Jane gazetare qe kane pastur nota te uleta ne gjuhen shqipe..cti besh ..kohe te veshtira..Nuk dua të ndalem fort gjatë as me zëvendësimin përmbytës të fjalëve të shqipes me fjalë të huaja, sepse për këtë problem ka vite që bien daullet, por askush nuk do t’i dëgjojë. Këto fjalë janë p.sh të tipit:
----------------------------------
MOMENTI (në vend të: ÇAST);
EVENIMENT (në vend të:NGJARJE);
GJENERATE (në vend të: BREZ);
AGRAVIM (në vend të: RENDIM);
APERTURE (në vend të: HAPJE, HYRJE), etj.
Kam frikë se, në vazhdofsha t’i rendis këta xhevahire, do të mbushej një fjalor i tërë me titull: “Fjalor i gjuhës moderne shqipe, I pasuruar me rreth 20.000 fjalë të gjuhëve anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht etj.”. Jam i bindur se gjuha jonë shqipe nuk ka as më të voglën nevojë për kësilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vërtetuar shumë e shumë herë se është në po atë lartësi të gjuhëve të huaja të ashtuquajtura “të mëdha”.
Dëgjojmë, për shembull, spikerët e TV-ve dhe të radiove si edhe gazetarët e medias së shkruar të thonë apo të shkruajnë pa të keq:
DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJE GRUSHT I RENDE PER BIN LADEN (dhe jo: NJE GRUSHT i RENDE PER BIN LADENIN); PAUELL DO TE
TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TE TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it).
KAM NJE TAKIM ME SKENDER (dhe jo: KAM NJE TAKIM ME SKENDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANEN)!
Nuk kam si të mos ndalem edhe te përkthimet e filmave të huaj, subtitrat e të cilëve kullojnë nga idiotizma të pashembullta: ata janë të mbushur me konstrukte krejt të huaja për shqipen; dialogjet përkthehen mekanikisht fjalë për fjalë, duke mos e dhënë forcën që duhet të ketë një dialog dhe, thuajse githmonë, ndër ta gjen gafa të tilla, si: TI E DI SE ÇFARE NDIEJ PER TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PER DARKE? Pra, i njëjti personazh kalon në të njëjtën frazë nga njejësi në shumës. Po emrat e personazheve? Ata jepen herë në origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herë me parimin fonetik të shqipes.
Krijoni Kontakt