Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    SHBA, 400 persona mbahen peng, 7 të vrarë

    Stacionet lokale televizive në SHBA transmetojnë lajmin e një krize me pengje pranë tempullit Sikha në paralagjen e Oak Creek të Millwauke. Kurse sipas informatave të pakonfirmuar deri tani, në shkëmbim të zjarrit deri tash janë 7 persona të vdekur dhe 20 deri 30 të plagosur.

    Së paku dy sulmues, pas të shtënave, kanë mbyllur njerëzit brenda tempullit. Supozohet se janë varë 7 dhe janë plagosur të paktën 20 deri në 30 njerëz, kurse bëhet fjalë për rreth 400 pengje, në mesin e të cilëve 12 janë fëmijë.

    Sipas pamjeve, të transmetuara nga televizioni lokal WTMJ, shihet se si në një parking, para tempullit qëndrojnë trupa njerëzish të palëvizshëm.

    Paraprakisht janë vrarë katër njerëz, në mesin e tyre kanë qenë dy policë, që vdiqën nga plagët e marra nga të shtënat.

    CNN raporton se njëri nga sulmuesit u vra. Policia ka informacion se disa të plagosur gjenden brenda tempullit midis pengjeve. Sipas raportit zyrtar të policisë, kriza filloi pasi policia, pas një informate të marrë nga qytetarët, erdhi përpara tempullit Skiha, por sapo kanë arritur aty ndaj tyre është hapur zjarr.

    Një polic u plagos, por duket se është jashtë rrezikut për jetë. Ai arriti të përgjigjet me zjarr dhe të vras një nga sulmuesit.“Sulmi është kryer nga disa njerëz”, i ka thënë rrjetit CNN kryetari i shoqërisë fetare Skiha, Wisconsina Gurcharan Grewal, sipas të cilit brenda tempullit ka të plagosur.

    Disa stacione televizive lokale kanë transmetuar drejtpërdrejt krizën e pengmarrjes, por policia ndaloi transmetimin, sepse ata frikësohen se do të zbulohet pozicioni i policëve të cilët përpiqen për të shpëtuar pengjet.

    Sikha është një fe monoteiste, që është themeluar në shekullin XV nga Guru Nanak. Sikhët luten në tempullin që quhet gurdvara. /Telegrafi/

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    SHBA, lirohen pengjet, konfirmohen 7 të vrarë

    (E plotësuar) - Policia ka marrë nën kontroll tempullin Skiha në paralagjen e Millwakee, Oak Creek, ku po mbaheshin peng rreth 400 persona, ndër ta edhe 12 fëmijë. Policia ka konfirmuar se në breshërinë e të shtënave përpara tempullit janë vrarë shtatë persona, kurse 20-30 të tjerë janë plagosur.


    Brenda tempullit gjendeshin edhe pengmarrësit. Ndërsa, policia ka konfirmuar se brenda tempullit janë gjetur katër trupa të vrarë, kurse jashtë tre të tjerë. Aktualisht brenda tempullit ku gjendeshin pengjet, policia po kërkon edhe sulmuesit e tjerë.

    "Një polic është plagosur kur i është përgjigjur me të shtëna sulmuesit”, ka thënë Bradley Wentland, shef i policisë nga Greenfield, duke folur para gazetarëve.

    "Tash e kemi situatën nën kontroll ", ka konfirmuar policia. /Telegrafi/

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Video


  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Akoma s'e dine,se cilat jane motivet e ketij akti terrorist. Gjynah ata qe iken ,por edhe ata qe kane pare tmerr me sy.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Shume te qeta duken lajmet e CNN. Si duket nuk u intereson shume. Te kishte ndodhur ne ndonje xhami,do ishin ngjirur gazetaret.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Shume te qeta duken lajmet e CNN. Si duket nuk u intereson shume. Te kishte ndodhur ne ndonje xhami,do ishin ngjirur gazetaret.
    Ndoshta per arsye se jane shpeshtuar shume keto sulmet ne mase koheve te fundit. Kur perseriten shpesh humb edhe interesimi.

    Ndersa kur e mendojme se viktima jane njerezit e pafajshem te rrenqethet mishi.

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Interesimi shtohet nga menyra se si serviret lajmi,mendoj une. Por,le te presim konferencen per shtyp dhe te shohim cili eshte terroristi dhe motivet e tij
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Interesimi shtohet nga menyra se si serviret lajmi,mendoj une.
    Po, kjo eshte shume me rendesi.

    E lexova shkrimin e fundit, te plotesuar, ne CNN dhe bej cudi si nuk shkruan asgje per sulmuesin.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    sulmusi asht ekstremist i bardh

    qe ka kujtu qe kto sikh jan musliman. pranej nuk po i bojn buj neper lajme.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    sulmusi asht ekstremist i bardh

    qe ka kujtu qe kto sikh jan musliman. pranej nuk po i bojn buj neper lajme.
    A po e japin mediat tjera kete lajm derjans?

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •