Close
Faqja 40 prej 44 FillimFillim ... 303839404142 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 438

Tema: Jeta

  1. #391
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    te falemnderohem per keto vargje te mrekullueshme xhanem,gjitha te mirat per ty motrushe...


    me fal se tani shohe temen...

    te perqafoj forte...


    Prej jetes se vjeter

    Prej jetes se vjeter te them disa fjale,
    kam ngecur ne oqeanin e loteve per lumturin vertet kam mall,
    nuk mund te them se jam ne kohen e gurit,,
    por jam ne ate kohe kur gruaja vdiq dhe shkoi pran burit,
    ne Jete la jetimat e saj,ne ate kohe kam ngecur,por dije nuk qaj.

    Kam mbyllur veten dhe zemren ne kater mure,kete e di,
    por nuk mundem,nuk mundem te aktroj nje lumturi,
    ah...keta syte e zi,keta sy...
    nga loti shkelqejn sepse dic'ka qe kerkojn nuk gjejne.

    si mbretereshpa kuror me duket vetja,
    Jeta eshte e bukur,por une nga vdekja u sosa u treta,
    e kuptoj,dhe shpesh enderoj nje gezim pa funde,
    por perseri kthehem ne oqeanin e loteve e merzitur,
    nga frika se asnje ender e bukur nuk u realizua tek une.

    mund te dukem pesimiste para syve tua,
    por jetoe jeten time,ateher fol me mua,
    meri syt e mi dhe me to shiko,
    shpirtin dhe zemren time per nje kafshat buke-lufto.

    Shko ne shtepi kur askush s'te prete,
    ne mbremje njeri ne nje skaj,tjetri ne skajin tjeter,
    te zhytur ne mendime,sejcili ne boten e vete,
    kur te biesh ne gjume,c'do te pregadisesh per mengjes,mendo ashtu cic beje une,
    dhe kure te vie mbremja te urritur vendoe vellain ne gjume.

    Eshte marezi te vuash dhe gjithmon te vajtosh,
    ndoshta jeta te vin ashtu si vete ta kerkosh,
    ndoshta edhe per mua Zoti nje lumturi ka shkruar,
    por per momentin aspak se kerkoj,s'jam e interesuar.

    Me vargjet e mia e vras zemrimin tim,
    askush nuk e din se jam e zhytur ne vajtim,
    askush s'mi sheh lotet pos vargut dhe fletes,
    vetem une e di si i perballova goditjet e jetes.
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  2. #392
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Akoma se di

    Akoma s edi perse zgjodhe tjetren,
    qe gezimit ti them une lamtumire,
    akoma se di perse me lendove zemren,
    qe te mos besoj me ne dashurine.

    Akoma se di pse ashtu veprove,
    qe nje pjes e shpirtit tim ngadale te vdes,
    ne jete kam nje lutje dhe po pergjerohem,
    mos te gezofte ty me asnje gje.

    Akoma se di dhe nukme besohet,
    se ti dhe fati u tallet me mua,
    zemra ka nje deshire dhe me te qetesohet,
    askush mos tet thot sic te thash une te dua.

    Akoma s edi perse me lendove,
    kete pyetje te fsheht do t'a ruaj gjithmon,
    edhe pse pergjigje s'do te mare kurr.
    por,ne boten tjeter do te te kerkoj llogari-ti ishe ai qe vetes i thoje bur.

    Akoma se di ku mbet e verteta,
    ike ti nga une sepse nuk me deshte,
    apo me e zoja te mori ajo tjetra,
    zgjodhe rrugen me te lehte-ike ne heshtje.

    Akoma se di si pate zemer gurre,
    per t'u latguar ne buz me le gjurme,
    dhe ne zemer me le nje hije te zeze,
    qe kjo zemer nga eresira te vdes.

    akoma se di c'faj pati bilbili,
    qe i ndalove kengen,
    u more vallzimin yjeve edhe ate kur loznin me henen.

    Akoma se di c'nodhi mes nesh,
    perfundove gjithc'ka akoma pa filluar,
    do me kujtosh kur keq e me keq te jesh,
    do te vuash,nese ka nje zot edhe denimin tend duhet ta ket shkruar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tetovarja87 : 06-12-2011 mė 17:35
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  3. #393
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Gezuar ditlindjen


    Gezuar ditlindjen,kjo fjale e pa thene ,sote,
    nje trandofil si dhurat i lene mbi vare,c'do motemot,
    nje kufom e gjall mbi ate varre rri,
    jam une,vajza yte,babi sote erdha tek ti.

    Me fal te lutem tjeter dhurat nuk pata,
    e gjate,e gjate mu duke nata,
    mezi prita te nesermen te te takoj,
    ne vende takimin tone,une,trandofili dhe qyqja per ditlindjen tende lotoj.

    Te puth dheune qe te ka mbuluar,
    shtrengoj c'do gurre kurre nuk mundem ata duar,
    mos u merzit per mua per keta lote ne sy,
    besa mbeti bese- e forte jam-jetova pa ty...pa ju te dy.

    Sote,per ditlindjen tende me mall te kujtova,
    ne boten tjeter te jemi bashke,kete gje te urova,
    u ula tek varri,ne ggure i yti emer,
    me dy data o babi qe do me vrasin gjithmon ne zemer.


    15/12/2011
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tetovarja87 : 17-12-2011 mė 13:34
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  4. #394
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Sikur


    sikur te mundja t'pakten edhe nje here ta shohe,
    t'ia numroja rrudhat ne balle,
    sikur te mundja t'ja puth ata duar,
    per ti treguar se sa shume kam malle.

    Sikur edhe nje here te shifja ata dy sy,
    qe u jepnin drite syve te mi,
    sikur edhe nje here t'a kisha prane,
    ti jepja zemren time dhe te merja zemren e saj.

    sikur te mundesha dhimbjen t'ia largoj,
    dhe ti jepja jete nga jeta ime,
    te mos mbylleshin kure ata dy sy,
    sote ne vend meje te ishte nena ime.

    Sikur te mundi zemren nga kraharori ta largoj,
    dhe ta vendoj ketu mbi tavolin,
    qe c'dokush ti sheh plaget e saj kur te kaloj,
    dhe te kuptoj se sa vlere ka Nena - pa ate ke shoqe vetmin.
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  5. #395
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    8 Marsi

    Eshte festa yte nene,
    dhuraten me te bukur ne ender e kam lene,
    por,sote i shkruaj keto vargje me mallengjim,
    si dhurat kam kete vit,vetem kete shkrim.

    Do vi nene atje ku je ti,
    do ulem pran teje,prane teje do ri,
    me ty nene gjate do bisedoj,
    gurvarrin e ftohte,me ngrohtesi do ta perqafoj.

    S'te solla nene tjeter dhurat,
    sote eshte dita yte,
    e une mes shoqeve si e ngrate,
    nje urim i pa thene: edhe shume Mars-e te lumtura
    e shtrejta ime.

    S'ka rendesi se lulet tona me u thane,
    se per ne s'cel me trandofili,
    zemrat tona kure s'u ndane,
    sote,per ty me flet bilbili.

    Dhurat tjeter s'kam ne duar,
    per kete nene te lutem me fal,
    por sote per ty e kam me te shtrejtim falenderim,
    fal Zotit dhe teje une sote jam kjo qe jam.

    Sote perball teje qendroj e rritur,
    me po te njejtat mesime qe dikur mi dhe,
    sot edhe vellaun se kam te miitur,
    me buzqeshjen tende jetojm ne.

    Edhe pse letra do me kthehet,
    ku dua ta dergoj nuk ka adres,
    por,engjujt do te ta percjellin kete urim,
    e zemrat do te takohen,sepse edhe kjo zemer sot vdes...



    08/03/2012
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  6. #396
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar mė parė nga tetovarja87 Lexo Postimin
    8 Marsi

    Eshte festa yte nene,
    dhuraten me te bukur ne ender e kam lene,
    por,sote i shkruaj keto vargje me mallengjim,
    si dhurat kam kete vit,vetem kete shkrim.

    Do vi nene atje ku je ti,
    do ulem pran teje,prane teje do ri,
    me ty nene gjate do bisedoj,
    gurvarrin e ftohte,me ngrohtesi do ta perqafoj.

    S'te solla nene tjeter dhurat,
    sote eshte dita yte,
    e une mes shoqeve si e ngrate,
    nje urim i pa thene: edhe shume Mars-e te lumtura
    e shtrejta ime.

    S'ka rendesi se lulet tona me u thane,
    se per ne s'cel me trandofili,
    zemrat tona kure s'u ndane,
    sote,per ty me flet bilbili.

    Dhurat tjeter s'kam ne duar,
    per kete nene te lutem me fal,
    por sote per ty e kam me te shtrejtim falenderim,
    fal Zotit dhe teje une sote jam kjo qe jam.

    Sote perball teje qendroj e rritur,
    me po te njejtat mesime qe dikur mi dhe,
    sot edhe vellaun se kam te miitur,
    me buzqeshjen tende jetojm ne.

    Edhe pse letra do me kthehet,
    ku dua ta dergoj nuk ka adres,
    por,engjujt do te ta percjellin kete urim,
    e zemrat do te takohen,sepse edhe kjo zemer sot vdes...



    08/03/2012
    Jashtzakonisht mallengjyese
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  7. #397
    Gjurmė nė Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Nė luginėn e dashurisė.
    Postime
    2,622
    Sa vargje tė dhimbshme!!
    Ndaj dhimbjen me ty e dashur. Nuk je vetėm!
    Love has no limits

  8. #398
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Citim Postuar mė parė nga stern Lexo Postimin
    Jashtzakonisht mallengjyese
    Citim Postuar mė parė nga symphony Lexo Postimin
    Sa vargje tė dhimbshme!!
    Ndaj dhimbjen me ty e dashur. Nuk je vetėm!


    falemnderit mikeshat e mia,
    e di se kesaj as qe i thuhet poezi,por une e cmoj sepse del nga shpirti ime,
    perderisa ate dite shikoja neper dritare femijet e tjere se si mbanin lule ne duar,une mendoja vellan time dhe shkruaja keta vargje,mendoja veten time,mendoja 8 marset e tjera...nje 8 mars i vegjelis sime ishte keshtu:

    vellai i madh i kishte bler dhurat nenes,ndersa une jo,skisha para,ishim te vegjel,dhe nena me ngacmonte se vellai me don me shume me ka bler lule e ti jo....
    une u merzita shume dhe shkova tek nje shitore ketu afer meje ku edhe nje arsimtar i imi ishte pronar,e mora nje buzekuq duke e lutur qe parat tia jap me vone,fill sa ti kem ne duar,e mora buzekuqin dhe ia dhurova nenes,i urova festen duke qare-dhe sa e sa her kete e kujtonim....
    ate dite mendoja sikur te ishte,thjesht do ta perqafoja,sepse sot e di se nje perqafim i imi per ate do ishte me i cmuar,dhe nje fjal e imja se sa e dua do te ishte dhurata ime me e mire per te,ta perqafoja dhe te ndjeja se si me ngrohet shpirti e si zemra e ndjen se jeton......


    sido qe te jete....

    Nenat jan me te shtrejtat per ne,lum ata femij qe akoma i kan,sa her e mendoj sa do doja ta kisha dhe ta shoh se si endet neper bote,se si plaket,te kujdesesha per te kur ajo te ishte plak,e keshtu e ekshtu....por kjo eshte jeta,
    gjithmon na mer nga duart ate qe duam....
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  9. #399
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Te lumt tetovarja me kete poezi aq te dhembshme i ben te ju dridhen zemrat atyre qe i lexojn.
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  10. #400
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Nanush

    Ndarja na trokiti perseri ne dere,
    akoma pa celur lulet na u vyshken edhe ne kete pranvere,
    edhe nje shtrat vdekje ne kete dhom u shtrua,
    nanush...hapi syte,fol nje cik me mua.

    Nuk e mendova se me te shpejt do ikish nga kjo bote,
    nuk te takova as edhe me te fundit frym,
    doja te te them,ti beshe te fala babit tendit bir,
    te ma perqafosh edhe nenen ne ate bote kur ta takosh,
    nanush...pse nuk me the se edhe ti do na lėshė?!

    Nanush,edhe ti shkove tek varezat e familjes tone,
    tani pran ke djemt qe aq shum i done,
    tani je me ata qe zemren ta pervluan,
    nena me e vuajtur,me ata tani je bashkuar.

    Per mua,ti e din se dielli nuk agonte,
    se trandofili nuk lulzonte,
    por per ne ti ishe arim pranverore,
    mjaftonte te te shikoj,qe ta kuptoj se s'jam e lene pas dore.

    Mjaftonte te prek doren dhe te te push ne ball,
    mu ne ate caste kurre per nenen ndjeja mall,
    mjaftonte te te shikoj se si endesh neepr bote,
    te mare shpresa duke thene se nje nenen tjeter per mua mendon sote.

    Nje nene qe me dhe mbuloi shume djem te rri,
    perseri u kthye ejetoi me lote ne sy,
    nje nene qe rriti shume jetima ne kete bote,
    e lodhur,e merzitur ajo nene prehet ne dhe sote.

    ajo nene qe deri ne castin e fundit punoi,
    dora e saj,puna e saj kur nuk pushoi.
    nje nene qe pata amanet nga babi,
    qe me ledhatonte koken,me puthte tek balli.

    Nanush,as lamtumir nuk na the,
    edhe pse ti ishe shum e lidhur per ne,
    por,edhe per ata vertet ke pasur mall,
    nanush... a i harove vuajtjet tani ne ate varre?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tetovarja87 : 26-03-2012 mė 14:23
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

Faqja 40 prej 44 FillimFillim ... 303839404142 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •