Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    mendimi im sht qe dote ishte shum zgjedhje e duhur nese murat jashari dote zgjidhej is president i ardhshem i kosoves pse jo i plotson te gjitha kushtet intelektuale dhe kombtare te pakten maruat jashari ka ndjenja patriotike shqiptare

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    B.c.b

    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    mos e teproni tash,bile kur folni per jasharajt matuni pak...kur eshte ne gjendje me na udheheq bexheti e atifetja qe as nuk kan tipare te shqiptarit e as te presidentit,atehere pse mos te behet president murat jashari.murat jashari e familja e tij kan dhene shume per kosoven,mos harroni.
    une mendoj edhe pse nuk jam 100% i sigurt, se murati nuk eshte si kta tjert te rajonit te tij,edhe plotsisht e meriton kete vend.
    mos merrni shembuj palidhje,jo aeroporti jo posta jo univerziteti,sepse eshte marre e madhe,kta shkurt e shqip e meritojne qka dojne ne kosove,kan hise ne krejt kosoven e mos jepni komente t`kota.mos krahasoni jasharajt me tjeret sepse gaboni shume.
    shiqoni kend e kemi pas president para ktij,duke filluar nga rroqi rugova e deri te kjo budallica e fundit,kshtu qe nuk eshte asgje tragjike murati president.
    na veq dijm me fol ne internet,e familja jashari me shkaun ka fol vetem me plumba.hajt me t`mira e mos shurdhoni fort spaku bile per jasharajt,sidomos ti anita340 hiq mos fol se secilin shkrim qe shkrun e shkreton krejt.
    ashtu esht pajtohem me ju murat jashari dote ishte nje president shum i merituar dhe nje preiddent unifikues kur dihet se ne te kaluaren kemi pas presidenta me te kaluar te dyshimt tash nga nje ish perkthyese e UNMIKUT ARITI te behhet presSidente e kosoves

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    LDK e AAK kandidojnë Murat Jasharin për president?


    Murat Jasharin


    LDK e AAK kandidojnë Murat Jasharin për president?
    03-12-2011 14:03 CET

    Motivi për ta mundur Hashim Thaçin në zgjedhjet presidenciale duket se ka shtyrë dy parti opozitare që të dalin me një kandidat të përbashkët për postin e presidentit. LDK dhe AAK, tashmë kanë filluar bisedimet, madje ata kanë gjetur edhe kandidatin ideal që do të ishte i pranueshëm për të dy partitë, do të shuante rivalitetin e brendshëm dhe do të përçante edhe më tutje partinë në pushtet PDK.

    Interlokutorët e të dy kampeve politike, thonë se kanë gjetur emëruesin e përbashkët të këtyre negociatave. Murat Jashari është kandidati magjik i targetuar nga LDK e AAK, e i cili besojnë se do të marrë edhe mbështetjen e partive tjera opozitare.

    Agjencia e lajmeve “Ekonomisti”, raporton se dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë filluar diskutimet për të dalë më një kandidat të përbashkët për president të vendit.

    Vetëm pak ditë pasi u përfol emri i Blerim Shalës, si propozim i AAK-së për kandidat për president, si dhe lakimi i emrit të Sabri Hamitit nga LDK-ja, si kandidat i kësaj partie, burime të “Ekonomistit”, nga të dy këto kampe politike, kanë treguar se i janë ‘futur’ bisedimeve joformale që të heqin dorë nga propozimet e tyre partiake dhe të dalin më një kandidat të përbashkët.

    AAK-ja, sipas këtij burimi, ka propozuar që kandidati për president nga AAK dhe LDK, të jetë Murat Jasharin, ndërsa LDK-ja sipas tij, ka hedhur idenë që të shqyrtohet mundësia edhe e kandidimit të Veton Surroit.

    “Gjatë disa takimeve që kemi zhvilluar me përfaqësues të LDK-së, ku kemi biseduar datën e zgjedhjeve ka dalë edhe ideja e propozimit të një emri të përbashkët për president. Ne kemi propozuar që kandidat i përbashkët dhe i cili do të jetë reprezentues me i denjë i qytetarëve të Kosovës të kandidohet Murat Jashari. Këtë propozim ne e kemi bërë duke pasur parasysh se me figurën e Murat Jasharit, përfaqësohet lufta çlirimtare si dhe e ardhmja e Kosovës. Kjo për shkak se ai është një përfaqësues i denjë i familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe njëri i shkolluar dhe i matur që është dëshmuar gjatë këtyre viteve. Jashari ka treguar pjekuri dhe ka qenë pikë takimi e gjitha poleve politike dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë burimi agjencisë duke kërkuar të mbetet anonim për shkak se siç thotë ai është i besuari i AAK-së si interlokutor në këto bisedime.

    Sipas tij, ky propozim është mirëpritur nga përfaqësuesit e LDK-së, mirëpo, ata, siç thotë ai kanë preferuar që si kandidat i përbashkët i LDK-së dhe AAK-së, të shqyrtohet mundësia e kandidimit të Veton Surroit.

    “Ky propozim i LDK-së, si duket ka dalë si rezultat i vlerësimit të tyre se Surroj do të ishte kandidat me i fortë për shkak të përvojës së tij politike, përkrahjes ndërkombëtare dhe fuqisë mediale qe ka”, ka potencuar i njëjti burim.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e LDK-së, janë befasuar kur i është kërkuar një prononcim lidhur me këto bisedime. Ata kanë kërkuar që ky lajm mos të publikohet për shkak se, siç thonë ata akoma është herët të diskutohet për këtë çështje.

    Mirëpo pas insistimeve të agjencisë, ata kanë pranuar që janë duke zhvilluar bisedime lidhur më mundësinë e daljes me një kandidat të përbashkët me AAK-në.

    “Ne jemi duke biseduar për kandidaturën e presidentit. Është e vërtetë që dy këta emra që përmendni ju, janë përmendur gjatë disa takimeve joformale që kemi pasur me përfaqësuesit e AAK-së. Mirëpo ne si LDK edhe me tutje jemi duke diskutuar se cili do të ishte kandidati i propozuar nga LDK-ja e i cili do të ishte me i pranueshëm për gjithë qytetarët e vendit”, raporton “Ekonomisti”.

    Emri i Murat Jasharit, siç është duke u diskutuar brenda dy këtyre partive politike, do të jetë pika me e fuqishme e tyre për ta mundur sfidantin e PDK-së, i cili përflitet se do të jetë vetë kryeministri aktual Hashim Thaçi.

    Jashri, po ashtu, mendohet së do të marrë përkrahjen edhe nga pjesa tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, madje ata thonë se Jashari mund të marrë përkrahjen edhe nga një pjesë e madhe e PDK-së, që tani përfaqësohet nga‘fraksioni’ i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe deputetit Fatmir Limaj.

    Zyrtarë të AAK-së, po ashtu kanë thënë se kjo ide për të kandiduar Murat Jasharin për president, nuk ka ardhur tani, por ka qenë dëshirë e shprehur edhe publikisht nga lideri i saj, Ramush Haradinaj para shkuarjes se tij në Hagës. /Ekonomisti/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...per-president/

  4. #14
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    ide mjaft e qelluar..ne aspektin moral i takon te jete pikerisht ne maje te priamides shteterore te kosoves..nuk e di aspektin akademik te tij..kush ka informacion mbi jeteshkrimin dhe sidomos shkollimin e tij ta sjelle ketu...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #15
    Unë mendoj se do të ishte gabim fatal sikur familja Jashari të përzihej në politikë.
    Do të ishte një komprometim i madh për ta.
    Arsyet ( gjithmonë sipas mendimit tim):

    1. Familja Jashari është e respektuar nga të gjitha shtresat ( tash si apolitike që është) në Kosovë. Po u abonuan në ndonjë parti politike, do ta ngushtojnë rrethin e do t'i përkasin vetëm një grupacioni politik. Kjo do të bënte që militantë politikë ( kuptohet kundërshtarët - ata që s'i përkasin grupacionit që do të zgjedhin) edhe të flasin gjëra jo të bukura! Kjo nuk do të më pëlqente!

    2. Fakti që Kosova është nën mbikëqyrje të miqve që na ndihmuan për t'u çliruar do të bënte që mos t'i shkonte fjala. As kjo nuk do të më pëlqente!

    Unë mendoj më e vlefshme do të ishte sikur këta të "krijonin" diçka apolitike gjithëshqiptare, për të mirën e atdheut dhe besoj se shumë njerëz do t'i bashkangjiteshin këtij "krijimi"!

    Respekt për FAMILJEN LEGJENDARE, JASHARI!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #16
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    Murat Jasharin


    LDK e AAK kandidojnë Murat Jasharin për president?
    03-12-2011 14:03 CET

    Motivi për ta mundur Hashim Thaçin në zgjedhjet presidenciale duket se ka shtyrë dy parti opozitare që të dalin me një kandidat të përbashkët për postin e presidentit. LDK dhe AAK, tashmë kanë filluar bisedimet, madje ata kanë gjetur edhe kandidatin ideal që do të ishte i pranueshëm për të dy partitë, do të shuante rivalitetin e brendshëm dhe do të përçante edhe më tutje partinë në pushtet PDK.

    Interlokutorët e të dy kampeve politike, thonë se kanë gjetur emëruesin e përbashkët të këtyre negociatave. Murat Jashari është kandidati magjik i targetuar nga LDK e AAK, e i cili besojnë se do të marrë edhe mbështetjen e partive tjera opozitare.

    Agjencia e lajmeve “Ekonomisti”, raporton se dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë filluar diskutimet për të dalë më një kandidat të përbashkët për president të vendit.

    Vetëm pak ditë pasi u përfol emri i Blerim Shalës, si propozim i AAK-së për kandidat për president, si dhe lakimi i emrit të Sabri Hamitit nga LDK-ja, si kandidat i kësaj partie, burime të “Ekonomistit”, nga të dy këto kampe politike, kanë treguar se i janë ‘futur’ bisedimeve joformale që të heqin dorë nga propozimet e tyre partiake dhe të dalin më një kandidat të përbashkët.

    AAK-ja, sipas këtij burimi, ka propozuar që kandidati për president nga AAK dhe LDK, të jetë Murat Jasharin, ndërsa LDK-ja sipas tij, ka hedhur idenë që të shqyrtohet mundësia edhe e kandidimit të Veton Surroit.

    “Gjatë disa takimeve që kemi zhvilluar me përfaqësues të LDK-së, ku kemi biseduar datën e zgjedhjeve ka dalë edhe ideja e propozimit të një emri të përbashkët për president. Ne kemi propozuar që kandidat i përbashkët dhe i cili do të jetë reprezentues me i denjë i qytetarëve të Kosovës të kandidohet Murat Jashari. Këtë propozim ne e kemi bërë duke pasur parasysh se me figurën e Murat Jasharit, përfaqësohet lufta çlirimtare si dhe e ardhmja e Kosovës. Kjo për shkak se ai është një përfaqësues i denjë i familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe njëri i shkolluar dhe i matur që është dëshmuar gjatë këtyre viteve. Jashari ka treguar pjekuri dhe ka qenë pikë takimi e gjitha poleve politike dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë burimi agjencisë duke kërkuar të mbetet anonim për shkak se siç thotë ai është i besuari i AAK-së si interlokutor në këto bisedime.

    Sipas tij, ky propozim është mirëpritur nga përfaqësuesit e LDK-së, mirëpo, ata, siç thotë ai kanë preferuar që si kandidat i përbashkët i LDK-së dhe AAK-së, të shqyrtohet mundësia e kandidimit të Veton Surroit.

    “Ky propozim i LDK-së, si duket ka dalë si rezultat i vlerësimit të tyre se Surroj do të ishte kandidat me i fortë për shkak të përvojës së tij politike, përkrahjes ndërkombëtare dhe fuqisë mediale qe ka”, ka potencuar i njëjti burim.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e LDK-së, janë befasuar kur i është kërkuar një prononcim lidhur me këto bisedime. Ata kanë kërkuar që ky lajm mos të publikohet për shkak se, siç thonë ata akoma është herët të diskutohet për këtë çështje.

    Mirëpo pas insistimeve të agjencisë, ata kanë pranuar që janë duke zhvilluar bisedime lidhur më mundësinë e daljes me një kandidat të përbashkët me AAK-në.

    “Ne jemi duke biseduar për kandidaturën e presidentit. Është e vërtetë që dy këta emra që përmendni ju, janë përmendur gjatë disa takimeve joformale që kemi pasur me përfaqësuesit e AAK-së. Mirëpo ne si LDK edhe me tutje jemi duke diskutuar se cili do të ishte kandidati i propozuar nga LDK-ja e i cili do të ishte me i pranueshëm për gjithë qytetarët e vendit”, raporton “Ekonomisti”.

    Emri i Murat Jasharit, siç është duke u diskutuar brenda dy këtyre partive politike, do të jetë pika me e fuqishme e tyre për ta mundur sfidantin e PDK-së, i cili përflitet se do të jetë vetë kryeministri aktual Hashim Thaçi.

    Jashri, po ashtu, mendohet së do të marrë përkrahjen edhe nga pjesa tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, madje ata thonë se Jashari mund të marrë përkrahjen edhe nga një pjesë e madhe e PDK-së, që tani përfaqësohet nga‘fraksioni’ i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe deputetit Fatmir Limaj.

    Zyrtarë të AAK-së, po ashtu kanë thënë se kjo ide për të kandiduar Murat Jasharin për president, nuk ka ardhur tani, por ka qenë dëshirë e shprehur edhe publikisht nga lideri i saj, Ramush Haradinaj para shkuarjes se tij në Hagës. /Ekonomisti/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...per-president/

    Presidente i Kosoves ,gjithemone do te jete ai per te cilin do te vendos Amerika . Me shprese se familja Jashari, nuk do te kompromitohet ne keto lojra te haduteve .

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    kam friken qe po te kyqet ne politike do ndikoje negativisht ne te bemat e famijes se tij .....politika i prish njerzit...

  8. #18
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Shpresoj qe ti bie pishman kaq kam per te thane.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Intimisht mendoj se Kosovës i nevojitet një kandidat më i përgatitur për postin e Presidentit se sa Z. Jashari.

    Është simptomatike se më 28 nëntor të këtij viti në kullën e Jasharajt u prit zoti Isa Mustafa ndërkaq për kryeministrin aktual nuk u gjet protokoll.
    Kosova ka kuadro më të përgatitura si p.sh Zoti Mustafa apo Zoti Blerim Shala, apo qoftë edhe Veton Surroi por që nuk kanë bazë të mjaftueshme elektorale për ta mundur PDK-në.

    Kështu nevojitet një kandidat që do ti fitonte votat e LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes dhe pjesërisht të PDK-së. Nevojitet një kandidat që nuk do të mund t'ia vjedhin votat aq lehtë siç ndodhi në zgjedhjet e kaluara.

    Ky kandidat do të mund të ishte z. Jashari, sepse:

    -postin e presidentit duhet t'a merr një element që unifikon popullin. Me këtë do të ishte edhe fillimi i fundit të një keqqeverisjeje deri në ekstrem si ajo që pamë deri më tani.
    -familja Jashari definitivisht do të tregojë se nuk e lidhë më asgjë me klikën e sotme të politikanëve hajdutë që uzurpuan edhe sakrificën e tyre për ta sjellë Kosovën në këtë gjendje...

    Mos të harrojmë: për ta shpëtuar Italinë nga Berlusconi, u bë një skenar pak a shumë i ngjashëm dhe funksionoi...
    Përballë krizave ekonomike botërore të njëpasnjëshme prezenca e politikanëve me kredibilitet është bërë një "kusht pa të cilin nuk bën"("conditio sine qua non"...).
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush eshte ky murat jashari?

    nuk ja kam degjuar emrin kurr..

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •