“Sulmi Edi Ramės pėr interkonjeksionin, i sponsorizuar nga interesa korruptive”
18-04-2012 / Gazeta 55
Reagon Ministria e Financave
Ministria e Financave deklaroi dje se Kryetari i opozitės Edi Rama, nė mėnyrė keqdashėse dhe i sponsorizuar nga klientėt e tij ka keqinformuar opinionin publik nė lidhje me procedurat e tenderit qė janė duke u ndjekur pėr ndėrtimin e linjės sė interkonjeksionit 400 kv Shqipėri-Kosovė. Ministria e Financave pas negociatave me bankėn gjermane KfW nė rolin e financuesit ka marrė miratimin e Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr njė kredi prej 42 milionė eurosh pėr financimin e ndėrtimit tė linjės sė interkonjeksitonit prej 400 kv Tirane-Prishtinė. OST ėshtė caktuar si agjencia zbatuese pėr kėtė projekt. Gjatė procesit tė prokurimit tė kėtij projekti, Ministria e Financave u vu nė dijeni zyrtarisht nga OST pėr rrezikun e shpalljes fitues tė njė kompanie e cila kishte ofruar njė ēmim mbi 30 pėr qind mė tė lartė se oferta e kompanisė ndjekėse, e cila po ashtu plotėsonte mė sė miri tė gjitha kriteret dhe kėrkesat teknike tė paraqitura nga OST. Nė mbrojtje tė interesit publik, vijon deklarata e Ministria e Financave, dhe nė plotėsim tė detyrės ligjore pėr miradministrimin e fondeve publike, Ministria e Financave i ka kėrkuar bankės KfW, e cila, nė cilėsinė e financuesit ka tagrin ligjor pėr tė zhvilluar procedurat e tenderit, si dhe OST-sė qė nė zhvillimin e kėtij tenderi tė respektojnė detyrimin ligjor pėr tė orientuar procesin drejt kostos mė tė ulėt. Po ashtu, Ministria e Financave ka kėmbėngulur qė OST tė plotėsojė detyrimet ligjore kontraktuale dhe tė ushtroje influencėn e tij pėr tė mundėsuar implementimin e ofertės mė tė ulėt. Ēdo pėrpjekje pėr tė manipuluar kėtė tė vėrtetė ėshtė e sponsorizuar nga interesa korruptive. Ministria e Financave siguron publikun qė qeveria shqiptare do tė mundėsoje kryerjen e projektit nė kohė, me cilėsi, dhe kosto mė tė ulėt.
Krijoni Kontakt