Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Polifonia Popullore

    Vasil Tole

    Polifonia popullore, shikim nė tė kaluarėn

    Rėndom pohohet se degėt e tjera tė artit, si muzika arqitektura, skulptura e piktura, nuk kanė qėnė tė panjohura nė Shqipėri, dhe nė disa kohė patėn arritur shkallėn mė tė lartė sikurse na e vėrtetojnė sot gėrmimet arkeologjike[1] . Megjithė ngjyrimet romantike qė mbart citimi i mėposhtėm, thuhet se nė kohėt e vjetra “… shqiptarėt i kushtuan perėndisė sė muzikės qytetin e Apolonisė” dhe se akoma “…banorėt e atyre viseve mbajnė emrin Myzeqarė”[2] . Sipas Konicės: njė herė ėshtė shprehur njė mendim se muzika polifonike mund tė ketė buruar nė Shqipėri , ku vizituesit italianė nuk kanė mundur tė mos vėrejnė kėtė veēori[3] etj. Edhe mė tej gojėdhėna tė ndyshme pėr mitizimin e muzikės nga ilirėt na janė bėrė tė njohura prej autorėve tė antikitetit[4] .

    Duke vazhduar me dokumentat qė na vijnė prej arkeologjisė sonė muzikore, do tė pėrmendja edhe njė unazė tė shek. XV para erės sė re, nė gurin e sė cilės ėshtė gdhendur figura e Panit brinoē me kėmbė dhie, duke i rėnė njė vegle frymore me dy tyta tė bigėzuara[5] . Nga kėto dėshmi provohet gjithashtu edhe ekzistenca e instrumentave polifonikė qysh nė ndėrtim si p.sh tipi i fyellit tė dyfishtė qė dokumentohet nė Shqipėrinė Jugperėndimore, nė Apolloni, qė nė shek. VI-V p.e.re dhe nė luginėn e sipėrme tė Vjosės nė shek. IV-III p.e.re.[6] etj. Gjithashtu theksohet fakti se ekzistenca e polifonisė sot tek arbėreshėt nė Itali, provon se nė shek. XIV-XV, kohė kur ata emigruan, polifonia ishte njė relitet muzikor i pranuar nga tė gjithė nė Shqipėrinė e Jugut.

    Ende, nė pamundėsi tė dokumentimit tė fenomenit sonor tė polifonisė sonė nė kohėt e vjetra, mund tė themi se ekzistenca nė folklorin muzikor polifonik e disa gjinive si. p.sh nė kėngėn polifonike me origjinė mitologjike apo nė “vallet rituale”, mund tė provojė se polifonia ka qėnė bashkėudhėtarja muzikore e pėrhershme e gjinisė. Nė kėtė tip kėnge tė bien nė sy, si njė shtresim i lashtė me prejardhje mitologjike, njė varg thirrjesh qė sjellin jehonėn e praktikave ritualo-magjike, tė lashta. Si shembull mund tė pėrmendim tė tilla formula stereotipe tė fillimit tė kėngėve: “Oj lia oj”, / Vaj lia vaj/ Vaj duduk vaj![7] ; etj. Kėtu njė vend tė posaēėm do t’i kushtonim edhe baladave por dhe kėngėve historike tė cilat kėndohen dhe vallėzohen[8] nė polifoni. Ndėr mė tipiket kemi kėngėn e Dhoqinės e cila gjendet nė njė zonė tė gjerė qė pėrfshin Durrėsin, Gramshin, Pogradecin (gjurmė tė saj i gjejmė nė Korēė), Pėrmetin, Libohovėn, Gjirokastrėn, Beratin, Fierin, Vlorėn, Sarandėn, Ēamėrinė[9] ; si dhe kėngėt polifonike “Skėnderbeu trim me fletė”[10] dhe ajo e “Gjorg Golemit”[11] etj.

    Nė kulturėn popullore jugore janė ruajtur edhe njė varg elementėsh tė tjerė, jo muzikorė, qė vijnė nga e kaluara e largėt dhe shumė e largėt e kėtyre trevave. Kėshtu nga fusha e veshjeve mund tė pėrmendim fustanellėn e burrave, e cila ka pasur pėrdorim tė gjerė nė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Ballkanit, e sidomos nė Iliri e nė Epir. Ajo ėshtė e dėshmuar arkeologjikisht, qė nė shek. V-tė p.e.s nga njė figurinė e gjetur nė Maribor tė Sllovenisė, e pasuar nga figura e njė burri tė paraqitur nė njė gur varri tė shek. III-tė, tė gjetur nė Smokthinė-Mesaplik tė Vlorės, nga njė terrakotė e shek. IV, e gjetur nė Durrės etj. Nga kėto zona, pėrveē fustanellės mund tė pėrmendim se ėshtė ruajtur deri nė fillim tė shek. XX, njė nga tipet mė tė vjetra tė veshjeve pėr gra qė ėshtė kostumi mė kėmishė tė gjatė e dy futa, njėra pėrpara e tjetra prapa. Nė kėto troje ėshtė dėshmuar arkeologjikisht edhe pėrdorimi i “dalmatikės” ilire, qė kishte formėn e njė kėmishe tė gjatė e me mėngė, si ajo qė mban mjeshtri i paraqitur nė njė gur varri tė gjetur nė Drashovicė tė Vlorės dhe qė i pėrket shek. II-tė. Edhe nė njė tjetėr gurr varri tė shek II-III, tė gjetur nė rrethin e Korēės, janė paraqitur dy farkėtarė tė veshur me “dalmatika”. Tjetėr element i lashtė ilir nė kėtė lėmė janė edhe opingat e thjeshta me retra[12] . Gjithashtu, uniteti i tipareve tė pėrbashkėta antropologjike prej ilirėve tek shqiptarėt e sotėm jugorė, janė tregues i vazhdimėsisė biokomunikative dhe sprovė e pėrdorimit tė materialit antropologjik si burim historik[13] etj.

    Ajo ē’ka duhet theksuar pėrsa i pėrket studimit tė polifonisė, lidhet me faktin se muzika popullore polifonike shqiptare ishte fare e pastudiuar deri para viteve ’40 tė shek.XX, sepse “… para ēlirimit tė atdheut askush nuk merrej nė vendin tonė me studime muzikologjike, prandaj nuk trashėguam nga e kaluara asnjė farė literature shkencore”[14] . Arsyet rreth kėsaj mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, por deri mė atėhere vetė folklori shqiptar si fenomen mė i gjerė nuk ishte bėrė ende objekt i plotė studimi, e pėr mė tepėr polifonia e cila ende sot ngelet nga dukuritė me elitare tė folklorit tonė muzikor. Kuptohet se pėr tė studiuar polifoninė nuk ėshtė njėsoj, fjala vjen si tė studiosh poezinė popullore e cila ka vite qė ėshtė dokumentuar (pa ja ulur vlerat kėsaj tė fundit), sepse vetė polifonia, proēesi i shqyrtimit tė saj mpleks probleme dhe vėshtirėsi nga mė tė shumtat. Ky konstatim gjithsesi nuk mohon se nuk ka patur prekje dhe lokalizim tė saj nė rrafshin teorik si njė dukuri specifike e traditės popullore shqiptare.

    Megjithėse pa ekzistencėn e punimeve tė mirėfillta mbi polifoninė popullore, ka ekzistuar njė interes i pėrgjithshėm rreth kėndimit muzikor shqiptar me shumė zėra, i shfaqur nė punime tė ndryshme, qofshin kėto letrare, tė arteve pamore apo dhe tė fushave tė tjera tė dijes, i cili me sa kemi mundur ne tė hulumtojmė deri mė sot, datohet qysh nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XVIII. Mė poshtė, nė rend kronologjik do tė paraqesim punėn e autorėve shqiptarė dhe tė huaj tė cilėt kanė pėrmendur nė veprat e tyre (tė botuara brenda apo jashtė Shqipėrisė), fenomenin e polifonisė popullore, si dhe tė gjitha ato kujtime, vizita dhe pėrshtypje pėr Shqipėrinė, sė bashku me krijimtarinė poetike folklorike gojore, njė pjesė e madhe e sė cilės lidhet me kėndimin polifonik edhe sot e kėsaj dite. Ky interesim buronte dhe ishte i lidhur me faktin se “… Shqipėria mesjetare kish njė pamje tė njė vendi tė ashpėr malor, tė njė zone tipike “strehimi e reliktesh”, ku ruheshin tipare arkaike tė kulturės lėndore e shpirtėrore e tė organizimit shoqėror”[15] .

    Kryekreje, njė tė dhėnė tė rėndėsishme pėr konstatimin e tė kėnduarit polifonik nė jug tė Shqipėrisė na i jep Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi, nė udhėpėrshkrimet e tij tė viteve 1660-1664. Ai shkruan se “… gjirokastritėt kanė edhe njė zakon tjetėr tė ēuditshėm: vajtojnė njerėzit qi kanė vdekė deri shtatė a tetėdhjetė vjet pėrpara. Ēdo tė Diellė gjith far’ e fisi i tė vdekunit mblidhen nė njė shtėpi dhe bajnė pėrshpirtje pėr tė ndjerin tue mbledhė vajtuese me pagesė tė cilat qajnė e vajtojnė me dhimje tė madhe, me za tė naltė e tė mallėngjyeshėm tue derdhė lot si rrėke. Nė kėtė ditė nė qytet nuk mund tė qėndrojė njeriu nga poterja e zhurma e vaktueseve. Unė e pagėzova Gjirokastrėn “qyteti i vajtimit”[16] .

    Nga autorėt shqiptarė pėrmendim afreskun e pikturuar nga piktori David Selenicasi rreth vitit 1715, i cili gjendet nė manastirin “Laura e Madhe, kapelja e virgjėreshės Kukuzelisa”, nė Malin Athos. Afresku paraqet katėr gra duke kėrcyer tė shoqėruara nga njė formacion me vegla i pėrbėrė nga dy vegla aerofone dhe dy kordofone. Sipas F.Hudhrit[17] , nė kėtė punim vihet re trajtimi jetėsor i figurave, duke “shkelur” dogmat e diktuara nga kanonet bizantine.

    Paskėtaj kemi njė fjali tė vetme tė shkėputur nga vepra e Marie WORTLEY-MONTAGU, “Letters and Works”, nė tė cilėn ajo pas vizitės nė Shqipėri mė 1817, shkruan pėr shqiptarėt se: “Ata tė gjithė janė tė veshur dhe tė armatosur me paratė e veta, ca burra zakonisht lakmitarė, tė veshur nė pėlhurė tė pastėr tė bardhė, duke mbajtur pushkė tepėr tė gjata, tė cilat i mbajnė mbi supe sikur tė mos ndjenin peshėn e tyre, me prijėsin qė ia jep njė kėndimi tė ashpėr, jo tė pakėndshėm, dhe me tė tjerėt, qė pėrbėjnė korin”[18] . Gjurmė tė polifonisė nė artet pamore gjejmė gjithashtu edhe nė dy afreske tė pikturuar po nga piktorė shqiptarė nė vitin 1744. I pari afresk paraqet njė bari tė vogėl duke i rėnė fyellit i pikturuar nga Konstandin Shpataraku nė kishėn e Shėn Thanasit nė Voskopojė, ndėrsa i dyti punė e Zografėve paraqet dy barinj, ku i dyti nė sfond, i shoqėruar nga tufa e bagėtive i bie gjithashtu fyellit nė njė sfond tipik.

    Nga veprat e F.C. POUQEVILLE “Voyage en Moree, a Constantinople, en Albanie (pedant les annees 1789-1801), kemi kėtė konstatim pėr vallen e kėnduar polifonike kur thotė se “… kėta banorė tė maleve Akroqerame e bashkojnė kėtė valle me kėngė, qė vijnė qė nga shekujt famėmadhė tė Skėnderbeut dhe e pėrdorin pėr tė qortuar qullosjen e osmanllinjve”[19] . Nė veprėn tjetėr “Voyage de la Grece”, tė botuar mė 1826, veē tė tjerash, ai shpjegon efektin qė i la kėndimi i njė kėnge tė dėgjuar pranė Lukovės me fjalėt: “… shqiptarėt kėndonin me njė zė aq tė fortė sa tė ē’ponte veshėt”[20] , qė ne mendojmė se nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kėndimi sė bashku nė grup i njė kėnge polifonike.

    Personalisht mendoj se pėrshkrimi mė i saktė letrar i fenomenit tė polifonisė popullore shqiptare, gjendet nė veprėn e J.C. Hobhouse “A journey through Albania and other provinces of Turkey during the year 1809-1810”. Duke pėrshkruar mbrėmjen e njė dite bashkė me ushtarėt qė ei shoqėronin, nė Salora pranė Janinės, ai shkruante “… one man sung or rather repeated in loud recitative, and was joined in the burthen (burdon-shėnimi ynė) of the song by the whole party. The music was extremly monotonous and nasal; and the shrill scream of their voices was increased by each puttinghis hand behind his ear and cheek as a whipper in does when rating hunds, to give more force to the sound. They also dwelt a considerable time on the last note (as long as their breath would last), like the musicians of a country church. One of the songs was on the taking of Prevesa, an eploit of which the Albanians are vastly proud, and there was scarcely one of them in which the name of Ali Pasha was not roared out and dwelt upon, with peculiar energy”[21] .

    Konstatim tė polifonisė gjejmė edhe nė veprat letrare me karakter autobiografik. Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824), nė veprėn e tij “Ēajld Haroldi”, mes tė tjerash jep edhe kėtė poezi mbresėlėnėse tė ndėrtuar mbas dėgjimit dhe efektit sugjestionues tė valles sė kėnduar polifonike:

    71 Nė zall tė shtruar ndritėn zjarret natėn,
    darka mbaroi, vjen rrotull verė e kuqe;
    Dhe kush u ndodh atje pa pritur gjė,
    Ju muar mentė fare nga ajo pamje;
    Se sa pa shkuar orėz e mesnatės,
    Pėrcjellėsit ia nisėn kėngės tyre;
    Ēdo Palikar e flaku tutje shpatėn
    Kėrcyen dorėpėrdorė njėri pas tjetrit,
    Me kėngė apo vajtim u drodhėn fustanellat.

    Vlerėsime mė tė pėrgjithshme pėr kėndimin polifonik tė jugut dhe atė tė arvanitasve kemi edhe nga Henry HOLLAND, nė veprėn e tij “Travels in the Ionian isles, Albania, Thessaly during the years 1812-1813”[22] . Njė e dhėnė mjaft interesante pėr konstatimin e iso-polifonisė nė gjysmėn e parė tė shek. XIX, na vjen edhe nga udhėtimi nė Shqipėri, e konkretisht nė Janinė, nė periudhėn shtator tetor tė vitit 1830 i anglezit Benzhamin Dizrael (1804-1881), mė pas kryeministėr i Anglisė pėr rreth 12 vjet. Nė nė nga letrat qė i dėrgon nga Janina tė atit ndėr tė tjera ai shkruan: “… njė natė Mehmet Aga, solli njė grup kėngėtarėsh tė cilėt kėnduan me iso njė balladė pėr vrasjen e Veli Beut dhe rebelėve tė tjerė”[23] .

    Mė tej, nė artet pamore, do tė gjejmė shembuj tė tjerė tė dukurisė sė polifonisė popullore shqiptare. Nė kėto vite (1820-1840) kemi tre piktorė tė huaj dhe pikturat e tyre nė vaj me kėtė temė. A.Deka (1803-1860) me veprėn “Valltarėt shqiptarė”, vallen tė cilėn ata kėrcejnė e ka shpjeguar edhe T. S. Huges duke e quajtur “Albanitico” ose vallja kombėtare e palikarėve shqiptarė[24] , L.Zherom (1824-1904) dhe K.Udvil (1856-1927), tė dy me pikturat e titulluara njėsoj: “Shqiptarėt qė kėndojnė”[25] .

    Nė veprėn e Ami BOUE “ La Turquie d’Europe” tė botuar nė Paris mė 1840, gjejmė edhe shpjegimet mbi mėnyrat e tė kėnduarit tė popujve tė ndryshėm. Ndėr tė tjera ai thotė se “… grekėt bile dhe zinzarėt (vllehėt-shėnimi ynė) kėndojnė mė mirė se sllavėt, dhe banorėt e Shqipėrisė sė Jugut janė nė mes tė tyre”[26] . Nga kolana e mbledhėsve dhe botuesve tė huaj tė folklorit letrar polifonik do tė evidentoja ndėr ta J.G.Hahn me botimin e “Albanesischen Studien” mė 1854, ku zė vendin e saj edhe kėnga shumė e njohur e “Urės sė Qabesė”[27] .

    Zef Jubani, (1818-1880) nė artikullin e tij publiēistik “Mbi poezinė dhe muzikėn shqiptare”, jep ndėr tė parėt njė konstatim pėr muzikėn polifonike tė Myzeqesė. Ai thotė se banorėt e kėtyre viseve mbajnė akoma emrin Myzeqarė, qė do tė thotė njerėz me prirje pėr muzikėn dhe tė cilėt edhe sot vėrtetojnė me fakte kėtė cilėsim tradicional. Kur shpirti i tyre ndihet i tronditur nga frymėzimi i muzės, shihen si tė dehur dhe tė mallėngjyer deri nė pėrēartje dhe ėshtė atėhere ēasti nė tė cilin improvizojnė kėngė mbi shijen martesore, me koncepte shumė tė larta dhe tė ēuditshme, dhe e pėrshtasin melodinė e ėmbėl dhe patetike nė mėnyrė origjinale. Nga kjo pikpamje kėngėt e Shqipėrisė sė Mesme, d.m.th. tė Myzeqesė[28] , janė mė tė mirat dhe mė tė kėrkuarat tė kėtij kombi[29] .

    Nga mbledhėsit shqiptarė tė folklorit do tė pėrmendim Thimi Mitkon dhe veprėn e tij “Bleta shqiptare”, tė pėrgatitur pėr botim mė 1874. Njė vend tė rėndėsishėm nė tė krahas folklorit popullor nė tėrėsi, zėnė poezitė popullore tė kėngėve popullore polifonike, tė cilat ai i mblodhi “… i pėshtetur ndė dorėgjerėsinė dhe ndė atdhetarinė e bashkėmėmėdhetarėve tė mij, shpėrenj qė, ndė mbledhje tė dytė, tė jap ndė dritė lėndė mė tė shumėtė e mė tė plotė, prej sė cilės gumėzhin Shqipėria”[30] . Po kėshtu edhe Faik Konica, i cili nė vitin 1887 thoshte se ajo qė do tė ofrojė ndoshta njė interes tė ri, para sė gjithash janė vajtimet, trenet, ato gjėmė, kuisje (lamentations) tė ritmuara qė gratė i improvizojnė mbi varrin e tė vdekurve, karakteri antik i tė cilave shpesh i ka mahnitur udhėtarėt qė kaluan andej[31] . Mė 1879, kemi A. Dozonin me “Manuel de la langue Chkipe”, ku ndėr tė tjera do tė veēojmė edhe “Zakonet e martesės nė Pėrmet”[32] , ku gjejmė pėr tė parėn herė shpjegimin rreth kėngėve polifonike qytetare tė formacionit muzikor polifonik tė shairėve-sazet, sė bashku me poezitė e kėngėve pėrkatėse etj.

    Nė parathėnien e veprės sė tij “Valėt e Detit”, tė botuar nė Sofje-Bullgari mė 1908, folkloristi Spiro Dine shpjegon mėnyrėn sesi mblidhte folklorin nga shqiptarėt: “… kudo qė gjenja shqiptar do t’i ngarkohesha dhe do t’i lutesha tė mė thosh sa qė dinte. Por eshe pėr fat tė mirė atė kohė, ndodheshin dhe shqiptarė shumė n’Egjypt, nga do tė shkonje do tė piqnje shqiptarė. Karakollėt e Kairos qenė plotė gegė e toskė. Kėngėt e vallet nukė rreshtnin”[33] . E njėta situatė sa mė sipėr gjendet edhe tek copa letrare “Kėnga”, e shkruar nga Lumo Skėndo nė Stamboll mė 20.10.1910: “… Meēi, me gjithė tė dyzetat e shkuara dhe tė pesėdhjetat e afėruara, po mirrte kėngėn: tė tjerėt me radhė sicilido pas zėrit qė kish, po e priste , dhe kėshtu kėng’ e Labėrisė po gumėzhinte nė kėtė dyqan tė vogėl nė mes tė tė madhit Stamboll”[34] .

    Nė vitet ’30 kemi interesimet e disa kompozitorėve shqiptarė mbi folklorin muzikor polifonik. Thoma Nasi (1892-1964) kompozoi disa vepra me kėtė orientim si “E qarė”, “Fyelli i bariut” apo “Katėr valle”, ndėrkohė qė kompozitori Kristo Kono (1907-1991) pretendonte qė tė krijonte muzikė “… me frymėzim nga folklori i rrethit tonė (Korēės-shėnimi ynė V.S.T), veēanėrisht tė atij tė bazuar nė shkallėn pentatonike, pesėtingujshe. Kisha filluar ta mblidhja kėngėn popullore e ta studioja strukturėn e saj qė kur isha nė Gjirokastėr, si nga ana e melodisė, ashtu edhe nga ajo e polifonisė”[35] . Nė vitin 1935, nė njė artikull qė s’ka tė bėjė me muzikėn, Mehdi Frashėri ka qėnė shprehur se “… kur dėgjojmė njė kėngė lapēe ose toskarēe na bėn njė farė pėrshtypje, sepse na sjell ndėrmend jetėn e kaluar kur ato lloj kėngėsh ishin nė rendin e ditės dhe pėr ne janė tė bashkuara me jetėn e shkuar tė djalėrisė, kujtimi i sė cilės na sjell njė ngashėrim nė zemėr”[36] etj.

    Edhe nė Arkivin Qėndror tė Shtetit (A.Q.SH), gjenden njė seri dokumentash tė viteve ’30 tė shek. XX qė provojnė rritjen e interesimit edhe tė shtypit tė huaj[37] e tė studiuesve tė huaj pėr muzikėn popullore shqiptare, e veēanėrisht pėr polifoninė. Nė njė letėr qė mban dt. 7 Janar 1930, e dėrguar nga Dr. Heinrich Schatz, Innsbruck-Hotting, Riedg. 8, kėrkoheshin pllaka gramafoni me muzikė popullore shqiptare pėr t’i prezantuar ato nė njė konferencė mbi Shqipėrinė qė do tė mbahej nė fund tė vitit nė Universitetin e Insbrukut[38] . Tė njėjtėn gjė kėrkonte edhe njė studiues gjerman[39] i folklorit dhe ēeku Artus Ēernik[40] , mė 1931. Nė vitin 1934 mėsojmė “…mbi vizitėn zyrtare tė njė muzikanteje amerikane pėr tė studiuar muzikėn shqiptare”[41] dhe mė 1935 kemi njė korespodencė tė tėrė tė M.P.Jashtme me legatat shqiptare nė Athinė dhe Paris lidhur me interesimin e studiuesve francezė pėr muzikėn dhe kėngėtarėt popullorė shqiptarė.Nė kėtė vit, “Institut International de Cooperation Intellectuelle” - Paris, kėrkoi bashkėpunim nga shteti shqiptar qė kėtij instituti t’i dorėzohej njė dokumentim i plotė mbi muzikėn dhe kėngėt popullore tė Shqipėrisė, i cili do tė zinte vend nė enciklopedinė botėrore “Musique et Chanson Populaires”[42] , gjė e cila nuk u realizua. Mė 1939 botohet nė shtypin shqiptar artikulli i J. Arbatskit “Muzika nė Shqipėri”[43] etj.

    Mbi traditat dhe folklorin muzikor shqiptar nė pėrgjithėsi, nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX, interesim kanė shfaqur edhe shoqėritė e huaja kinematografike[44] tė cilat kanė realizuar shumė filma dokumentarė nė tė cilėt zbulojnė pasurinė etnografike dhe etnomuzikore tė shqiptarėve. Tė parėt vėllezėrit Manaki mė 1906 kanė regjistruar filmin “Lojna e kostumeve popullore” si dhe kanė bėrė xhirime tė kėsaj natyre edhe nė Korēė, Pėrmet, Kėlcyrė e Janinė. Mė 1913 amerikani William Hovard xhiroi nė Shqipėri zakone, tradita e kostume popullore. Shoqėria gjermane “Kabinetfilm” xhiroi mė 1932 njė film dokumentar me zė qė shoqėrohej me muzikė origjinale popullore. Mė 1936, regjizori gjerman Karl Gelberman xhiroi filmin “Nje udhėtim ėndėronjės nėpėr Shqipėri”, me pamje nga Korēa, Ohri etj. ku jepeshin edhe pamje tė kostumeve e zakoneve dhe valle e kėngė popullore. Kėtu pėrmendim edhe filmin e gjatė dokumentar “Vėllamėt”, tė xhiruar pėrsėri nga gjermanėt, tė mbushur me legjenda e folklor. Mė tej kemi njė film tė “Luce”-1940, ku jepen edhe njė grup vajzash hoēishtare tė veshura me kostume popullore etj.

    Pėrmendje dhe analizim mė tė plotė tė fenomenit muzikė popullore polifonike do tė hasim nė vitin 1939, tek punimi i Prof. Ēabejt “Pėr gjenezėn e literaturės shqipe” botuar tek revista “Hylli i Dritės”, shkrim i cili e prek dhe lokalizon gjerazi dukurinė polifonike, pa pretenduar analizimin ngushtėsisht teknik-muzikor tė saj. Njė konsideratė tė pėrgjithshme pėr polifoninė, pėr mendimin tonė shumė tė saktė, na jep pėrsėri Faik Konica kur shkruan mė 1939 se “… vetė kėngėt janė tė trishtueshme dhe monotone, por janė shembull i vetėm i muzikės sė vjetėr folklorike me pjesė tė ndryshme kėndimi, derisa nė vende tė tjera kėngėt popullore kėndohen me harmoni. … Kėngėt rėndom ndahen nė tri pjesė: derisa dy burra kėndojnė me zėre krejtėsisht tė ndryshėm, ndonėse gjithsesi tė ndėrthurur, grupi ia mban njė sostenuto-je tė ngjashme me point d’orgue”[45] . Vazhdojmė me Mitrush Kutelin, i cili mė 1944 pasqyroi poezitė e kėngėve polifonike tek “Kėngė e britma nga qyteti i djegur”, shoqėruar kjo me ndonjė transkiptim tė thjeshtė tek botimi muzikor “Lyra shqiptare” i Pjetėr Dungut mė 1940 etj.

    Pra, deri nė vitet ’40 tė shek. XX, megjithėse pa patur studime tė mirėfillta si dhe transkiptime muzikore me objekt muzikėn popullore polifonike, vetė polifonia ishte njė univers muzikor i cili shtrihej nga lindja deri nė vdekje tė shqiptarit jugor, e si e tillė ajo e ishte prezente nė tė gjitha gėzimet dhe hidhėrimet e tij.

    Studimi i parė mbi polifoninė tonė popullore ėshtė shkruar nga studiuesi Ramadan Sokoli nė vitin 1959, me titullin “Polifonia jonė popullore”, fillimisht botuar mė vete[46] , e mė pas si njė pjesė e librit tė tij “Folklori Muzikor Shqiptar”[47] , Tiranė 1965. Megjithėse gjithshka pėrfshihet atje ėshtė veēse disa faqe, piketat e para tė studimit tė polifonisė sonė popullore u ngulėn me kėtė vepėr. Me pak fjalė aty jepet shtrirja gjeografike e tė kėnduarit polifonik, veēoritė e ndėrtimit tė shumėzėrėshit, shkallėt pentatonike tė polifonisė jugore dhe tė dhėna tė tjera me interes rreth saj, sė bashku me disa transkiptime tė muzikės popullore polifonike. Nė kėtė botim mbi foklorin muzikor shqiptar, nė pikėpamje tė klasifikimit, polifonia zė vendin qėndror, dhe trajtohet krahas dukurive tė tjera tė folkut tonė.

    Gjithė koha pas veprės sė parė nė studimin e polifonisė vlejti pėr lėvrimin e djerrinės nė kėtė lėndė, pra si me thėnė nė rrokjen e gjithė hapėsirės nė fjalė. Nisur nga ky terren bosh, studimet u thelluan sa nė konstatimin e saj e po aq nė specifikimet e dukurisė. Nė kėtė mėnyrė u bė e mundur qė harta e piketave tė shtohej dikė pėrfshirė nė tė gjithė hapėsirėn etnomuzikore jugore, e cila sot konturohet si sipėrfaqja gjeografike natyrale e ekzistencės sė polifonisė sonė. Pas kėsaj vepre pionere jo vetėm pėrsa i pėrket studimit tė polifonisė, por mė gjerė edhe tė folklorit muziko-letrar shqiptar, pati njė rritje graduale tė interesit tė studiuesve rreth dukurisė sė polifonisė popullore shqiptare. Kėtu do tė pėrmendja shumė artikuj shkencorė tė shkruar mbi polifoninė[48] vokale e atė me vegla, monografinė e Beniamin Krutės “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut” dhe atė tė Spiro Shitunit “Polifonia labe” tė botuara mė 1989, si dhe shumė botime me transkiptime muzikore polifonike[49] etj. Si tendencė kryesore e punimeve tė etnomuzikologjisė sonė, nė studimin e polifonisė nė kėto vite, ka qėnė kalimi “nga totali nė detaj”, ē’ka do tė thotė me fjalė tė tjera analizim i polifonisė popullore edhe nė rrugė ngushtėsisht teknike.

    Nė kėto vite reflektime tė veēorive tė polifonisė sonė popullore, si zakonisht, nuk kanė kaluar pa u pasqyruar edhe nė muzikėn profesioniste shqiptare tė viteve 1950-1990 ashtu dhe nė veprat e letėrsisė sonė. Kompozitorėt shqiptarė si Ēesk Zadeja (1927-1997), Feim Ibrahimi (1935-1997), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1992), Kujtim Laro, Shpėtim Kushta, Limoz Dizdari, Aleksandėr Peēi, Thoma Gaqi, etj. gjetėn tek muzika popullore polifonike njė nga burimet ku u pėrqėndrua interesi i tyre krijues. Kur flasim pėr interes krijues tė kompozitorėve shqiptarė mbi lėndėn muzikore popullore, kuptojmė atė brez krijuesish tė specializuar qė nuk komunikojnė me lėndėn folklorike vetėm si profesionistė, por edhe tė lidhur ngushtė gjenetikisht me tė, nė njė farė mase si produkte artistike tė saj[50] . Vetė krijimtaria muzikore ka provuar se integrimi i polifonisė popullore si fenomen ashtu edhe i strukturės sė saj nė veprat e muzikės kulte, ka sjellė njė risi pėr vetė kėtė muzikė pasi “… tradita muzikore shqiptare ėshtė vazhdė e njė harmonizimi tė natyrshėm midis pėrpjekjeve tė shumė muzikantėve me pėrgatitje tė ndryshme dhe burimeve tė kulturės muzikore popullore…”[51] . Kjo marrėdhėnie vazhdon ende edhe nė proēesin krijues dhe veprat mė tė reja tė krijuara nga kompozitorėt bashkėkohorė shqiptarė tė pas viteve ’90 si Vasil S.Tole, Ermir Dergjini, Fatos Qerimi, Endri Sina etj.

    Nga pasqyrimi nė letėrsinė shqiptare[52] i dukurisė sė iso-polifonisė, do tė pėrmendja romanin "Kush e solli Doruntinėn" tė Ismail Kadaresė ku “… gjejmė tė pasqyruar jo vetėm riprodhimin e njė prej dukurive mė domethėnėse tė etnomuzikės shqiptare, tė polifonisė nė vajin e grave, por dhe shpjegimin e gjendjes muzikore me njė tjetėr "partiturė". Mė poshtė kemi njė skemė tė pėrafėrt grafike tė linjave muzikore tė 4 vajtojcave:

    Vajtimi i vajtojcave Karakteristikat vokale

    Zėri I (kėndon) zė i dridhshėm

    Zėri II (kėndon) zė akoma mė i dridhshėm

    Zėri III (kėndon) ligjėrim

    Zėri IV (kėndon) vajtim

    Pas polifonisė sė plotė nė tė katėr zėrat (skema mė lart e formuluar nga ne sipas specifikave tė dhėna nė tekstin letrar), vijohet me njė ndėrlikim tė formulės, e cila qėndron nė marrėdhėnie mė specifike fillimisht mes zėrit tė I e atij tė III e tipit marrje-prerje; pastaj njė diafoni e ndėrprerė nė mes tė zėrave IV dhe tė I ("... duke ndėrprerė njėra tjetrėn"), tė cilave u shtohet edhe zeri i III, e mė tej pėrfundojnė sė bashku pėr tė filluar pėrsėri. Prirja pėr tė "notizuar" dukurinė e polifonisė popullore, nuk mbetet me kaq. Trajtimi konceptual i lėndės polifonike ka sjellė nė veprat e Kadaresė edhe risitė pėrsa i pėrket polifonisė si formė. Kėtu do tė vinim nė pah strukturėn e romanit "Dimri i madh" i cilėsuar si "roman me iso", "roman polifonik", ku ēdo gjė nė tė ndėrtohet ashtu si nė praktikėn e gjallė tė tė kėnduarit popullor ku: "…njėri ia merr kėngės, tė tjerėt rrijnė rreth e rrotull dhe ashtu si njerėzit qė i fryjnė zjarrit pėr ta mbajtur gjallė, ata i mbajnė ison kėngės"[53] .

    Kuptohet se kjo periudhė (1950-1990) ėshtė periudha mė intensive nė studimin e polifonisė sonė popullore dhe nė interesimin rreth saj, e pasqyruar jo vetėm nė sasinė e verpave dhe artikujve tė shkruar mbi tė, por edhe tek madhėsia e lėndės muzikore polifonike e cila ka qėnė dashur tė mblidhej, tė studiohej dhe tė transkiptohej. Nė kėtė pikė do tė shprehnim objeksionet tona pėr nivelin e transkiptimeve muzikore polifonike tė cilat nė masėn mė tė madhe tė tyre lėnė shumė pėr tė dėshiruar, siē do tė pėrshėndesnim punėn voluminoze dhe profesionale qė ėshtė bėrė me mbledhjen, regjistrimin dhe ruajtjen e materialit muzikor polifonik nė arkivin muzikor tė I.K.P dhe nė atė tė R.T.V-sė, dhe aprovimin tonė pėr tė gjitha ato aktivitete muzikore-folklorike tė cilat mbėshtetėn gjatė kėtyre 50 viteve tė fundit gjallimin e polifonisė dhe tė grupeve polifonike.

    Situata nė fushėn e studimeve tė polifonisė popullore shqiptare u pasurua nė momentin kur edhe etnomuzikologėt e huaj u ballafaquan me faktin qė, studimi i fenomenit tė polifonisė popullore nė vėshtrimin mė tė gjerė tė tij nuk mund tė kryhej pa faktorin etnomuzikor shqiptar. Ky fakt i cili mund tė mos ketė qėnė ditur, apo qė mund tė ketė qėnė i nėnvlerėsuar deri diku nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX, mė pas orientoi shumė studiues tė kombėsive nga mė tė ndryshme pėr t’u thelluar nė domethėnien e polifonisė popullore shqiptare si njė ēelės pėr shumė nga tezat e tyre.

    Kuptohet qė nė rradhė tė parė interesimi tė vinte nga etnomuzikologė tė vendeve tė Ballkanit por dhe mė gjerė[54] , nisur nga fakti se “…nė muzikėn popullore shqiptare janė ruajtur deri nė kohėn e sotme forma dhe praktika tė vjetra tė cilat lejojnė tė bėsh konkluzione mbi shkallė tė hershme zhvillimi”[55] . Ėshtė njė fakt i pamohueshėm qė interesimet e drejtpėrdrejta tė studiuesve tė huaj mbi polifoninė muzikore popullore shqiptare nisėn me kryerjen e ekspeditės sė parė shqiptaro-gjermane nė vitin 1957[56] . Si rezultat i publikimit tė kėtyre regjistrimeve sė bashku me pėrcjelljet studimore pėrkatėse, publikime nė shumė prej organeve tė rėndėsishme tė etnomuzikologjisė evropiane e mė gjerė, startoi njė “erė e re” nė fushėn e studimit tė polifonisė muzikore popullore shqiptare. Nė kėto vite edhe vetėm p.sh pėr muzikėn popullore ēame, ka qėnė pohuar se “…analiza e saj (muzikės ēame-shėnimi ynė), mund tė japi impuls tė gjurmohen-pėrtej skjarimit tė marrėdhėnieve tė brendshme shqiptare-bashkėlidhjet midis praktikave vokale tė grupeve popullore tė ndryshme jugballkanikė mė tepėr se ėshtė bėrė deri mė tani”[57] , si dhe pėr faktin qė t’u jepej studimeve krahasuese material i ri “… pėr sa i perket kompleksit problemor tė polifonisė popullore nė Evropė”[58] . Megjithatė, megjithė studimet qė janė kryer deri mė sot, mė duket ende i drejtė konstatimi i A.L.Lloyd i bėrė nė vitet ’60 se folklori muzikor shqiptar ende ėshtė mė pak i studiuar sesa kėngėt e eskimezėve apo ato tė malėsorėve tė Guinesė sė Re[59] .

    Pėrsa i pėrket regjistrimeve muzikore tė polifonisė shqiptare mund tė thuhet se ato nuk janė mė tė hershme. Deri nė momentin e regjistrimeve muzikore “… oraliteti ka qėnė mėnyra e ekzistencės sė folklorit dhe mekanizmi themelor i kumtimit tė informacionit artitik si nė drejtim vertikal, nga njėri brez te tjetri, ashtu edhe nė drejtimin horizontal, nė pėrhapjen te bashkohėsit”[60] . Nga sa dimė deri mė tani, regjistrimet e folklorit muzikor polifonik (vokal dhe atij me vegla) datojnė qysh nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX, regjistrime tė kryera pranė shoqėrive diskografike shqiptare[61] dhe europiane[62] pėr tė vazhduar mė pas mė intesitet tė plotė. Ky ėshtė njė tregues i faktit se polifonia muzikore popullore mė pėrpara ishte shfaqur si e tillė se sa ishte studiuar. Nė kėto vite, si rezultat i presionit dhe kėrkesave tė shtresave tė gjera popullore, mjaft shoqėri diskografike perėndimore[63] realizuan nė Shqipėri me dhjetra disqe me muzikė popullore polifonike tė jugut, ku ndėr to u shqua kėngėtari Q.A.Ruka[64] si dhe grupi polifonik i bilbilit tė bregdetit Neēo Muko[65] , praktikė e cila nė vitet nė vazhdim u intesifikua[66] si nė shtimin e grupeve polifonike e po aq nė afirmimin e liderve tė tyre, siē ėshtė nė vitet ’60, rasti i grupit polifonik tosk tė Skraparit me mjeshtrin Demir Zyko[67] , apo atij lab tė Xhevat Avdallit me grupin e pleqve tė Gjirokastrės[68] , Dhimitėr Varfi me grupin e bregut, Hysen Ruka me grupin polifonik tė Smokthinės; nė vitet ’70 grupi polifonik i Bėnēės[69] ; nė vitet ’80 ai i Lapardhasė-Vlorė dhe i tė “rinjve”[70] nė Gjirokastėr; nė vitet ’90 me grupin lab tė Vėzhdanishtit[71] etj.

    Njė CD me muzikė shqiptare e regjistruar nė vitet ’30 nė Shqipėri, nga shoqėri tė huaja diskografike ėshtė duke u pėrgatitur pėr tė dalė nė tregun botėror nė mbyllje tė kėtij 2000 vjeēari[72] .


    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Abas Ermenji, “Vendi qė zė Skėnderbeu nė historinė e Shqipėrisė”, fq. 127, Tiranė 1998. Studim i cit. Pėr mė gjerė rreth shqiptarėve shiko dhe Edwin E. Jacques, “The Albanians, an ethnic history from prehistoric times to the present”, Introduction “Who are the Albanians”, fq. XI-XVIII, USA 1995; “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė 1969; “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, burime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisė, vol I, Tiranė 1965 etj.

    [2] “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, 1504-1944, Zef Jubani, “Mbi poezinė dhe muzikėn e shqiptarėve”, fq.152, Tiranė 1979. Cituar sipas Vasil S.Tole, “Muzika dhe letėrsia”, fq. 43, Onufri 1997.

    [3] Faik Konica, “Vepra 2”, fq. 207, Prishtinė 1997. Studim i cit.

    [4] Shiko tek Qemal Haxhihasani, “Balada e Tanės dhe disa pėrkime tė saj ballkanike”, fq. 30, tek “Ēėshtje tė folklorit shqiptar”, nr. 4, Tiranė 1989. Studim i cit. Njoftimet pėr muzikėn ilire (shėnimi ynė) na vijnė nga drejtime tė ndryshme. Me mjaft vlerė janė ato qė pėrcillen kalimthi nga veprat e Homerit, Aristotelit, Strabonit, Lukianit, Plutarkut, Tit Livit, Ciceronit, Plinit etj. Me mjaft rėndėsi konsiderohen gjetjet e arkeomuzikologjisė mbi “Kultin e Nimfave”, instrumentariumin e gjinisė frymore si bobla, fyejt, surla, bicula, hydraulikoni, lira etj. Pėr mė gjerė shiko dhe R. Sokoli, “Vallet dhe muzika e tė parėve tanė”, Tiranė 1971; R. Sokoli, P. Miso “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, kap. “Shikim nė tė kaluarėn”, fq. 23-49, Tiranė, 1991 etj.

    [5] Ramadan Sokoli, Piro Miso, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, fq. 27, Tiranė 1991. Studim i cit.

    [6] Shiko Beniamin Kruta, “Vendi i polifonisė shqiptare nė polifoninė ballkanike”, fq. 13-14, “Kultura Popullore”, 1/1990.

    [7] Alfred Uēi, “Mitologjia Foklori Letėrsia”, fq. 180, Tiranė 1982. Studim i cit. Pėr sa mė sipėr shiko gjithashtu dhe Fatos Arapi, “Kėngė tė moēme shqiptare”, fq. 72-93, Tiranė 1986.

    [8] Pėr vallėzimin nė baladat shqiptare shiko dhe Ramazan Bogdani, “Specifikat e vallėzimit nė baladat shqiptare”, fq. 162-167, vallja e kėnduar polifonike “Qėnkėshin tre vėllezėr zėnkėshin tė ndėrtojnė njė urė”, tek “Ēėshtje tė folklorit shqiptar” - 3.

    [9] Shiko dhe Fatos Arapi, “Kėngė tė moēme shqiptare”, fq. 69, Tiranė 1986.

    [10] Pėr kėtė shiko Ramadan Sokoli, “Figura e Skėnderbeut nė muzikė”, fq. 19, Tiranė 1978.

    [11] Pėr kėtė shiko Beniamin Kruta, “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, fq. 57, Tiranė 1989.

    [12] Pėr mė gjerė shiko Andromaqi Gjergji, “Veshjet shqiptare nė shekuj”, kap. IV, Tiranė 1988. Shiko gjithashtu Andromaqi Gjergji “Mbi origjinėn dhe lashtėsinė e disa elementeve tė veshjeve popullore”, fq. 133-143, tek “Shqiptarėt dhe trojet e tyre”, Tiranė 1982; A. Gjergji, “Elemente tė pėrbashkėta tė veshjes sė fiseve ilire dhe vazhdimėsia e tyre nė veshjet tona popullore”, tek “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė 1969; A.Gjergji, “Tė dhėna mbi veshjen nė Shqipėri nė shek. XIV-XV, tek “Studime historike”, nr. 4, Tiranė 1967; A.Gjergji, “Vėshtrim historik mbi veshjet nė Shqipėri”, tek “Etnografia shqiptare”, VII, Tiranė 1975; A.Gjergji, “Specifika etnike nė veshjet popullore”, tek “Simpozium kushtuar problemeve tė Festivalit Folklorik tė vitit 1978”, Tiranė 1980 etj.

    [13] Pėr mė gjerė shiko dhe Aleksandėr Dhima, “Gjurmime antropologjike pėr shqiptarėt”, fq. 11, 34, 43, 203, 229, 231, 235, Tiranė 1985.

    [14] Ramadan Sokoli, “Gjurmime folklorike”, fq. 425, Tiranė 1981. Pėr mė gjerė shiko edhe Ramadan Sokoli, “Mbi traditat tona muzikore”, Nėntori, 9/1965.

    [15] Aleks Buda, “Vendi i shqiptarėve nė historinė evropiane tė shekujve VIII-XVIII”, tek “Shqiptarėt dhe trojet e tyre”, fq. 6, Tiranė 1982.

    [16] Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi, “Shqipnija para dy shekujsh”, pėrkthyer nga Sali Vuēiterni, Tiranė 1930, fq. 39.

    [17] Ferid Hudhri, “Shqipėria dhe shqiptarėt nė vepra tė piktorėve tė huaj”, fq. 50, Tiranė 1987.

    [18] Marie Wortley-Montagu, “Letters and Works” letra XXX nga Adrianopoja, dt. 1 Prill 1717, drejtuar abatit x, fq. 291, London 1861.

    [19] F.C. Pouqueville, “Voyage en Moree, a Constantinople, en Albanie (pedant les annees 1798-1801), fq. 277, Paris 1805.

    [20] F.C. Pouqueville, “Voyage de la Grece”, Tom. I-er, fq. 95, Paris 1826.

    [21] J.C. Hobhouse “A journey through Albania and other provinces of Turkey during the year 1809-1810”, letter III, p. 35, London 1813.

    [22] Vepra ėshtė botuar nė Londėr nė vitin 1815. Pėr mė gjerė shiko fq. 79-80.

    [23] Auron Tare, “Udhėtim i panjohur i ish-kryeministrit anglez nė vendin e shqiponjave”, tek revista “KLAN”, 5 shkurt 2001, fq. 32.

    [24] Tek T. S. Huges, “Voyage en Janina en Albanie”, Vol. 2, fq. 29, Paris 1828. Ja teksti i plotė: “U kėnaqėm edhe mė shumė me llojet e tjera tė dėfrimit, qė pėr bėheshin nga Albanitico, ose vallja kombėtare e shqiptarėve, lozur nga disa prej gardianėve mė tė shkathėt tė vezirit, qė ishin ftuar nė kremte. Lėvizjet dhe figurat e kėtij ushtrimi shėrbenin pėr tė shfaqur aktivitetin e jashtėzakonshėm dhe fuqinė muskulore tė kėtyre malėsorėve tė fortė, tė cilėt duke mbajtur njeri-tjetrin fuqishėm pėr duarsh, sa lėviznin ngadalė para pas, sa hidheshin pėrreth nė njė lėvizje tė shpejtė harkore, varėsisht nga dalldisja e muzikės dhe zėrat e tyre me tėrė forcėn; bėnin hapa tė papritur, duke u pėrkulur pas, derisa koka i prekte tokėn, e pastaj, duke u sulur lart drejt qiellit me njė hedhje elastike tė pėrkuljes, me flokėt e gjatė qė ju hidheshin shkujdesshėm mbrapa supeve”. (fq. 29)

    [25] Pėr mė gjerė rreth muzeve, galerive dhe koleksioneve tė huaja qė ruajnė piktura me temė shqiptare, shiko Ferid Hudhri, “Shqipėria dhe shqiptarėt nė vepra tė piktorėve tė huaj”, fq. 225-229, Tiranė 1987.

    [26] Fq. 110.

    [27] Varianti i kėngės sipas Hahn, marrė nga “Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar (1635-1912), fq. 79, Tiranė 1961:

    Mbeēė, more shokė, mbeēė
    Pėrtejė urėn’ e Qabesė
    Tė m’i falei nėnesė,
    Tė dy qetė tė m’i shesė,
    T’i apė nigja sė resė.
    Ndė pjetė nėna pėr mua,
    T’i thoi se u martua;
    Ndė thėntė seē nuse muar,
    Tre plumba ndė krahėruar,
    Gjashtė ndė kėmbė e ndė duar;
    Ndė thėntė seē krushk i vanė
    Sorrat e korbat’ e hainė.

    [28] Gabimisht Myzeqenė Jubani e pėrfytyron si pjesė tė Shqipėrisė sė mesme.

    [29] Shiko Zef Jubanin, tek “Antologjia e mendimit estetik shqiptar 1504-1944”, pėrgatitur nga Nasho Jorgaqi, Tiranė 1979. Studim i cit.

    [30] Thimi Mitko, “Vepra”, fq. 556, “Lajmėrim”, (pėr daljen nė dritė tė “Bletės shqiptare”), Tiranė 1981. Lidhur me interesin pėr folklorin muzikor, qysh mė 1869, Mitko i shkruante Kamardės se “… kėngėtė pėr z. tėnde po i mbledh”. Tek Thimi Mitko “Vepra”, fq. 613, Tiranė 1981.

    [31] Faik Konica, “Vepra”, copa letrare “Letėrsia shqipe”, fq. 118, Tiranė 1993. Studim i cit.

    [32] Tek “Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar” (1635-1912), fq. 319-325, Tiranė 1961.

    [33] Spiro Dine, “Valėt e detit”, Parathėnje, Sofje 1908. Shiko dhe “Visaret e Kombit”, “Dasma nė Toskėri”, fq. 15-109, Tiranė 1941.

    [34] Lumo Skėndo, “Hi dhe Shpuzė”, tregimi “Kėnga”, fq. 63-68, Tiranė 1995. Botimi i parė nga shtypshkronja “Mbrothėsia” e Kristo Luarasit, Sofje 1915.

    [35] Kristo Kono, “Dėshira ime pėr muzikėn”, Ditar, fq. 15, kopje e daktilografuar, e pabotuar. Ndėr kėngėt (shėnimi ynė) me origjinė polifonike tė pėrpunuara nga Kristo Kono dhe tė kėnduara nga sop. Tefta Tashko Koēo pėrmendim “Po kėndon bilbili fushave”, “Fustanin me pika”, etj.

    [36] Mehdi Frashėri, “Reformat e ra tė Turqisė Kemaliste”, fq. 1, revista “Minerva”, datė 31 Janar 1935.

    [37] Shiko A.Q.SH, fondi 151, viti 1937, M.P.Jashtme.

    [38] A.Q.SH, fondi 149, dosja nr. IV-284, Kryeministria.

    [39] A.Q.SH, fondi 149, viti 1931, dosja 284.

    [40] A.Q.SH, fondi 251, viti 1931, dosja 200.

    [41] A.Q.SH, fondi 152, viti 1934, dosja 899.

    [42] A.Q.SH. fondi 251, dosja 302, viti 1935. Letėr e legatės shqiptare nė Francė dt. 7 tetor 1935 dėrguar Ministrit tė Punėve tė Jashtme.

    [43] Tek “Pėrpjekja shqiptare”, nr. 25-27, fq. 42-46, Tiranė 1939.

    [44] Pėr me gjerė shiko dhe Abaz Hoxha, “Arti i shtatė nė Shqipėri”, Tiranė 1994.

    [45] Faik Konica, “Vepra 2”, studimi “Shqipėria, kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore”, kap. IV, “ Populli shqiptar: tipare tė jetės dhe tė karakterit tė tij”, fq.207, Prishtinė 1997.

    [46] Shiko Ramadan Sokoli, “Polifonia jonė popullore”, tek “Buletin i Universitetit Shtetėror tė Tiranės, seria shkencat shoqėrore, Nr. 3, Tiranė 1959.

    [47] Nė kėtė punim tė botuar mė 1965 gjendet njė kapitull i titulluar “Polifonia jonė popullore”, fq. 127-138. Rreth kėtij libri shiko edhe artikullin e Osman Xhatufės, “Dy vepra me vlera shkencore pėr etnomuzikologjinė shqiptare”, gazeta “Drita”, fq. 9, 11, Dt. 10 Mars 1996.

    [48] Ndėr ta pėrmendim Lorenc Antoni, “Elementet polifonike nė muzikėn popullore tė Opojės”, tek “Gjurmime Albanologjike”, II/1972-Prishtinė; Lorenc Antoni, “Trajtat polifonike tė muzikės popullore, vokale tė gegėve nė Jugosllavi”, “Gjurmime Albanologjike”, II/1972; Rexhep Munishi , “Tė kėnduarit dy zėrėsh nė disa fshatra tė rrethit tė Kaēanikut”, tek “Gjurmime Albanologjike”, VII/1977; Hysen Filja “Kėngėt polifonike kundėr Tanzimatit”, Nėntori 9/1967; Hysen Filja, “Evolucioni i kėngės polifonike labe”, Nėntori 11/1977; Hysen Filja, “Tipare tė reja tė kėngės polifonike labe”, “Studime filologjike”, 2/1977; Hysen Filja, “Gjurmė tė lashta nė kėngėn e burrave tė Labėrisė”, “Studime historike”, 1/1981; Piro Miso, “Format e polifonisė instrumentale nė Shqipėri dhe marrdhėniet e saj me polifoninė vokale”, “Kultura Popullore”, 1/1990; Spiro Shituni, “Tipare dalluese tė polifonisė labe”, Nėntori, 9/1980; Spiro Shituni, “Mbi pentatonin nė polifoninė labe”, “Kultura Popullore”, 1/1981; Spiro Shituni, “Stile muzikore tė polifonisė labe”, “Kultura Popullore”, 2/1985; Spiro Shituni, “Vendi i muzikės popullore nė jetėn e shoqėrisė shqiptare”, “Kultura Popullore”, 1/1991; Beniamin Kruta, “Polifonia e burrave tė Myzeqesė”, “Studime filologjike”, 3/1968; Beniamin Kruta, “Polifonia e Skraparit dhe tipologjia e saj”, “Studime filologjike”, 4/1973; Beniamin Kruta, “Culadyjare, fyelli i dyfishtė shqiptar dhe disa paralele ballkanike”, “Studime filologjike”, 1/1975; Beniamin Kruta, “Vėshtrim i pėrgjithshėm i polifonisė shqiptare dhe disa ēėshtje tė gjenezės sė saj”, “Kultura Popullore”, 1/1980; Beniamin Kruta, “Polifonia dy zėrėshe e Toskėrisė”, “Kultura Popullore”, 1/1983; Beniamin Kruta, “Vėshtrim tipologjik i polifonisė labe”, “Kultura Popullore”, 1/1988; Beniamin Kruta, “Vendi i polifonisė shqiptare nė polifoninė ballkanike”, “Kultura Popullore”, 1/1990; Beniamin Kruta, “Burdoni-isuane polifoninė shqiptare dhe disa ēėshtje tė gjenezės”, “Kultura Popullore”, 1/1991; vėllimin me transkiptime muzikore polifonike “Kėngė polifonike labe”, Tiranė 1986 etj.

    [49] Pėr mė gjerė mbi botimin e materialeve muzikore polifonike tė transkiptuara, shiko gjithashtu dhe tek Beniamin Kruta “Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, fq. 7, Tiranė 1989.

    [50] Pėr mė gjerė rreth kėtyre marrėdhėnieve shiko Vasil S.Tole, “Aspekte historike nė evolucionin e muzikės popullore instrumentale tė Shqipėrisė sė Jugut”, Disertacion, kap. “Muzika profesioniste shqiptare e gjysmės sė dytė tė shek. XX”, fq. 178-225, Tiranė 1994.

    [51] Intervistė me kompozitorin Ēesk Zadeja, gazeta “Drita”, fq. 8, dt. 21 Janar 1996.

    [52] Kėtu do tė pėrmendim artikullin e Fan Nolit, “Kėnga e Rrapo Hekalit”, tek “Vepra V”, fq. 277, Tiranė 1987; poezinė e Lasgush Poradecit, “Kėnga pleqėrishte”, tek “Vepra letrare”, fq. fq. 63, Tiranė 1990; vėllimin e Mitrush Kutelit, “Balada dhe rapsodi popullore”, Tiranė 1967 si dhe artikullin kritik “Vendet e largimit nė kėngėt popullore shqiptare”, tek “Vepra letrare 5”, fq. 176, Tiranė 1990; poezinė “Kėnga labėrishte” e Nonda Bulkės”, tek “Soditje”, fq. 35, Tiranė 1957; tregimet “Fyelli i Tanės” dhe “Pani nga Kaonia” tė Dhinitėr S. Shuteriqi, pėrkatėsisht tek “Vepra letrare 4”, fq. 7, Tiranė 1982 dhe tek “Vepra letrare 7”, fq. 80, Tiranė 1982; poezinė “Fyelli i Tomorrit” e Fatos Arapit, tek “Ku shkoni ju, statuja”, fq. 70, Tiranė 1990; poezinė “Valle labėrishte” te Dritėro Agollit, tek “Vepra letrare 2”, fq. 73, Tiranė 1989 dhe “Tregim pėr njė gajde” tek “Vepra letrare 1”, fq. 205, Tiranė 1989; poezinė e Xhevahir Spahiut “Kėngėtari i maleve”, tek “”Vdekje perėndive”, fq. 34, Tiranė 1977; poezinė e Bardhyl Londos “Kėnga e nizamit”, tek “Eksodi i yjeve”, fq. 135, Shkup 1996 etj.

    [53] Cituar sipas Vasil S.Tole, “Muzika dhe Letėrsia”, fq. 76-77, Onufri 1997. Edhe Fan S.Noli mė 1958 flet pėrpara bashkatdhetarėve nė Boston pėr kėngėn polifonike tė “Rrapo Hekalit”, tė mbledhur nga Thimi Mitko. Pėr kėtė shiko Fan S.Noli, “Vepra 5”, fq. 277-279, Tiranė 1988.

    [54] Ndėr to pėrmendim Cvjeto Rihtman, “O iliriskom porjeklu poliofnia oblika narodne muzike, Bosne i Hercegovine, Rad Kongresa Folklorista Jugoslavije”, Na Bjelasnici, 1955, I u Puli 1952, Zagreb, 1958; S. D. Peristeris, “Demotika tragoydia dropoleou Boreioy Epeteris toy laographikoy archaioy, 1958, nr. 9-10; Stockmann, D.Flieder, W.Stockmann “Albanische volkmusic” , Vol.I (Gesange der Ēamen), Berlin 1965; D.E.Stockmann “Die vokale bordun mehrstimmigkeit in Sudalbanien”, “Ethnomusicologie”, Paris 1964, III; E. Stockmann, “Zur Sammlung und Untersuchung albanicher Volkmusik”, Acta Musicologica, Vol. XXXII, 1960; D. and E. Stockmann, “Albania”, at the “The New Grove Dictionary of Music and Musicians”, London 1980; Samuel Baud-Bovy, “Chansons d’Epir du Nord et du Pont”, Yearbook of the International folk council, Vo; 3, 1971; Arbatsky Yury, “The Roga and Balkan bagpipe and its medico-magical. Conjurations read at the annual meeting of the american musicological society in Chapitol Hill, Dec. 30, 1953; A. L. Lloyd, “Albanian folk song”, at “Folk Music Journal”, Vol. I, England 1968; Birthe Traerup “Pa sporet af den albanske folke-musik: historien om en ekspedition til Kosovo og Makedonien 1959”, Kobenhavn: Kobenhavns U., 1995; Rudolf M. Brandl “The yiftoi and the music of Greece: Role and function”, The world of music: Journal of the International Institute for Traditional Music XXXVIII/1, 1996; Jane C. Sugarman, “Engendering Song, singing and subjectivity at Prespa Albanian weddings”, Chicago and London, The University of Chicago Press, 1997 etj.

    [55] Doris dhe Erich Stockman “Polifonia vokale burdonale nė Shqipėrinė e Jugut”, tek Ethomusicologie III, Paris 1964.

    [56] Kjo ekspeditė u krye si njė ndėrmarrje e pėrbashkėt mes Akademisė sė Shkencave Gjermane nė Berlin (Instituti pėr Folklorin Gjerman) dhe Ministrisė sė Kulturės sė Shqipėrisė nga muaji Maj deri nė Gusht tė 1957. Ekspedita filloi punėn nė zonėn e liqenit tė Ohrit, pastaj nė Mokėr, nė rrethin e Pogradecit dhe tė Korēės, nė Kolonjė e Leskovik, Pėrmet, Kėlcyrė, Gjirokastėr, Sarandė (Borsh dhe Himarė), nė Dukat tė Vlorės, nė malėsinė e Kurveleshit, nė Myzeqe dhe Mallakastėr, nė Fier, Berat, Lushnjė dhe Skrapar. Anėtarėt shqiptarė tė ekspeditės ishin Albert Paparisto dhe Ramadan Sokoli. Anėtarėt gjermanė ishin gjuhėtari Wilfried Fiedler, tekniku Johanes Kyritz dhe etnomuzikologu Erich Stocckman.

    [57] Doris Stockman, “Mbi muzikėn popullore tė ēamėve tė Shqipėrisė Jugore”. Material i pėrkthyer qė gjendet nė fondet e I.K.P nė Tiranė.

    [58] Doris dhe Erich Stockman, “Polifonia vokale burdonale nė Shqipėrinė e Jugut”. Tek “Ethnomusicologie III, Paris 1964, fq.86.

    [59] A. L. Lloyd, “Albanian folk song”, at “Folk Music Journal”, Vol. I, fq. 220, England 1968.

    [60] Alfred Uēi, “Ēėshtje teorike tė estetikės dhe tė kulturės”, fq. 200, Tiranė 1986.

    [61] Pėrmendim regjistrimet e kryera nė Amerikė tė polifonisė toske pranė tė parės shoqėri diskografike shqiptare “Albanian Phonographs Records” tė Spiridon T. Ilos nė vitin 1923.

    [62] Ndėr to pėrmendim regjistrimet e polifonisė labe nga Neēo Muko pranė “Pathes”-Francė me 1929 dhe 1931 dhe pranė “Odeonit”-Gjermani. Pėr mė gjerė shiko dhe Vasil S.Tole “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Kreu VII “Rreth historikut tė regjistrimeve diskografike shqiptare” dhe “Katalogu i regjistrimeve muzikore” pėrkatėsisht nė faqet 131-141, 150-159.

    [63] Pėr mė gjerė shiko kapitullin e regjistrimeve diskografike.

    [64] Kėngėtimi i kėngės popullore tė kėnduar prej tij, pėr shkak tė stilemave tė vecanta njihet nė popull si “qazimademēe”. Pėr mė gjerė rreth kėngėtarėve tė Labėrisė shiko edhe Mbledhės tė folklorit - nr. 8, “Kėngė popullore tė Labėrisė”, fq. 1356-1358, Tiranė 1992.

    [65] Pėr mė gjerė shiko kapitullin e regjistrimeve diskografike.

    [66] Kėtu kemi parasysh pjesmarrjet nė aktivitetet kombėtare e ndėrkombėtare ku polifonia popullore njohu dhe prezantoi mė tej vlerat e saj. Ndėr ēmimet e fituara nga grupet polifonike do tė pėrmendja “Europa-preis fur Volkskunst”, Hamburg 1986. Pėr kėtė shiko dhe “Europa preis fur Volkskunst”, fq. 21, Hamburg 1986.

    [67] Demir Zyko lindi nė fshatin Gjerbės tė Skraparit nė vitin 1911. Ka kėnduar kėngėn popullore qysh nė moshė tė re kryesisht nėpėr dasma.Nė vitet 1960 filloi tė popullarizohej si kėngėtar sė bashku me grupin e tij tė pėrbėrė nga Mehdi Kushe, Shahin Ēinarin, Nexhet Hebibasi dhe Agim Carkonji me tė cilėt kėndoi edhe kėngėn e shquar “Mbeēė more shokė mbeēė” nė Festivalin Folklorik Kombėtar nė Lezhė, Janar 1968. Pas kėsaj merr pjesė pothuajse nė tė gjitha aktivitetet e rėndėsishme kombėtare pėr folklorin nė Shqipėri deri nė vitin 1983, kohė nė tė cilėn e ndėrpret veprimtarinė pėr arsye shėndetėsore. Ka kėnduar nė gjithė Shqipėrinė dhe regjistruar rreth 50 kėngė popullore polifonike tė Skraparit dhe Toskėrisė. Vdes nė vitin 1994. Mė 1999 ngrihet nė Skrapar shoqata kulturore “Demir Zyko” dhe grupi polifonik qė vazhdon traditėn e kėngės skrapallite tė Xha Demirit.

    [68] Grupi pėrbėhej nga Xhevat Avdalli-marrės, Nustret Ēarcani dhe Javer Erindi-kthyesa, Skėnder Tushe-hedhės.

    [69] Grupi pėrbėhej nga Golik Jaupi dhe Pėrparime Ziflaj-marrėsa, Dervish Guma-kthyes, Agron Selimi-hedhės.

    [70] Grupi pėrbehet nga Arjan Shehu-marrės, Perlat Meli-kthyes, Mehmet Vishe-hedhės dhe iso nga Adriatik Cenko, Kastriot Vishe, Jani Hasko, Bajo Koli, Latif Koli, Fitim Cenko.

    [71] Grupi pėrbėhet nga Vendim Zyka-marrės, Kalo Bregu-marrės, Nebi Simo-kthyes, Yzedin Simo-hedhės dhe iso prej 5 vetėsh.

    [72] Shiko tek revista “ETHNOMUSICOLOGY”, volume 43, number 2,Rene van Peer, “Recordings Reviews”, fq. 381, Spring/Summer 1999.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    24 mijė dollarė pėr botimin enciklopedik “Isopolifonia labe”


    Njė fond prej 24 mijė dollarėsh i ėshtė akorduar Kėshillit tė Muzikės Shqiptare nga Fondi amerikan i ambasadorėve pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore botėrore, aprovuar nga Kongresi Amerikan.
    Sipas dr. Vaso Toles, ekspert i polifonisė, fondi i akorduar do tė pėrdoret pėr botimin enciklopedik “Isopolifonia popullore shqiptare”, e shpallur nga UNESCO si kryevepra e trashėgimisė gojore tė njerėzimit, nė nėntor tė vitit 2005. Vepra nė fjalė, e cila do tė pėrgatitet nga Tole dhe nga njė grup specialistėsh tė kėsaj fushe, do tė botohet nė shqip dhe nė anglisht dhe do tė shoqėrohet me CD.
    Projekti nė fjalė mbėshtetet nė mėnyrė tė veēantė nga Ambasada Amerikane nė Tiranė dhe Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Fondi amerikan i ambasadorėve pėr ruajtjen e trashėgimisė botėrore mė parė ka akorduar fonde pėr Shqipėrinė, pėr restaurimin e Kalasė sė Lezhės dhe restaurimin e njė kishe nė qytetin e Voskopojės.

    Polifonia labe, vlera e papėrsėritshme e folklorit shqiptar

    Shekuj mė parė, nė truallin e Labėrisė, krahas monofonisė, dalngadalė po kristalizohej njė formė tjetėr e ndėrgjegjes artistike muzikore tė banoreve vendas tė saj: polifonia. Nocioni «polifoni» vjen nga greqishtja “poli” (shumė), “foni” (zė), tingull, d.m.th., shumė zėra, shumė tinguj, shumė melodi. Deri afėr mesit tė shekullit XX, ajo simbolizonte shfaqjen kryesore tė jetės muzikore tė kėsaj krahine, nė mos tė vetmen. Kėnga polifonike labe ėshtė ndėr dėshmitė mė elokuente tė popullit, ndėrsa nė tė kaluarėn, kultura muzikore polifonike labe ėshtė krijuar, interpretuar e pėrjetuar kryesisht nė mjedise tė ngushta. Ajo nisi tė dalė nga mjedise tė tilla vetėm pas gjysmės se dytė tė shekullit tė kaluar. Kultura muzikore polifonike labe ėshtė shquar gjithmonė nga njė gjallėsi dhe densitet i madh.
    Si bashkudhėtare e ditėve, polifonia labe simbolizonte vazhdimisht njė art tepėr tė dashur pėr tė. Duke pasqyruar aspekte tė ndryshme tė historisė dhe tė jetės sė lebėrve, ajo ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm artistiko-estetik. Nė kėtė mes, pa dyshim qė ndikon edhe mėnyra kolektive e interpretimit. Polifonia labe gjallon nė krahun jugperėndimor tė Shqipėrisė, duke u kėnduar nė mėnyrė tė pjesshme ose tė plotė nga popullsia e rretheve: Vlorė, Tepelenė, Gjirokastėr, Sarandė, Pėrmet, Fier. Ajo pėrbėn njė nga katėr dialektet kryesore tė polifonisė popullore shqiptare, krahas asaj myzeqare, toske, ēame. Nga ana tjetėr, kėto dialekte ndahen gjithashtu nė njė mori stilesh muzikore. Kur flitet pėr muzikėn tonė popullore zanore, tėrheq vėmendjen fakti se, ndėrsa nė pjesėn veriore dhe tė mesme tė vendit ajo ėshtė pėrgjithėsisht me njė zė, homofonike, nė pjesėn jugore shfaqet pėrgjithėsisht me shumė zėra, polifonike.
    Nėse nė dhjetėvjeēarė tė shkuar, mė e pėrhapur ka qenė polifonia trizėrashe, nė ditėt tona, pėrdorim mė tė madh ėshtė duke fituar polifonia katėrzėrashe.


    Nė Vlorė 40 grupe folklorike kultivojnė polifoninė

    Si pėr tė vazhduar kėtė traditė, sot nė trevėn e Vlorės funksionojnė rreth 40 grupe polifonike me 350-400 kėngėtarė, tė shpėrndara nė tė gjithė rrethin. Drejtori i Qendrės Kulturore tė Vlorės, Istref Dobi, thotė se nė kėtė numėr nuk pėrfshihen grupe dhe kėngėtarė tė shumtė qė kėndojnė privatisht nė fshatra tė ndryshme dhe qė kanė vlerat e tyre nė kultivimin e kėngės polifonike. Ky masivizim i isopolifonisė nė trevėn e Vlorės, pasqyrohet nė numrin e aktiviteteve qė organizohen nė kėtė qytet, ku evidentohet Festivali Folklorik Mesdhetar etj.
    Aktualisht, nė Qendrėn Kulturore tė Vlorės po ndėrtohet njė program veprimi qė synon gjetjen e rrugėve mė efektive pėr tė kultivuar e ēuar mė pėrpara kėtė vlerė tė paēmuar tė folklorit shqiptar. Brenda kėtij konteksti, specialistėt shtrojnė nevojėn e mbrojtjes sė kėsaj pasurie nga bastardizimi dhe ndėrhyrja nė tekstet e kėngėve. "Ndryshimi i vijės melodike dhe i teksteve do tė bastardonte nė tėrėsi kėngėn polifonike”, - thotė drejtori i Qendrės Kulturore tė Vlorės. Ai sqaron se janė konstatuar tendenca pėr ndryshimin e vijės melodike dhe krijimin e teksteve tė pabazuara nė shtratin e isopolifonisė.
    Nė kėtė plan, konsiderohet njė detyrė e pėrhershme, hulumtimi dhe gjetja e kėngėve sa mė tė vjetra, tė cilat u kanė rezistuar kohėrave dhe janė tė virgjėra nė kuptimin e plotė tė fjalės. Sipas specialistėve tė folklorit nė Vlorė, ato do tė shėrbenin pėr plotėsimin e pasurisė sė paēmuar tė isopolifonisė, me elemente tė tjera tė folklorit burimor.
    Grupe tė njohura tė isopolifonisė si ato tė fshatrave tė Vezhdanishtit, Vranishtit, Himarės, "Jehona labe", "Bilbili" etj., kanė ditur tė gjejnė dhe tė promovojnė kėto elemente, duke shfaqur nė auditorin folklorik shqiptar vlera tė papėrsėritshme. Me to bashkohen edhe brezat mė tė rinj tė interpretuesve tė iso polifonisė, ku pėrfshihen, grupi i fėmijėve tė fshatit Kocul dhe ai i tė rinjve tė Vllahinės etj. "Marrės" tė shkėlqyer si, Nazif Ēela, Katina Bejleri, Arjan Shehu, Vasil Sera, Kalo Bregu, Syrja Hodo, Berdo Berdaj, Fatosh Likaj, i pėrkasin njė brezi qė, sipas folkloristėve vlonjatė, duhet tė zėvendėsohet gradualisht.

    Festivali Botėror i Karikaturės mbėrrin nė Tiranė

    Rreth 100 punime qė pėrmbajnė 300 imazhe do tė prezantohen tė shtunėn nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė kuadėr tė Festivalit Botėror tė Karikaturės, njė aktivitet qė organizohet nė kuadrin e Muajit Kombėtar tė Kulturės Shqipėri-Kosovė.
    Nė Festivalin Botėror tė Karikaturės " Kosova 2006", i cili u ēel mė 21 shtator nė Muzeun e Kosovės nė Prishtinė, bazuar nė temėn: "Pavarėsia e Kosovės", aplikuan 634 autorė nga 57 vende tė botės pėr ēmimin "Grand Prix". Fitues tė "Grand Prix" ishin Agim Sulaj nga Shqipėria dhe Boligan Corbo nga Meksika. Ndėrsa, fitues i ēmimit tė dytė ishte Gurbuz Dogan Eksioglu (Turqi) dhe i ēmimit tė tretė Pawel Kuczynski (Poloni). Artistė tė tjerė qė u nderuan me ēmime speciale ishin: Majid Amini (Iran), Yuriy Kosobukin (Ukrainė), Visar Ulaj (Kosovė), Muhittin Koroglu (Turqi), Luka Lagator (Mali i Zi), Franco Origone (Itali), Valdet Gashi (Kosovė). Pjesė e ekspozitės nė Kosovė ishin edhe 25 artistė karikaturistė kosovarė.
    Festivali Ndėrkombėtar i Karikaturės do tė shėtisė edhe nė vende tė tjera. Organizatore e Festivalit Botėror tė Karikaturės ėshtė Studio Nekra, Prishtinė dhe drejtor Artistik i Festivalit ėshtė artisti Nexhat Krasniqi (Nekra).


    30 Shtator 2006
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-08-2007 mė 17:27

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Shuhet Qirjako Bala, njė “bilbil” i polifonisė

    Zimo Krutaj

    Shuhet zėri, tė cilin specialistėt dhe njohėsit e polifonisė e vlerėsonin si instrumentin e harmonisė sė kėngės sė fuqishme polifonike piluriote. Qirjako Bala, i shumėnjohur si kthyesi historik i kėngės sė Pilurit dhe asaj himarjote, ėshtė ndarė nga jeta nė fshatin e vet “me lisa”, pas vuajtjes sė gjatė nga njė sėmundje kardiake.
    Kėngėtari virtuoz njihet si njėri ndėr pjesėtarėt mė jetėgjatė tė grupit, qė pėr mė tepėr se 38 vjet kėndoi nėpėr skenat lokale, rajonale dhe kombėtare dhe ato ndėrkombėtare, ku kėnga polifonike shqiptare u shpalos si njė tipar dallues dhe identitar. Kėngėtari, qė “i dridhej buza, por kthjellonte ansamblin”, siē e vlerėsonin kėngėtarėt dhe korifejtė mė tė njohur tė polifonisė, si Pėrparime Ziflaj dhe Golik Jaupi i Grupit tė Bėnēės, Dhimitėr Varfi i famshėm dhe Katina Beleri tė Himarės, Arjan Shehu i Gjirokastrės, apo artistėt e Lapardhasė sė Vlorės dhe qindra interpretues dhe aktorė tė polifonisė shqiptare nė tė gjitha viset, do tė mbetet nė kujtesė si i papėrsėritshėm. Artistė profesionistė, kur ndiqnin interpretimin e Qirjako Balės, nėn marrjen e kėngėtares potente Ermioni Mėrkuri, apo tė motrės sė saj, Katina Mėrkuri, pohonin vazhdimisht se kishin tė bėnin me njė talent natyral.
    Fonoteka shqiptare ėshtė mjaft e pasur nga kėngėt qė mbartin zėrin e kthyesit Qirjako Bala. Deri para tre muajsh, Bala vazhdonte provat me Grupin e Ri tė Bregdetit, sė bashku me drejtuesin e tij tė ri, Kristo Ēipa dhe kėngėtaren Eleni Ēali, nė pėrgatitje tė njė albumi tė ri kėngėsh polifonike himarjote.
    Nė fonotekėn e Radio Televizionit Publik Shqiptar dhe nė atė tė Institutit tė Kulturės Popullore, janė me qindra kėngė tė kėnduara nga Grupi i Pilurit nė disa breza, Grupi i Himarės apo grupe tė tjera, ku kthyes i vetėm ishte Qirjako Bala.
    Zėri i tij ėshtė pjesė e atij suksesi tė njohur ndėr mė tepėr se 40 vjet rresht, nė skenat e festivaleve dhe koncerteve. Bala njihet si pjesėtari i lauruar me disa ēmime kombėtare dhe ndėrkombėtare sė bashku me pjesėtarėt e grupit tė tij tė zemrės. Tingujt e dredhur tė zėrit tė tij magjik janė fiksuar tashmė nė perlat e polifonisė shqiptare si “Tundu Bejkė e bardhė, tundu”, “Shko moj shko, Kuacė e kuqe”, ”More Naim Shqipėria”, “Zoga kaēake nė male”, ”Vito Pėllumbesha”, “Faqekuqja tek burimi”, “Mbrėma, mbrėma kur fryn era”, ”Nė tė marēa moj manushaqe”, “Nė sokak tė ngushtė”, ”Koha e guximtarėve”, ”Tek flamuri tė jetė syri” e deri tek koncerti mė i fundit i zhvilluar rreth gjashtė muaj mė parė nė sallėn e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit, ku Qirjako, ndėrsa kishte mbėrritur me Grupin e Ri tė Bregdetit, nė gjendje kritike la pavijonin e spitalit dhe u ngjit nė skenė, duke u dhuruar qindra artdashėsve njė emocion tė veēantė.
    Me dhimbjen pėr mikun e zemrės dhe tė kėngės, poeti dhe drejtuesi artistik pėr disa dekada i Grupit tė Pilurit, Lefter Ēipa, shprehet: ”Sot qė Qirjakua nuk flet mė, sot kur zemra e tij zgjodhi pushimin, unė jam pa njė pjesė tė vetes dhe polifonia shqiptare ka mbetur pa njė zė tė bukur e engjėllor. Kam njė lot kėnge pėr tė, qė sot mė ka lagur zemrėn”.
    Nė ceremoninė e pėrcjelljes sė artistit 66-vjeēar morėn pjesė dhjetėra himarjotė, miq e dashamirės tė artistit nga rrethet jugore tė vendit. Qirjako Bala ishte vlerėsuar me disa ēmime nga Presidenti i Republikės dhe Kuvendi i Shqipėrisė, si dhe nga disa asosacione dhe institucione tė kulturės dhe artit.


    30 Qershor 2007

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Vaso Tole: “Trashėgimia shpirtėrore, e pavlerėsuar”

    Muzikologu i njohur ka botuar sė fundi studimin mbi folklorin muzikor shqiptar. Tipologjia, origjina dhe veēantitė e Isopolifonisė sė Jugut dhe Monodisė sė Veriut

    Petrika GROSI

    Pas botimit tė librit mė tė fundit studimor mbi folklorin muzikor shqiptar, Isopolifoninė dhe Monodinė, muzikologu Vaso Tole jep detaje mbi studimin e tij nė intervistėn ekskluzive qė botohet sot nė gazetėn “Albania”. Mes tė tjerash, Tole tregon se origjina e Isopolifonisė sonė duhet parė lidhur ngushtė me historinė e trashėgimisė materiale, me tė qarat kolektive, tumat e zbuluara, etj. Gjė qė dėshmon pėr njė traditė tė hershme mijėravjeēare qė trashėgohet deri nė ditėt e sotme. Po kėshtu, Tole apelon ndaj institucioneve shtetėrore dhe studiuesve pėr njė kthim tė vėmendjes ndaj trashėgimisė shpirtėrore, e cila ėshtė po kaq e pasur dhe e vlefshme pėr shqiptarėt sa edhe ajo materiale...

    Ē’ėshtė ky libėr qė keni botuar sė fundi?

    Libri “Folklori Muzikor, Isopolifonia dhe Monodia” ėshtė gjithė kontributi personal nė fushėn e studimeve folklorike e muzikore qė kanė filluar qė mė 1987-n. Libri ėshtė organizuar nė njė format tė pėrmbledhur. Ėshtė njė vepėr qė rrok dy tipologjitė kryesore muzikore tė tė shprehurit tė shqiptarėve, pra Isopolifoninė nė Jug dhe Monodinė nė Veri. Kjo ėshtė dhe struktura bazė e librit. Ajo qė mendoj se ėshtė dhe mė interesante mbetet fakti se libri ka azhornuar traditėn mė tė mirė tė fushės sė studimeve muzikore dhe pasurohet me shembuj analitikė bashkėkohorė.

    Ku ėshtė pėrqendruar studimi juaj mbi folklorin muzikor ?

    Pėr mendimin tim, libri ėshtė i koncentruar nė natyrėn e lėndės qė trajton pėr disa arsye. Sė pari, sepse kam pasur mundėsinė ta mbaj gjatė nė duar para botimit dhe tė thith sugjerimet e kolegėve dhe studentėve tė mi dhe, sė dyti, libri ėshtė pėrcaktuar nė strukturė edhe pėr faktin se njėra nga pjesėt e folklorit tonė, siē ėshtė Isopolifonia, u shpall si pasuri botėrore nė 2005-n dhe pėr kėtė ajo e meriton qė tė trajtohet gjerėsisht nė tė gjitha format e saj. Kėtu kam parasysh origjinėn e Isopolifonisė sonė, tipologjitė bashkė me ndarjet kryesore e mbi tė gjitha ē’pėrfaqėson Isopolifonia vokale, pra kultura e fshatit dhe Isopolifonia me saze, ose kultura e kėngės qytetare. Njė vend tė rėndėsishėm zė edhe Monodia si pjesa muzikore e Shqipėrisė sė Veriut. Jam ndalur kryesisht nė muzikėn qytetare dhe nė ahengun shkodran, por edhe nė tipologjinė e Monodisė sė fshatit dhe nė veēanti, Eposin e Kreshnikėve.

    Cilėn do tė mund tė veēonim si ndonjė nga trevat interesante pėr Monodinė nga zona e Veriut?

    Malėsia e Madhe, kryesisht zona e Mbishkodrės dhe ajo qė ėshtė e veēantė pėr studimin ėshtė fakti qė ky libėr nuk i referohet folklorit aktual nė kufijtė e shtetit shqiptar, por trajton dukurinė e formimit tė folklorit muzikor shqiptar nė tė gjithė hapėsirėn organike. Aty gjenden studime mbi kulturėn dhe zhvillimin e traditės ēame, mbi shqiptarėt e Maqedonisė rreth Liqeneve tė Ohrit dhe Prespės dhe sigurisht qė nuk mungon tradita muzikore e shqiptarėve tė Kosovės.

    Thamė qė ky libėr vjen si pėrmbledhje e punės suaj shumėvjeēare. Ēfarė mund tė veēoni si cilėsi, apo dukuri?

    Libri ėshtė shkruar nė kohė tė ndryshme. Fillimisht kam botuar pjesėn e Isopolifonisė me saze, pastaj Isopolifonia Popullore, Monodia, etj. Libri ėshtė pasuruar me studime tė tjera dhe pėrsa i pėrket Isopolifonisė nė lidhje me origjinėn e saj, e cila shfaq lashtėsinė dukshėm nė varrimin me tuma dhe tė qarėn me “alurima”. Ky ėshtė njė pasurim pėr librin sepse nė vitin ’99 ne kishim njė ide se Isopolifonia ishte e vjetėr, por nuk e lidhnim dot atė me origjinėn e saj, ndėrsa tani jemi thuajse tė bindur se mund tė lidhet me tė qarat me bot’, ose e thėnė ndryshe me “alurimė”. Apo edhe me ligjet e hershme, tė cilat janė dėshmi e kėtyre tė qarave kolektive me mijėra vjet para Krishtit.

    Kujt i hyn nė punė ky libėr?

    Mė tė vėshtirė e kam t’ju them se kujt nuk i hyn nė punė ky libėr...
    A ka ndonjė kontekst tjetėr, pse ėshtė kaq i rėndėsishėm ky studim?
    Historia e studimeve tė trashėgimisė shqiptare ėshtė e fokusuar mbi trashėgiminė materiale dhe kjo ka tėrhequr vėmendjen e tė gjitha institucioneve. Nė fakt, dua tė them se trashėgimia shpirtėrore ėshtė po aq interesante sa edhe ajo materiale. Ky ėshtė dhe njė lloj apeli pėr tė gjithė studiuesit e trashėgimisė shpirtėrore qė tė jenė mė aktivė. Pėrmes kėtyre botimeve do tė rritet edhe kujdesi dhe vėmendja e institucioneve shtetėrore ndaj kėsaj trashėgimie shpirtėrore, ashtu siē e shfaqin kėtė me restaurimet e monumenteve tė kulturės materiale.

    Mes tė tjerash thatė se trashėgimia shpirtėrore duhet parė e lidhur ngushtė me atė materiale, pra me arkeologjinė dhe monumentet...?

    Nėse shihet nė kėtė kėndvėshtrim, do tė arrihen nė konkluzione mė tė sakta nė fushėn e albanologjisė, e jo vetėm kaq, por edhe nė historinė e kulturės folklorike muzikore tė mbarė rajonit.


    3 Gusht 2007

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Me Polifonin e Polifonisė

    Bisedė e Mimoza Ahmetit me mjeshtrin e polifonisė shqiptare, Lefter Ēipėn.

    Jam ulur nė njė kafe nė bregun e Himarės me mjeshtrin e Polifonisė shqiptare Lefter Cipėn dhe dėgjoj bashkė me mushkėrinė e Jonit, zėrin e tij:

    Ne rrezatojmė nėpėmjet shpirtit zemrėn dhe gjakun e tė rinjve. Djalėria pak krijon se nuk e kupton moshėn. Koha pėr tė, kalon dhe jeta nuk jeton. Tė shumtėn e kohės nė moshėn e re njeriu e kalon me entuziazmin ekspresiv tė gjakut. Kur vjen e moshohet, shpirti kupton madhėshtinė e tij.

    Po trupi, e ndėrpres, dhimbjet, a nuk pengojnė mė vonė tė jetosh ėndrrėn?

    Reflektimi i trupit ėshtė njė nga shqetėsimet mė ordinere, ėshtė mė pak shqetėsuese ēėshtja e trupit, pėrpara asaj ē’ke bėrė. Pas tė dyzet e pesave shfaqet madhėshtia e shpirtit, bukuria mendore dhe jetėgjatėsia e pavdekėsisė. Konstaton se ē’ke bėrė, ē’duhet tė bėsh dhe ēdo t’i lėsh tė ardhmes. Kjo ėshtė madhėshtimi i mendimit tė bukur. Stolia mė e madhe e njeriut ėshtė mendimi.

    Po vendi ku jeton a ka rėndėsi?

    Vendi ku jeton njeriu mund tė jetė gjithēka. Po njeriu nė ēfarė njerėz jeton- kjo ėshtė mė kapitalja e njeriut. Nė veēanti e krijuesit.
    Zakonisht rastėsia e fatit, fati i rastėsishėm qėndron te forca shpirtėrore. Forca shpirtėrore rrit mendimin, pėrkushton karakterin, shton guximin dhe vepron pėrsėri me madhėshtinė e mendjes.

    Ē’mund tė thoshim mė konkretisht pėr vendin tonė?

    Vendi qė kemi zgjedhur pėr banim ėshtė vendi i jetės sė pambaruar, vendi i perėndive, kurse njerėzit me tė cilėt do jetojmė, janė racė e lashtėsive.

    A nuk ju duket megjithatė se margjina ėshtė e ngushtė?

    E ngushtė ėshtė vėrtet, por ka shteg kalimi. Ky shteg kalimi tė ēon te deti, sa mė i gjerė dhe mė i qetė, te mali mė i lartė dhe mė i lulėzuari dhe te qielli i kristaltė dhe i qelqėzuari. Nė kėtė shteg kalimi, krijuesi, artisti, piktori, shkrimtari, muzikanti, skulptori, arkitekti, historiani dhe letrari pėr momentin kthehen nė zog me krahė pėr tė kaluar kėtė ngushticė shtegu.

    Pse kjo ngushtėsi?

    Sepse nė njerin krah qėndron gjarpėri ose gjarpėrushi dhe nė krahun tjetėr luani ose luanesha. Pra kėtu krijohet edhe figura mitologjike qė mbetet pa shpjegim, enigmatike qė detyrohet ta zbėrthejė historia e kohėrave.

    Ja latė shpjegimin kohėrave?

    Zhurma e afėrt tė godit syrin, zhurma e largėshme tė shumėzon frymėzimin. Ėshtė si thėnia popullore: njė zė i largėt mė vjen pranė, njė zė i pranė mė hap plagė.

    Nė moshėn tuaj a ka kuptuar njeriu cila ėshtė gjėja mė e shtrenjtė?

    Kush ėshtė e shtrenjta e kėsaj jete? Babai, nėna janė simbole tė shenjtėrimit, vėllai dhe motra-domosdoshmėri e gjakut. Djali dhe vajza janė gėzimi i jetės. Gruaja dhe burri janė zotėt e tė dy Botėve. Tė gjitha kėto mrekulli qė i simbolizon dhe i vlerėson, janė uratė tė kurorės shortore.

    E mbiēmoni familjen?

    Njeriu pa familje as ka lindur, as do lindė, as do qahet, as do kėndohet. Pėrmasat e familjes nuk kanė qenė si sot, kanė qenė mė primitive, po kanė patur njė vėrtetėsi vetėmohimi. Ky vetėmohim ėshtė edhe sot: meraku i meraqeve ėshtė pėr pas vdekjes. Dhe ky merak ėshtė vetėvarrosja shortore nė njė varr tė mbuluar me njė dorė dhe, siguron pranimin nė parajsė dhe nė parajsė shkojnė gjithmonė familjet e shenjtėruara, qė kanė nėnė dhe babė dhe virtyte tė ylberizuara.

    Ka njerėz qė i kushtuan jetėn vetėm shoqėrisė…

    S’ėshtė gjė ajo qė i lė shoqėrisė nėse s’pate familje. Asgjė s’janė vlerat qė i lė shoqėrisė nėse s’lė vlera familjare.

    Jeni ortodoks?

    Jam moisian. Se ai predikoi lindjen e Krishtit. Besoj Moisiun se nga gjarpėrinjtė e mbronte shqiponja.

    A ka qenė e vėshtirė jeta juaj nė Himarė?

    Jeta ime nė Himarė ka qenė e vėshtirė aq sa jeta e lules mbi gurė nė gusht dhe mbi borė nė janar.

    Cilat cilėsi i njihni vetes?

    Vjerrshėrimi poetik, krenaria patriotike dhe mospagėzimi i dytė.

    Keni akoma ideale kombėtare?

    Kam merak akoma, saqė Ēamėria dhe Kosova tė hyjnizohen nėn hijen e mollės se tyre.

    A nuk mendoni se periudha globale ka zvetėuar rėndėsinė e pėrkatėsisė nacionale?

    Unaza e florinjtė diktohet qė ėshtė flori kur ėshtė nė gishtin e mėmės. Mė ngacmove aty ku ngacmohet dheu i varrit, atje ku kėndohet kėnga e vajit, atje ku shtrohet sofra e tė varfėrit, atje ku qėndron historia e shqiptarit.
    Ka ardhur koha pėr identitet qė do tė thotė se do vėnė nė vendin e tij guri qė ėshtė mbuluar me baltė nga gabimet ose nga nxitimet e tė mėdhenjve nė kohėt e kaluara. Do doja tė dėgjoja kambanėn e paqes pėr tė drejta e kombėsive.

    A ju ėshtė dashur tė pėrballoni shumė nė kėtė vend?

    Jo unė po ēdo njeri qė ka vendosur tė jetojė duhet tė pėrballojė dallgėt e jetės… Kushdo qė ka ardhur nė kėtė jetė duhet tė jetė trumpetė.

    Ama kėtu do e keni patur mė vėshtirė se kudo tjetėr…

    Sepse nė Shqipėri mohohet i miri dhe lavdėrohet i keqi.

    Si ke shpėtuar pa u bėrė qesharak?

    Se kam qenė unė i serti i vetvetes.

    Mė thuaj njė kėngė tani, nuk ėshtė se dua mė tė bukurėn…

    “Kėngėt e Atdheut tim,
    Janė ilaē e janė zgjim,
    Kur thonė vdes
    Ti vėrtet lind...”

    Ju e adhuroni kėtė vend, por njerėzit pak dinė pėr tė…

    Ky ėshtė njė vend i Perėndisė dhe pse ėshtė i Perėndisė, gjithmonė zemra dhėmb. Nėse dhimbja ėshtė e dashurisė, mos prit Parajsin tė bėsh kuvend. Te njeriu i mundimeve gjindet vlera dhe zbardhėsohet vazhdimėsia.

    Po pėr kulturat e huaja, a keni ndierė tundim njerėzor ndaj tyre, unė ndjej…

    E vlerėsokeni shumė pak veten…

    Megjithatė ka nė ēdo kulturė njė sublimim qė kur mėson ta shijosh…

    Bibilit zakonisht i dėgjon gjuhėn e kėngės dhe nėse nuk i kupton gjuhėn e kėngės, s’ka ē’tė duhet kėnga e tija.

    A mendoni se ekziston kultura universale?

    Vuakeni pėr kėmishė tė mėndafshtė!…Mua mė pėlqen guri. Ja ky lokal ėshtė prej guri, nuk ka mė bukur…Kultura e njė njeriu, universalja, ėshtė si njė kėmishė e mėndafshtė, qė e vesh dhe, vesh edhe tė tjerėt me kėmishė tė mėndafshtė.

    Pra nuk e shihni njohjen e kulturave si njė kulmim tė jetės?

    Kulmi i jetės sė njė njeriu ėshtė kur di tė dijė se kush ėshtė gruaja e tij.

    Kjo vlen pėr burrin, por pėr gruan cili ėshtė kulmi?

    Dituria e njė gruaje ėshtė kur vlerėson se ka burrin mė tė mirė dhe mė tė bukur tė botės. Gruaja e mirė e madhėshton burrin edhe kur burrri ėshtė nopran, tersllėku i jetės. Tersllėku vjen nga burri dhe budallallėku i burrit qėndron qė nuk e pranon tersllėkun e tij, dhe bėhet kapadai, humbet gruan e perėndishme.

    Po roli i tė tjerėve cili ėshtė nė kėtė mes?

    Roli i tė tjerėvė ėshtė qė ai qė kėrcen vallen t’i bjerė edhe defit, defi tė shpohet dhe gota e verės sė tyre tė mos ngacmohet.

    Le tė kthehemi te ajo pėr tė cilėn njiheni mė shumė, kėnga…

    Kėngė tė interpretuara nga Himara, nė tėrėsi Jugu, nga Ansambli i Shtetit, nga grupet e ansambleve tė pėrpunuara tė tė gjithė vendit deri te kėngėtarėt e mėdhenj tė kėtij vendi: V. Zela, G.Cako, M.Xhemali, E. Qazimi, L.Kondakci, A. Gace, I.Qiriaqi, janė kėnduar mbi 1500 kėngė, tė pikuara nga penda ime.

    Ju thatė mė lart se jeni bir vjershėrimi. Ku dallon ai nga poetizmi?

    Poetizmi ėshtė pjellė e vjershėrimit. Vjershėrimi ėshtė domosdoshmėri universale dhe masive, se kėnga ėshtė masive dhe universale. Njė kėngėtar i kultivuar e ka tė vėshtirė tė kėndojė nė mėnyrė popullore. Kurse poetizmi herė bėhet dhėndėr, herė nuse e bukur, herė flet dhe dėgjohet, shpejt humb dhe harrohet.

    Gjithsesi ju jeni njė shpirt qė i kapėrcen pėrmasat e njė horizonti…

    Unė jam njė “Bajron i Anglisė” nė Himarė. Jetėn e bėj si Bajroni, rebelizmin si Esenini, shpirtėroj si Naimi. Si himariot polifonoj polifoninė.
    Polifonia ėshtė kėngė e perėndishme dhe klasike. Ėshtė njė Dirigjent shpirtėror: shumė zėra te njė njeri. Polifonėt, kur u vjen koha pėr tė kaluar nė botėn e pėrtejme, qėndrojnė pranė fronit tė Zotit, sepse edhe Zoti s’mund tė ketė fron pa polifoninė shqiptare klasike.


    8 Gusht 2007
    Albania

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Amerikanet promovojne "Iso-polifonine" shqiptare

    E Enjte, 13 Dhjetor 2007

    Anisa Ymeri

    Kryeveper e trashegimise gojore te njerezimit, e mbrojtur nga UNESCO, eshte shpallur 2 vite shkuar iso-polifonia. Ndersa, mesdita e djeshme shenoi promovimin "Enciklopedia e Iso-polifonise popullore shqiptare". Botim dygjuhesh, shqip dhe anglisht, autor i se ciles eshte Vaso Tole, qe e ka te lidhur jeten e tij prej studiuesi me iso-polifonine. Mirepo, me pare s'ka qene e mundur te botohej kjo enciklopedi, jo pse Tole s'ka pasur materialet studimore qe te shihte driten e botimit, por sepse kushton. Ka qene pikerisht ambasada e SHBA-ve ne Tirane qe ka akorduar 24 mije dollare, nga fondi i ambasadoreve per ruajtjen e trashegimise kulturore, qe kane bere te mundur kete botim. Studiuesi, muzikologu Vaso Tole, autor e kesaj vepre, ne fjalen e tij theksoi: "Eshte i pari botim qe i kushtohet nje kryevepre te njerezimit. Mirenjohje te thelle per popullin shqiptar, i cili e krijoi kete kryeveper shpirterore. Pasi kultura iso-polifonike ende interpretohet kur njerezit mblidhen se bashku, koke me koke dhe ashtu e mbajne te gjalle ate. Ketu do te gjeni deshmine e vlerave qe kane krijuar kengetaret, instrumentistet, rapsodet popullore, valltaret, mjeshtrit duararte". Pa dyshim eshte unike, e jo me kot 2 vite me pare UNESCO e shpalli si kryeveper te trashegimise gojore, per vlerat e saj unike.

    Ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, John Withers, gjate promovimit te kesaj enciklopedie dygjuheshe, u shpreh se "jam bere me te vertete nje admirues i madh i vlerave te pasura kulturore dhe historike ne Shqiperi. E fillova njohjen time me leximin e letersise dhe historise. Po pas mberritjes ketu kam mesuar se ka fusha te tera, shume te pasura te jetes se artit, qe dua t'i njoh dhe t'i eksploroj". E per t'i meshuar se tepermi, vleres qe ka kuptuar se ka iso-polifonia shqiptare, Withers rrefeu se, "nuk besoj se mund te gjej nje vend tjeter me te mire per te filluar sesa me kete forme unikale shqiptare te muzikes. Dhe shpresoj qe secili prej jush do te me kushtoje pak minuta per te me ndihmuar ta njoh me mire dhe te mesoj per te".

    Ndersa redaktori muzikor i enciklopedise, Fatmir Hysi, u shpreh: "Enciklopedia eshte nje zedhenese e cmuar e nje kulture si kjo e jona".

    Nga vete fjala enciklopedi, s'mund te dyshohet fare per vleren e saj te madhe, por ajo cka permban ky botim nuk eshte thjesht nje historik, ku i meshohet vlerave qe ka iso-polifonia popullore shqiptare. Ky botim nuk eshte thjesht nje mbledhje, studim a shpjegim i fjalesit te muzikes popullore. Fare lehte ne te mund te gjenden emrat me ne ze te atyre qe mbajten gjalle dhe bene te mundur qe kjo vlere e madhe dhe unike te sfidoje shekujt per te qene trashegimi e gjithe njerezimit, anekend botes. Per ata qe rralle kane degjuar per unicitetin e saj, dhe nuk njohin aspak instrumentet qe e kane mbajtur gjalle. Ndersa enciklopedia eshte e shoqeruar edhe me nje CD, ku jane te regjistruara tingujt unik te iso-polifonise.

    Somario

    Autori i enciklopedise, Vasi Tole, shprehet: "Iso-polifonia ende interpretohet kur njerezit mblidhen se bashku, koke me koke dhe ashtu e mbajne te gjalle ate. Ketu do te gjeni deshmine e vlerave qe kane krijuar kengetaret, instrumentistet, rapsodet popullore, valltaret, mjeshtrit duararte".

    Koha Jone

  7. #7
    Vjersha per Kosoven nga nje nga bilbilat e Polifonise labe, himarjoti Lefter Cipa.


    Cikli pėr Kosovėn

    Se tė drejtėn s'e ha dheu


    Nga Lefter Ēipa







    Zogj dhe ėngjėj bashkė kėndojnė



    Prej motesh, ja se ē'pruri moti

    Pruri tė drejtėn e shkuar,

    gjaku ndezur, u tret loti,

    nė lirinė e pambaruar.

    Guri dhembjen i derdh dheut

    Ngrihu,- i thotė Skėnderbeut.



    Pėrmbi malin e Ballkanit

    Iku mjegulla e rėnduar

    Nga e papritura e lajmit

    Syri i djallit u verbua

    Abdyl Frashėri e kish thėnė

    Jemi diell dhe jo hėnė.



    C'ke Serbi qė paske dhembje?!

    Si na ka dhėmbur tė dhėmbtė

    Tani ha mėlēinė tėnde

    A rėntė mali dhe tė zėntė

    Lidhu si foshnja nė djepe

    Se foshnjė nė Europė mbete.



    S'i bihet malit mė kokė

    Se mali shkrep vetėtimė

    Paqja ėshtė nė Europė

    Lufta fle brenda Rusisė.

    Serbi, kudhra kobzezė

    Ville gjakun e Kosovės



    Tė zbardhet korbi nė Moskė

    Kulla e vjetėr t'i kėputet

    Nė Ballkan fryn erė e ngrohtė

    S'shkon mė pena mbrapa pushkės

    Se tė drejtėn s'e ha dheu

    Pas njė shekulli sytė na ktheu.



    Amerikė o fron i Zotit

    Shumė e ke dash Shqipėrinė

    Tė bekoftė Baba Tomorri

    Mbi kurorė paē bukurinė

    Ē'nuk bėn dėshira jote

    Mbolle liri, paqe kore.



    Kosovė qilimin hape

    Prite ditėn e pėrflakur

    Vish shtatin me manushaqe

    Qė brenda gjirit ke mbajtur

    Nėpėr qiell zogjtė shkojnė

    Zogj e ėngjėj bashkė kėndojnė



    Lumi me lumin patjetėr

    Bashkohen nė det tė gjerė

    Komb i bukur e shpirtqeshur

    Shumė i ėmbėl pėr tė tėrė

    Shtet i ri e komb i vjetėr

    Bletė bekimi, bekon besėn



    Ndaj vargmalet nuk kėputen

    Se e ardhmja vjen kaluar

    Qiejt kurrė me det nuk puthen

    Qė kur bota ėshtė krijuar

    Jo mor jo, nuk ndahen kombet

    Sot Kosova shenjtėrohet



    Vit pas viti vjetėt shkuan

    Prit e prit, se pritej shpresa

    U derdh gjak, po s'u mohua

    Dashka gjak, tė lulėzojė jeta







    Qirinjtė dhe tė flakėrojnė




    (Lirikė shpirtėrore)



    E kisha merak Kosovė

    Tė arrija ditėn tėnde

    Tani dhe tė vdes mbi borė

    Pėrmbi manushaqe hėne.

    Them shpirtin do ma besojnė

    U bėfsha njė ėndėrr zemre

    Ėndrra dhe tė fluturojė

    Mbi telat e njė llahute.



    Ē'janė kosovarė tė rrojnė

    U bėfshin vjershėrim kėnge

    Me ēifteli tė kėndojnė

    Po dhe me avaze cule

    Thėllėzat tė dashurojnė

    Sa mė shpejt u bėfshin nuse

    Dhėndurėt kur tė kalojnė

    Mė dhėnēin cigare buze.



    Bilbilat tė mė kujtojnė

    Kur ligjėrojnė fodullēe

    Tė fala tė mė dėrgojnė

    Tė mos ketė shpirti dhimbje

    Kur tė duan tė mė zgjojnė

    Qė nė Prizren dhe tė gjėndem

    Qirinjtė tė flakėrojnė

    Kur vjen mbrėmja,

    pėr ēdo mbrėmje



    Kur stinėt tė lulėzojnė

    Brenda Prishtinės tė endem

    Kam dėshirė tė mė qortojnė

    Pse nuk mbaj stoli, argjende

    Po argjendet nuk peshojnė

    Salltanetet janė tė rreme

    Kot disa flori kėrkojnė

    Floriri tė le pa mendje.



    Kanė thėnė, duan tė thonė

    Se s'do kishim gjurmė kėmbe

    Po kot vijėn e ndryshojnė

    Ku desha, ėndje m'u gjende

    Vera ėshtė brenda nė gotė

    Gotė e bukur alla frėnge

    Paē Kosovė, shėndet tė plotė

    koha pi dollinė tėnde.







    Plumbi s'ma ze thembrėn




    (Udhėtim gjaku)



    Pse ri vetėm bregu,

    pena dhe dyfeku?

    Pse mjegullojnė malet

    Ku deti u falet?



    Hėna hesht mbi brigje

    Me yje, me gjire,

    Dhe unė supe vrarė

    Qortohem me valė.



    Valėt inatosen

    Unė me to rimtosem

    Marr e shkrep kobure

    Bregasit tė zgjuhen



    Nata ėshtė e gjatė

    Shpirti pikon mjaltė

    Ē'mjaltė e ėmbėlsuar

    Ē'gėzim i pashuar!



    Gėzimi vjen rrotull

    Si njė zjarr i shkoqur

    Nėpėr zjarr tė ėndrrės

    Djeg kockat e gjėmės.



    Njė zė mė thotė digji

    Digji po dhe kripi

    Hirin jepja djallit

    Pėr jastėk tė varrit.



    Ja pėrreth pėllumbat

    Pėr krahu mė marrin

    Shpejt e njė violinė

    Mė zgjon vjershėtorin.



    S'di se ku po ndodhem

    Ku po dhėndėrrohem

    Ku syri merr dritė

    Merr dritė tė florinjtė.



    Njė ėngjėll mė shfaqet

    Rruga shpejt mė hapet

    Dhe unė rrugėn nisa

    S'pata durim, s'prita.



    S'prita, por i heshtur

    Po vėrtet i qeshur

    Qeshje si mbi borė

    Qeshjen mbaj nė dorė



    Qeshja liri bėhet,

    liri qė mėkėmbet,

    Me tė pėrqafohem

    Prej saja s'largohem.



    Me tė eci bashkė\

    Mbi gur, jo mbi baltė

    Gur mė gur hedh kėmbėn

    Plumbi s'ma ze thembrėn.



    Zogjtė me fluturime

    Vijnė mbas gjurmės sime

    Dhe mbi sup mė zbresin

    Nisin, shqip pyesin.



    Ku vete mė thonė?

    Mos shkon gjė nė Vlorė?

    Ku shkon i pamundur

    Kėshtu duke tundur?



    S'pėrtoj t'u pėrgjigjem

    Nga pėrbrenda digjem

    Shkoj ku mė ēon malli

    Tek Adem Jashari.



    Do t'i shkoj te kulla

    Ku ju dogj me plumba.

    Plumbat dot s'e vranė

    Kullat poshtė s'i ranė.



    Prizrenit do vete

    Tek lisat me gjethe

    Tek shkonte Kasneci

    Patriot Bregdeti.



    Do shkoj se jam burrė

    Tė pi njė gotė ujė

    Sa tė shoh selinė

    Pastaj nė Prishtinė.



    Atje gurėt do t'i puth

    T'i bėj zjarr e t'i bėj prush.

    Prush e pranė sofrės

    Pranė lirisė, Kosovės.



    Atje tek gjaku ynė

    Do le dhembshurinė

    Me vete do marr

    Qė ta kem pėr mall.



    Njė grusht dhe tė ngrohtė

    Ta mba, nėn kokė

    Qė fqinjėt ta dinė

    Koha gjen kufinė.



    Fqinjėt na coptuan

    Thanė se na shuan

    Po ta dinė qė rrojmė

    Veten zvogėlojnė.



    Gjitonė do t'i kemi

    Do vijnė e do vemi

    Me ta gjakun tonė

    Kurrė s'do e trazojmė.



    Rruga ish e gjatė

    Shpirti pikon mjaltė.

    Shpirtin nė Kosovė

    Dhe zemrėn nė Vlorė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 02-03-2008 mė 18:56
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  8. #8
    Himara i kėndon "motrės" Ēamėri

    Nė natėn e dytė tė Festivalit tė Kėngės dhe Valles Ēame, surprizė ishte prezantimi himarjot me krijimet e tė shumėnjohurit, Lefter Ēipa

    Ndodhi pikėrisht ajo qė kishte parashikuar Azgan Haklaj, i vėnė nė krye tė Unionit Artistik Kombėtar, qė kėsaj here "vrapin" e mbajti nė Sarandė. Ai kishte parathėnė nė konferencėn e parė pėr shtyp, ende pa nisur Festivali i Kėngės dhe Valles pėr Ēamėrinė, nė jugun shqiptar, se Himara kishte pėr tė qenė sharmi dhe surpriza e festivalit. Aq sa ishte paragjykuar e mė pas kishte shkaktuar habi pjesėmarrja e himarjotėve nė njė festival si ky, po aq befasuese ishte edhe kėnga e tyre. Lefter Ēipa, qė u kishte thėnė organizatorėve muaj mė parė "ma liri mua kėtė punė", erdhi me takėme tė rėnda nė lėmin e kėngės nė Sarandė. Ashtu me atė trupin e tij hollak, i heshtur e rrėmues nė vetvete, duke bėrė mė shumė monolog se sa dialog, sa nuk plasi qė e mbajti pėrbrenda tij deri nė fund atė prush kėnge qė kishte ruajtur pėr ēastin e ngjitjes nė skenė. Si njė "usta" i mirė dhe i sigurt nė ato ēika stėrralli qė di tė nxjerrė nga pena e sprovuar e rapsodit, ia doli qė sekretin ta mbanin sekret edhe pjesėtarėt e grupit. Tė gjithė qėndronin ca si tepėr tė padėgjuar e pa dashur tė binin nė sy, deri sa erdhi ora tė derdhnin atė ujėvarė burimesh tė kristaltė para mikrofonėve tė festivalit.

    Tė katėr kėngėt e tyre ishin si mjaltė hojesh e si prush dashurie tė sinqertė. Por njėra prej tyre nuk la pa dridhur ind tė trupit tė secilit prej atyre qė ishin ulur nė shkallėt e stadiumit, tė kthyer nė teatėr veror, pėr tė nxėnė 500 kėngėt dhe vallet mė tė arrira tė shpirtit shqiptar. "Ēamėria, Ēamėria/ nė gjunjė bie Perėndia/ Mėkatet lan historia/ Guri shkon nė vend tė tija/" - erdhi si njė himn dhe si njė kulm i artit popullor, i qortimit tė historisė dhe i zgjidhjes sė lėmshit pa nyje, ku vėrtitet prej kohėsh ēėshtja ēame. Mėnyrės tipike himarjote tė tė kėnduarit, qė fjalėn kurdoherė e mbėshtjell me vibrime tė zėrit dhe tė shpirtit njėherėsh, njė tekst i ngritur mbi fjalė qė rrinė si gurėt e skalitur tė qoshes sė njė muri, i jep forcėn dhe bukurinė e artit tė madh qė dinė tė mbrujnė pasuesit e Neēo Mukė himarjotit. Vėshtirė tė besohet qė me kėngė do tė mund tė shkrihet bora e heshtjes, kur fjala ėshtė pėr dhimbjen dhe ēėshtjen ēame, por kėsaj nuk pati njeri qė nuk i besoi se kishte ndodhur, pasi kishte dėgjuar kėngėn brilante qė sollėn himarjotėt. "Malli puth me psherėtimė/ ato brigje dhe limane/ Borėn e heshtjes do shkrijė/ e vėrteta e votės ēame/. Ēdo emėr oratori do tė zbehej, sikurse edhe ēdo politikan me njė fije nder do tė turpėrohej para zėrave drithėrues tė kėngėtarėve, qė duke pėrdorur artin vizatojnė lėvizjen e mendimit dhe ngecjen e politikės, ecjen e kohės nė drejtimin e duhur dhe jo sipas kurdisjes shpesh tė mbrapshtė qė i bėjnė kėsaj ore politikanėt nė tė dy anėt e kufirit. Pėrsėritja e qėllimshme nė kėngė e vargut "aman, bota ēame", pikonte dashuri dhe drejtėsi, fshikullim ndaj historisė dhe mesazh e shpresė pėr zgjidhjen paqėsore qė pritet tė vijė. Aq qartėsisht e thanė marrėsi dhe hedhėsit e kėngės sė mrekullueshme himarjote kėtė, duke kėrkuar "Paqen ta marrin pėr dore/ mbi hi tė mbjellim dafinė/ E drejta dorėn do zgjatė/ ta ribėjmė Ēamėrinė/". Ec e mos e quaj Himarėn, pastaj, sharmi i festivalit. Cili shqiptar do t‘i kėndonte mė mirė e do t‘i shėrbente mė shumė ēėshtjes ēame? Edhe njė herė e treguan nė lėmin e kėngės se himarjotėt janė dhe mbeten kryefjala e kėngės, por edhe misionarė tė paqes, drejtėsisė dhe bashkėjetesės.

    Para se tė konkurrohej nė skenėn e festivalit, pjesėmarrėsit kėnduan e vallėzuan nė skenėn e mbyllur tė kinoteatrit "Butrinti", atje ku u organizua prezantimi i librit tė studiuesit Veis Sejko "Mbi elementet e pėrbashkėt nė epikė shqiptaro-arbėreshe dhe serbo-kroate". Rreth vlerave tė librit referuan prof. dr. Afėrdita Onuzi, drejtore e Institutit tė Kulturės Popullore, prof. dr. Adriatik Kallulli, kritikė dhe studiues letrarė, prof dr. Zymer Neziri nga Instituti Albanologjik i Prishtinės, si dhe albanologu Gustav Ollorian nga Kostarika. Duke folur pėr vlerat e librit, ata kanė vlerėsuar karakterin krahasues dhe polemizues tė veprės, si dhe analizėn e hershmėrisė sė eposit tė shqiptarėve. Ndėrsa Tahir Muhedini, kryetar i PDI-sė, si mik i familjes Sejko, evokoi historinė e librit tė quajtur nė fillim vepėr tė madhe nga strukturat shtetit komunist, por qė nuk e pa dot atėherė dritėn e botimit dhe autori i tij pėrfundoi nė shitės cigaresh nė Tiranė. Nė prezantim ishte i pranishėm edhe sekretari i Akademisė sė Shkencave, akademiku Eduart Sulstarova. Promovimi u shoqėrua me njė koncert me valltarėt e Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve, me solist, mjeshtrin e madh Rexhep Ēeliku, tė mjeshtres sė madhe Irini Qirjako, me lahutarė nga Shqipėria e veriut, me kėrcimtarė tė vegjėl nga Komuna e Markatit, qė kėrcyen vallen e Osman Takės, me valltarėt e Sharrit Kosovė, nga dueti koreografik i Tropojės dhe grupi polifonik "Zėri i Bilbilit" Sarandė. Pas ēeljes qė i bėri natės sė dytė grupi artistik i ardhur nga Himara, pas tyre skena ishte pėr artistėt e ardhur nga Vitia e Kosovės, pėr tė vijuar me grupin polifonik "Kaonia" tė delvinjotėve, Tropoja solli tri valle tė mrekullueshme, tė kėrcyera nga tre valltarė si shqiponja, qė ishin Deli Metaliaj, Skifter Dollia dhe Qerim Shkreli. Ovacionet pėr lojėn e tyre u shtuan kur atyre iu bashkua dhe vetė presidenti i Unionit Artistik Kombėtar Azgan Haklaj, i veshur me kostumin kombėtar tė Ēamėrisė nė valle tropojane. Pas kėtij momenti epika shqiptare erdhi pėrmes zėrit tė mrekullueshėm tė kėngėtares Irini Qirjako, me kėngėt "Te Rrapi nė Mashkullorė" dhe lirika e bukur ēame "Barbaroz, vasiliko". Dhe "Torta mbi qershi" ishin artistėt e ansamblit tė Tiranės, me vallet, kėngėt dhe kostumet e larmishme.


    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=25975
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Sympoziumi Shkenor/ Flasin Prof, dr. Afėrdita Onuzi. Prof Dr. Bardhosh Gacce, Prof. Dr, Ramazan Bogdani

    Polifonia shqiptare po deformohet dhe po harrohet nga politika

    Albert ZHOLI

    Para disa ditėsh nė teatrin “Metropol” u zhvillua Simpoziumi shkencor “Polifonia shqiptare dhe vlerat e saj”. Nė kėtė Sympozuin merrni ojesė, Akademikė, Profesorė tė kėsaj fushe, studiues, shkrimtarė, etj…Hulumtimi historik, zhvillimi, ruajtja nga huazimet, pėrkrahja e talenteve tė reja, gjetjet nė qėmtimin krahinor dhe mbarėshqiptar, si dhe financimi pėr festivalet, konkurrimet, anketimet per ruajtjen dhe ecurinė e polifonisė shqiptare, tė kėsaj vlere tė pamatė dhe unike tė gjeniut popull, ėshtė jo vetėm njė gjest fisnik, por nė radhė tė parė njė gjest me karakter thellėsisht kombėtar. Kush merr pėrsipėr njė mision tė tillė, nuk sjell njė risi, por pėrjetėson njė amanet popullor tė pėrcjellė nė shekuj e qė mbetet pėrherė aktual. Dhe ky mision kėrkon jo vetėm guxim, kurajė, fantazi, pėrkushtim, punė sistematike, por edhe talent, shumė punė e edhe mė shumė ndėrgjegjėsim kombėtar. Kėtė amanet dėshiron tė pėrcjellė ky Sympozium Shkencor pėr polifoninė dhe libri Yzeir Llanajt “Polifonia Shqiptare. Ky Simpoium ishte njė thirrje pėr politikėn shqiptare nė emėr tė, poetėve, kėngėtarėve tė polifonisė: Ruajeni kėtė thesar, kėtė kėngė magji. Ajo ėshtė pjesa mė e bukur e trungut, e identitetit shqiptar nė shekuj, veēantia e kombit tonė.

    Prof, dr. Afėrdita Onuzi

    Vlerat e kėngės polifonike nuk qėndrojnė vetėm nė harmoninė e jashtėzakonshme, gati qiellore tė zėrave tė marrėsit, tė kthyesit dhe tė atyre qė mbajnė ison. Kėnga polifonike shėrben edhe si njė burim i rėndėsishėm pėr dokumentin e jetės shoqėrore, ekonomike e historike tė banorėve qė e kanė praktikuar kėtė kėngė. Specifika e kėsaj mėnyre tė kėnduari lidhet edhe me formėn e krijimit tė saj. Kur mblidheshin burrat nėn hijen e rrapit (qė zakonisht ndodhej nė qendėr tė fshatit), ose nė tubime tė tjera, apo nėpėr oda dasmash, gėzimesh si dhe nė festa motmoti, ishte e pamundur tė mos ia merrnin kėngės. Nganjėherė fillonin si bejte midis dy personash apo dy grupe njerėzish, ku secili pėrpiqej tė demonstronte menēurinė e tij. Papritmas ia merrnin kėngės, tashmė pėr tė treguar edhe aftėsitė si kėngėtarė.

    Nė mėnyrė edhe mė tė veēantė spikatnin kėto aftėsi nė raste dasmash apo gėzimesh tė tjera familjare, ku herė kėndoheshin kėngė dashurie apo humoristike, e sidomos ato tė trimėrisė. Varėsisht nga subjekti dhe lloji i kėngės, dridhej zėri e ndryshonte mimika e kėngėtarėve, madje dhe mėnyra e qėndrimit. Pėrveē mėnyrės origjinale tė tė kėnduarit dhe vlerave tė tjera artistike qė pėrmbajnė kėto kėngė (me vlerėsimin e tė cilave merren studiues mė tė pėrgatitur se unė), pėr ne studiuesit e trashėgimisė kulturore, por edhe pėr historianėt, tekstet e kėtyre kėngėve pėrbėjnė njė burim tė rėndėsishėm pėr tė marrė informacione lidhur me mėnyrėn e jetesės sė pėrditshme, veēanėrisht pėr elementė tė ndryshėm tė kulturės materiale dhe asaj shpirtėrore. Po ashtu, krejt natyrshėm, nėpėrmjet vargjeve tė njėrės apo tjetrės kėngė, mėsojmė pėr zakone tė ndryshme tė jetės familjare, pėr ato tė dasmės (mbi krye tė saj, njė qyrek u thye) e tė lindjes, pėr mikpritjen tradicionale, pėr dollitė dhe rregullat e tjera, pėr ritualet e kryera nė raste vdekjesh, pėr ngjarje e luftime tė ndryshme, pėr jetėn ekonomike dhe orientimin tregtar tė krahinės. Veēanėrisht konsiderohen me vlerė tė veēantė informacionet lidhur me veshjet e pėrdorura nė fshatrat dhe krahinat ku ėshtė kėnduar kėnga polifonike, pėr shkak se nė kėtė hapėsirė veshjet popullore kanė dalė mė herėt nga pėrdorimi, krahasuar me zonat e tjera rurale tė Shqipėrisė.Kjo ėshtė arsyeja qė ne etnografėt i vlerėsojmė kėto informacione dhe i kushtojmė vėmendje tė veēantė teksteve qė sjellin kėngėt e ndryshme. Koha kur ne u njohėm me veshjet qė ende vazhdonin tė qarkullonin, na i sjell gratė tė veshura me tumane. Por nė tekste kėngėsh tė krijuara mė herėt, ato paraqiten me kėmisha tė gjata, apo me fustane tė qėndisur, nė kokė mbajnė mandile tė verdhė etj. Nė • to, herė flitet pėr personazhe tė veshur me kostume fshatare, e herė qytetare. Kėshtu, pėrmenden si pjesė veshjesh pėr gra linjat e gjata, tė "rrahura" nė tezgjah, futat e bardha, shamitė e verdha, bruēat, lėkurēet, etj...



    Prof. Dr Ramazan Bogdani

    S'ka kėngė mė tė bukur se polifonia shqiptare

    Kam kontribuar vazhdimisht me valle nė festivalet folklorike kombėtare tė Gjirokastrės. Por them se ata janė tė vetmit nė botė pėr folklorin. Nuk kanė tė dytė. Unė nė kėta festivale kam qenė paraprakisht, sepse Ministria dhe Instituti mė dėrgonin pėr tė parė repertoret koreografike tė valleve folklorike para se tė vinin t'i shikonin juri tė ndryshme, dhe unė isha gjithmonė nėpėr juri dhe kryetar jurie. Pėr kėtė unė punoja paraprakisht. Kam arritur t'i kaloj tė gjitha vallet shqiptare nėpėrmjet kėmbėve tė mia. I kėrceja vetė dhe jepja pastaj mendimin. Kam drejtuar dhe valle tė kėnduara labcce. S'ka kėngė mė tė bukur se polifonia shqiptare. Ajo ėshtė kėnga e zotit, ėshtė kėnga magjike qė dinė ta kėndojnė vetėm shqiptarėt. Ajo kėngė ēudit kėdo spektator nė ēdo pjesė tė globit. Thuamė kush e ka dėgjuar dhe nuk ka shtangur. Emrin e saj e ka vulosur populli, e ka vulosur koha. Ajo quhet Polifoni e jo ndryshe.



    Prof.Dr. BARDHOSH GAĒE

    POLIFONIA SHQIPTARE NUK ĖSHTĖ ISO-POLIFONI J

    Njė ndėr debatet mė tė rėndėsishėm tė kėsaj kohe pėr kulturėn shqiptare ėshtė ai mbi polifoninė shqiptare. Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, para disa vjetėsh, nė kuadrin e mbrojtjes e tė trashėgimisė sė folkut shqiptar, si edhe tė vlerave qė duhet tė pėrfaqėsonte kombi shqiptar nė UNESKO, u bė pjesė e kėtij projekti (por edhe tė debatit). Kėtė projekt e kishin nisur me UNESKO-n dy studiues tė njohur, Agron Xhangolli e Afėrdita Onuzi, por e plotėsuan mė vonė Beniamin Kruta e Spiro Shituni. Ata e studiuan polifoninė dhe vunė nė pah shumė kėngė nga zona tė ndryshme tė Labėrisė, qė dhe pse kėndonin afėrsisht njėlloj, kishin ndryshime nga fshati nė fshat apo mė tej. Por jo vetėm shqiptarėt... Tė interesuar pėr polifoninė kanė qenė dhe janė shumė tė huaj qė mbesin tė mahnitur kur e dėgjojnė. Njė ndėr mė tė interesuarit ka qenė anglezi Aleksandėr Thenton. Ishte ky studiues i cili, pėr t'ia bėrė mė tė afėrt polifoninė shqip- tare UNESKO-s dhe pėr ta vėnė nė mbrojtje tė saj, bėri filmin dokumentar "Polifonia shqiptare", i cili mori ēmimin e parė nga fondacioni "Tursian" nė Gjermani mė 1990. Mė pas u krijua njė grup studiuesish dhe u vunė nė pah tė gjitha stilet e polifonisė. Projektin e bėri Spiro Shituni, i cili i grumbulloi tė gjitha stilet, e mė vonė tė gjitha kėto u dėrguan nė UNESKO. Nė vitet 1994- 1995, UNESKO kėrkoi qė tė prezantohej kjo kulturė. Specialistėt e saj vunė disa kushte pėr ta marrė nė konsideratė: njė festival apo njė takim (ky u zvarrit ca sepse ndėrkohė u organizua Festi*val i Gjirokastrės). Gjithsesi, duhet theksuar se qė me simpoziumin e parė pėr polifoninė shqiptare, i cili u mbajt mė 1988, u vunė themelet qė polifonia jonė tė studiohej, tė rregjistrohej nė terren, tė arkivohej dhe tė studiohej, duke pėrsosur kėsisoj pėrpjekjet pėr ta shpallur vlerė tė rrallė tė trashėgimisė kulturore botėrore.

    - Ēfarė kronikash janė gjetur, ruajtur dhe pėrcjellė nė kėtė drejtim?

    Pėr kėtė ka mjaft kronika qė nga shekulli i dytė, i nėntė, i I pesėmbėdhjetė qė flasin pėr ekzistencėn e polifonisė nė Epir, I Ēamėri e Labėri (por ajo shtrihet deri nė Toskėri). Nga studimet I e mėvonshme ėshtė parė se kjo kėngė shtrihet edhe nė vise tė tjera fqinje, si variante tė polifonisė qė lėvrohet edhe nė popuj tė tjerė. Por mė shumė kėngėn polifoniko e ruajnė viset shqiptare, pra edhe Kosova dhe trevat shqiptare tė Maqedonisė. Studimet e sotme kanė treguar se kjo kėngė ka shkuar deri nė Korsikė, ku ka shqiptarė tė emigruar me shekuj. Nė Korsikė pohojnė se "nuk ėshtė e jona kjo muzikė", por e mbajnė si diēka tė lashtė tė ardhur nga Mesdheu. Dhe megjithėse aktualisht shumė pak banorė tė Korsikės janė me origjinė shqiptare, e ruajnė polifoninė shqiptare si njė gjė tė rrallė, si njė jehonė mali. Polifonia e tyre dhe e disa vendeve tė tjera, ruan elementėt e vajtimit, dhimbjes, tragjedisė. Shumė debate kanė bėrė studiuesit pėr polifonirfė. Polifo- nia shqiptare e ka prej kohėsh kėtė emėrtim, por Ministria e Kulturės, duke i vėnė njė bisht pėrpara: iso-polifonia, na u shfaq pėr herė tė parė, pa e marrė vesh as studiuesit e as dijetarėt, me njė tabelė qė u vendos gjatė njė takimi nė Vlorė, qė u quajt "Takimi i iso-polifonisė". Kjo ėshtė bėrė nė vitin 2005. Ky emėrtim nga Ministria e Kulturės e asaj kohe (Arta Dade ishte ministre) pati kundėrshtime tė mėdha. Iso ėshtė elementi i fundit i polifonisė, ajo ēka populli e quan "mbajtės apo mbushės". Fillimisht janė marrėsi, kthyesi, hedhėsi dhe pastaj isoja. Shqipė- ria ka fatin mė tė madh qė ka njė pasuri me kaq vlerė si polifo- nia, e cila mund tė konkurrojė nė ēdo vend tė Europės. Unė kam qenė nė Stamboll, Selanik, Athinė, Lion, Itali etj. me asamble'tė ndryshėm, dhe si polifonia shqiptare nuk ka. Polifonia shqiptare ėshtė si njė relikė e veēantė, me njė natyrė e veēantė interpretimi.

    - A ka tendenca pėr ta gjymtuar polifoninė?

    Po. Pėrhapja e turbo-folkut po e shkatėrron polifoninė; shartimet qė bėhen me tė, duke marrė tekstet e duke i bastarduar po shkatėrrojnė strukturėn e polifonisė. Tani mund tė gjesh kėngė me vetėm njė iso dhe njė marrės. Pra, po shkatėrrohet vetė bota poetike e polifonisė shqiptare. Kjo ndodh se turbo-folku po i shfrytėzori nė mėnyrė tjetėrsuese vargjet dhe strukturėn e poli- fonisė. Ėshtė detyrė e Ministrisė, e studiuesve tė tjerė dhe e shoqatave kulturore qė tė merren me ruajtjen e vlerave tė saj tė vyera. Unė e quaj njė kontribut tė veēantė qė nė Vlorė e nė Bylis zhvillohen dy festivale tė polifonisė, ku shoqatat mundohen, ndryshe nga shteti, ta ruajnė kėtė traditė. Kėto shoqata, sot, janė ato qė e mbajnė kėtė polifoni, e ruajnė dhe e zhvillojnė. Kurse shteti shqiptar, nė veēanti Ministria e Kulturės, megjithėse mori meritat pėr kėtė vlerė tė ēmuar nga UNESKO, qė e shpalli vlerė kulturore pėr njerėzimin, nuk po e mbron si duhet...

  10. #10
    Ispolifonia me njė database profesional

    Tashmė, Isopolifonia ka njė database profesional ēka tregon hartėn e plotė tė shtrirjes sė kėsaj pasurie. Ky arkiv ėshtė konceptuar nė njė kėndvėshtrim tė gjerė tė Isopolifonisė, duke pėrfshirė shumė fusha qė lidhen me tė duke filluar nga arkeologjia apo veglat tradicionale, grupet, vallet, legjislacionet, mjeshtrat si dhe shumė element tė tjerė.

    Nė kėtė arkiv brenda skedave pėrfshihen kėngė video tė aktiviteteve apo koncerteve dhe debutimeve tė kėngėtareve tė ndryshėm tė kėsaj trashėgimie.

    Prezantimi i database-s sė Isopolifonisė u bė nė Ministrinė e Kulturės sė Shqipėrisė ku ishte i pranishėm ministri i Kulturės sė Shqipėrisė, Aldo Bumēi dhe specialistė tė ndryshėm. Projekti i katalogimit digjital tė Isopolifonisė ka filluar qė nė janar 2008 me iniciativėn e Prof. Vaso Tole.

    Qėllimi kryesor ėshtė ruajtja, regjistrimi dhe katalogimi i Isopolifonisė e cila qė prej vitit 2005 ėshtė bėrė pjesė e Trashėgimisė Botėrore dhe mbrohet nga UNESCO.

    Bota Sot

    http://www.isopolifonia.com/

    ****

    Eshte ide shume me vlere, por mendoj qe mund te kishin bere nje pune me te mire me faqen
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  2. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  3. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  4. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52
  5. Ndue Shyti, krijues i pėrsosur i muzikės popullore
    Nga StormAngel nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •