Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Denimi i fundit me vdekje ne Shqiperi, Fier 1992 (foto)

    Njė foto interesante nga rrjeti. Ky ėshtė dėnimi i fundit me vdekje i aplikuar nė Shqipėri, varje nė nė mes tė qytetit. Kishte 8 muaj qė kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshyar ende. Dy personat nė foto janė vėllezėrit Josif dhe Dritėbardh Ēuko nga fshati Libofshė i Fierit dhe u shpallėn fajtorė pėr vrasje tė shumėfishtė nė atė qė u quajt "Masakra e Libofshės". Ngjarja ndodhi nė 29 maj tė vitit 1992 nė fshatin Libofshė kur dy vėllėzėrit hynė nė mesnatė nė banesėn e familjes Puto me qėllim grabitjen e familjes. Si pasojė ata vranė djalin e vogėl tė shtepisė sė bashku me nusen e tij, vranė babain, vranė edhe nėnėn pasi e torturuan pėr njė orė dhe nė fund e mbyllėn duke vrarė mbesėn 8 muajshe tė familjes. Plot 5 tė vdekur. Ngjarja bėri bujė tė madhe nė Shqipėrinė e asaj kohe, opinioni qytetar kėrkoi dėnim me vdekje pėr autorėt. Pas njė gjyqi prej 24 ditėsh tė dy vėllezėrit u shpallėn fajtor dhe u dėnuan me vdekje, ekzekutim me varje nė mes tė qytetit. Varja u bė me 25 qershor 1992 (siē shihet nė foto) nė mes tė qytetit tė Fierit dhe trupat u lanė tė varur deri mbrėmjen tjetėr pėr t'u parė nga turma njerėzisht qė erdhėn dhe nga qytetet e tjera.

    * * *

    Si u vranė nė mesnatė dy pleq, dy tė rinj dhe njė foshnjė

    Sipas raportit tė shėnuar nė policinė e Fierit mėsohet se versioni i ngritur prej policisė sė Fierit ėshtė i tillė: Pak pas mesnate, kur ora shėnonte 00:45 minuta, nė banesėn e familjes Puto, autorėt kanė hyrė nėpėrmjet dhomės ku flinte vogėlushja 8- muajsh, Mardalena. Dritares i kanė pėrthyer hekurat dhe xhamin e saj e kanė hequr me mjeshtėri, me qėllim hyrjen nė brendėsi tė banesės pa bėrė zhurmė. Si fillim, pa kėrkuar asnjė shpjegim, vrasėsit kanė gjuajtur me njė sėpatė mbi 30-vjeēarin Agim Puto, djali i vogėl i familjes, qė kishte vetėm pak ditė qė ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar pėr afro 1 vit.

    Mė pas, vrasėsit godasin po me sėpatė mbi bashkėshorten e Agimit, vetėm 25 vjeēe, e cila, sipas policisė, ka ndjerė zhurmat dhe ka dalė nga dhoma, por ėshtė qėlluar me sėpatė, duke vdekur me dorėn mbi ballė, pėr t\‘u mbrojtur nga goditja.

    Autorėt, tė pakėnaqur me dy viktimat, lanė dhomėn e ēiftit tė ri qė vdiq dhe i drejtohen asaj tė tė moshuarve. Lidhin plakėn Zenepen dhe pėrleshen me plakun, Petritin. Pas sigurimit pėr vdekjen e tė moshuarit, ata i rikthehen sėrish Zenepes.

    Policia dyshon se vrasėsit kanė ushtruar presion dhe tortura mbi gruan e moshuar, me qėllim qė ajo tė tregonte se ku ishin fshehur sendet me vlerė, qė familja i kishte trashėguar, si dhe kursimet e tė birit. Hezitimi i kėsaj, si dhe lėnia nė dorė tė vrasėsve e valixhes sė vetme me sende tė shtrenjta, qė babai i Zenepes kishte sjell pėrpara shumė vitesh nga Egjipti, ka bėrė qė vrasėsit ta lėnė nė grahmat e fundit tė jetės.

    Qarja e foshnjės nė mėnyrė tė vazhdueshme, bėri qė autorėt tė shkojnė nė dhomėn ku ajo flinte dhe pas goditjes me thikė nė qafė i pėrdrodhėn kokėn.

    Agimin e ditės pasardhėse, Mitat Puto, djali i madh i familjes, qė jetonte nė shtėpinė ngjitur, hyri nė shtėpi dhe u pėrball me skenėn e llahtarshme. Ai ka parė nė fillim nėnėn, qė ishte mbuluar nga gjaku dhe ndodhej e shtrirė nė korridor, ndėrsa nė tė gjithė banesėn muret e tavanet ishin gjakosur. Zenepja vdes gjatė udhės pėr nė spitalin e Fierit, rreth dy orė pas ngjarjes. Ndėrsa vogėlushja tetėmuajshe ndėrroi jetė rrugės pėr nė spital. Ekspertizat mjeko-ligjore tė asaj kohe, tė cilat janė dokumentuar tė gjitha, kanė nxjerrė se ēifti i bashkėshortėve, Agim dhe Rajmonda Puto, vdiqėn nė vend pas goditjes. Ndėrkohė, policia saktėsoi se katėr viktimat me moshė tė madhe, pėrjashto vogėlushen tetėmuajshe, kishin shenjėn e thellė tė goditjes me sėpatė nė mes tė ballit. Kjo nuk u arrit kurrė tė shpjegohej prej organeve policore.

    Qetėsimi qė erdhi prej litarit

    Varja nė litar e dy vėllezėrve nga Libofsha shėnoi tė fundit ekzekutim tė dėnimeve me vdekje nė Shqipėri. Ky dėnim u kundėrshtua fort nga organizmat ndėrkombėtarė, por gjeti mbėshtetje nė opinionin vendas. Nė atė kohė kur po ndryshonte rendi shoqėror, nė tė gjithė vendin u gjallėruan dhjetėra banda kriminale, qė kryesisht merreshin me vjedhje, por qė shpesh e mė shpesh shkaktonin viktima. Masakra e Libofshės, me pamjet rrėqethėse tė vendngjarjes, tė transmetuara nga televizioni shtetėror, ishte pa dyshim mė tronditėsja qė kishte parė ndonjėherė publiku shqiptar, i pamėsuar me kronikat e zeza. Nėse pėr kėtė ngjarje nuk do tė kishte njė reagim tė shpejtė, kriminelėt nė tė gjithė vendin do tė merrnin hov. Pėr kėtė arsye, autoritetet e kohės kėrkuan nga organet e drejtėsisė, qė ishin ende tė varura nga pushteti qendror, pėr tė gjetur dhe dėnuar sa mė shpejt autorėt e krimit. Ashtu u bė. Brenda 24 ditėve gjithēka mori fund. Njerėzit qė u dėnuan me varje nė litar nuk patėn kohė tė ankoheshin. Por ekzekutimi me metodat e komunizmit, nė mes tė qytetit, pati efektin qė prisnin drejtuesit e shtetit. Krimi nė tė gjithė vendin u tulat dhe iu desh kohė tė rizgjohej.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 09-09-2012 mė 15:23
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duhet vene denimi me vdekje se ndryshe kerdia po behet..

    kriminelit ja kan len te drejten e denimit me vdekje..
    bile pa trup gjykues.. e avokat..
    vet krimineli vendos kujt do ja marri jeten pabesisht barbarisht..

    mirpo shteti nuk mund ta denoje kriminelin..ne se..ne se e kap..

    kjo eshte tmerr..

    prandaj un shpesh u jap drejt vetgjyqesive..

    dhe vet po me ra kush ne qaf.. do ta denoj me vdekje..sepse me shtet e gjyqe sja kam ngen..

    ..

  3. #3
    Cilat jane procedurat qe duhen ndjekur per rikthimin e denimit me vdekje ?
    Revolution 1848

  4. #4
    Qetėsimi qė erdhi prej litarit

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Cilat jane procedurat qe duhen ndjekur per rikthimin e denimit me vdekje ?
    1-duhet te mos pranojme te futemi ne evrope
    2-duhet te behet referendum popullor

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    1-duhet te mos pranojme te futemi ne evrope
    2-duhet te behet referendum popullor
    Nga kush duhet te meren keto hapa ? d.m.th kush mund te ket force te filloje iniciativen per vendosjen e keti ligji edhe pse na kushton ne ane te tjera.

    Kur te jemi gati per ne BE atehere te hym si njerez dhe jo si vrases ordinere
    Revolution 1848

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Skuadrat e zeza i kam permendur shpesh ne kete forum. DUHEN BERE.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Nga kush duhet te meren keto hapa ? d.m.th kush mund te ket force te filloje iniciativen per vendosjen e keti ligji edhe pse na kushton ne ane te tjera.

    Kur te jemi gati per ne BE atehere te hym si njerez dhe jo si vrases ordinere
    pse kujton ti se evropianet jane me te civilizuar se ne?
    ata jane kafshe qe po mos te ishte amerika di i kishin vrare te gjithe emigrantet.
    shqiptaret kane nevoje vetem per nxitje per te punuar, vetem kaq.
    krimet do zhduken dal-ngadal

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    pse kujton ti se evropianet jane me te civilizuar se ne?
    ata jane kafshe qe po mos te ishte amerika di i kishin vrare te gjithe emigrantet.
    shqiptaret kane nevoje vetem per nxitje per te punuar, vetem kaq.
    krimet do zhduken dal-ngadal
    Nuk jam dakord !

    Shume krime po kryhen nga nxenes shkollash te cikleve te ndryshme. Shum krime po i kryejn njerez me biznese dhe ne sfera te ndryshme pune. Po kryhen vrasje per xhelozi, per troje, per gerrvishje automjetesh, per nje te share ose pse i foles kusherires leng ster lengu

    Jan te rradha krimet qe kryhen gjoja nga varferia apo papunsia
    Revolution 1848

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Nuk jam dakord !

    Shume krime po kryhen nga nxenes shkollash te cikleve te ndryshme. Shum krime po i kryejn njerez me biznese dhe ne sfera te ndryshme pune. Po kryhen vrasje per xhelozi, per troje, per gerrvishje automjetesh, per nje te share ose pse i foles kusherires leng ster lengu

    Jan te rradha krimet qe kryhen gjoja nga varferia apo papunsia
    Ky eshte problemi. Te gjithe mendojne se jane te paprekshem nga drejtesia. Me lek mund te besh si te teket ....nuk ka me njeri frike per asnje/asgje! Vetem frika mund ta zbusi pak vendin tone e ta drejtoj...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •