Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 77
  1. #51
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Nuk ke pse me kerku falje, tamam puna. Edhe une isha gati ta postoja kete lajm por rastesisht e lexova ne koha.net pergenjeshtrimin e Blatter.
    Lexoji pak kėto komentet kėtu. Sa patetikė qė janė

    Kodi:
    http://www.b92.net/eng/news/comments.php?nav_id=80440
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  2. #52
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Lexoji pak kėto komentet kėtu. Sa patetikė qė janė : ^mos

    Kodi:
    http://www.b92.net/eng/news/comments.php?nav_id=80440


    I kam lexu. Qelloja kush esht komentuesi me emrin Schmit

    Kohe pas kohe e shtoj ndonje koment me emer te huaj sa per t'iu nxi diten, dhe reagimet e tyre jane....shiko punen tende gjerman (mvarresisht pre emrit) i ndryre lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 27-05-2012 mė 08:17

  3. #53
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    E ke lexu diku te kem thene diku se Kosova eshte anetaresuar ne FIFA?

    Problemi me ty eshte se ti nuk e di dallimin ne mes te zyrtarizimit te raporteve dhe anetaresimit te plote/zyrtar.

    Thelbi i bisedes eshte nese mund te llogaritet ky vendim i FIFA si fillim i raporteve zyrtare Kosove - FIFA, apo jo. Antiproanti e ka te qarte se per cka po bisedohet, perderisa ti akoma nuk e ke kap si duhet.
    "Kosova edhe zyrtarisht nė FIFA" do te thote qe eshte bere antaresim zyrtar. Shume thjeshte mund te behet titulli "Zyrtarizohet raporti midis FIFAs dhe Kosoves, nese patjeter do qe ta mbash fjalen zyrtare ne titull.

    Ne fakt gjithcka eshte shume me e thjeshte dhe nuk ka pse futen teknikalitete te tilla. FIFA ka lejuar qe Kosova te zhvilloje ndeshje miqesore, ose sic e tha me qarte Antiprodani qe anetaret e FIFAs jane lejuar te luajne me Kosoven.

  4. #54
    Bunjaku: Te mendojme per Euro 2016

    Trajneri i ekipit pėrfaqėsues tė Kosovės, Albert Bunjaku, e ka nė kokė pėrbėrjen e ekipit kosovar me tė cilin ai do t’ia bėjė sefte nė arenėn ndėrkombėtare. Deri te ndeshja e parė e pėrfaqėsues sė Kosovės ka kohė, por Bunjaku e di se me cilėt lojtarė do t’ia fillojė asaj.

    Shtėpia numėr njė e futbollit botėror – FIFA ditė mė parė vendosi t’i japė lejen Kosovės pėr zhvillimin e ndeshjeve miqėsore ndėrkombėtare, e kjo ka bėrė qė selektori kosovar tė fillojė realizimin e planeve qė ka bėrė deri mė tashti.

    “Pėr momentin tė gjithė jemi nė eufori tė madhe, pas vendimit qė e ka marrė FIFA pėr tė lejuar Kosovėn tė luajė ndeshje miqėsore ndėrkombėtare. Por, edhe nė kėtė situatė duhet tė fillohet tė mendohet pėr hapa tė ardhshėm, pra nė realizimin e planeve qė i kemi bėrė me ardhjen e kėsaj dite tė madhe pėr futbollin kosovar”, tha ai.

    Bunjaku ėshtė shprehur se e di 90 pėr qind tė pėrbėrjes sė parė. “Qysh njė kohė tė gjatė e kam nė kokė formacionin me tė cilin mund tė filloj ndeshjen. Aty- kėtu ka vend pėr ndryshime tė vogla, pasi qė krejt varet nga mundėsia e lojtarėve qė do tė ftoj, tė jenė tė lirė nė kohėn e caktuar”.

    Por kjo lė tė nėnkuptohet se ai nė ekip do tė ftojė edhe Xherdan Shaqirin, Granit Xhakėn, Pėrparim Hetemajn, dhe lojtarė tė tjerė qė po luajnė pėr ekipe dhe kombėtare tė tjera evropiane. “Do tė shkoj nga ajo qė t’i afroj nė ekip lojtarėt mė tė mirė qė ka Kosova jashtė dhe brenda kufijve tė saj, por prioritet po pėrsėris do tė jenė ata jashtė. Ata janė mė ta gatshėm tė pėrfaqėsojnė Kosovėn sa mė denjėsisht nė arenėn ndėrkombėtare”.

    Selektori mendon pėr kualifikimet e Euro 2016, i cili mbahet nė Francė. “Ndeshja e parė do tė jetė formale dhe mund ta luajmė me lojtarėt qė do t’i kem nė dispozicion. Problem ėshtė tė krijoj njė ekip sa mė tė fortė pėr kampionatin evropian 2016. Deri atėherė, normalisht nėse na mundėsohet tė jemi pjesė e kualifikimeve, duhet tė jemi gati pėr sfidat qė na presin”.

  5. #55
    Nje faqe interesante qe shkruan per shtetet qe nuk jane njohur nga FIFA apo qe po tentojne te futen

    http://outcasts-book.blogspot.com/

  6. #56
    Problemi me i madh per Kosoven do jete pranimi ne UEFA. UEFA e ka rregull qe pranon vetem vende te njohura nga Kombet e Bashkuara. Keshtu qe pa u njohur Kosova si shtet nga Kombet e Bashkuara nuk do te kete mundesi te marre pjese ne eleminatore per Kampionat Europian.

    Edhe nese futet zyrtarisht ne FIFA, prap do te jete problem puna me UEFA.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Problemi me i madh per Kosoven do jete pranimi ne UEFA. UEFA e ka rregull qe pranon vetem vende te njohura nga Kombet e Bashkuara. Keshtu qe pa u njohur Kosova si shtet nga Kombet e Bashkuara nuk do te kete mundesi te marre pjese ne eleminatore per Kampionat Europian.

    Edhe nese futet zyrtarisht ne FIFA, prap do te jete problem puna me UEFA.
    Kosova nuk do te njihet kure nga Kombet e Bashkuara, nese rrethanat mbesin perafersisht keshtu si jane aktualisht...
    Rrjedhmisht Kosova nuk do te kete mundesi te luaj ne turnire nderkombetare, madje as te zhvilloje ndeshje te rendomta miqesore me shtete tjera.

    Pra, te gjithe kosovaret e interesuar duhet ta dine se Kosova kurre nuk do te mund te perfaqesohet ne sportet dhe turniret kryesore sportive, pavaresisht cka deklarojne zyrtaret e shtetit dhe te federatave te ndryshme sportive.

    Vetem ndryshimi i raporteve me Serbine, perfshi ndarjen e Kosoves, ndryshimin e kufijve, luften dhe para se gjithash bashkimin me Shqiperine, mund te sjelle nje pjesemarrje me te shpejte...


    Perndryshe, Kosova dhe askush tjete nuk mund te futet direkt ne FIFA pa qene anetare i UEFA-s resp. konfederates perkatese kontinentale.

  8. #58
    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kosova nuk do te njihet kure nga Kombet e Bashkuara, nese rrethanat mbesin perafersisht keshtu si jane aktualisht...
    Rrjedhmisht Kosova nuk do te kete mundesi te luaj ne turnire nderkombetare, madje as te zhvilloje ndeshje te rendomta miqesore me shtete tjera.

    Pra, te gjithe kosovaret e interesuar duhet ta dine se Kosova kurre nuk do te mund te perfaqesohet ne sportet dhe turniret kryesore sportive, pavaresisht cka deklarojne zyrtaret e shtetit dhe te federatave te ndryshme sportive.

    Vetem ndryshimi i raporteve me Serbine, perfshi ndarjen e Kosoves, ndryshimin e kufijve, luften dhe para se gjithash bashkimin me Shqiperine, mund te sjelle nje pjesemarrje me te shpejte...


    Perndryshe, Kosova dhe askush tjete nuk mund te futet direkt ne FIFA pa qene anetare i UEFA-s resp. konfederates perkatese kontinentale.
    Prandaj thashe qe ai eshte problemi kyresor se tani per tani te pakten nuk behet llaf per njohje nga Kombet e Bashkuara.

  9. #59
    Vokrri: Do ftojmė edhe serbėt nė Pėrfaqėsuese

    Kryetari i Federatės sė Futbollit tė Kosovės, Fadil Vokrri, ka dhėnė njė interviste pėr agjencinė serbe tė lajmeve "B92" duke prekur disa tema te ndryshme qe kane te bejne kryesisht me vendimin e ditėve tė fundit nga FIFA qė lejoi Kosoven te luaje ndeshje miqesore.

    Kreu i FFK tha se pėrfaqėsuesja e Kosovės nė tė ardhmen do t'i ftojė edhe futbollistėt serbė qė sot luajnė me Pėrfaqėsuesen e Serbisė, por qė kanė lindur nė Kosovė. Kosova do te kete te drejte te therrase te gjitha ata lojtare qe kane patur te drejte te luajne per Kosoven me pare kur ata nuk lejoheshin te luanin ndeshje, edhe nese keta lojtare jane aktivizuar tashme me shtete te tjera.

    Ai ka dhėnė njė intervistė pėr kėtė agjenci tė mėrkurėn, ndėrkohė qė, sipas tij, nė Pėrfaqėsuesen e Kosovės nuk do tė bėhet fjalė pėr lojtarė serbė apo shqiptarė, por pėr ata qė kanė lindur nė Kosovė, pra pa dallime etnike.

    Kur ka folur pėr lojtarėt serbė, ai ka vėnė theksin mbi mesfushorin e Juventusit, Milosh Krasiq dhe mbrojtėsin e PSG-sė, Milan Bishevac, qė sot luajnė pėr Pėrfaqėsuesen e Serbisė, por qė kanė lindur nė Kosovė. http://futbollishqiptar.net/

  10. #60
    FIFA nuk ndryshon vendimin pėr Kosovėn

    Vendimi i FIFA-s qė Kosovės t'i lejohen miqėsoret ka mbetur nė fuqi edhe pas tė enjtes, kur nė selinė e shtėpisė botėrore tė futbollit, nė Zuerich, u zhvillua takimi mes drejtuesve tė FIFA-s, UEFA-s dhe Federatės sė Futbollit tė Serbisė, shkruan sot Koha Ditore. Serbėt shpresonin qė nė kėtė takim tė merrej vendimi qė tė anulohet vendimi i marrė mė 22 maj nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s pėrmes sė cilit Kosovės i lejohen miqėsoret. Por, nė takim ėshtė vendosur vetėm qė pėr kėtė ēėshtje tė bisedohet edhe nė tė ardhmen. Vetė serbėt kanė treguar se do tė ketė shumė konsultime pėr ēėshtjen dhe se procesi do tė zgjasė shumė.

    Pėr rrjedhėn e takimit ka njoftuar vetėm Federata e Futbollit tė Serbisė, e jo edhe FIFA e UEFA.

    Nė takim morėn pjesė presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe katėr zyrtarė tė tjerė tė lartė tė FIFA-s. Delegacioni dyanėtarėsh i UEFA-s drejtohej nga Theodore Theodoridis, drejtor i sektorit pėr bashkėpunim me federatat nacionale, ndėrsa delegacioni treanėtarėsh i Federatės serbe udhėhiqej nga kryetari Tomislav Karaxhiq.

    Sipas njoftimit tė publikuar nė Federatėn e Futbollit tė Serbisė, pėrfundimi bazė i takimit ėshtė qė nuk do tė ketė pranim tė Kosovės nė UEFA e FIFA, derisa Kosova tė ketė kėtė status.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •