Close
Faqja 153 prej 154 FillimFillim ... 53103143151152153154 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,521 deri 1,530 prej 1535
  1. #1521
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    KFOR-I LARGON BARRIKADËN E FUNDIT NË JARINË

    Nga Express 18 Shkurt 2012 18:15


    Trupat e misionit të NATO-s në Kosovë kanë larguar barrikadën e fundit rrugore në pikën kufitare 1 në Jarinë, duke rikthyer mundësinë për qarkullim përmes kësaj pike. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në pikën kufitare 31 në Bërnjak, ku rruga është pastruar gjithashtu nga dëbora dhe tani është e lirë për qarkullim.

    Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, tha se largimi i barrikadave është bërë pa shkaktuar ndonjë incident apo tubim kundërshtues të banorëve serbë, siç kishte ndodhur në të kaluarën, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Megjithatë, ai tha se në veri të Kosovës mbesin ende dy barrikada rrugore.

    “Me sa di kanë mbetur edhe dy barrikada; kjo vlen për urën jugore të Mitrovicës dhe Rudarën; përndryshe, nuk ka më barrikada”, njoftoi ai.

    Dhjetëra barrikada rrugore ishin vendosur në veri të Kosovës nga serbët protestues pas aksionit policor të autoriteteve kosovare, të zbatuar më 25 korrik të vitit të kaluar, me qëllim rimarrjen e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.

  2. #1522
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Merita e Hashimit edhe e Kamishit edhe kjo

  3. #1523
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Merita e Hashimit edhe e Kamishit edhe kjo :@pp
    po normal se merita e tyre eshte
    mos te ishte 25 korriku
    ku do te ishim sot

    a mendove se mos eshte merit e albin-sokoloviq-donqiqit kjo a
    qe u ka ndihmue serbve ne bllokimin e rrugve shkiet ne veri e albin-sokoloviq-donqiqi ne jug e ne kufirin kosove-kosove lindore

  4. #1524
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pika-Kufi.1-31

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    po normal se merita e tyre eshte
    mos te ishte 25 korriku
    ku do te ishim sot

    a mendove se mos eshte merit e albin-sokoloviq-donqiqit kjo a
    qe u ka ndihmue serbve ne bllokimin e rrugve shkiet ne veri e albin-sokoloviq-donqiqi ne jug e ne kufirin kosove-kosove lindore
    per qfar barikade e ke fjalen o zotri barikadat sjan hek fare kjo esht loj e nderkombtarve ato jan te sofistikuar edhe me shum dhe aty smund te kaloj as nje doganjer shqiptar

  5. #1525
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    per qfar barikade e ke fjalen o zotri barikadat sjan hek fare kjo esht loj e nderkombtarve ato jan te sofistikuar edhe me shum dhe aty smund te kaloj as nje doganjer shqiptar
    ti dhe vetfundosja kini deshir te jet ashtu

  6. #1526
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Lirohen pikëkalimet Jarinje e Bërnjak

    Publikuar: 23.02.2012 - 10:51

    Zubin Potok-23 shkurt- (E plotësuar) Njësia speciale e policisë së Serbisë, xhandarmëria, në orët e mesditës të së enjtes ka filluar një operacion tjetër në pikëkalimin kufitarë në Bërnjak në anën serbe. Ata së pari kanë larguar nga pjesa neutrale e kufirit një barrikadë të vendosur nga grupe kriminale serbe. Po ashtu xhandarët serbë kanë filluar edhe bllokimin e të gjitha rrugëve alternative. Xhandarmëria nuk po lejon kalimin e njerëzve apo mallrave në këto rrugë ilegale duke i drejtuar ata për në pikëkalimin kufitar në Bërnjak. Edhe njësitë e KFOR-it kanë larguar të gjitha pengesat-barrikadat në këtë pikëkalim.


    Jarinje, 23 shkurt - 12:00 - (E plotësuar) Barrikadën në zonën neutrale ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Jarinje, e hoqi xhandarmeria dhe “nga ora një pas mesnate pjesëtarët e xhandarmerisë e kontrollojnë këtë pjesë të rrugës”, raportoi ndërkohë ‘Blici’ i Beogradit.Këtë barrikadaë nuk e kanë vënë qytetarët e pjesës veriore të Kosovës por në të gjatë gjithë kohës kanë bërë kujdestari pjesëtarët e lëvizjes ekstremiste “1389”, vazhdon njoftimi i kësaj gazete.


    Leposaviq, 23 shkurt - 10:51 - Në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë, afër pikës kufitare në Jarinje, dhjetëra persona të panjohur e kanë hequr barrikadën si dhe kanë prishur tendën në të cilën kujdestaronin serbët, njoftojnë sot mediat serbe.

    Raportohet se personat që kanë hequr barrikadën në këtë pjesë, në mes Leposaviqit (në Kosovës) dhe Rashkës (në Serbi), kanë ardhur nga drejtimi i Rudnicës, ndërsa në kokë kanë pasur maska. Nuk raportohet për incidente gjatë largimit të barrikadës.

    Njoftohet se pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë të pranishëm në pikën e tyre në Jarinje dhe vetëm e kanë vëzhguar heqjen e barrikadës.



    -----------------------------------------------------------------------------------

    Serbët, përleshen mes vete tek barrikadat

    Shkurt 23, 2012 12:28

    Raportet e nga terreni në veri thonë se ka pasur përleshje ndërmjet serbëve dhe personave të pauniformuar që hoqën pas mesnate barrikadën në zonën neutrale ndërmjet Kosovës e Serbisë në Jarnijë.

    Dhjetra persona që besohet se janë pjesë e BIA-s u dukën në pjesën serbe të kufirit duke hequr pengesat e barrikadës, që coi edhe në përleshje fizike me serbët lokalë.

    KFOR-i ka qëndruar pranë për të ndihmuar nëse ishte nevoja. /indeksonline/

  7. #1527
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    KFOR-i ka kryer me sukses largimin e një barrikade në rrethinë të Rudaritë në veri të Mitrovicë, ndërsa konfirmon edhe njëherë “plagosjen e 2 ushtarëve gjatë operacionit të largimit të barrikadës nga sulmi i dhunshëm ndaj ushtarëve të KFOR-it”.

    Të dy ushtarët janë plagosur nga të shtënat e armëve, thuhet në njoftimin e fundit të KFOR-it.

    (Radio Evropa e Lirë)

    Përshëndetje

  8. #1528
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Rexhepi konfirmon plagosjen e disa personave në veri
    Publikuar: E premte 1 Qershor 2012, 14:33 0 Komente 0 Rekomandime

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar plagosjen e disa personave gjatë përleshjeve të sotme në veri të Mitrovicës, në mes të KFOR-it dhe banorëve lokalë. Misioni paqeruajtës i NATO-s ka bërë përpjekje të largojë barrikadat në fshatin Rudarë, ku edhe ka hasur në rezistencën e banorëve lokalë. Në një prononcim për mediat në Prishtinë, Rexhepi ka thënë se turma e serbëve ka shtënë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, kurse ky i fundit ka përdorur gazin lotsjellës, plumbat e gomës dhe topat e ujit për shpërndarjen e tyre. Rexhepi ka pranuar se gjendja vazhdon të jetë e tensionuar, ndërkohë që ka bërë të ditur se KFOR-i ka larguar dy barrikada. Sipas tij, Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it janë në gjendje gatishmërie në rast të nevojës. Serbët lokalë kanë vendosur barrikada në veri që nga korriku i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarë aksionin për futjen nën kontroll të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31.

  9. #1529
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    Rexhepi konfirmon plagosjen e disa personave në veri
    Publikuar: E premte 1 Qershor 2012, 14:33 0 Komente 0 Rekomandime
    Duhet se paku ti ngele pak fytyre ketij idioti , po ky skish fare as ate pak
    Cfare eshte puna e ktij pisi qe me shum e luan roline e nje gjyqatri ne ndeshje sportive se sa minister i puneve te brendshme , dhe pa fije turpi pas gjithe ksaj qe te huajt malltretohen e pergjaken me shkije ne vend se ai ta kishe kry punen e vet qe me kohe , ky del komenton sikurse komuntuesi me poshte ( pas ndeshjes sportive ) dhe njekohesishte shpallet HERO :


    Citim:
    Postuar më parë nga Genti..
    Merita e Hashimit edhe e Kamishit edhe kjo
    Pika-Kufi.1-31 (LLapi)
    po normal se merita e tyre eshte
    mos te ishte 25 korriku
    ku do te ishim sot

    a mendove se mos eshte merit e albin-sokoloviq-donqiqit kjo a
    qe u ka ndihmue serbve ne bllokimin e rrugve shkiet ne veri e albin-sokoloviq-donqiqi ne jug e ne kufirin kosove-kosove lindore
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 01-06-2012 më 13:11

  10. #1530
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Përshëndetje -Genti..--Unë e kam hallin të Veriu i Mitrovicës ,e sa për Partit Politike në Kosovë dihet shumë mirë- bëjnë rivalitet dhe luftojnë për Qeverisje(PUSHTET) e jo për prosperitet të Popullit Shqiptar

    P.S.--ky është mendimi im????????

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •