Ardhja e Agron Llakajt në udhëheqjen e kuizit "Kush do të bëhet milioner" ka sjellë freski në të, gjithashtu ka bërë që të jetë edhe më i këndshëm për shikueshit duke i dhënë karakter të dyanshëm: fitim i njohurive të reja, por edhe argëtues.
Kuzin edhe për junior e kam pritur me padurim dhe është një ide vërtet e qëlluar. Këtu kam një vërejtje. Organizatorët, gjegjësisht përpiluesit e pyetjeve duhet të konsultohen me planprogramet ( njësitë mësimore që i mësojnë në shkolla) e kësaj moshe dhe t'ua përshtatin pyetjet nga planprogrami.
Konkretisht, sipas meje sonte kanë qënë të pakuptimta pyetjet që i janë bërë nxënësit të klasës së katërt: paskal, milibar, hipotenuzë, mali i Vetëtimës ....
Besoj në të ardhmen përpiluesit e pyetjeve do ta kenë këtë në konsideratë!
respekt,
Krijoni Kontakt