
Postuar mė parė nga
Mexhi
Lista per Shqiperi Natyrale: Nacionalizmi serbo-maqedonas pergatit lufte ne trojet shqiptare
Para disa muajsh, nje analize me titull “LUfta e trete Ballkanike” beme nje prognoze mbi mundesite e nje lufte te trete ballkanike ne rajon. Ne analize midis te tjerash konkludohej se: ………
“…..Ka disa vatra tė cilat janė tė gatshme pėr tė ndezur zjarrin. Vatra e parė ėshtė Kosova e Veriut. Ajo ėshtė mbushur me barikada. Atje ku ngrihen barikada, do tė thotė se po bėhen gati pėr luftė.Tė gjithė e dinė kėtė, por tė gjithė flasin tė kundėrtėn. Me pėrjashtim tė shėrbimeve sekrete. Po si mund tė vijė deri tek lufta? Shumė thjesht, vetėm me njė shkėndijė. KFOR dhe EULEX ndėrhyn me forcė mbi barikaduesit, qeveria sėrbe do ndėrhyjė pėr tė mbrojtur bashkėkombasit e saj, nė ndihmė tė Sėrbise do shkojė Rusia.
Thjesht vetėm me njė shkėndijė, Nuk ndėrhyn KFOR, por i thonė Qeverisė sė Kosovės tė ndėrhyjė. Pėr ego pushteti, Thaci dhe Rexhepi ndėrhyjnė dhe pėrsėri ndėrhyn Sėrbia. Shqiptarėt e paorganizuar, dalin tė humbur nga lufta, edhe nė njerėz edhe nė teritore. Brukseli do tė jetė dakord me kėtė fund. Pse? Sepse shėrbimet sekrete tė Brukselit e dijnė mė mirė nga unė cfarė mund tė ndodhė kur ngrihen barikada, megjithatė, Brukseli e pėrkėdheli Sėrbinė duke i dhėnė statusin e vėndit kandidat. Brukseli e di shumė mirė qė Bogdanovici dhe Stefanovici e kanė bėrė Veriun si shtėpinė e tyre, por pėrsėri e pėrkedhel Sėrbinė.
Vatra e dytė mund tė jetė Bosnja. Ka 13 muaj qė nuk krijon dot qeveri qėndrore, qeveriset pjesė pjesė. Majtisti Dodik pritet tė bėjė referendumin pėr shkėputje. Nė ceremoninė e betimit tė tij si president mori pjesė edhe Tadic. Brukseli e miratoi kėtė veprim. Imagjinoni sikur nė ceremoninė e betimit tė presidentit tė Kosovės tė merrte pjesė Bamir Topi. Lukunia e ambasadorėve tė Brukselit do ta ndalonte me tė gjitha mjetet.
Vatra e katėrt ėshtė Maqedonia. Njė ditė, Gruevski do ta bėjė regjistrimin, do fallsifikojė numurin e shqiptarėve. Ai e bėri tė qartė synimin e tij kur tha se Cervenkovski kishte regjistruar 120 mijė shqiptarė mė shumė, qė do tė thotė se do regjistrojė 120 mijė mė pak. Ai e di se problemi i emrit, ėshtė thjesht njė pretekst i Brukselit. Nė gjėndjen nė tė cilėn ndodhet Greqia, mjafton vetem njė telefonatė e Merkelit dhe Papandreu e zgjidh pėr tre sekonda absurdin e emrit. Por Merkel, nuk e bėn telefonatėn dhe Gruevski e di arsyen reale. Gruevski nuk do tė lejojė qė kurrkush nė Maqedoni tė regjistrohet grek, as ne Krushevė. Shqiptarėt do rezistojnė, do kundėrshtojnė, por tė paorganizuar dhe Gruevski do ti vrasė sic i vrau nė Brodec apo Haracinė.
Cfarė shkrova ėshtė njė prognozė bazuar mbi fakte tė vėrteta. Natyrisht jo tė plota. Tė plota ato janė nė dosjet e shėrbimeve sekrete qė operojnė nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Sėrbi, Bosnjė, Greqi, Uashington, Moskė apo Bruksel.E vėrtetė ėshtė kriza totale e BE. Dhe kėsolloj krizash, kanė si alternativė zgjidhjeje edhe luftėn.
Por ėshtė edhe mashtrimi i Brukselit qė na dėrgon rekomandime, por qė nė realitet ka vdekur, qėkur vėndin e Barrosos e ka zėnė dyshja Merkel-Sarkozy……”
Zeri dhe analiza jone, nuk ju pelqeu disa ambasadave te huaja ne Tirane, Prishitne, Shkup, Beograd dhe Sarajeve. Meqenese analiza u botua ne te gjitha keto kryeqytete, bashkesia nderkombetare prognozen tone e konsideroi ekstremiste. Dhe ne uruam te jete keshtu. Por zhvillimet e mevonshme ne rajon, duket se po I japin te drejte Listes per Shqiperi natyrale. Faktet e meposhtme deshmojne per drejtesine e argumenteve tona.
Fakti I pare: Histeria antishqiptare qe ka shperthyer ne Maqedoni , vrasjet rrahjet , brohoritjet naziste, kercenimet etj tashme njihet nga te gjithe. Por BE ehste mjaftuar vetem me deklarime te thata mbi gjoja denimin e dhunes dhe qetsimin e situates.
Fakti I dyte: Po keshtu njihet nga te gjithe se Veriu I Kosoves tashme nuk ka vetem struktura paralele, por institucione qe veprojne te pavarura. Plus qe zera nga Brukseli flasin per dialog te prishtines me Beogradin per statusin e Veriut.
Fakti I trete: Politikane te ndryshem shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni flasin per agravim te situates. AAK deklaron se Veriu do te jete perjetesisht I Kosoves, nje nga drejtuesit e PDK, Nait hasani deklaron se po filluan bisedimet per Veriun, do te kete lufte.
Tashme eshtee qarte se nacionalizmi serbo-maqedonas I cili nenshkroi para disa kohesh per patrulla te perbashketa ne teritoret shqiptare, duket se kerkon ti shtyje shqiptaret ne trazira dhe konflkit.
Perballe kesaj situate, politika shqiptare ne Tirane, Prishtine, Shkup, eshte e heshtur, me perjashtim te zerave te permendura me lart.
Lista per Shqiperi Natyrale, e gjykon kete gjendje te rrezikshme per kombin shqiptar. Prandaj ajo ju ben thirrje politikaneve shqiptare ne Tirane, Prishtine dhe Shkup, te mblidhen ne nje takim konsultativ ne Tirane duke diskutuar situaten e krijuar dhe duke vendosur bashkarisht perballimin e situates. Ata duhet te denoncojne hapur nacionalizmin serbo-maqedonas si nxites dhe shkaktar I trazirave. Ata duhet tja bejne te qarte BE dhe SHBA se pasojat e ketij nacionalizmi te semure do te bien mbi te tjerat dhe jo mbi shqiptaret, do te rrezikojne jo vetem rajonin por edhe paqen europiane. (LSHN)/14 Mar 2012/V.I.
Krijoni Kontakt