Ti pyet cila fe është e vërteta.. mendimi imë është se ideja e zotit nuk duhet lidhur fortë me fenë.
E dyta është se personi duhet të vendosi disa prioritete... prioriteti më i madh për mua është njeriu!!
Për mua njeriu duhet të shqetësohet kur kap veten të kushtojë më shumë rëndësi për zotin (akoma më keq për fenë!!) se sa për veten dhe njerëzit e tjerë.
Un po të isha babai i një fëmije do doja që ai të vendoste prioritet veten.. pas kësaj dashuria që ai do më tregonte do kishte më vlerë!
Për mua pak rëndësi ka zoti i qiellit për të cilin flasin fetë e ndryshme.. për atë anë të zotit mundë të le një dritare të vogël dhe aq! preferoj të hap derën gjerë tek prezenca e zotit që kam para syve: vetja ime, gjithë njerëzit e tjerë, kafshët, natyra, deti, dielli, hëna..
Është e lehtë të shikosh dorën e njeriut tek feja! pra feja ka brenda gjëra që nuk ja vlen ti bësh flamurë dhe të betohesh për to! disa këshilla të fesë vlejnë, të tjera për mua jo.
Pra si konkluzion un përsërisë këtë:
Po kapa veten të merrem shumë me fenë dhe zotin se sa me atë që kam para syve.. diçka nuk shkon mirë!
Krijoni Kontakt