Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Intimisht mendoj se Kosovës i nevojitet një kandidat më i përgatitur për postin e Presidentit se sa Z. Jashari.

    Është simptomatike se më 28 nëntor të këtij viti në kullën e Jasharajt u prit zoti Isa Mustafa ndërkaq për kryeministrin aktual nuk u gjet protokoll.
    Kosova ka kuadro më të përgatitura si p.sh Zoti Mustafa apo Zoti Blerim Shala, apo qoftë edhe Veton Surroi por që nuk kanë bazë të mjaftueshme elektorale për ta mundur PDK-në.

    Kështu nevojitet një kandidat që do ti fitonte votat e LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes dhe pjesërisht të PDK-së. Nevojitet një kandidat që nuk do të mund t'ia vjedhin votat aq lehtë siç ndodhi në zgjedhjet e kaluara.

    Ky kandidat do të mund të ishte z. Jashari, sepse:

    -postin e presidentit duhet t'a merr një element që unifikon popullin. Me këtë do të ishte edhe fillimi i fundit të një keqqeverisjeje deri në ekstrem si ajo që pamë deri më tani.
    -familja Jashari definitivisht do të tregojë se nuk e lidhë më asgjë me klikën e sotme të politikanëve hajdutë që uzurpuan edhe sakrificën e tyre për ta sjellë Kosovën në këtë gjendje...

    Mos të harrojmë: për ta shpëtuar Italinë nga Berlusconi, u bë një skenar pak a shumë i ngjashëm dhe funksionoi...
    Përballë krizave ekonomike botërore të njëpasnjëshme prezenca e politikanëve me kredibilitet është bërë një "kusht pa të cilin nuk bën"("conditio sine qua non"...).


    Mustafa s'ban per kryetar se ka ne gjak hakmarrjen ndaj fshatarve qe e kan mbush prishtinen.

    Blerimi nuk ben as ky se eshte shume frikacak dhe as ne toalet nuk do guxonte te shkonte pa pyet dikend prej aak-s.

    Vetoni nuk ben hiq se hiq ky eshte dhelper e keqe, ky eshte me falni ne shprehje zorragji sa qe ne kohen kur ka qen ky fshataret per okolla gjakoves i ka quajt si race tjeter.

    Kosoves i duhen krejt tjeter njerz nga keta 3.


    Por fatkeqsisht nuk ka nje person qe te themi ben per president te Kosoves.

  2. #22
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Vendi i Presidentit eshte i zene per Hashim Thacin.

    respekt per Murat Jasharin.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Vendi i Presidentit eshte i zene per Hashim Thacin.

    respekt per Murat Jasharin.
    O respektin e juve kemi me pa ne fushat kur ta qitni dhe ademin dhe hamzen spiuna te udbes
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anëtarësuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Nuk kam lexuar/degjuar ndonjë informatë për Murat Jasharin, që të jap ndonjë vlersim në është kompetent për këtë post.

    Por, nese i jepet posti vetëm pse është nga familja e Jasharajve, atëherë jam shumë kundër!
    Për tu treguar nderi e respekti ndaj vepres së familjes së tij, ka plot mënyra tjera. Dhe sa kam dëgjuar unë, shteti edhe ka bërë ca hapa të tilla me familjet e dëshmorëve (beneficione, stipendia studimesh, përparësi në punsime...). Të shfrytëzohet kjo për të arritur (ma mer mendja se ca veç e kanë shfyrtëzuar për shumëçka) edhe deri te posti më i lartë në shtet, nuk më duket aspak demokratike. Apo jo?

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Vidasusi Lexo Postimin
    Nuk kam lexuar/degjuar ndonjë informatë për Murat Jasharin, që të jap ndonjë vlersim në është kompetent për këtë post.

    Por, nese i jepet posti vetëm pse është nga familja e Jasharajve, atëherë jam shumë kundër!
    Për tu treguar nderi e respekti ndaj vepres së familjes së tij, ka plot mënyra tjera. Dhe sa kam dëgjuar unë, shteti edhe ka bërë ca hapa të tilla me familjet e dëshmorëve (beneficione, stipendia studimesh, përparësi në punsime...). Të shfrytëzohet kjo për të arritur (ma mer mendja se ca veç e kanë shfyrtëzuar për shumëçka) edhe deri te posti më i lartë në shtet, nuk më duket aspak demokratike. Apo jo?
    I nderuar me pelqeu permbajtja eksaj qe sollet.
    Ardhja ne menyren qe z.Murat te kandidohet per te parin e vendit ,jo vetem qe skishte qellim te sinqert, nga ata qe e propozuan pore ishte edhe si qellimperqarje mes partish dhe popullit qe binte pre e ktyre taktikave djallzore dhe as pak si sherbente stabilitetit politik.
    Heren e par ku njera parti ,gjeja shprehte respekt per familjen Jashari ,tjetra familje zihej disi ngusht.Mose te harrojm se dikush deshi qe Murati te behej Presiden e vet te drejtonte qeverin ..

    Ktu esht ai llumi qe mbi tragjedin e njeri te ngritet tjetri.
    Parimisht nuk i druaj mossuksesit te aftësise dhe mospergjegjsis se zotriut Murat Jasharit,pore respekti do duhej tregohet me pune te ndershme te atyre qe thirren ne respekt per Murat Jasharin dhe familjaret e Jasharajve te Prekazit e jo duke prapaganduar respekt ndaj atdheut.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Murat Jashari, më i preferuari për President?

    Me 29 për qind të votave, në mesin e tetë emrave në anketën elektronike “Kush do të jetë president i ardhshëm i Kosovës?”, Murat Jashari ka lënë pas Hashim Thaçin me 27 për qind, pastaj Albin Kurtin me 11 për qind, Adem Demaçin me 8 për qind, Atifete Jahjagën, Veton Surroin dhe Behgjet Pacollin me nga 7 për qind dhe në fund Sabri Hamitin me 4 për qind.

    Anketa është bërë në mënyrë elektronike nga Kosovapress, nga siç thuhet 7 mijë respodentë. Ndërsa, ka qëndruar për më pak se një javë në dispozicion për t’u votuar.

    I kontaktuar nga Kosovapress, Murat Jashari nuk ka dashur ta komentojë këtë “garë”, por ka falënderuar ata që e kanë votuar.

    Analisti Behlul Beqaj ka një shpjegim pse Murat Jashari gjen rangimin më të lartë në anketa.

    “Rangimi i Murat Jasharit reflekton gjendjen e pakënaqësisë të shumicës së qytetarëve me politikën e deritanishme”, thotë ai. “Mund të kuptohet edhe si shpresë që një personalitet i familjes së dëshmuar në baza kombëtare, patriotike, dhe një personalitet i arsimuar me tipare moderne, mund të paraqitet si strumbullar i interesave të shumta. Ky mund të jetë një argument që Murat Jashari ndoshta të ketë mbështetjen e shumicës edhe pse nuk është në struktura e nuk ka parti”.

    Sa i përket kandidatëve nga shoqëria civile, Beqaj shprehet se gjasat janë të vogla për ta, sikurse edhe për kandidaten Aitifete Jahjaga. Sipas tij, krejt ata që nuk kanë mbështetje partiake, i kanë gjasat e vogla për të fituar.

    “Shoqëria civile ka qenë më tepër bisht i pushtetit dhe nuk e ka lypë rolin që i takon. Nuk e kanë vetëdijesuar qytetarin që të vlerësojë kapacitetin intelektual dhe integral të kritereve të pavarur, por fuqinë e personalitetit e ka gjet tek ata liderë që kanë pushtet, e kjo nuk është ndëshkuar ende në Kosovë”, thotë ai.

    Beqaj mendon se ndryshimet kushtetuese kanë qenë të domosdoshme, sikur që është i domosdoshëm edhe ndryshimi i qasjes politike të qytetarëve. Por, kjo e fundit, sipas tij, kërkon shumë kohë.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Preferimi i qytetarëve është i drejt dhe i mirëseardhur për Kosovën. Sa më shpejt duhet bërë ndërrimin e Kryeministrit dhe ca Ministrave të korruptuar në themel.Por,me një kusht që votat mos të vidhen,siç bëri Hashim Thaçi me kompaninë e vetë... në zgjedhjet e fundit.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Populli i kosoves duhet me ja dhene voton Muratit,se mbaroi kosova nga hashimat e hajnat tjere.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Murat Jasharit dhe këshillëtarëve të mençur gjithandej Kosovës.

  10. #30
    Murat Jashari duhet te jete shume njeri i sinqerte para vetes dhe familjes prej nga vjen,
    Murat jashari nuk duhet te behet pre e metropazve siq jeni ju disa ketu ne kete forum..se ju jeni ata te cilet jeni mesuar ne te kaluaren dhe deshironi qe edhe murati te perfeshieht ne politiken e sodit jo une mendoj muratit nuk i duhet politika e as famlijes se ti.
    Se ky per bajrakun dhe irfancen eshte normale per ta se keta dy forumista jane njerzit me te kqi te keti populli dhe kesaj kosove,,keta jane vete krimi dhe e keqja e kosoves keta te dyte jane vete politika e bogradite ne kosove ,dhe keta nuk ja duan te miren familjes jashari e as kosoves e lere ma tjerev ,,se keta jane shkolluar ne bogard e kame then disa here po prap po e riperseris se keta jane vete politka e bogradite ne kosove dhe at e daqiqit tupi i tyre nuk ka funde ....

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •