Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    ...ore ca ka thene Bomi e dime te gjithe ne, s'po themi qe genjen. Ne e dim qe pushteti eshte centralizuar nga baca dhe e ka bere baca shokun Shpati qe ti vij zili!

    Por me sa shoh une, ti e Bomi bashke harroni qe Bomi ka qene ne krye te tere kesaj katrraure qe ndodh ne Shqiperi per 5 vjet te plota, po ti dhibej kaq shume populli Bomkes e kishte bere dicka ai! Tani qe e hodhi mushka ne toke Bomken po uleret ai! Mire talli t*apin me popullin sa qe ne detyre por do ta talli akoma!
    Ai stan ate bulmet ka..politika.por percarja e PD cdo dit e meshum me spahiun dhe bomin
    ,okete e te tjere .baca lokut po i shterngohet laku ca nga LSI e PD nqs mund ta quajme
    keshtu kto dy partit e reja.dhe ca nga ZOTI ,sps kur zihen dy vet ,fiton nji i trete.dhe un ketu bej pjese.....dhe smund ta fsheh kenaqsin time..por te pakten bomi ka qendruar brenda kornizes te qenit njeri,sps te gjithe kemi dobesi ,por jo si loku tropojes qe sic e krahasove ti me Tarasin ,VERTET DO E KISHTE ZILI....

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    ,por jo si loku tropojes .
    Hala me loku i tropojes e labi i vlores ju

    Lat nam me keto racizma primitive o burr, mos i cilsoni njerzit nga krahainat se po qe per ate pune jugu dhe veriu kan nxjerr trima , poete dhe intelektuale

    Nje haxhi u venit ketej nga ne, doli dhe ky bamka qe na e nxiu fytyren me keq se Mejdani qe ngrohu nje koshere veze dhe asgje nuk beri


    Ky i her me rracist se ti, po i thuhet kryetares shko meso shqip pse fliste ne djalekt shkodran ?

    Turp te ket , ishte personalitet dhe jo nje pijanec qoske qe te shprehej ashtu
    Revolution 1848

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Hala me loku i tropojes e labi i vlores ju

    Lat nam me keto racizma primitive o burr, mos i cilsoni njerzit nga krahainat se po qe per ate pune jugu dhe veriu kan nxjerr trima , poete dhe intelektuale

    Nje haxhi u venit ketej nga ne, doli dhe ky bamka qe na e nxiu fytyren me keq se Mejdani qe ngrohu nje koshere veze dhe asgje nuk beri


    Ky i her me rracist se ti, po i thuhet kryetares shko meso shqip pse fliste ne djalekt shkodran ?

    Turp te ket , ishte personalitet dhe jo nje pijanec qoske qe te shprehej ashtu
    obobo car the er burr i dheut .po un xhentilines i kom dhuru lule ne nji miting kur isha me pd ..hajde menje hajde po pse pak SHKODRAN te aft ka para ksaj torollakes qe kur vete ne shkoder ndalojn te gjith makinat se po vjen vjerra qemonaxhiut haha .si tha tamam SI VENECJA QEKA BER SHKODRA, DHE PER JUG E VERIun nuk po i shaj po shaj budallejt qe kan nxjer kto treva,clidhje mund te ket sali pyka me BAJRAM CURRIN..apo husni lesh kapo me SELAM MUSANE QE KUR KENDON KENGEN E TIJ TUNDET DHEU sps del nga zemra.....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    ne fakt edhe Myftaraj pa doreza ka folur

    Citim Postuar më parë nga ~Geri~ Lexo Postimin

    Marrëdhëniet Edi Rama-Bamir Topi, nga “institucioni” i Vorrit të Bamit tek “institucioni” i Vorrit të Ashikut
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Para disa ditësh, Presidenca e Republikës, për herë të parë që nga koha kur atje ka ardhur Bamir Topi, reagoi ndaj një artikulli gazete që e implikon Presidentin Topi në një intrigë politike, dhe pikërisht ndaj një artikulli të botuesit të gazetës “55”, Fahri Balliu, i cili pretendonte se Presidenti Topi kishte shkuar natën në Pezë, në shtëpinë ku banon Edi Rama, ku kishte pasur një takim sekret me këtë të fundit. Reagimi i Presidentit Topi erdhi qartësisht për faktin se Fahri Balliu është zëdhënësi mediatik i kryeministrit Berisha dhe në fakt ishte Berisha, i cili me gojën e Fahri Balliut, po e akuzonte Presidentin Topi se kishte bërë një takim sekret me Edi Ramën në Pezë. Reagimi nga presidenca ishte nervoz, duke e etiketuar Fahri Balliun si gazetar shumëpërdorimësh, gjë kjo e rëndë në një vend demokratik, se shtypi në Perëndim është i mbushur plot me intriga politika të këtij lloji, por shtetarët si Topi nuk reagojnë në këtë mënyrë ndaj shtypit.

    Nga presidenca, Fahri Balliut i ka ardhur kështu ekuivalenti i një kërcënimi, që bëhet edhe më qartë po të konsiderosh se pak ditë para kësaj, Fahri Balliu ka pasur një bisedë aspak të këndshme me burrin e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, në lidhje me akuzat që i janë bërë Ina Ramës në gazetën e Balliut ,se jeton në apartamentin që i ka dhënë një kriminel, të cilit ajo i ka pushuar një çështje penale për përdhunim. Burri i Ina Ramës e ka paralajmëruar Fahri Balliun për vilën që i ka dhënë Delijorgji. Një gjë është e qartë, në gazetën e Fahri Balliut pas kësaj u zhdukën akuzat ndaj Ina Ramës për këtë aferë veçanërisht djegëse për Prokuroren e Përgjithshme. Të dy palët duket se e zgjidhën problemin në rrugë jashtëinstitucionale.

    Por, që të kthehemi në çështjen e shtjelluar në fillim, përgënjeshtrimi nga presidenca erdhi për faktin se në natën që pretendonte Balliu, Presidenti Topi kishte qenë vërtet duke u sjellë në afërsi të shtëpisë së Edi Ramës, si në atë këngën e Shqipërisë së Mesme:
    “Po vij qark si zog skifteri,
    Me u taku me ty!”

    Presidenti Topi, i cili e kalon pjesën më të madhe të ditës në dreka e darka në restorante (pa harruar paçen e mëngjesit), ku merret me intriga politike, atë mbrëmje ka qenë duke darkuar me disa miq në restorant, tek “Vorri i Ashikut”, pranë rezidencës së Edi Ramës. Tashmë marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Bamir Topit kanë hyrë në “rrugë institucionale”, duke kaluar nga “institucioni” i Vorrit të Bamit tek “institucioni” i Vorrit të Ashikut. Kur Bamir Topi u zgjodh President i Republikës, një vit e gjysmë më parë, Edi Rama e quajti këtë gjë një turp të madh, duke e akuzuar Topin publikisht dhe pa terma gjysmake, se ishte zgjedhur president me vota të blera, dhe duke i bërë thirrje që të jepte dorëheqjen. Në rrethin e tij të ngushtë, Edi Rama filloi ta quante presidencën “Vorri i Bamit”, duke luajtur me emrin “Bamir”, shkurtimi i të cilit është “Bam”. Por tashmë kjo periudhë e keqe në marrëdhëniet mes Presidentit Topi dhe Edi Ramës ka kaluar, që kur Bamir Topi i shpalli luftë mazhorancës, duke kërkuar të marrë si shpërblim nga Edi Rama një koabitacion me të majtën në rast se kjo vjen në pushtet pas zgjedhjeve të këtij viti, si dhe duke pasur ndihmën e së majtës, që Rama dhe Topi mendojnë se do të jetë në pushtet kur Topit t’ i mbarojë mandate presidencial në 2012, që Topi të bëhet kryetar i PD.

    Ky pakt Topi-Rama është bërë tek Vorri i Ashikut, ndërsa tek Vorri i Bamit duan të çojnë Berishën dhe Metën. Kështu, tashmë marrëdhëniet mes Bamir Topit dhe Edi Ramës kanë hyrë në rrugë institucionale, duke u institucionalizuar tek “institucioni” i Vorrit të Ashikut. Emri është kuptimplotë dhe këtu ia vlen të tregohet një episod. Presidenti Topi, kohë më parë, pasi kishte ardhur në këtë post, mori pjesë në një mbledhje në nder të Vedat Kokonës, një njeri i nderuar sigurisht. Por është një ironi e madhe kur Vedat Kokonën e nderon Bamir Topi, i cili mburret se është tiranas autokton dhe bart vlerat e qytetarisë tiranase. Vedat Kokona, në romanin e vet autobiografik, “Me valët e jetës”, tregon kështu për eksperiencën e tij si një fëmijë, kur erdhi me banim në qytetin e Tiranës (në romanin autobiografik veten e paraqet pas personazhit me emrin “Ismail”):
    “Në Tiranë, në vend të shokëve gjirokastritë, Ismaili zuri shokë tiranas, që flisnin një shqipe më të rëndë se ajo që kish dëgjuar gjer atëherë në Gjirokastër. Fjalët që i zinte veshi më dendur ishin fjalët “ashik”, “dylber” dhe “të du për muhabet”. Këto fjalë Ismaili i dëgjonte shpesh nga shokët e vegjël tiranas. Tiranasit e vegjël, dhjetë apo njëmbëdhjetëvjeçarë, që i kishin dëgjuar këto fjalë nga të mëdhenjtë, kërkonin të ndiqnin shembullin e tyre dhe donin të kishin nga një dylber. Dylberi duhej të rrinte ngaherë me ashikun, sepse ky “e donte për muhabet”. Askush nuk guxonte të ngiste dylberin se atë e mbronte ashiku i tij. Në qoftë se dylberi nuk rrinte me ashikun që e donte për muhabet, atëherë ashiku ia vinte dylberit “tabutin ke porta” domethënë se do ta vriste. (cituar sipas: Vedat Kokona: “Me valët e jetës”, Botimet Kokona, Tiranë 2003, f. 19- 20)

    Kuptohet se fraza “të du për muhabet” është eufemizëm për aktin seksual mes homoseksualëve. Bamir Topi në mbledhjen për nderimin e Vedat Kokonës e quajti edhe një figurë që i përket edhe qytetarisë tiranase dhe që ka ditur të shprehë shpirtin tiranas. Presidenti Topi, kur ka folur kështu ka pasur parasysh veprën letrare të Kokonës, por nuk dihet nëse ka lexuar dhe rreshtat e mësipërm. Gjithsesi, derisa Presidenti safi tirans Topi është shprehur kështu, atëherë bëhet e qartë çdo gjë për “institucionin” e Vorrit të Ashikut. Tek “institucioni” i Vorrit të Ashikut është bashkuar tradita qytetare tiranase e bartur nga Topi me “modernen” e sjellë nga Rama. Në paragrafin e mësipërm të cituar nga libri i Vedat Kokonës, mund të gjesh thelbin e marrëdhënies së re institucionale Edi-Rama- Bamir Topi, në kuadrin e “institucionit” të Vorrit të Ashikut.

    Toponimi “Vorri i Ashikut” afër rezidencës së Edi Ramës në Pezë, e ka origjinën tek një ashik që u vra duke mbrojtur dylberin e vet, nga një ashik tjetër që donte t’ ia rrëmbente. Presidenti Topi është bërë “ashiku” politik, ana e dukshme, i Edi Ramës, dhe duket se është gati të vritet politikisht për të mbrojtur dylberin e vet. “Institucioni” i Vorrit të Ashikut, zbulon dhe misterin se përse Presidenti i Republikës, ende pas 19 muajsh në detyrë, e ka lënë bosh vendin e këshilltarit politik. Duket se Presidenti Topi nuk e ndjen mungesën e këshilltarit politik, pasi të tillë ka Edi Ramën. Duke iu trembur përgjimeve, Bamir Topi dhe Edi Rama flasin me emra të koduar, duke përmendur shpesh si “armë sekrete” një të quajtur “Lulja e Kuranit”. Nuk dihet se kush është kjo, por një hipotezë nuk mund të mos bëhet kur para pak kohësh Presidenti Topi dhe Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama u shfaqën çuditërisht së bashku, duke ndjekur një shfaqje teatrale me titull “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”.

    Vorri i Ashikut është bërë një vend pelegrinazhi për politikën e re në Tiranë. Këtu e ka çuar një herë edhe Erion Veliaj ambasadorin holandez, dhe ky i fundit u impresionua shumë dhe kërkoi që ky vend të hyjë në trashëgiminë kulturore shqiptare, duke u shpenzuar për këtë gjë para pa kursim nga qeveria holandeze. Madje ka të dhëna të sigurta se tek Vorri i Ashikut janë mbushur dhe formularët e sondazhit të Zogbyt. Pritet që tek Vorri i Ashikut ta çojnë edhe Zogby-n kur ky të vizitojë Shqipërinë, meqenëse Zogby vdes për vende të tilla, duke qenë se është një aktivist i shquar i lëvizjes homoseksuale në SHBA, siç e kam paraqitur me fakte në një shkrim të mëparshëm.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...60&postcount=6

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Hajde Bamir-Pace-Topi hajde.....paske qene qefli i modh.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Hajde Bamir-Pace-Topi hajde.....paske qene qefli i modh.
    Qe sju pelqen ju demokrateve te sal pocit sju pelqen ..por e dini shum mir qe do ta hani
    qafen e PATES,nga bomi kete e keni te garantuar , jo me kot hodhi ne kundra sulm sali leshi
    Hajdutin e bagdatit,por nuk i piu uj gomari kete here...haha.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Sado te drejte te kete Bamiri,nuk mundet ai te laje duart kaq lehte sikur vjen nga hena!
    Ah cfare morali kane!

  8. #18
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Duhen ndaluar me ligj formimi i partive te reja ...luften per demokraci ta bejne brenda partis ..jo sa here zihen hapin nga parti dhe mba ne parazitet e te gjitha lllojeve me leket tona .
    3 milion 50 parti i bie te kene elektorat vetem familjet e tyre ..
    njerez te neveritshem fare e keqe .
    A don, e s'din, a din e s'don !

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    qe ti rrijme temes .....

    PA DOREZA FARE ....!!!!!!!!!!!!!!!!!






    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Sado te drejte te kete Bamiri,nuk mundet ai te laje duart kaq lehte sikur vjen nga hena!
    Ah cfare morali kane!
    O BESO po qe per moral shko pyet kryeministrin ton, se ai ka fjalor te pasur .dhe nga hena vjen Sali poci mor i zi neli rru neli gati

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •