Psh. "komshi" (turqisht) --> fqinj (latinisht) --> gjiton (shqip)
Psh. "komshi" (turqisht) --> fqinj (latinisht) --> gjiton (shqip)
jastëk (turqisht) --> nënkresë (shqip) (sugjeruar nga Edvin83)
Nga turqishtja kemi nje sasi te madhe te fjaleve qe kane hyre ne gjuhen shqipe ne menyre krejt te panevojshme e te cilat zevendesohen shum thjesht e paster me fjalet shqipe qe edhe atehere nuk kane munguar.
disa prej tyre e mund te shtoni edhe te tjera jane:
penxhere -> dritare
jatak......-> shtroje
kapak.....-> mbulese
hata....... -> gabim
rezil....... -> i turpshem
etj...
une me shume lutje do ftoja antaret e forumit qe dine turqisht qe te na sjellin ketu fjalet e zevendesueshme nga shqipja.
Gjithashtu mendoj se komuniteti mysliman e ka per detyre te perpiqet qe te pakesoje sa te mundet perdorimin e turqizmave ne te folmen e perditeshme.
Nuk i ben me pak mysliman fjala mirmengjes ne vend te fjales merhaba qe e perdorin cdo dite
e nuk i ben me pak mysliman edhe fjala shqipe ZOT ne vend te fjales PERENDI.
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Fjalët që listuat nuk përdoren më nga një pjesë e shqiptarëve, kështu që unë them lërja kohës, se do zhduken.
"Perëndi" mendohet se e ka origjinën nga Perendi, hyjnia Thrako-ilire e vetëtimave. Ka evoluar edhe në "e premte". Fjalës "zot" nuk i dihet mirë origjina (ka shumë teori, por gjuhëtarët nuk bien dakort si mund të ketë evoluar). Gjithsesi është fjalë origjinale shqipe. "Hyjni", është një term tjetër, ka evoluar nga fjala "yll".
Po për fjalët turke që nuk kanë ekuivalent në shqip (ose mund të kenë, por janë të rralla)? Psh çorape, bojë, krevat, ilaç etj?
Ndryshuar për herë të fundit nga Syze : 08-08-2012 më 02:53
Ne fakt kjo fjala penxhere perdoret ose vetem nga te vjetrit, ose ne zona te caktuara te Shqiperise. Une kurre nuk e kam perdorur fjalen penxhere, dhe bile deri vone nuk e kuptoja apo e dija, pasi nuk e perdorte njeri rreth meje. Kur u zhvendosa ne Tirane, e pashe qe atje shumica e perdornin kete fjale.
Kurse fjalen jatak tani po e degjoj per here te pare.
Fjala ilaç e farmaci duhet te nderrohen me force, pasi jane fjale te huaja te futura ne gjuhen shqipe dhe qe e kane prishur fare lidhjen e kuptimin.
Barnatore vjen nga fjala barna, dhe kuptohet nga cdo lloj shqiptare e ka lidhje logjike e gramatike. Ilac me farmaci nuk ka asnje lidhje gjuhesore.
"Po shkoj ne farmaci per te ble ilace..." pa pike logjike.
Kurse "Po shkoj ne barnatore per te ble barna" eshte shume ne rregull me gramatiken dhe me logjiken.
Si mund te behen Shqip keto fjale ?
Shapka ose Pandofla ose nallone
Televizor, Radio, Magnetofon, Aereoplan, Helikopter, Bomb Atomike, Makine, Artopolant, Kitare, PC, Laptop, Hidrocentral, Teleskop, Rrobot, Celulare, Telefon, Tren, Automatike, Periferi, Krem, Raki etj
ps Fjalen raki e perdorin dhe Romunet, kam degjuar se edhe Serbet
Revolution 1848
Televizor--eshte nderkombetare e vetem po shpikem ndonje fjale te re (p.sh. shikumes a ku ta di une)
Radio po ashtu eshte shume nderkombetare, magnetofon...kjo fjale edhe pak do te zhduket vete e do ta gjesh ne librat e historise e muzeume.
Aeroplan? Ne shume gjuhe e kane pershtatur me mbiemrin --fluturues, fluturak, qiellak etj. E njejta gje mund te behet dhe ne shqip, ose te pakten te shqiperohet me tej kjo fjale qe kemi--aeroplan--ajroplan.
Helikopter eshte helikopter ne shumicen e gjuheve.
Bomba atomike eshte bomba bërthamore ne gjuhen shqipe. Nuk e di se pse disa shqiptare e perdorin bombe atomike.
Makine-e kemi tashme fjalen shqiper per kete--kerr
Altoparlant--zmadhues zëri apo zëzmadhues/zazmadhues
Per fjalen kompjuter, ne shume gjuhe e perdorin si llogarites.
Hidrocentral--central me energji ujore
Periferia eshte rrethina ne shqip. Nuk e di se pse duhet ta perdorim fjalen e huaj periferi. Ne shumica e shqiptareve thote--në rrethinat e Tiranës e jo në periferinë e Tiranës
e keshtu me rradhe
Krijoni Kontakt