Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Femra Shqiptare: Të ngel njëherë shtatzënë, pa di unë si martohem!

    Të ngel njëherë shtatzënë, pa di unë si martohem!
    Entela resuli
    Shekulli
    20 September, 2012

    Ju ka ndodhur të shkosh në një dasmë dhe nusja që martohet të jetë shtatzënë!? Ndoshta ju ka ndodhur shpesh vitet e fundit. Dikur çifti njihej, fejohej, martohej e më pas... lindte fëmijë. Sot ngel shtatzënë, e më pas martohesh. Dhe nuk është vetëm një përshtypje. Është e konfirmuar edhe nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave.
    Shtatzanë drejt vitit të parë të martesës
    Këto të dhëna konfirmojnë se një pjesë e mirë e fëmijëve, sidomos pas viteve 2000, janë ngjizur para se prindërit e tyre të martoheshin, dhe konkretisht në kohën e fejesës, bashkëjetesës apo njohjes. Sipas planifikimit familjar, shumica e të rinjve të sotëm kërkojnë të bëjnë një fëmijë e më pas të angazhohen zyrtarisht apo ligjërisht në lidhje martese. Duke konsideruar këtu shifrat e INSTAT-it, trendi i viteve të fundit është “të bëjmë fëmijë, pastaj të martohemi”. Planifikimi familjar njeh periudhën 6 muaj përgatitje para “nisjes” së një fëmije. Statistikat thonë që 32 përqind e çifteve shqiptare nga viti 2008 e këtej janë ngjizur para martese dhe lindin në vitin e parë të martesës. Duke patur parasysh se që nga viti 2000 e në vazhdim kjo shifër ka qenë vazhdimisht në rritje (në 2006-2007, përqindja e tyre shkon nga 23 në 28%), konstatohet lehtë që në 2012-n që po jetojmë numri do jetë edhe më i madh.
    Një nga historitë
    Kishit dëgjuar ndonjëherë që dashuria të vinte nga flokët? Ja ku po iu tregojmë një rast të rrallë. Klodiana dhe i dashuri i saj i kanë rënë në sy njëritjetrit pikërisht nga stili i flokëve. E përpos punës, duket se ky stil i ka sjellë fatin edhe në dashuri Klodit. Kanë të dy të njëjtin profesion dhe ia dinë shijet njëri-tjetrit. Surpriza tjetër e dashurisë së tyre është se ata kanë qenë shokë fëmijërie. Kanë lindur të dy në Skrapar. Një dasmë e përbashkët i takoi me njëri-tjetrin pas më shumë se 20 vjetësh. Mund të lexoni sot në këto faqe historinë dhe intervistën me Klodin.

    Në dasmën e mamit dhe të babit

    Klodin dhe bashkëshortin saj i takojmë në parukeri. Dje ishte një ditë e zakonshme pune për ta. Çiftin e sapomartuar, këto ditë po i shoqëron edhe dikush tjetër... Ende i padukshëm. Vajza që çifti pret të vijë në jetë. Ata janë martuar para dy muajsh, kur Klodi ishte 5-muajsh shtatzënë. U desh kjo shtatzëni që dasma e tyre të përshpejtohej. Klodi, ju sapo jeni martuar dhe ndërkohë po përjetoni pritjen e ëmbël të një fëmije. Shtatzënia ishte jo në kohën e duhur për ju? Erdhi në kohën e duhur dhe me një dëshirë super të madhe. Zoti deshi e ma realizoi atë dëshirë. Unë sot jam 30 vjeç, mosha bën të vetën. Çdo gjë ka kohën e vet dhe njeriu e kërkon një fëmijë.
    Ju e kishit planifikuar dasmën?
    Dasma na ra pak e papritur në fakt. Nuk e kisha planifikuar. Shtatzënia i përshpejtoi gjerat. Ngaqë u gëzuam të dy, si unë dhe bashkëshorti, vendosëm të martoheshim. Fejesë nuk bëra, vetëm ia kisha prezantuar bashkëshortin familjes. Ndërsa dasmën e bëmë të përbashkët. Ja dërgova unë ftesën tim ati. I thashë: Je i ftuar në dasmën time.
    E kishit menduar që në dasmën tuaj do të ishit shtatzënë?
    Jo, aspak. Unë as nuk e kisha menduar që do të martohesha ndonjëherë (qesh). Thjesht kisha dëshirë të kisha një fëmijë e të kem një mashkull që të më respektojë. Por tani jam shumë e lumtur.
    Sa kohë kishit që njiheshit më babanë e fëmijës suaj?
    Kishim dy vjet bashkë.
    Si pritën familjarët shtatzëninë para dasme?
    Shumë mirë, madje janë gëzuar shumë. Kanë ikur ato kohë kur prindi e kishte problem këtë pjesë. U gëzuan sepse e dinin që unë e dëshiroja shumë një fëmijë.
    Domethënë nuk ishte “kurth” nga ana juaj për t’u martuar?
    (Qesh). Joo. Ne e mendonim të martoheshin, por thjesht nuk e kishim vendosur. Ardhja e fëmijës na shtyu drejt dasmës.
    Sa muajsh shtatzënë ishit kur u martuat?
    Isha 5-muajshe. Jam martuar në korrik, përpara dy muajsh, tani kam mbushur shtatë. Vajzës ia kam filmuar të gjitha, momentet ia kam ruajtur.
    Po emrin e saj e keni menduar?
    Po, Izela. Është emër spanjoll, e ka gjetur im vëlla.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sayan2003 : 21-09-2012 më 05:09

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    kam njohur disa cifte qe jane martuar kur femra ka qene shtatzane.
    madje shtatzania ka qene arsyeja e marteses se tyre. ne kete menyre femija nuk do lindtte jashte martese.
    nese cifti bashkejeton ose ka njefare kohe qe jane te lidhur dhe vendosin te martohen per kete arsye, nuk shoh absolutisht asgje te keqe.
    ne fund te fundit martesa nje firme eshte.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    kam njohur disa cifte qe jane martuar kur femra ka qene shtatzane.
    madje shtatzania ka qene arsyeja e marteses se tyre. ne kete menyre femija nuk do lindtte jashte martese.
    nese cifti bashkejeton ose ka njefare kohe qe jane te lidhur dhe vendosin te martohen per kete arsye, nuk shoh absolutisht asgje te keqe.
    ne fund te fundit martesa nje firme eshte.
    Jam dakort kur e trajton ceshtjen e marteses se ardhur si rezultat i nje bashkejetese ne kohe te gjate. Megjithate kur vjen puna tek martesa nuk mendoj se eshte thjeshte nje firme. Detyrimet dhe perkushtrimet ne lidhje ndryshojne.
    Pse mashkulli ka frike nga lidhjet serioze dhe martesa ne pergjithsi?
    Pse femra aq shume e deshiron martesen dhe cdo te dashur e konsideron si bashkeshortin e ardhshem?

    Keto jane pyetje qe mendoj se duhen trajtuar ne kete teme.

  4. #4
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Tori Lexo Postimin

    nje arsye eshte, sepse mashkulli ka frike nga divorci e femra jo.
    divorci eshte nje humbje per mashkullin dhe ne njefare menyre eshte "fitore" per femren, si nga ana ekonomike ashtu edhe morale sepse femija qendron me femren ne me shume se 90% te rasteve.

    sa per martesen, une e shoh vetem si nje firme.
    nese nje cift bashkejeton ne harmoni te plote qe prej 2-3-4 vitesh dhe cdo gje eshte perfekte, nese keto vendosin te martohen, pse duhet te ndryshojne detyrimet dhe perkushtimet???
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ana-Paula
    Anëtarësuar
    17-09-2012
    Vendndodhja
    Pak atje dhe pak ketu :)
    Postime
    24
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    nje arsye eshte, sepse mashkulli ka frike nga divorci e femra jo.
    divorci eshte nje humbje per mashkullin dhe ne njefare menyre eshte "fitore" per femren, si nga ana ekonomike ashtu edhe morale sepse femija qendron me femren ne me shume se 90% te rasteve.

    sa per martesen, une e shoh vetem si nje firme.
    nese nje cift bashkejeton ne harmoni te plote qe prej 2-3-4 vitesh dhe cdo gje eshte perfekte, nese keto vendosin te martohen, pse duhet te ndryshojne detyrimet dhe perkushtimet???

    Ndodh qe jo te gjithe meshkujt kane frike nga divorci,por vetem ata qe mundohen te jene serioze ne lidhjen e tyre.Ndersa persa i perket femres nuk mendoj se duhet quajtur si fitore nga ana e saj nje ceshtje divorci,sepse nje divorc sjell gjithnje te dikush me shume apo me pak pasoja sociale per femijen.

    Nje femije meriton nje familje me harmoni gje qe me keqardhje jo gjithmone ndodh...dhe persa i perket marteses ajo vertet perforcohet zyrtarisht me nje firme dhe dokumentacion,por ne martese shfaqet me realisht karakteri i personit qe mban ne krah,dhe fatkeqsisht shume zhgenjime ndodhin pikerisht ne martese.Shpesh here martesa eshte sa e bukur dhe e nderlikuar ku duke bashkejetuar me detyrimet dhe te ashtuquajturat detyrime e perkushtime ben qe te bien shume maska,keto i ka treguar dhe vertetuar edhe vete koha ne shume cifte qe kane arritur te shkojne dhe te gjejne si zgjidhje divorcin....

  6. #6
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    nje arsye eshte, sepse mashkulli ka frike nga divorci e femra jo.
    divorci eshte nje humbje per mashkullin dhe ne njefare menyre eshte "fitore" per femren, si nga ana ekonomike ashtu edhe morale sepse femija qendron me femren ne me shume se 90% te rasteve.

    sa per martesen, une e shoh vetem si nje firme.
    nese nje cift bashkejeton ne harmoni te plote qe prej 2-3-4 vitesh dhe cdo gje eshte perfekte, nese keto vendosin te martohen, pse duhet te ndryshojne detyrimet dhe perkushtimet???

    Me ligje te evropes a po ?

    E me ligje shqiptare ka shkojn femijet ?

  7. #7
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anëtarësuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Me ligje te evropes a po ?

    E me ligje shqiptare ka shkojn femijet ?

    Shkojne te nena
    Carpe diem!!

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Tori Lexo Postimin
    Po ti ke te drejte se normalisht si femer do mendosh por mashkulli i ka frike femrat qe i marrin lidhjet shume seriozisht.
    Ja nje shembull i brishtesise se mashkullit, mgjithse ne aparenc mundohet te tregohen trima dhe sypatrembur .
    Nje mashkull lekundet nga nje lidhje serioze
    a) kur nuk ndjen majftueshem per femren ne krah
    b) e shikon jeten ku rafsha mos u vrafsha
    c) i ka tmerr pergjegjesite (martesa ligjerisht ti shton pergjegjesit) .

    Po i lem menjane femrat e zellshme qe ke njohur, ne raste normale femra kerkon deri diku siguri dhe mbeshtetje te plote si nga ana morale dhe ligjori. Si nena e pasardhseve te tu ne te ardhmen ,nuk e meriton kaq gje ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nje gje dihet qe do martohen me barkun plot. Ne pergjithesi asnje femer nuk deshiron te ngelet shtatezane para martese. Duan vetem ato qe e shikojne si mundesine e vetme qe djali qe do ti marri. Si perfundim i hapin me shume drama vetes.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Ana-Paula Lexo Postimin
    Ndodh qe jo te gjithe meshkujt kane frike nga divorci,por vetem ata qe mundohen te jene serioze ne lidhjen e tyre.Ndersa persa i perket femres nuk mendoj se duhet quajtur si fitore nga ana e saj nje ceshtje divorci,sepse nje divorc sjell gjithnje te dikush me shume apo me pak pasoja sociale per femijen.

    Nje femije meriton nje familje me harmoni gje qe me keqardhje jo gjithmone ndodh...dhe persa i perket marteses ajo vertet perforcohet zyrtarisht me nje firme dhe dokumentacion,por ne martese shfaqet me realisht karakteri i personit qe mban ne krah,dhe fatkeqsisht shume zhgenjime ndodhin pikerisht ne martese.Shpesh here martesa eshte sa e bukur dhe e nderlikuar ku duke bashkejetuar me detyrimet dhe te ashtuquajturat detyrime e perkushtime ben qe te bien shume maska,keto i ka treguar dhe vertetuar edhe vete koha ne shume cifte qe kane arritur te shkojne dhe te gjejne si zgjidhje divorcin....
    ajo "fitore" e femres ne rast divorci ishte nder ""thonjeza""...

    sdq nuk jam dakord me keto pikpamje te marteses... nese une bashkejetoj me nje vajze prej vitesh, une e dua me gjithe shpirt dhe ajo poashtu, cfare ka per te perforcuar martesa ketu??? pse une shfaqkam karakterin e vertete pas marteses??? gjithe vitet e bashkejeteses isha ai person qe do jeme edhe pas marteses. i njejti.
    pastaj cfare ndryshon tek ndjenjat e njerit apo tjetrit???
    absolutisht asgje.
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •