Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA
███
Nuk e kuptoj se si arrin ne keto perfundime Smith !!?
1 - Barzagli ka luajtur me perfaqesuesen dhe ne boterorin e 2006 dhe nuk ishte lojtar i juves,po ashtu dhe ne Euro 2008 .
Bonucci ka qene nje nga pjesetaret e ekipit ne boterorin e 2010 (pavaresisht se nuk u aktivizua dhe nuk ishte i juves)
Marchisio po ashtu ka qene titullar ne 2010 dhe trainer i juves nuk ishte Conte.
2 - Boterori 2010 me ekipin italian 6 titullare ishin te juves dhe besoj se e mban mend si perfundoi ai boterorduhet ta permendesh kete fakt dhe jo vetem ato qe te interesojne ty.
[IMG]Uploaded with ImageShack.us[/IMG]
3 kjo eshte nje teme per ekipet perfaqesuese dhe mos e perlyej me ekipe qe ka shume vite as nuk marrin pjese ne kupat e Europes.
MOS I NDY TEMAT no name
Fajet kryesore per humbjen e Gjermanise i pati ky debilli Joakim Low i cili ne cdo loje bene eksperimente me lojtare dhe zevendesime,gjoja per tu shitur si trajner me loje atraktive.
E pate se cberi me Greqine,fut 3 futbollist tjere dhe merr 2 gola nga nje Greqi qe smund te fitoj kunder askujt me shume se nje gol.
Goli i pare ishte gabim fatal i tre mbojtesve,qe u sillen ne menyre amatore kundrejt Cassanos,plus goli i dyte i zuri ne gjume,dhe kur je ne disavantazh prej 2 golash atehere eshte e kote.
Gjithsesi urime italianeve dhe tifozeve per kualifikimin ne finale.
Gjermaneve ju mbetet ta gjejne nje trajner i cili me shume mendon ne fitore sesa ne loje atraktive.
Ah dmth tani na doli qe epoka juves paska nis mbas viteve 70? Dhe ishte gjenerata vjeter ajo e juves qe ne boterorin 74 deshtuan? Hajde argument hajde. Duhet te kuptosh dicka, qe italia ska qene kurre juventus ,as inter apo milan ,por ne cdo kompeticion kombetar ka qene nje ekip me 22 lojtar ,ku nje dekade perfaqsohej me mazhorance juventine ,nje tjeter interiste ,milaniste e kshu me rradhe.
Boterori italia 1990 ka pas vetem 2 juventin ne formacion ,de agostinin me duket edhe schilacin qe erdhi nga hici ,pjesa tjeter ka qene berthame e sampdorias , interit dhe milanit ,dhe ajo ishte itali vertet e bukur ,me nje baggio 23 vjec qe vinte nga fiorentina. Ne boterorin e 94 usa, berthama ka qene nga milani dhe Parma ,nje baggio dhe nje dino baggio jane shume pak qe te thuash berthame e juventusit.
Edhe kur thua dekadat e meparshme i kane takuar torinos "kopilit" te juves e ke shume gabim. Ne boteroret 34-38 italia ska pas asnje torinez ne ekip. Torino u shfaq mbas viteve 40 me nje nga ekipet me te mira qe ka pas historia e futbollit italian ,fati i keq i torinos ishte qe kjo gjenerate nuk u provua kurre ne arenen nderkombetare per shkak te luftes 2 boterore dhe sic e dime ne vitin 1949 avioni me lojtaret e torinos u rrezua ku vdiqen pothuajse te gjithe ,ne ate kohe kombetarja italise ka pasur 9 lojtar te torinos ne formacion nga 11 e pare dhe shiheshin ne boterorin e brazilit 1950 si skuadra superfavorite per ta fituar. Mbas aksidentit italia shkoi me ekpin e trete ne brazil dhe u eleminua, dhe u desh pothujse 2 dekada qe kombetarja italiane te merrte veten nga ajo tragjedi.
Dhe sic mund ta kesh degjuar ,qe futbolli total hollandes eshte inspiruar pikerisht nga taktikat qe perdorte torino e viteve 40-49 ,nje futboll total sulmues. Nejse.
Sa per Prandellin ,si tifoz i juves qe je te keshilloj te shohesh pak me shume futboll sepse futbolli italian sic t'a thashe nuk eshte vetem Juventus. Te besh loool per taktikat e prandellit kur analistet me te mire te botes po e vlersojne me noten 10 do te thote qe je verbuar me shkollen juventine dhe pervec tyre asgje ste duket e bukur. Prandelli ka nje arsyje qe eshte ne krye te ktij ekipi ,nuk ra nga qielli se italia s'kishte ke te zgjidhte trajner. Tek fiorentina ky trajner ka bere ate qe fiorentina se bente dot as kur kishte batistuten me rui costen ,me at ekip ashu cop cop ,me nje jovetic 20 vjec i jepte leksion futbolli edhe bayernit qe ne 2010 doli ne finale me interin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Endri_ : 30-06-2012 mė 16:31
Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.
- Barzagli: "Po m'vinte per te qeshur me arbitrin. E dha penalltine per meshire, ai nuk e dinte se e kapi Balzareti me dore, por erdhi ne zone dhe kur i kerkuam spjegim ai na tha se e kisha prekur une me dore. Shume qesharake!"
#finoallafineforzaJuventus
Po ti po tallesh apo debatoni thjesht per hir te debatit?
Barzagli ishte komplet i harruar si mbrojtes kur e bleu juvja nga bundesliga.
Edhe vet e pranoi ne interviste. U ble vetem 300 mije euro.
Bonucci,chiellini dhe barzagli hengren mbi 50 e ca gola sezonin e pare bashke.
Kujton ti se me keto shifra ata do kishin shanc te merrnin pjese ne kombetare?
Marchisio, edhe pse te gjithe e dinin se ishte nje talent juventin, prape ndejti ne hije nga 2006 kur beri aparencen e pare me 11 juventine. Ai kurre nuk lujti ne pozicion te vet, edhe pse si mesfushore krahu ai sishte i keq.
Pjesemarrja e tij ne boterorin e 2010 sishte nga merita, por nga fiksimi i lippit se me lojtaret juventine gjithmone fitohet.
Si mund te fitohej kur juvja mezi dilte ne vend te trete nja 30 pike larg interit?
Juvja ishte ne krize, edhe mbas boterorit kaloi ne krize akoma me te thelle.
Ajo krize u tregua qarte edhe ne boterorin e 2010,dhe ai boteror tregoi qarte se nje juve e dobet e ben edhe kombetaren e tille.
Mos eshte valle kaq e veshtire per tu vene re kjo gje?
Kur juvja doli nga kriza, fale maestros Konte, qe fale tij, lojtare qe po kritikoheshin rende nga mediat italiane u ngriten dhe u bene yje te futbolli.
Para se ta merrte kontja, nqs se dini, juvja deshte te shiste si chiellinin,bonuccin dhe marchision. Kontja tha :- JO .
Si pasoje juvja pati sezon te papare, me asnje humbje dhe rekord ne europe duke ngrene vetem 20 gola ne sezon. Per kete arsye te vetme, lojtaret e siper-permendur fituan respektin e besimin e tranjerit te kombetares serish.
E kujt eshte merita per kete gje? E prandellit apo e kontes?
E njejta mbrojtje nje vit me para se ta merrte ai hante mbi 50 gola e kur e mori ai hengri vetem 20 gola.
Nje mbrojtje e cila ka ngrene kete europian vetem 3 gola, sa per dijeni.
Merita e kujt eshte kjo? Kush i ringjalli keta lojtare? Prandelli? Mos me bej te qesh kot se koti.
Prandelli po e gjen cdo gje te servirur ne tabaka, nje takaba e krijuar prej kontes.
Vete artikulli qe solla e pohon kete gje.
Fiton juvja ne itali, ka shance italia te fitoje dicka.
Ky eshte fakt , jo fantazi.
Ore endri , i lexon fjalet e mija ti apo si?
Thashe qe juvja ne arenen NDERKOMBETARE e ka filluar mbas 70's , se ne itali i bente kerrdine ekipeve te tjera.
Pastaj futbolli modern nga vitet 70's filloi apo jo?
Nuk po flasim per topat me lecka ne, por per futbollin modern.
Italia e sukseshme ka qene gjithmone juventine, ky eshte fakt.
Italia e 90's pati talente e ata talente ishin nga cdo ekip . Juvja kishte tre lojtare ate vit ne formacion, mirepo vetem nje u shqua nga ai gershetim klubesh, e ai ishte sulmuesi juventin. Beri 6 gola ate boteror ai, se italia 2 ndeshjet e para mesi po shenonte. Boterorin e 94 e coi individualisht baggio ne finale italine e ai ishte lojtar juventin.
Italia e 2000 ishte kryesisht juventine kur arriti prape finale.
E 2006 ishte kryesisht juventine berthama edhe fituan boterorin.
Italia e 2012 eshte kryesisht juventine edhe neser mund te ngrejne nje kupe te re.
Cfare prova do me ti per tu mbush mendja se juvja e ka dominuar ekipin kombetar italian te pakten 40 vitet e fundit?
Prandelli takticien i madh?
Pse cfare po shpik ai?
Skema diamante e mesfushes ka vite qe praktikohet ne itali.
Bile e para u praktikua ne ekipin tone kur angelotti ishte tranjer i joni, sepse ai ka qene fanatik mbas asaj skeme.
Nje skeme goxha e varfer per mendimin tim qe mund te shkaterrohet lehte nqs ekipi kundershtar vendos 5 mesfushora ne mesfushe.
Spanja do kete 6 mesfushora te saj neser ne mesfushe. Italia ska shance me ate skeme, edhe sipas reporteve ne itali, prandelli paska nder mend te luje me te njejten skeme. MARREZI.
Nqs spanja ka nder mend te luje me 6 mesfushora,atehere per cfare duhen 4 mbrojtesat? Ke do mbajne ata kur ska sulmuesa verdalle?
Kontja nuk ishte budalla qe adoptoi skemat 4-3--3 dhe 3-5-2.
Shume ekipe po perqendrohen ne filozofite e posedimit te topit ne mesfushe, edhe e vetmja menyre per ta mbyt ate posedim eshte kur ti luan high the pitch me 4-3-3 , ose me 3-5-2, duke i bere mbrojtesit e krahut te punoje si mesfushora krahu.
Gabimi i low ishte se e zhvendosi ozilin ne krah e shpresonte qe gjermania ta shkaterronte italine nga krahet, mirepo skema diamante perqendohet me shume ne qender, ku 4 mesfushorat qendrojne afer njeri-tjetrit. Keshtuqe khedira dhe shvanji u mbyten ne ate repart fushe.
Mirepo si do ja dali mbane ai kundra spanjes ku 6 mesfushora shume te talentuar do jene ne qender te fushes?
Si do e mbyti ai posedimin e topit nga ana e spanjolleve?
Ndeshja e pare desh fuksionoi sepse po luante me skemen e kontes ai 3-5-2 .
Ta shohim sa ka per te fuksionuar skema e tij neser.
Une jam tifoz italian, edhe shpresoj qe spanja mos te shenoi para se prandelli ta kuptoje se po gabon me skemen e tij.
We will see, edhe pse shpresoj te jem gabim.
Krijoni Kontakt