Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2012
    Postime
    33

    Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë

    http://abcnews.al/



    Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë
    Nishani merr Kushtetutën: Betohem! Zoti më ndihmoftë
    24 korrik 2012 20:46


    24 korriku shënon rotacionin presidencial në Republikën e Shqipërisë. Nga kjo datë tashmë është Bujar Nishani presidenti i Republikës për 5 vitet e ardhshme. Me dorë në Kushtetutë ai u betua para Kuvendit, u duartrokit nga i gjithë spektri politik, krerët e institucioneve kushtetuese, trupi diplomatik e të ftuarit e tjerë.
    “Sot u betova mbi Kushtetutë për të respektuar ligjet e lirinë e interesat e qytetarëve të vendit tim. Këtë detyrë po e marr përsipër në 100 vjetorin e Pavarësisë. Rruga jona nuk ka qenë e lehtë, por e mbushur me sakrifica dhe herë- herë me pengesa, por së fundmi ia kemi dalë të jemi në rrugën e duhur. Gjatë 20 viteve të fundit kemi pasur një Shqipëri më të mirë, më të lirë, më demokratike e më të zhvilluar ekonomikisht. Sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Sot liria jonë është e sigurt”, u shpreh Presidenti Nishani.

    Në një moment të rëndësishëm reformash që afrojnë vendin tonë me standardet europiane, Bujar Nishani garantoi mazhorancën aktuale dhe atë që do të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013 për konsultim e bashkëpunim për zgjedhjen e anëtarëve të organeve kushtetuese. Kjo pasi reforma në drejtësi duket basti kryesor i presidencës së tij 5 vjeçare.

    “Presidenti në përmbushje të detyrave të tij kushtetuese ka një angazhim të rëndësishëm për të realizuar reformën në fushën e drejtësisë. Për fat të keq ne aktualisht kemi një raport të theksuar mosbesimi mes qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë. Rivendosja e këtij besimi do jetë matësi dhe vlerësuesi më i mirë i këtij sistemi. Ofroj gjithë vullnetin e presidentit, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë në përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Institucioni i Presidentit do të garantojë se vlera e lartë e dekretit presidencial t’iu kushtohet vetëm atyre prokurorëve që kanë garantuar vlera të larta dhe integritet moral e profesional” , vuri në dukje Nishani, sa i takon kësaj çështje.

    Kreu i ri i shtetit ka theksuar nevojën e heqjes së imunitetit, duke nxitur palët që të ndjekin shembullin e miratimit të reformës zgjedhore. Nishani premtoi se do të jetë president mbi palët dhe shprehu besim se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat


    “12 përparësitë e përcaktuara në opinionin e Komisionit Europian.

    Një seri rezultatesh pozitive janë arritur. Dëshiroj të përfitoj nga rasti për të shprehur vlerësimin për konsensusin e arritur për reformën zgjedhore dhe mirëpres aktin e heqjes së imunitetit si një akt të barazisë pra ligjit. Dëshiroj të konfirmoj gjithë vullnetin për të qenë partner i sinqertë për mazhorancën dhe opozitën. Institucioni i presidentit do i ketë të hapura dyert e tij për mazhorancën dhe opozitën për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe për bashkërendimin e qëndrimeve të përbashkëta”, garantoi Presidenti.

    Pas këtij momenti gjithçka u zhvendos në institucionin e Presidencës, aty ku presidenti Nishani u prit për disa minuta në zyrë nga presidenti në ikje Topi. Më pas të dy dolën tek hyrja kryesore e presidencës. Në këto momente u luajt himni kombëtar, shoqëruar nga gjëmimet e topave, plot 21 të tilla. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja i dorëzoi presidentit Nishani Kushtetutën e vendit, ligjin që e detyron atë tashmë të jetë përfaqësuesi i unitetit të popullit
    Në një tjetër mesazh publik si kryetar shteti Nishani, iu drejtua një mase më të gjerë, teksa e vlerësoi këtë detyrë si përgjegjësinë më të madhe të jetës së tij dhe shprehu angazhimin për përmbushjen e saj me dinjitet, me ndihmën e Zotit.
    Presidenti Nishani u shpreh me nderim e përulje ndaj veprës së rilindasve tanë, patriotëve të Lidhjes së Prizrenit, burrave që nën udhëheqjen e Ismail Bej Vlorës përjetësuan flamurin e kombit dhe shtetit tonë të pavarur, përpjekjeve të Mbretit Zog i Parë për konsolidimin e shtetit shqiptar, dhe ndaj sakrificave të bëra në luftën për çlirim, që nderuan kombin tonë. Presidenti pati një adresim dhe ndaj bashkëkombasve në trevat tjera shqiptare, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni, Malit të Zi, dhe të diasporë.

    Pas kësaj fjale presidenti Nishani, përcolli Bamir Topin i cili u largua nga presidenca. Ceremonia vijoi me pritjen koktejl, ku presidenti Nishani dhe bashkëshortja e tij kanë pritur dhe marrë urimet nga gjithë të ftuarit. Kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit, kryetari i Partisë Socialsite Edi Rama, krerë të institucioneve kushtetuese, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare takuan gotat me presidentin dhe i uruan suksese në detyrën e tij të re.

    Policia masa për ceremoninë zyrtare para Presidencës

    Policia e Kryeqytetit njofton se ka marrë të gjitha masat për për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të ceremonisë zyrtare para Presidencës në Tiranë. Në deklaratën e shpërndarë për mediat njofton se: “Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të kësaj ceremonie zyrtare”- thuhet në deklaratën e policisë, ndërkohë që fton të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, lidhur me bllokimin e segmenteve rrugore:

    Rrugët që do të bllokohen gjatë ceremonisë zyrtare:

    Duke filluar nga ora 06.00 – 22.00 e datës 24.07.2012 ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët përgjatë Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” duke filluar nga Ura e Lanës deri tek sheshi “Nënë Tereza” Tiranë.

    Duke filluar nga ora 06.00 – 22.00 e datës 24.07.2012 ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët e rrugës “Abdyl Frasheri” duke filluar nga bulevardi “Dëshmoret e Kombit” deri tek kryqëzimi i rrugës “Ibrahim Rugova” (Librit Universitar).

    Po ashtu lutemi qytetarëve për mosparkimin e automjeteve në Sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.
    Duke filluar nga ora 17.00 – 22.00 e dates 24.07.2012 ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” duke filluar nga Hotel “Rogner” deri tek sheshi “Nënë Tereza” Tiranë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2012
    Postime
    33
    Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë
    Kthehu tek albumi · Fotot e Bota Sot · Bota Sot's Page Prapa · Tjetra
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2012
    Postime
    33
    The inauguration, President of Albania Bujar Nishani
    Back to album · World Photos Today · Today's World Page Back · Next
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Familje e bukur.

    I uroj suxese presidentit te ri.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Kot per kuriozitet keta presidente qe zgjidhen a kane ndonje platforme?

    E kam fjalen per gjera konkrete e jo ide gjenerale.

    Cfare pritet ti ofroje Shqiperise Bujar Nishani? Nese dikush ka ndonje informacion jeni te lutur te na e postoni .

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Tori Lexo Postimin
    Kot per kuriozitet keta presidente qe zgjidhen a kane ndonje platforme?

    E kam fjalen per gjera konkrete e jo ide gjenerale.

    Cfare pritet ti ofroje Shqiperise Bujar Nishani? Nese dikush ka ndonje informacion jeni te lutur te na e postoni .
    jevgu kur u be pashe ,vrau baben e vet te parin........

    tamam dhe bujari ne paraqitje te jashme si gabel me kallais, kazana bakri ,kusi e
    tenxhere ,,qe do i shpjeri sali loku se i jan shpuar te gjitha .

    megjithate 2 presidentat e fundit te vendit ton ishin nga pd dhe per fat te mir nuk
    ndoqen vijen e rrepte te sali leshit duke ja dredhur litarin prej rere baces...
    nuk do ishte cudi e madhe qe dhe nishani babes ,ti fus uj ner haser baca lokut...

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Elita turko shqiptare vazhdon ta mbaje peng popullin Shqiptare!

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga JacobGold Lexo Postimin
    Elita turko shqiptare vazhdon ta mbaje peng popullin Shqiptare!
    jakup, ato maja ripa-ripa ... do vij edhe elita eladho-shqiptare ...

    nuk mjafton per ty tjater-shqiptare?

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    jakup, ato maja ripa-ripa ... do vij edhe elita eladho-shqiptare ...

    nuk mjafton per ty tjater-shqiptare?
    Ne djall tuko elita bashke me eladhothodhothon bashke!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2012
    Postime
    33
    Shqiperia europiane eshte rruga dhe vendmberritja jone perfundimtare!
    Nga Bujar Nishani
    Koha Jone


    Sot ndihem njeriu me i privilegjuar dhe me i nderuar, duke qene i zgjedhur ne postin me te larte te Shtetit, ne ate te Presidentit te Republikes, por qe nga ky cast mbaj mbi vete pergjegjesine me te madhe te mundshme qe mund te kete ne jeten e tij nje individ ne lidhje me vendin, me shoqerine dhe me shtetin, ne lidhje me miqte dhe partneret.

    Ne keto caste solemne, me lejoni t'ju paraqes tere ndjenjen e pergjegjshmerise sime per te mbajtur betimin e bere mbi Kushtetuten e vendit se: nepermjet integritetit, drejtesise, bindjes ndaj ligjit, respektit ndaj vullnetit te popullit tim, bashkepunimit dhe vendosmerise, si dhe besimit tek Zoti, do te permbush cdo detyre dhe pergjegjesi kushtetuese.

    Me eshte dhene ky besim dhe nderim i madh ne vitin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Gjate ketyre njeqind viteve, shqiptaret kane kaluar kohera te veshtira, kur na eshte dashur edhe te perpiqemi te mbijetojme. Na eshte dashur t'u rezistojme perpjekjeve per copetime, te perballojme pushtime te egra e te jetojme nen diktatura cnjerezore. Perpjekjet tona ne keto njeqind vitet e fundit kane qene nje vijimesi e sakrificave ne historine tone te gjate mijeravjecare.

    Deshiroj qe ne kete cast solemn te perulemi me nderim para te gjitha atyre perpjekjeve dhe sakrificave te bera! Te perulemi para rilindesve tane dhe vepres se tyre, pa te cilen, identiteti yne kombetar dhe kulturor do te ishte rrezikuar seriozisht! Te perulemi para patrioteve te Lidhjes se Prizrenit dhe para atij Kuvendi, i cili i doli zot shqiptarise dhe hodhi hapin e pare vendimtar drejt krijimit te shtetit te pavarur shqiptar!

    Sot ne i ngreme ne piedestal dhe do t'u drejtohemi perjete burrave te medhenj shqiptare, te cilet nen udheheqjen dhe urtesine e Ismail bej Vlores, moren dhe e vendosen historine tone ne duar shqiptare duke perjetesuar Flamurin e kombit dhe shtetin tone te pavarur.

    Sot kujtojme me nderim te madh perpjekjet e bera gjate kohes se Mbreterise shqiptare nga Mbreti Zogu i Pare per konsolidimin e shtetit shqiptar dhe pranimin e tij ne arenen dhe realitetin nderkombetar. Perulemi sot ndaj perpjekjeve dhe sakrificave te shqiptareve ne Luften per clirim. Ngritja ne kembe per te luftuar pa dallim feje, krahine dhe ideje, gjaku i derdhur, jetet e flijuara te djemve dhe vajzave, burrave dhe grave qe luftuan per liri shenuan nje faqe tjeter te ndritur te historise se Shqiperise dhe nderuan edhe me tej kombin tone. Periudha fatkeqe e diktatures komuniste e goditi rende jeten dhe mundesite per perparim te shqiptareve, por nuk mundi ta vrase ndjenjen e lirise ne shpirtrat tane.

    Sot, te gjitha perpjekjet pozitive te bera gjate njezet viteve te fundit per te ndertuar nje Shqiperi te lire, demokratike dhe te zhvilluar ekonomikisht meritojne respekt dhe mirenjohje. Sot, 100 vjet pas Pavaresise, Shqiperia po perjeton caste historike, qe lidhen me te ardhmen e saj demokratike, te rruges pa kthim ne vlerat e familjes euro-atlantike. Perpjekjet dhe angazhimet ne proceset integruese jane prova e fizionomise evropiane te shqiptareve prej shekujsh.

    Ato jane reflektimi i bindjes se thelle per perkatesine e tyre evropiane. Jane konfirmimi i pandryshueshmerise se bindjes sone se "E duam Shqiperine si gjithe Europa"! Shqiperia europiane eshte pritshmeria me e madhe e qytetareve tane dhe kjo sepse nje Shqiperi europiane do te jete vendi i lirive te garantuara. Nje Shqiperi europiane eshte vendi ku e drejta mbrohet nga ligji dhe rendi. Eshte vendi ku tregu i lire forcon perdite e me shume sipermarresit. Nje Shqiperi europiane eshte i tolerances dhe harmonise se shkelqyer fetare. Shqiperia europiane eshte rruga dhe vendmberritja jone perfundimtare!

    Ne vijme ne kete 100-vjetor te Pavaresise se Shqiperise si nje komb i lire, si nje komb qe kemi ofruar miqesine, bashkejetesen, bashkepunimin, paqen dhe harmonine. Duke besuar ne keto kontribute, perfitoj nga rasti t'u dergoj nderimin dhe pershendetjet e mia te gjithe shqiptareve te Kosoves, per aq shume sa kane bere per ndertimin e shtetit te tyre te pavarur, per bashkejetesen ne harmoni qe kane treguar, si dhe per vizionin europian te se ardhmes se tyre.

    Deshiroj t'u dergoj nderimin dhe pershendetjet e mia te gjithe shqiptareve ne Maqedoni per pergjegjshmerine e madhe qe kane shfaqur, si dhe per kontributet qe vazhdojne te japin per zhvillimin e vendit te tyre te perbashket shumetnik. Deshiroj te pershendes gjithashtu te gjithe shqiptaret ne Malin e Zi, ne Luginen e Presheves apo ne diaspore per gjithcka qe ata kane bere dhe bejne ne ruajtje te identitetit tone kombetar dhe kulturor!

    Te nderuar te pranishem! Te nderuar bashkeqytetare!

    Detyrat dhe pergjegjesite e Presidentit te Republikes jane shume te nderuara dhe deri diten e fundit te mandatit tim presidencial, ato do te udhehiqen vetem nga ligji dhe Kushtetuta. Jam i bindur se vetem keshtu do te mund ta shperblej vleresimin e marre nga qytetaret e mi dhe pritshmerite e tyre. Vetem keshtu do te mund ta respektoj vullnetin e tyre dhe vetem keshtu do te mundem te kontribuoj qe zeri i tyre te marre vleren e merituar.

    Rrofte perjete Shqiperia dhe shqiptaret!

    *Fjalimi i Presidentit Bujar Nishani gjate ceremonise se marrjes se detyres.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •