Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Thumbs up Mediat bullgare: Ndarja e Maqedonisë zgjidhja më e mirë

    Ndarja e Maqedonisë është opsioni më paqësor për të ardhmen e këtij vendi për të shmangur skenarët e konflikteve.

    Sipas gazetës bullgare Novinite, Maqedonia ka rol kyç në stabilitetin e tërë rajonit, ndërsa destabilizimi i saj mund të jetë mënyra më e mirë për të rikthyer luftën ndërkombëtare dhe vetëm për gjysmë ore konflikti do të ndizet në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Greqi, Rumani dhe Turqi, raporton agjencia e lajmeve INA.

    Sipas gazetës, duhet të gjendet një zgjidhje që do të mund të garantonte stabilitet afatgjatë në Maqedoni. “Për të ruajtur paqen dhe të shmangen skenat e reja horror në Ballkan, është e nevojshme që të shqyrtohen të gjitha opsionet, ndërsa zgjidhje më argumentuese është ndarja preventive e Maqedonisë”, shkruan Novinite.

    Gazeta më tej shkruan se edhe pse është shmangur konflikti i vitit 2001, tensionet etnike akoma vijojnë, ndërsa tani janë rindezur nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc dhe se tani shqiptarët dhe maqedonasit akoma edhe më shumë po urrehen mes tyre. Sipas Novinite, nga ndarja preventive do të shfrytëzojnë të gjithë, me ç`rast shqiptarët do të kënaqin idetë e tyre të mëdha kombëtare, ndërsa maqedonasit do të humbin një pjesë të vogël, në rast se tani do të ndahen nga shqiptarët, dhe jo pas dy dekadave, për shkak se nataliteti i shqiptarëve shënon rritje rapide.

    “Është fakt se shumë nga shqiptarët etnik në Maqedoni, qoftë për arsye kulturore kanë rritje të popullsisë nga ajo e maqedonasve sllav dhe ata e shohin faktin se jetojnë me bindjen se pas 20,15 apo 10 viteve do të jenë në pozicionin për të kërkuar federalizimin e Maqedonisë dhe pjesën më të madhe të këtij vendi”, thekson gazeta bullgare.

    BalkanWeb
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ndarja e Maqedonisë është opsioni më paqësor për të ardhmen e këtij vendi për të shmangur skenarët e konflikteve.

    ...

    BalkanWeb
    Kjo do te ishte zgjidhja me e mire edhe per Kosoven, Serbine dhe vende tjera te Ballkanit.
    Pro, kjo njekohesisht do te ishte kunder interesave te superfuqive, fuqive dhe grupeve te ndryshme me interesa dhe influence ekonomike dhe politike. Per kete arsye nuk do te kete ndarje, te cilat do te pranohen nga palet ne konflikt dhe te cilat do te gezojne njohje te duhur nderkombetare dhe legjitimitet te mjaftueshem...

    Pervec faktorit nderkombetar ose fuqive dhe superfuqive, jane para se gjithash edhe Serbia, Greqia, Bulgaria Turqia dhe Rumania, te cilat kane interesa dhe deshira (enderra) nacionaliste dhe shoventiste, por edhe ekonomike, qe gjithashtu do te pamundesonin cfardo ndarje territoresh ne pajtueshmeri me realitetin dhe te drejten nderkombetare.
    Pra, cdo ndarje, nese do te kete te te tilla, ose do te behen me dhune ose( qe eshte me reale) do te zgjate disa dhjetra vite, derisa minioriteti te shperngulet, dhe pala e "demtuar" perkatesisht gjenaratat e ardhshme me lehte te pajtohen me realitetin e ri te krijuar.
    Veriu i Kosoves eshte shembull i mire se sa mund te zgjate realizimi i nje ndarje faktike, e cila praktikisht eshte e pakthyeshme, por vetem zvarritet per te mos nxitur konflikte dhe ndarje tjera ne Ballkan.
    Ne fund, te gjitha palet (edhe faktori nderkombetar) mjaftohen me deklarata kunderthenese per gjendjen apo statusin faktik, politik dhe juridik te cfardo territori te kontestuar apo konflikti te pazgjidhur, dhe ndarja mbetet e palegjitimuar plotesisht...

  3. #3
    “Është fakt se shumë nga shqiptarët etnik në Maqedoni, qoftë për arsye kulturore kanë rritje të popullsisë nga ajo e maqedonasve sllav dhe ata e shohin faktin se jetojnë me bindjen se pas 20,15 apo 10 viteve do të jenë në pozicionin për të kërkuar federalizimin e Maqedonisë dhe pjesën më të madhe të këtij vendi”, thekson gazeta bullgare.
    Kjo pjese me pelqen me shume
    Revolution 1848

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Edhe mua me pelqen kjo pjese, mendoj se i eshte futur frika ne palc ketyre sllavistave Lol... Seriozisht, une mendoj se nuk eshte mire te kerkojne ndarje shqipetaret e Maqedonise, te pakten edhe nje dekade e gjysme. Arsyeja eshte se, ne se kerkojne ndarje tani, ndoshta do ia arrijne te shkepusin nje pjese te Maqedonise dhe te bashkangjiten me Shqiperine, por ajo pjese qe arrihet te shkeputet nuk do te jete e mjaftushme per shqipetaret. Per ate e them se duhet te shtyhet edhe nje kohe kjo procedure, ndoshta do marrim te gjithe Maqedonine pse jo, fundja ne nuk kemi pushtuar kurr dhe kjo e drejte na takon qe te pakten nje here ne historine e njerezimit te pushtojme edhe ne shqipetaret. Kur nataliteti arrin kulminalitetin dhe popullsia shqipetare ia kalon asaj maqedonase, atehere nuk i nevojitet tjeter shqipetareve, vetem te hapin mendjen pak me teper dhe do ta marrin nen kontroll te gjithe Maqedonine, pastaj do i vi koha e bashkimit me Shqiperine, por me mire do te ishte qe bashkimi te ndodhe separi Kosove-Shqiperi, qe te behemi me te fuqishem dhe atehere na e ka friken edhe serbi dhe greku, rumuni e bullgari...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 01-08-2012 më 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •