Coffe Shop - sukses i garantuar ... sipas vendit behet kuvendi ;-(
Coffe Shop - sukses i garantuar ... sipas vendit behet kuvendi ;-(
Te lutem lexoje mire firmat qe merren me aktivitet "merging & acquisiton" apo jam gabim???? Ne rastin e hapesit te temes firma do ta ndihmonte se si te acquire a business. Nese je e interesuar nese une e di kuptimin e fjalve merging & acquisition ateher hapim nje teme tjeter edhe diskujtojme edhe do e kuptosh sa e informuar jam.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loneeagle : 13-06-2012 mė 08:36
I LOVE GOD
j&g
Ndoshta ke te drejte ndoshta une po flas bazuar ne mentalitetin edhe etiken ketu ku jetoj. Ndoshta ne shqiperi gjerat jane ndryshe. Gjithesesi me duket ide e mire qe dikush do te investoj ne shqiperi plus e shikon me fituese te ket biznesin e vet se sa thjesht ti vendosi ne bank.
I LOVE GOD
j&g
S'eshte pune mentaliteti, paraja eshte e ndyre, kudo qe te jesh!
Me figurat qe ke dhene ne shmebullin tend, ajo c'kam dominuar tek shkrimi yt eshte e diskutueshme.
i.e. Nqs investon 3 milion edhe fitimin e ke 200.000 i bie te kesh nje rritje vjetore prej 6.67%, me shpresa qe fitimi vjetor i raportuar te jete neto, se po qe bruto s'ja vlen te diskutohet. Ne kete rast ke edhe stresin e mbajtjes se bisnesit gjalle (dal prape tek c'kam thene me pare, po s'ja pate idene do e kesh te veshtir) ku bisnesi tashme simbolizon edhe kapitalin qe ke. Ndersa ne banke, kapitali te mbetet kapital, pervec rastit kur je vertet pa fat e ndodh ndonje krize ekonomike
![]()
Ah sa keq, me te vertete jemi brezi me i keq: jemi te ndare mes dy trojesh (atij Shqipetar ku kemi lere e ku kemi nje kujtim e atij te huaj qe dita fillon me pune e mbaron po me pune).
Problemi nuk eshte vetem investimi, porblemi eshte si do te duket vendi kur do rikthehesh. Mbase edhe zhgenjehesh, sidomos kur ke jetuar me vite te tera.
Si shume me siper, edhe une mendoj qe 400.000 euro jane nje shume mese e mjaftueshme per te filluar nje biznes.
Ndryshe nga disa, une nuk do keshilloja kurre kafenete: Tek ne populli eshte i varfer e qendrron ne tavoline edhe dy ore e me shume vetem me konsumimin e kafese. Por 100 kafe ne dite nuk paguajne punen. Lokali hecen kur ka konsumim pijesh (e nuk flasim per raki e vodke).
Problemi eshte qe per te pasur te pakten nje fare klientele konkurenca tek ne nuk qendron tek lloji i pijeve, tek puna e barmanit apo tek oferta e konsumimit. Tek ne konkurrenca qendron vetem tek bukuria e lokalit. fatkeqesisht bukurite s'kane fund neper lokalet tona e mendoj qe nuk mjaftojne 400.000 euro ne kete sektor, sidomos nqs do hapesh lokalin brenda nje qyteti (ku ka kliente te mundshem). Nqs behet fjale te blesh nje cope toke jashte qytetit, duhet te kesh parasysh qe jemi nje popull pa kulture udhetimi ose me sakte pa kulture pushimi, sepse per te hecur lokali, duhet te ndertosh edhe nje hotel, hoteli duhet te kete pishine e mundesisht te kete edhe rruge qe te cojne afer nje qendre te banuar ku mund te shetitet e te soditet syri. Sic e thashe me siper, keto nuk jane pjese e mentalitetit shqipetar e nuk do kishe fitim. Plus qe ne kemi dicka te keqe. Vjedhim idete e njeri tjetrit e i krijojme gjerat ngjitur e kjo heq edhe leverdine e nje investimi sepse nuk ekzistojne akoma ligje qe te mbrojne nga konkurenca e pandershme. Tek ne, fiton kush paguan me shume e ligjin e ben akoma Maliqi (le te kundershtoje kush te doje per kete).
Ky zoteria qenka i zoti me trasportet: besoj se nje maune duhet te kushtoje goxha para e pervec blerjes edhe mirmbajtjes e pervec keture nuk e di se sa mundesi rregullimi mund te kete ne shqiperi per mjete kaq te rendesishme. Gjithsesi mund te nisesh me pak maune, nje aktivitet trasporti. Kam degjuar qe fitojne mire. I vetmi problem qendron tek sigurimi, sepse tek ne ne rast aksidenti dhe shkaterrimi te mjetit nuk te ofrojne as 30 % te vleftes qe mund te kushtoje nje maune. Edhe ne kete rast eshte per te shpresuar qe te funksionoje.
Mund te hapesh nje banke, por duke u lidhur me shtetin e duke filluar me investime ne pjesen publike: problemi ne kete rast eshte vetem 1, qe te kushtezon fitimi, sepse ky gjithmone arrihet por nuk i dihet afati kohor se kur arrihet. Pastaj kur behet fjala e nje bashkeveprimi me shtetin e kur ky bashkeveprim eshte fitimprures, gjithnje ka fitim e nuk ka rrezik falimentimi, sado qe tek ne karriget nderrohen, duke risjelle idera te cuditshme, por jo shume larg nga perendimi, sepse ne jemi imitues goxha te mire.
Tema eshte me rendesi teper te madhe: problemi i vetem eshte pikerisht ideja se cfare. Shteti qe te kete rritje e me ane te tij edhe ne si individe-investues, duhet te mos bazohemi vetem ne tregti dhe konsumizem. Duhet te hapim dicka te re. Dicka ku nuk na ben konkurrence, as kinezi, as greku e as italiani apo gjermani, sepse nuk ia vlen lodhja e mundimi i gjithe atyre kursimeve.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Erlebnisse : 13-06-2012 mė 08:58
La vita č bella...
Te investosh ne Shqiperi eshte vone tani sepse bisneset jane kapur nga te tjeret me pare dhe jane bere monopol i X e Y ...
por mendoj qe ka vend gjithmone ...
duhet studiuar tregu se per ēfare ka nevoj diēka e e re qe nuk e ka bere dikush para teje
o ndryshe nuk ke shume kunkurent
me aq para sa ke ti psh mund te besh diēka qe ka nevoj atje ..kopesht privat ,azil pleqsh ,qender per disabilit ...
Mos risko shume qe ti investosh te gjitha ...mund ta marresh dhe me qera godinen...
mendoj qe per keto lloj sherbimesh familjaret kane nevoj ..
nuk e di se si eshte ligji atje per hapjen e ketyre sherbimeve ...
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
Jo nuk e marr me te perpjekur. Ka firma qe merren strictly vetem me large wealthy business por ka edhe qe merren me individ. Jo te gjithe bizneset jane korporata, ka me miliona biznes te vegjel qe shiten ose merge nepermjet ketyre firmave. Firma te tilla kane departmente te ndryshme qe i pershtaten klientit. Klienti mund te jete nje korporate e fuqishme por mund te jete thjesht nje bleres entrepreneur. Pra varet, nejse une e di qe firma te tilla ekzistojn ketu ne amerike por per ne shqiperi nuk jam e sigurt. Ose ndoshta hapesi i temes thjesht do te filloj nje aktivitet biznesi from scratch. Ne thjesht shprehim opinionin tone ne fund i zoti punes vendos vete.
I LOVE GOD
j&g
Ok po ta bej pak me te thjeshte, mergers and acquisitions ka te beje me raising capital qe eshte corporate finance. Kurse ky thjesht kerkon ide per investime per parate e tij, qe hyn te private wealth management. Te pakten bankat e medha, investment banking dhe private wealth management i kane te ndara nga njera tjetra.
Per kuriozitet me jep disa shembuj kompanish si keto qe po thua.
Di Jej, a bohesh managjerja ime ty?![]()
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Krijoni Kontakt