Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 111
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Ama nga nje ane ka te drejte jarigas.. ka aritur niveli i bisedes sa qe te rekomandosh mesim per gatimin e fasules.

    Por te pakten ndodhi nje gje e mire! E kuptuam qarte nga pasioni dhe kembengulja e shokve qe jan fetare se mesimi i fese nuk eshte dicka filozofike sic duan te na i paraqesin, menyra se si u zhvillua kjo bisede tregon me se qarte nevojen e tyre te thelle te perhapin fene.

    Kjo sepse njerzit pa fe jan nje gje shqetesuese ne castin qe nje fetar detyron veten te ndjeki rrugen e veshtire te librave te fese.

    Sa per tabeln "Enver" qe na vini, vetem kur te pranojme se ne kemi gjysmen e fajit per ate sistem te gabuara do mundemi te ecim me poshte. Kush ka problem te pranoj veten me gjith gabimet do kerkoj "parajsa" te remta.

    Nuk shoh rruge tjeter vec se prinderit qe nuk duan mos ta cojne femin ne mesim, sepse gjerat jan me te thella sec duken, sikur dhe pes veta te jemi, mjafton ta marin nje mesazh qe ka njerez qe nuk flen gjume.

    Un nuk di keshilla nga korani, di vetem keshillen e Gj.Kastriotit: duhet te mbajme lidhjen tone! Pra mos te vem fene te paren e te behemi copa copa.

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2012
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Absurditeti i rradhes i Ministrise se Arsimit, nje kerkese qe as nuk duhet te ishte marre ne konsiderate...

    ****

    Lëndë fetare në shkolla, Tafaj pranon kërkesën e klerikëve

    Propozimi i bërë njëzëri nga pesë komunitetet fetare në vend për futjen e një lënde religjioze në shkollat e arsimit parauniversitar ka sjellë përplasjet e para në radhët e specialistëve dhe politikanëve. Ndonëse për momentin propozimi është thjesht një ide që kërkon kohë për t’u zbatuar në praktikë, ai është mbështetur nga kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili ka deklaruar dje se është e rëndësishme që nxënësit të marrin edhe njohuri për fenë. “Është e rëndësishme, mendoj unë, që nxënësit të marrin njohuritë për fenë. Ne kemi edhe mësues që studiojnë për Filozofi dhe Pedagogji. Përvoja e mjaft vendeve të tjera është e tillë, që një lëndë e tillë është në grupin e lëndëve me zgjedhje”, – deklaroi ministri Tafaj. Sipas kreut të Arsimit, gjithçka mbetet për t’u diskutuar gjatë kohës që projekti është në komision. Por, një qëndrim krejt të kundërt me të ka ish-ministri i Arsimit, E’them Ruka, njëherësh edhe kreu i komisionit kuvendor të Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale, sipas të cilit, kërkesa e klerikëve, por dhe qëndrimi i ministrit janë antikushtetues. “Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon një gjë të tillë. Shkolla ka karakter laik dhe laik do të thotë që nuk mund të zhvillohen mësime fetare në shkolla. Ka institucione të tjera ku mund ta shprehin identitetin e tyre fetar”, – u shpreh Ruka. Ndërkohë që edhe më i ashpër është mendimi i historianit Pëllumb Xhufi. Duke u bërë apel klerikëve të distancohen nga veprime të tilla, Xhufi deklaron se hyrja e fesë në shkolla do të vinte në rrezik shtetin shqiptar, i cili ndër shekuj ka qenë i ndarë dhe i pavarur nga feja. “Po të mos jetë laik shteti shqiptar, sigurisht do të mund të krijoheshin probleme të cilat na drithërojnë dhe na trembin kur shohim se ç’ndodh sot në Liban. Ta kthesh edhe shkollën në parcelizim shpirtëror, atëherë kjo mua më duket krejtësisht e papranueshme. Është antikushtetuese, antihistorike. Do kisha kërkesë nga ana ime që t’i kthehen vetes në radhë të parë dhe mundësisht të ngatërrohen sa më pak ose hiç fare, siç i mëson Bibla dhe Kurani, me politikë”, – pohon historiani. Nga ana tjetër përfaqësues të Ministrisë së Arsimit shpjegojnë se lënda fetare në shkolla është thjesht një ide e komuniteteve që, nëse pranohet, nga kërkon ndryshimin e kurrikulave shkollore për t’u bërë pjesë e lëndëve që nxënësit do të mësojnë me dëshirë në shkollë. Për këtë, thonë specialistët, duhet shumë punë dhe kohë. Dy ditë më parë, përfaqësues të komuniteteve fetare, të pranishëm në mbledhjen e komisionit të Edukimit ku prej gati dy javësh po diskutohet projektligji i ri “Për arsimin parauniversitar”, kërkuan që në shkollat publike të futet një lëndë për kulturën fetare. Përpos kësaj kërkese, drejtues të Komunitetit Mysliman risollën në vëmendje kërkesën e bërë në mënyrë sistematike që të lejohen në shkolla publike vajzat me shami, si një e drejtë e çdokujt që të mbajë veshjen sipas besimit që predikon.

    Qëndrimet

    Myqerem Tafaj

    “Është e rëndësishme, mendoj unë, që nxënësit të marrin njohuritë për fenë. Ne kemi edhe mësues që studiojnë për Filozofi dhe Pedagogji. Përvoja e mjaft vendeve të tjera është e tillë që një lëndë e tillë është në grupin e lëndëve me zgjedhje”.

    E’them Ruka

    “Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon një gjë të tillë. Shkolla ka karakter laik dhe laik do të thotë që nuk mund të zhvillohen mësime fetare në shkolla. Ka institucione të tjera ku mund ta shprehin identitetin e tyre fetar”.

    Pëllumb Xhufi

    “Po të mos jetë laik shteti shqiptar, sigurisht do të mund të krijoheshin probleme të cilat na drithërojnë dhe na trembin kur shohim se ç’ndodh sot në Liban. Ta kthesh edhe shkollën në parcelizim shpirtëror, atëherë kjo mua më duket krejtësisht e papranueshme. Është antikushtetuese, antihistorike. Do kisha kërkesë nga ana ime që t’i kthehen vetes në radhë të parë dhe mundësisht të ngatërrohen sa më pak ose hiç fare, siç i mëson Bibla dhe Kurani, me politikë.

    Jonida Tashi - MAPO
    Me ne fund filloj diqka e mire ne Shqiperi,po fillon te rrezohet Sistemi Enverist.
    Shpresoj qe femijet tani nuk do te mesojn qe vijn nga majmunat qe kurrr nuk u bene njerz,dhe nuk do te shendrrohen ne diq tjeter sic pretendojn disa INJORANT,dhe nuk do te mesohen qe njeriu esht ROBOT pa besim dhe pa ndjenja si MAKINE.
    Shpresoj qe se shpejti te hyn ne FUQI ky propozim.

  3. #93
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    shih shih c'vete, akoma pa u futur feja neper shkolla, kerkojne te heqin lendet shkencore mullahet e plevitosur te islamit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 18-05-2012 më 19:31

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga analysis Lexo Postimin
    Me ne fund filloj diqka e mire ne Shqiperi,po fillon te rrezohet Sistemi Enverist.
    Shpresoj qe femijet tani nuk do te mesojn qe vijn nga majmunat qe kurrr nuk u bene njerz,dhe nuk do te shendrrohen ne diq tjeter sic pretendojn disa INJORANT,dhe nuk do te mesohen qe njeriu esht ROBOT pa besim dhe pa ndjenja si MAKINE.
    Shpresoj qe se shpejti te hyn ne FUQI ky propozim.
    Pa as nje deshire te bej kritik dua te te them se: Behemi c'far akuzojme!

    Mendoje dhe nje here para se ta hedhesh poshte kete! Njeriu akuzon tjetrin me qellim ti drejtoje gishtin vetes ne nje menyre mos direkte!

    Ato qe shkruan jan te padrejta, shkolla fliste dhe per ndjenja, dhe per respekt, dhe per vllazni, fliste per poetet e shkrimtaret.. etj! Flet per Injorance me siguri te plote sikur ishe prezent kur u krijua bota.

    Mbase jam dhe gabim por kaq pasionq qe tregon sigur perpiqesh te shmangesh dicka. Na mer nje klarinet nga Gjigandi i vegles te qetesohesh http://www.youtube.com/watch?v=3xy4YNAXYqY&feature=related

  5. #95
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    JO indoktrinimit fetar te femijeve ,as edhe ne shtepi nga prinderit e tyre se le me ne institucione kombetare-shkolla!
    Feja eshte ceshtje personale ( per te njemiljonten here) eshte ceshtje bindje dhe jo trashigimie. Ne boten e lire femijet duhet te rriten pa indoktrinim fetar se as qe jane ne gjendje te kuptojne jeten e le me perrallat nga perrallaret qe as vete nuk i dine dhe vete nuk jane te bindur per ate qe rrefejne.
    Kur te rriten femijet mund te zgjedhin besimin o mosbesimin eshte pune e tyre dhe jo as e prindit dhe as e institucionit shtetror.
    Babai im ishte besimtar dhe une nuk jam ( pasi nuk u indoktrinova si femi, mu dha mundesia kur te rritem dhe te kuptoj jeten me kaq sa e kuptoj dhe fene dhe besimin me kaq sa e kuptoj,mu dha mundesia e zgjedhjes -Falemnderit Baba)
    Mendimi i cdo anetari eshte mendim personal, nuk eshte per debat dhe as per replike...Njeri mund te zgjedhi te mbaje mendimin e vet, te adoptoje mendimin e tjetrit ose mos mendoje fare( si puna e besimit ne fe,dmth besim ne perkethim do te thote "mos mendo ,beso cka te mesoj" )
    Perfundimisht mendoj se edhe sikur te kete krijues te plotfuqishem ,ai nuk eshte ne imixhin qe e portretizon asnjera nga fete qe egziston sot.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #96
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    kjo qe thua nuk eshte aspak e vertete i nderuar.
    shikohet nga fakti qe deri para disa vitesh, e vetmja fe qe studiohej ne europe ishte krishterimi, ndersa sot ne shume vende po futen edhe fe te tjera. (budismi, islami, hebraizmi, hinduizmi apo ku di une.)
    S'eshte e vertet çfare?!
    Te shpeton pa kapur,nje detal i rendesishem: Lenda fetare ishte e detyrueshme!!
    Kjo , pasi kultura qe mbartte feja ne keto vende, ishte burimi paresor rregullues i jetes ne keto vende dhe si e tille, ishte shume e nderlidhur me edukimin e brezave te rinj! Tanime qe standardi kulturor i ketyre vendeve ka arritur nje stad te tille zhvillimi qe faqazi mund t'i tregohet vendi qe meriton, fesë!!Pra , te detyruar nga marreveshjet shekullore midis klerit dhe qeverise, nuk e heqin dot prej programit arsimior, por ama e kane "delenisur" ne nje lende "facoltative", me deshire, pra pa pike vlere arsimiore! Kete duhet te vesh re e jo faktin qe kane futur fete e tjera,(gjithmone facoltative) pasi kjo eshte vetem nje shfaqje pikerisht e humbjes se vlerave fetare ne keto vende dhe mpiksjes se vlerave humaniste universale!
    sdq nuk kam shume deshire te diskutoj rreth kesaj teme, pasi eshte e sterperseritur.

    une them vetem dicka. NE NUK KEMI KAPACITET TE VEPROJME SIPAS KOKES SONE.
    Po pra, feja ishte e detyrueshme ne sistemin arsimor te ketyre vendeve me tradite te vjeter fetare dhe tanume nuk eshte me!!Nuk do te thote asgje per ty ky fakt?!
    a
    q mendjemadh te duket vehtja (shaka) qe te thuash qe gjermanet, anglezet, hollandezet, belget, skandinavet etj jane kontradiktore ndersa ne shqiptaret duhet t'i japim shembull atyre??? haha.
    sidomos nga ana juridike, ne shqiptaret nuk kemi kapacitet te shpikim asgje te re. ata jane vite drite perpara nesh...
    Pajtohem me ty per sa i perket perparesise se tyre ne gati çdo lemi te jetes, por e kisha fjalen per ty, kur fola per "kontradikte"!!
    cuditem me ty dhe disa te tjere. si mund te mendoni qe ne shqiptaret kemi ligje me te mira se shtete e siperpermendura?
    Ku e kam thene apo mbrojtur kete?! Nuk egziston ligji i persosur askund dhe çdo gje eshte e permiresueshme, e ma ha mendja se pikerisht per kete arsye kuvendojme ne kete forum!

    Pastaj, presim akoma ndonje te fandaksur te na shpjegoje se ne çfare menyre mendon te ndertoje ne te njejtin istitucion edukativ siç eshte shkolla e detyrueshme, bashkejetesen e shkences(biologjise, fizikes, etj) me "mrekullite" e profeteve perrallore, ndarjet e sateliteve natyrore pergjysem, pesh-peshet ne vesh prej engjejve, embriologjine kuranore,etj.....
    E t emos flasim pastaj per demin e madh nen prizmin humanist qe do te sillte edukimi fetar ne shkolla, qofte ne nivelin e barazise dhe lirise seksuale, por edhe ne zhvleftesimin e "rybes" se shtetit demokratik!!
    Me thoni ju mendjendritur te forumit:Si munde te lejoje nje shtet demokratik, futjen ne programin shteteror te edukimit, te nje lende antidemokratike e madje te ngarkoje veten me pergjegjesi per kete?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 19-05-2012 më 05:22
    Jarigas

  7. #97
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pastaj, presim akoma ndonje te fandaksur te na shpjegoje se ne çfare menyre mendon te ndertoje ne te njejtin istitucion edukativ siç eshte shkolla e detyrueshme, bashkejetesen e shkences(biologjise, fizikes, etj) me "mrekullite" e profeteve perrallore, ndarjet e sateliteve natyrore pergjysem, pesh-peshet ne vesh prej engjejve, embriologjine kuranore,etj.....
    E t emos flasim pastaj per demin e madh nen prizmin humanist qe do te sillte edukimi fetar ne shkolla, qofte ne nivelin e barazise dhe lirise seksuale, por edhe ne zhvleftesimin e "rybes" se shtetit demokratik!!
    Me thoni ju mendjendritur te forumit:Si munde te lejoje nje shtet demokratik, futjen ne programin shteteror te edukimit, te nje lende antidemokratike e madje te ngarkoje veten me pergjegjesi per kete?!
    pergjigjen e pyetjeve te tua e gjen duke marre shembujt e gadi te gjitha shteteve europiane qe e lejojne nje lende "antidemokratike" ne shkollat e tyre...
    apo mos valle te rre mendja qe shqiperia eshte vend me demokratik se gjermania apo suedia???

    po e perseris edhe nje here.
    SHQIPERIA ESHTE NJE MIKROSHTET NE MES TE EUROPES DHE NUK DUHET TE VEPROJE NDRYSHE NGA TE TJERET...
    ka shpikur ujin e vaket shteti shqiptar dhe do i tregoje te tjereve se cfare eshte demokracia dhe laicizmi... bah. qesharake.

    gadi te gjithe vendet europiane e kane dhe prandaj duhet ta kemi edhe ne.
    kjo eshte pikepamja ime.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #98
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mirdita dhe miresejugjeta,

    ....mesim "fetare" ne trojet shqiptare KA....nuk kan mbet femijet tane ne meshiren e ministrave dhe eksperteve per "gjithcka".....i kemi mektepet, ku mesojn suparen, ku i mesojn shartet e fese, ku e mesojn praktikimin e fese se tyre (se paku muslimanet). Per kete detyre bile kujdeset edhe personel i pershtatshem, pra, mesues, qe se paku e kane te kryer shkollen e mesme fetare, si "medresen".....

    Nuk eshte qellimi tek "nevoja" qe mos te na mbesen femijet huta e dembela fetare. Qellimi eshte tek sistematizimi dhe tek kontrolli per te arrijtur nje nivel bashkkohore ne aspektin intelektual, per ta vene ne rrote nje maqineri efikase.
    Kushtet ne mektepet e xhamiave jane dhjetra her me te mira se ne shkollat qe i posedojn shqiptaret gjetiu.....ne kete aspekt bashkesia islame bile jep autogoll, aman, edhe ajo e sheh te arsyeshme, e sheh te natyrshme, qe dija te ndahet atje, ku edhe e ka vendin ne kohen bashkkohore, ne shkolle.

    Me kete do te zgjidhen dy probleme..... nje, femijeve do te ju mundesohet nje edukim shtese, qe te mesojn se edhe me doren e majte mundet me ngran buke, dhe se nuk shkon ne xhehenem nese e ben....dhe dy, do te punesohen qindra djem tane si arsimtare......kurse me e rrendesishmja eshte, do te sistematizohet materiali mesimore, qe mos te ket ai influence nga gruppe te caktuara.....e kam thene disa here, nese jo ne shkolle, atehere femijen do te na mesoje RRUGA....njera ose tjetra......zgjidhje tjeter nuk ka.


    tung
    albanish by nature

  9. #99
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    pergjigjen e pyetjeve te tua e gjen duke marre shembujt e gadi te gjitha shteteve europiane qe e lejojne nje lende "antidemokratike" ne shkollat e tyre...
    apo mos valle te rre mendja qe shqiperia eshte vend me demokratik se gjermania apo suedia???

    po e perseris edhe nje here.
    SHQIPERIA ESHTE NJE MIKROSHTET NE MES TE EUROPES DHE NUK DUHET TE VEPROJE NDRYSHE NGA TE TJERET...
    ka shpikur ujin e vaket shteti shqiptar dhe do i tregoje te tjereve se cfare eshte demokracia dhe laicizmi... bah. qesharake.

    gadi te gjithe vendet europiane e kane dhe prandaj duhet ta kemi edhe ne.
    kjo eshte pikepamja ime.
    ....admiral i nderuar, si thua,

    A e din hajni kur e then banken se ben nje veper "te ndaluar" ???...edhe keta djem theeeeell ne zemer e dijn, se nuk e kan te drejte, por e thone....per me ja bere qejfin vetvetes, e arsyetojn.....natyrisht si ai hajni, edhe ai e arsyeton hajnine qe e ben.....perndryshe nuk do ta bente.....ne sy te njerezve ka disa te "verteta"....edhe duke e dijtur me plot vetedije se ekziston vetem "nje e vertete".....

    Vendet europjane e kane, per arsye se thjesht feja "eshte".....kurse europes i ka kushtuar shume gjak, mund dhe kohe, ta mesoj, se "eshte", dhe se me dicka qe "eshte" duhet te doremiresh....ngase injoranca vetemse ate qe "eshte" e ben "gjigande" dhe nje dite ajo te permbyt.....sic e ka permbyt europen dhjetra here.....


    tung
    albanish by nature

  10. #100
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Une personalisht jam pro lendes fetare ne shkolla, por me kusht qe lenda te jepet nga persona te kualifikuar dhe jo ekstremist te nje besimi apo te nje tjetri.

    Do ta lejoja femijen tim qe te ndiqte lenden fetare ne shkolle per dy arsye:

    1) per dituri ne radhe te pare
    Femija im duhet ta dije ç'eshte krishterimi, islamizmi, budizmi, hinduizmi, taoizmi etj etj dhe çfare i ofrojne keto besime njeriut dhe shpirtit.
    S'eshte gje e keqe te dije nje femije (ketu po flasim per gjimnazist) ç'eshte Bajrami, Pashka, Krishtlindja... ç'eshte agjerimi qofte ai i krishtere apo ai mysliman dhe cili eshte ndryshimi ndermjet njerit dhe tjetrit... pasi sot femijet dine vetem qe per keto festa nuk shkohet ne shkolle e asgje me teper, ndoshta njohurite qe mund te jepen mund ta perforcojne tolerancen fetare per te cilen shquhemi ne shqiptaret.
    Por, duhet te tregohet shume kujdes ne zgjedhjen e mesuesve qe do te japin keto lende, ne menyre qe te mos zgjidhen ekstremiste mysliman, katolik apo protestant etj.

    2) per nje zgjedhje jete ne radhe te dyte.
    Nese une personalisht jam nje e krishtere katolike, nuk eshte e thene qe edhe femija im te jete i krishtere katolik pse eshte nena e tij, nese femija im zbulon se per te feja e vertete eshte islamizmi eshte i lire ta jetoje ate, ama duhet te jete femija im qe te zgjedhe se cilin besim do te ndjeke, besimi nuk trashegohet, secili duhet ta zbuloje dhe nese nuk merren informacionet e duhura per çdo besim qe ekziston ne bote asnje s'do ndihet i plotesuar shpirterisht.

    Eshte njesoj si ne shkolle: ti ben shume lende, shume dege dhe ne fund zgjedh te ndjekesh shkencen ku ndihesh me i afte... e njejta gje dhe per besimin, meson per çdo besim dhe ne fund zgjedh te ndjekesh besimin qe te ben te ndihesh me i plotesuar... iku koha kur ne shqiptaret ishim mysliman pse lindnim ne nje familje myslimane (dhe pse asnje s'e praktikonte besimin), ishim ortodoks pse lindnim ne nje familje ortodokse (edhe pse shkohej ne kishe vetem per pashke dhe krishtlindje) dhe e njejta gje dhe per besimin katolik e keshtu me radhe.

    Ps. [Per besimtaret praktikante te çdo besimi] Nese nje familje e praktikon besimin e vet plotesisht, vertetesisht dhe me zemer duke respektuar Zotin dhe te tjeret, pavaresisht perkatesise fetare e sociale, atehere s'ka pse frikesohet nese femija ben lenden fetare ne shkolle, pasi nese femija e merr edukaten fetare si duhet ne familje, sado qe te marre informacione per besimet e tjera ne shkolle, zgjedhjen e vet e ben duke u nisur nga shembulli i jetes ne familje.

    Ky eshte mendimi im.
    Ndryshuar për herë të fundit nga milanistja_el : 21-05-2012 më 10:47
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •