Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    73

    Urdhërimi për të mirë ndalimi nga e keqja

    Urdhërimi për të mirë ndalimi nga e keqja

    Kush urdhëron për punë të mira dhe nuk i praktikon, a ka shpërblim? Si dhe kush ndalon nga e keqja dhe vetë e praktikon, a ka shpërblim?
    Po, çështja e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja nuk kanë lidhje më veprimin e t’mirës apo të keqës…
    Ngase obligimi ndaj robit është dy llojesh:
    1-Kryerja e veprave të mira dhe përmbajtja nga veprat e këqia;
    2-Urdherimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.
    Nëse e anashkalon njërin nga obligimet, ligjërisht nuk i lejohet të anashkalojë obligimin tjetër. Nëse ka bërë mekatë dhe njëkohsisht nuk bënë vepra të mira që i urdheronë, më të vërtetë nuk e lën urdhërimin dhe ndalimin dhe më tepru në këtë aspect, për shkakë se nuk është praktikues, ngase që të dyjat janë prej gjërave të obliguara.
    Për këtë të thashë ty fjalën e imam Malikut, All-llahu e mëshiroftë: “Sikur të mos urdhërojë njëriu për të mirë dhe mos të ndalojë për të keq nga frika që vetë nuk i përmbahet kësaj, atëherë askush nuk urdhëronë për të mirë e as nuk ndalon nga e keqja” (Kjo thënjë në esencë është transmetuar nga imam Maliku, mirëpo Ibën Kethiri pohon se është thënë nga Seid ibën Xhubejri, All-llahu i mëshiroftë të gjithë!).
    Kjo nuk qëndron, ngase feja është e madhe, çështjet e sheriatit, obligimet dhe mustehabatet janë të shumta, po ashtu gjërat e urrejtura janë shumë, për këtë njëriu e ka për obligim të urdhërojë dhe të ndalojë, sepse ndodhë njëriu me anashkalu ndonjë punë, qoftë ndonjë obligimi, punë të pelqyeshme apo punë të ndaluar, mirëpo kërkon falje dhe pendim tek All-llahu.
    Kështu që s’ka lidhje kjo më këtë, ky është obligim në vete dhe ky tjetri gjithashtu është obligim, atij të cilit i jep All-llahu sukses në praktikimin e dy obligimeve, ky ka arritë një mirësi të madhe, kurse ai i cili vepron të kundërtën patjetër duhet hollësisht ta sqarojmë këtë çështje:
    Nëse vazhdimisht urdhëron për të mirën dhe ndalon nga e keqja, e vet e bënë të keqën dhe nuk e bënë të mirën, gjatë gjithë jetës kështu vepron, këtij i përgjigjet fjala e Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Do të sillet një njeri ditën e kjametit, hidhet në zjarrë, organet e tij të mbrendshme do t’i nxirren jashtë, dhe i thuhet: o njeri, a nuk na urdhëroje për të mirë dhe na ndalojë nga e keqja? Thotë: po, gjithsesi, mirëpo iu urdhëroja juve për të mirë dhe nuk e punoja vetë, iu ndaloja nga e keqja, e vetë nuk u përmbajsha prej saj!” kjo i ndodhë si shkak i vazhdimit të tij në mëkate.
    Kurse ai i cili urdhëron, pastaj kërkon falje dhe pendim, mundohet që ta përmirsojë vetvetën, ky është sikur ai që i perzienë veprat e tij, disa të mira me disa të kqija, ndoshta All-llahu e falë.
    Përgjigjja nga shejh Sali Ali Shejh, All-llahu e ruajt!
    Burimi: www.sahab.net
    Përktheu: Besim Gjelaj


    http://www.forumiselefi.net/viewtopic.php?f=33&t=1178&sid=bcb0c944830ccdbf305b93d13658b301

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2011
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    101
    Kjo fjala urdher per me vepru mire ,dhe ndalimi per me bo keq , kjo po me cudit.
    Allahu eshte ai qe urdheron e jo njeriu.
    Njeriu e ka per detyr qe t'ja perkujtoj dikujt qe eshte gabim.
    E ai njeriu nese nuk ja perkujton vetes ai nuk mund t'ja perkujton askujt (nese eshte edhe vet gabim).

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    73
    Citim Postuar më parë nga General Lexo Postimin
    Kjo fjala urdher per me vepru mire ,dhe ndalimi per me bo keq , kjo po me cudit.
    Allahu eshte ai qe urdheron e jo njeriu.
    Njeriu e ka per detyr qe t'ja perkujtoj dikujt qe eshte gabim.
    E ai njeriu nese nuk ja perkujton vetes ai nuk mund t'ja perkujton askujt (nese eshte edhe vet gabim).
    thote Allahu azze ue xhele ne kuranin famelarte

    Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.TEUBE 71

    ndersa per munafiket thote

    Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.
    TEUBE 67

    I Dërguari I Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
    “ O ju njerëz, Allahu po thot : urdhëroni për të mirë dhe ndaloni nga e keqja para se të më luteni Mua e të mos ju përgjigjem, dhe të kërkoni prej Meje dhe të mos ju jap Unë, dhe kërkoni mbrojtje tek Unë dhe të mos ju mbrojë”


    I Dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem:
    “Njeriu e largon fitnen në familjen e tij, pasurinë e tij, në vetvetën e tij, në fëmijët e tij, me agjërim , namaz, sadaka, dhe me urdhërim për të mirë dhe ndalim nga e keqja”


    I Dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem:
    “ Pasha atë që shpirti im është në dorën e Tij, urdhëroni për të mirë dhe ndaloni nga e keqja se kam frikë se do t’ua dergoj Allahu dënimin, dhe pastaj do ta lutni Atë, por nuk do t’iu përgjigjet.


    shpresoj se e more pergjigjen .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    o dando, sipas nikut tend ty te pelqen e keqja dhe jo e mira, kujdes nga libaneze
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    73
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    o dando, sipas nikut tend ty te pelqen e keqja dhe jo e mira, kujdes nga libaneze
    nuk ka te bej fare me ata,madje ky eshte emer i cili ka kuptim te tijin ne gjuhen e vet.gjithsesi faleminderit per perkujtimin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •