Close
Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 229
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Skandaloze: Këndon dhe bombardon afganët (Video)

    Ueb-faqja LiveLeak ka postuar video-incizimin në të cilin një pilot amerikan godet me raketë civilët një grup burrash afganë, ndërsa gjatë asaj kohe këndon këngën “Bye-bye Miss American Pie".
    Incizimi është bërë me kamerën e helikopterit Apache AH64, nga skuadroni 101. Pas analizimit të xhirimit, LiveLeak thotë se viktima ishin fermerë të pafajshëm që e gjejnë veten në mes të rrugës. Ata janë goditur me raketat Hellfire, që peshojnë një kilogram.

    Aty tek koha 1:38s e incizimit, para se sulmi të bëhet, dëgjohet piloti që këndon dhe në fund thotë “Nice” (mirë).

    Nëse kjo video vërtetohet se është autentike, kjo mund të dëmtojë më tej imazhin e forcave të huaja në një vend ku tashmë ka mëri për shkak të vdekjes së civilëve, dhe perceptimit - mes shumë afganëve - se trupat amerikane nuk kanë respekt për kulturën dhe popullin e këtij vendi, shkruan “Guardian”.

    Video mendohet se është bërë në provincën Wardak, në juglindje të kryeqytetit Kabul, në shtator 2009. Postimi në LiveLeak për viktimat thotë: “Fermerët pafajshëm që mbollën fara të lulëkuqeve në mes të rrugës".

    Sipas deklaratave amerikane, burrat janë parë tek gërmojnë në rrugë, ndaj ka të ngjarë të kenë rënë nën dyshimin se janë kryengritës që instalojnë bomba të punuara me dorë, e që janë armët kryesore të talebanëve.

    Në qoftë se ushtria amerikane ishte e bindur se i ka identifikuar ata si kryengritës, ato bomba janë vendosur për t’i vrarë ata. Por, zyrtarët afganë kanë akuzuar në të kaluarën për vrasjen fermerëve dhe njerëzve që punojnë në kanale të ujitjes, duke menduar se synonin të vrisnin njerëzit me mina tokësore.

    “Ne jemi të vetëdijshëm për videon që është postuar e që është xhiruar nga helikopteri gjatë misionit në Wardak”, ka thënë Crighton Martin, zëdhënës i misionit të NATO-s (ISAF) në Afganistan.

    "Fatkeqësisht, video nuk ka datë që do të na mundësonte ta vendosim menjëherë në kontekst. Megjithatë, ndonjë përshtypje e pahijshme në video nuk përfaqëson shërbimin profesional që e përbëjnë pjesëtarët e koalicionit ISAF."

    Në prill, “Los Angeles Times” botoi fotografitë ku ushtarët amerikanë pozojnë me trupat e afganëve të vrarë në jug. Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar hetim për këtë rast. Në mars, një ushtar amerikan vrau 16 civilë gjatë të shtënave të tij në një natë. Dhuna vdekjeprurëse shpërtheu në shkurt, gjatë djegies së kopjeve të Kuranit nga ana e trupave amerikane. Në janar, një video ka shfaqur marinsat duket urinuar në kufomat e talebanëve, ndërsa vitin e kaluar një grup ushtarësh janë dënuar për vrasjen e tre civilëve afganë - pa arsye.

    Në këtë video, pasi bomba godet grupin, të mbijetuarit shpërndahen ndërsa nga helikopteri drejtohet mitralozi.

    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=B7Cis82r3Dc

    /Telegrafi/
    Sui generis

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    ky eshte kriminel.
    kush e di sa qindra ushtare te tjere si ky ka...
    pastaj bota mallengjehet kur shiokon videon se si ndonje prej tyre kthehet ne US dhe perqafon familjen pas disa vitesh.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Skandaloze: Këndon dhe bombardon afganët (Video)
    Skandaloze?
    Ne pothuajse cdo lufte kendohet para, gjate dhe pas aksioneve.

    Fakti qe sulmusi eshte ne helikopter modern dhe konsiderohet edhe per arsye tjera te ndryshme si me i moralshem, me srioz, me i drejte etj. ne parim nuk ndryshon asgje.

    Nese behet fjale per aksione qe mund te trajtohen si krime lufte, atehere nuk do te ndryshonte shume ose asgje mimika apo sjellja e ushtarakut gjate kryerjes se obligimit te tij. Madje ky me siguri do te denohej me pak se ata qe e urdherojne, deri te Presidenti i shtetit. Per shtete te fuqishme, sidomos SHBA, Rusia, Kina etj., Presidenti dhe Kryegjeneralet gezojne amnesti absolute per cfardo aksioni ndaj shteteve tjera (armiqesore) deri te perdorimi i bombes atomike.

    Skandaloze jane vetem lufta dhe aksionet, nese jane te padrejta, te paarsetueshme ose kriminale. Shumica e gjerave tjera jane mjaft relative...

  4. #4
    Skandaloz, ne radhe te pare, eshte fakti qe vrasin njerez te pafajshem! Pastaj vijne gjithe te tjerat.
    Humaniteti nuk ekziston fare

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Naa2i
    Anëtarësuar
    28-02-2010
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    96


    1:17

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Në këtë video, pasi bomba godet grupin, të mbijetuarit shpërndahen ndërsa nga helikopteri drejtohet mitralozi.

    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=B7Cis82r3Dc

    /Telegrafi/
    Kan teknologji te larte Amerikanet

    Gjuajten ne shenje dhe eliminuan vetem terroristet pa demtuar rrotull objekte apo njerez te tjere

    Citim Postuar më parë nga Naa2i Lexo Postimin
    hahha kelyshi i vogel, kush e di se cfar mund ti ket bere policeve qe e kapen si lepur

    Do i ket gjuajtur me llastiqe
    Revolution 1848

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Kan teknologji te larte Amerikanet

    Gjuajten ne shenje dhe eliminuan vetem terroristet pa demtuar rrotull objekte apo njerez te tjere



    hahha kelyshi i vogel, kush e di se cfar mund ti ket bere policeve qe e kapen si lepur

    Do i ket gjuajtur me llastiqe
    lol, Amerikanët e kan integruar më duket atë teknologjin që ua nxjerr me pik të kuqe terroristët dhe të pafajshmit, i rrënuan si popull duke vrarë të pafajshëm.
    Sui generis

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    lol, Amerikanët e kan integruar më duket atë teknologjin që ua nxjerr me pik të kuqe terroristët dhe të pafajshmit, i rrënuan si popull duke vrarë të pafajshëm.
    Nuk e di

    Si eshte kjo teknologji qe nxjerr me pike te kuqe ?

    Une e di qe eshte vetem per identifikimin e mjeteve mike per mos ti qelluar....Ndersa per njerzit ne kembe nuk besoj qe te kete teknologji qe ta percaktoje a eshte terrorist apo civil kalimtare. Keto arrijne ti percaktojne vetem me ane te informatave ne rruge operative brenda zonave te banuara nga vet afganet apo irakenet e tjere qe jane te angazhuar ne luften kundra terrorizmit dhe qe bashkpunojne me forcat e NATO-s
    Revolution 1848

  9. #9
    Mirë se vini në Harlan Maska e FreeByrd
    Anëtarësuar
    05-02-2011
    Vendndodhja
    Tennessee
    Postime
    1,023
    I think you should wait until the dust clears on this video. Remember there is an ongoing propaganda war that parallels the shooting war. Besides I have videos of Big Foot and extraterrestrials. Anybody can create a bogus video.

    If American soldiers are guilty of real war crimes they should be prosecuted as common criminals. However, in war there is always collateral damage. Remember the accidental bombing of the Chinese Embassy in Belgrade during the 78 day bombing of the Serbian military and paramilitary targets?

    _________________________________________


    Unë mendoj se ju duhet të prisni deri në pluhur hap në këtë video. Mos harroni nuk është një luftë e vazhdueshme që propaganda paralele luftën qitje. Përveç kësaj unë kam videot e Big këmba dhe jashtëtokësorët. Çdokush mund të krijojë një video fals.

    Në qoftë se ushtarët amerikanë janë fajtor për krime lufte të vërtetë ato duhet të ndiqet penalisht si kriminelë të përbashkëta. Megjithatë, në luftë nuk është gjithmonë dëmi kolateral. Mos harroni bombardimet aksidentale e Ambasadës kineze në Beograd gjatë bombardimeve ditën 78 të ushtrisë serbe dhe objektivat paramilitare?
    We are the part of the Cosmos that discovered and understands its unfolding story

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga FreeByrd Lexo Postimin

    Mos harroni bombardimet aksidentale e Ambasadës kineze në Beograd gjatë bombardimeve ditën 78 të ushtrisë serbe dhe objektivat paramilitare?
    Mire jua kan bo edhe Kinezeve

    Ndac me gabim dhe ndac me qellim ujtin e zi ti nxjerrin Rusve dhe Kinezeve e kujdo qe i mban krah Terrorizmit ne bote
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •