i Pėrgjithshėm duhet tė jetė njė njeri i besuar i mazhorancės, qoftė edhe i angazhuar politikisht. Pėr mua nuk pėrbėn asnjė problem nėse mund tė jetė marrė ose jo me politikė, mjafton qė ai tė zbatojė ligjin dhe Kushtetutėn. Ky ėshtė njė vendim personal i imi, sepse ne nuk kemi marrė njė vendim tė tillė, por e theksoj se pėr mua e rėndėsishme ėshtė pėrgjegjėsia qė do tė mbajė njeriu qė do tė vendoset nė atė post, se sa do tė zbatojė ligjin dhe jo nėse ai i pėrket njė kahu politik apo jo.

    Kur thua i mazhorancės, ju nuk pėrjashtoni as LSI-nė nė kėtė rast?

    Unė nuk po flas pėr emra konkret dhe thashė qė gjithkush mund tė pretendojė, por pėr mua, po ta marrim nga ana morale, i takon PD-sė qė tė propozojė njė emėr. Ne me LSI-nė kemi pasur njė marrėveshje dhe kemi njė marrėveshje e cila parashikonte edhe Presidentin e Republikės, por nuk parashikon zgjedhjen e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Megjithatė, mendoj se vendimi nė kėtė rast do tė jetė i pėrbashkėt, pėrderisa jemi pjesė e njė mazhorance. Pėr mua ka rėndėsi qė ai njeri tė zgjidhet nga mazhoranca dhe tė mbajė pėrgjegjėsi po mazhoranca pėr atė njėri, sepse nė fund tė fundit qytetarėt kanė votuar dikė dhe llogarinė pėr gjithēka ia kėrkojnė atij sepse nuk mund t’u themi qytetarėve qė dėgjoni se prokurori ėshtė i pavarur, sistemi nė Shqipėri ėshtė piramidal, sepse vetėm te ne ekziston ky lloj sistemi, ku Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė zot dhe nuk pyet askėnd.

    A ėshtė mision i dėshtuar kufizimi i imunitetit? Keni propozuar referendum, por jemi nė afatet limit pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat…

    Nuk mendoj se ėshtė i dėshtuar. Vėrtet ka qenė i tillė deri tani dhe jo pėr fajin tonė, por sepse PS-ja kurrė nuk e ka dhėnė konsensusin e saj pėr kalimin e njė ligji tė tillė. Sa pėr referendumin vėrtet nėse do ta lidhim me ēėshtjen e kushteve tė BE-sė, referendumi nuk mund tė bėhet para Tetorit, por pėr ne nuk ėshtė thjesht ēėshtje e kushtit qė ka vėnė BE-ja, por ėshtė edhe ēėshtje parimore. Ne kemi dhjetė vjet qė kėrkojmė kufizimin dhe heqjen e imunitetit, kėshtu qė ėshtė njė ēėshtje qė vėrtet pėr PD-nė ėshtė bėrė ēėshtje kryesore. Miratohet para apo pas statusit, kjo pak rėndėsi ka. Sigurisht qė njė referendum para zgjedhjeve merr edhe vlera tė tjera. Mos harrojmė qė nė fund tė fundit referendumi ėshtė njė votim popullor dhe qytetarėt shprehin njė qėndrim ndaj njė ideje apo qoftė edhe njė partie, kėshtu qė nuk besoj se Ramės do t’i leverdiste ky referendum para zgjedhjeve. Ne jemi tė hapur pėr ta votuar siē ėshtė thėnė edhe dje nga kryeministri Berisha

    Berisha la tė kuptohej qartė dy ditė mė parė se rruga e fundit pėr kufizimin e imunitetit ishte referendumi, duke lėnė njė mundėsi tė hapur sėrish pėr votimin e draftit nė Kuvend. A keni sinjale nga PS-ja se njė gjė e tillė mund tė ndodhė, si njė pėrpjekje e fundit para vendimit pėr statusin?

    Fatkeqėsisht nuk ka asnjė sinjal tė tillė, sepse edhe dje nė Kuvend ju e dėgjuat Gramoz Ruēin qė mbajti tė njėjtin qėndrim, qė ne kemi kėto kushte pėr tė miratuar kufizimin e imunitetit, pra praktikisht pėr mua PS-ja e ka tė caktuar pozicionin e saj dhe kjo nuk kishte tė bėnte as me datėn 6 gusht, as me shtatorin dhe as me data tė tjera. Ata janė tė vendosur ose tė mos e miratojnė fare kėtė projektligj dhe kushtet qė ata vėnė mendoj se kėtė synojnė, pra vėnė kushte qė PD-ja nuk mund t’i pranojė. Me kėtė rast ata gjejnė justifikimin pėr tė mos kaluar ligjin pėr imunitetin. Nė rastin e kundėrt sikur ne t’i dorėzoheshim kėtij presioni apo kėsaj lloj pengmarrje, atėherė PS-ja do tė merrte pushtet sikur tė ishte ajo mazhorancė dhe jo minorancė. Pra, Rama mendon qė janė dy zgjidhje qė ne mund tė bėjmė dhe tė pėrfitojė me tė dyja. Nė fakt, Rama nuk pėrfiton me asnjėrėn, sepse atė tė parėn ne nuk mund t’ia japim, pra nuk mund tė kthehet nė mazhorancė njė parti qė nuk i ka marrė votat dhe tė dytėn, nėse mendon se do tė pėrfitojė politikisht nė rast se Shqipėria humbet statusin. E ka gabim, sepse shqiptarėt e shohin se kush ėshtė shkaktari.

    Ndėrkohė pranė komisionit tė Ligjeve ėshtė hapur edhe konkursi pėr anėtarėt e KQZ-sė. Ju jeni njė prej anėtarėve tė kėtij komisioni. A ėshtė depozituar deri mė tash ndonjė emėr?

    Jo, ende nuk ka kandidatura. Mesa unė kam dijeni, nuk janė paraqitur nė komisionin e Ligjeve

    A ka PD-ja emra konkretė paraprakisht?

    Pėrderisa nuk janė paraqitur, nuk di tė them ndonjė emėr konkret.

    Po a keni emra?

    Sigurisht qė ka emra…

    Ju personalisht, keni ndonjė kandidat nė mendje?

    Nuk kam, por emra mund tė gjenden, specialistė, juristė tė ndryshėm…











    “Besoj se Prokurori i ri i Pėrgjithshėm, me apo pa negociata, do tė zgjidhet ai qė do tė propozojė Presidenti i Republikės. Sa pėr pjesėn e opozitės, unė nuk besoj se do tė ketė konsensus. Nuk ka pasur pėr gjėra mė tė vogla dhe duket qartė qė gjithė lufta qė Rama bėn, madje edhe ajo pėr presidentin, ka qenė e lidhur me Prokurorin e Pėrgjithshėm, kėshtu qė nuk besoj se ai do tė bjerė dakord me kėdo personazh, qė do tė zgjidhet.”





    “Unė sėrish mendoj se ai qė duhet tė zgjidhet Prokuror i Pėrgjithshėm, duhet tė jetė njė njeri i besuar i mazhorancės, qoftė edhe i angazhuar politikisht. Pėr mua nuk pėrbėn asnjė problem nėse mund tė jetė marrė ose jo me politikė, mjafton qė ai tė zbatojė ligjin dhe Kushtetutėn.”





    “Sigurisht qė njė referendum para zgjedhjeve merr edhe vlera tė tjera. Mos harrojmė qė nė fund tė fundit referendumi ėshtė njė votim popullor dhe qytetarėt shprehin njė qėndrim ndaj njė ideje apo qoftė edhe njė partie, kėshtu qė nuk besoj se Ramės do t’i leverdiste ky referendum para zgjedhjeve.”











    PROKURORI I PĖRGJITHSHĖM

    Neni 7

    Emėrimi dhe shkarkimi

    (ndryshuar me ligjin nr.10 051, datė 29.12.2008)



    1. Prokurori i Pėrgjithshėm emėrohet nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit.

    1/1. Prokurori i Pėrgjithshėm zgjidhet nga radhėt e juristėve me pėrvojė pune jo mė pak se 10 vjet nė sistemin e drejtėsisė dhe shquhet pėr aftėsi profesionale dhe figurė tė pastėr etiko-morale.

    1/2. Prokurori i Pėrgjithshėm qėndron nė detyrė pėr 5 vjet, me tė drejtė riemėrimi.

    1/3. Pas pėrfundimit tė mandatit, me pėlqimin e tij, ai ka tė drejtė tė emėrohet nė funksionin e prokurorit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme ose nė vendin e mėparshėm apo nė njė vend tė barasvlefshėm me vendin e mėparshėm. Ai nuk pėrfiton nga kjo e drejtė, nė rastet kur shkarkohet

    pėr shkelje tė Kushtetutės, pėr shkelje tė rėndė tė ligjit ose pėr akte dhe sjellje, qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    2. Prokurori i Pėrgjithshėm mund tė shkarkohet nga Presidenti i Republikės, me propozimin e Kuvendit pėr shkelje tė Kushtetutės ose pėr shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte sjelljeje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e Prokurorit.



    Papajtueshmėritė

    (ndryshuar me ligjin nr.10 051, datė 29.12.2008)



    1. Prokurorit i ndalohet tė bėjė pjesė nė parti politike ose tė marrė pjesė nė veprimtari me karakter politik.

    2. Funksioni i prokurorit ėshtė i papajtueshėm me kandidimin dhe me ēdo mandat zgjedhor, detyrė ose veprimtari publike, me pėrjashtim tė veprimtarive edukative e tė mėsimdhėnies, e cila rregullohet me urdhėr tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    3. Prokurorit i ndalohet dypunėsimi, me pėrjashtim tė veprimtarive tė lejuara nė pikėn 2 tė kėtij neni.

    4. Prokurorit i ndalohet tė marrė pjesė nė organet drejtuese tė shoqėrive tregtare.

    Gazeta MAPO
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •