HISTORIA E KENGES POPULLORE SHKODRANE
KENGA QYTETARE SHKODRANE
Ashtu si filigramat,melodite e bukura shkodrane jane punuar me mjeshteri, jane lemuar ne rrjedhen e koherave nga popullidhe,nje pjese e tyre,jane pastruar dhe pasuruar me elemente gjithnje e me autoktone.Megjiate permes arkivave, fotografive,botimeve te ndryshme ,kujtimeve gojore apo te shkruar; njihen shume emra krijuesish qe kane mbetur te pashlyer ne kujtesen e qytetareve shkodrane.Keshtu eshte e njohur dhe e ēmuar ne qytetin e shkodres veprimtaria krijuese e Hysejn Dobraēi, te cilin ideologu yne i Rilindjes Kombetare,Zef Jubani,e ka quajtur "Anakreonti shqiptar" dhe e Sali Pates, qe te dy te fillimit te shekullit XIX ajo e Halil Tophanes dhe e Shtjefen Shahirit; ajo e sazexhiut te talentuar Simon Marketes; krijimtaria e Kasem Xhurrit dhe e Mark Kranjanit,qe te dy te njohur si reformatore te ahengut shkodrane; ajo e Oso Seles (Falltores), sazexhi dhe vjershetar;ajo e rapsodit qytetar te periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizenit-Nel (Zenel) Maha, ajo e Paloke Kurtit,krijuesit te disa prej kengeve-perla te ahengut shkodrane; ajo e vjershetorit Heti i Molla Sylos dhe e kengetareve me vlere te veēante interpretative si Hila i Files,Taro Hoti,Ndreke Preluka,Shtjefen Jakova (Qorri). Gjate dhjetevjeēareve te pare te shekullit XX bene emer si krijues dhe interpretues sazexhijte Ndreke Vogli-Naraēi dhe Nush Pali;kengetaret Hamz Gogoli,Shuk Prifti,Pjeter Bushati. Vitet 40 dhe dhjetevjeēaret ne vazhdim te ketij shekulli shenojne fillimin e nje veprimtarie krijuese te suksesshme qe i fali hapesire dhe frymarrje te re kultivimit te kenges qytetare shkodrane. Kujtojme ketu kenget me te goditura, tashme mjaft popullore te Hasan Prezes,vellezerve Paulin e Karlo Pali,Rud Gurashi,Sheuqet Krujes,Namik Mithit,Adil Ujkashit etj. Me vlera krijuse te veēanta interpretimi i kengeve qytetare shkodrane nga artistet e njohur lirike te skenes sone Marije Kraja dhe Ibrahim Tukiqi kengetaret e shquar Bik Ndoja, Luēije Miloti, File Gjeloshi, Florinda Gjergji, Shyqyri Alushi, Naile Hoxha, Xheudet Hafizietj. Kengetaret e brezit me te ri Violeta Zefi, Bujar Qamili, Valdete Hoxha, Myfarete Laze, Mukades ēanga, Adnan Bala, Enriketa Kuēani,Sabahet Vishnja etj. Nje brez tjeter akoma me i ri kengetaresh po punon me perkushtim per persosjen e artit te tyre te interpretimimit. Ne keto kenge qytetare shkodrane ku ne teresine e shfaqjes se tyre (permbajtje, musike, vargje), vallet e kenduara te qytetite shkodres nuk jane thjeshte nje fenomen artistik;por tregues i gjalle i nje jete ku ballafaqohemime menyra te menduari, me te dhena etnografike,me marredheniet midis pjesetareve te familjes, me te afermit, miqte dhe rrethin shoqeror.
Krijoni Kontakt