Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Bullgari, shpërthen autobusi me izraelitë

    BULLGARI - Të paktën 8 të vdekur dhe 30 të plagosur janë shënuar si pasojë e një shpërthimi të një autobusi me turistë izraelitë në aeroportin e Burgasit në Bullgari.

    Shpërthimi sipas dëshmitarëve, ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale, menjëherë pasi një i ri ka hyrë në autobus, fakt qe ka ndikuar tek policia për t'i fokusuar hetimet tek një sulm i mundshëm terrorist.

    Pas kësaj ngjarje aeroporti i Burgas pezulloi të gjitha fluturimet për arsye sigurie dhe të gjitha fluturimet u devijuan për në Varna.

    Në vendngjarje nisën qindra skuadra speciale izraelite si dhe një avion me ekipe mjekësore u nis nga Tel Avivi për t'iu ardhur në ndihmë viktimave të shpërthimit dhe për të transportuar për në Izrael ata që mund të përballojnë fluturimin. Drejt vendngjarjes u nis edhe vetë kryeministri i Bullgarise Boiko Borisov, ministri i Brendshem dhe ambasadori izraelit në Bullgari.

    balkanweb

  2. #2
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Sulmi ndaj izraelitëve, Netanjah: Do i përgjigjemi me dhunë Iranit

    TEL AVIV- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu fajësoi Iranin pas atentatit që shkaktoi 7 të vdekur izraelitë, sot në aeroportin e Burgasit, në Bullgari. "Të gjitha shenjat të lënë të nënkuptosh Iranin", deklaroi Netanyahu me anë të një komunikate për shtyp, duke shtuar se "Në muajt e fundit kemi parë përpjekje që iranianët të sulmojnë izraelitët në Tajlandë, Indi, Gjeorgjia, Kenia, Qipro, dhe gjetkë".

    Sipas Njetanjahut shpërthimi ndodhi në përvjetorin e 18-të, të sulmit që shkatërroi një ndërtesë hebraike në Argjentinë. Një tragjedi që sipas Izraelit u organizua nga shërbimet sekrete iraniane. “Terrorizmi iranian vijon të vrasë izraelitë të pafajshëm. Kjo është një fushatë e dhunës terroriste në një shkallë globale. Izraeli do të përgjigjet me forcë për të terrorizmit iranian", deklaroi Netanjahu.

    SHBA dënon ashpër atentatin kundër izraelitëve
    SHBA dënuan ashpër atentatin kundër izraelitëve, ku si pasojë humbën jetën katër persona në Bullgari, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë. Ndërsa theksohet se detajet janë ende të paqarta lidhur me këtë atentat kundër një autobusi në qendrën turistike të Burgas në Detin e Zi, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney konfirmoi se SHBA-ja i dënon ashpër të tilla sulme kundër të pafajshmëve, veçanërisht fëmijëve dhe siguroi se presidenti amerikan, Barack Obama shpreh ngushëllime për viktimat.
    (e.m/BalkanWeb)
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  3. #3

  4. #4
    Scion

    Nuk ma mer mendja qe te jete sulm Iranian. Me shume se kushdo e kan bere Afganet, se ata jan te prire per te tilla sulme xhihadiste
    Revolution 1848

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Nuk e thash une jo,
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Nuk e thash une jo,
    Nuk e ve ne dyshim, por tu drejtova sepse ...
    Revolution 1848

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Sakrafica duhen bere per te arritu dicka me te madhe!

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    nuk besoj se ka te beje irani...
    sdq nje veprim i tille eshte 100% per tu denuar, kushdo qe ta kete kryer.
    vrasja e disa turisteve te pafajshem nuk mund te justifikohet.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    gjynaf nga zoti
    Partizoni

  10. #10
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Irani do e kete bere....ose turku, meqe i vrau ushtaret izraeli para ca kohesh. Ndersa irani, meqe i vrane sherbimet sekrete ata shkencetaret.

    Gjynah per njerezit, por shteti izraelit krruhet kot, e prandaj shtetet e tjera bejne te tilla veprime.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •