Topi sulmon Berishën “pa doreza”: “Sjellje primitive, për 24 orë u shkarkuan edhe kuzhunierët e Presidencës”
I liruar tashmë nga detyra e presidentit të Republikës, Bamir Topi ka folur në Top Story, pa doreza diplomatike për temat më të nxehta të politikës dhe prishjen me kryeministrin Sali Berisha. Ai u shpreh se ftohja me liderin historik të PD-së erdhi që pas zgjedhjeve të vitit 2005, kur Berisha zgjodhi të fliste me Lufter Xhuvelin në vend që të komunikonte me Topin për kabinetin e ri. Topi tha se atij i është propozuar atëherë një post i ulët, ai i ministrit të Bujqësisë.Topi tha se Berisha tentoi të dredhonte kandidimit të tij për president në vitin 2007. Topi pranoi një debat të zjarrtë me Berishën përpara votimit të tij, që erdhi si presion ndaj kreut të PD.
Më tej ai tha se Shqipëria drejtohet nga një dorë e vetme me sfond komunist. Ai deklaroi se tani vendi të kujton diktaturën komuniste, pasi mjafton fakti që brenda 24 orësh u shkarkua gjithkush kishte punuar me presidentin, deri tek kuzhinieri.
“Administrata çdo ditë e më shumë po politizohet. Të gjithë ata që kanë shërbyer tek presidenti, nuk ka zgjatur shumë, 24 orë më pas janë pushuar. Ata nuk janë të presidentit, ata janë shërbime qeveritare. Kjo drejtori varet drejtpërdrejt nga kryeministri. Të gjithë deri tek kuzhinierë, janë thirrur dhe janë pushuar. Kjo është një frymë primitive e sjelljes me shtetin”, u shpreh Topi.
Më tej ai akuzoi Sali Beirishën se e ka uzurpuar PD-në: “Në PD nuk ka zë. Zërat e vetëm janë ata që urdhërohen për të hapur zjarr, për të anatemuar, deformuar”
Ndërsa lidhur me të ardhmen e tij ish- presidenti deklaroi se javën tjetër do ketë një takim me Gazmend Oketën për të diskutuar në lidhje vendimmarrjen për pozicionin e tij në politikë dhe në Frymën e Re Demokratike./alb-observer.com/
Krijoni Kontakt