Unė nuk mund tė jetoj kėtu. Ėshtė njė vend pak i egėr pėr mua, marrėdhėniet midis njerėzve janė pak tė egėr. E di qė ėshtė vetėm njė fasadė se brenda e kanė shpirtin e mirė, por kanė njė egėrsi nė marrėdhėniet njerėzore. Ju dini tė mbroheni kėtu, ndėrsa unė kėtu jam si lepur, nuk di tė mbrohem. Unė vij kėtu me shumė kėnaqėsi, por nuk besoj se mund ta pėrballoj tė vij tė jetoj pėrgjithmonė kėtu. Ka shumė frustracion tė jetės sė pėrditshme. Jeta ėshtė shumė e shkurtėr e unė nuk kam kohė te pėrplasem nė pengesa, vetėm pėr tė arritur diēka, kur nė njė vend tjetėr e arrij menjėherė dhe pastaj jetoj jetėn time, tha Elsie pėr Shqip. E ndėrsa duke krahasuar Shqipėrinė e Enver Hoxhės me atė tė Sali Berishės, shton: Nuk ėshtė diēka qė varet vetėm nga partia, ėshtė mė tepėr qėndrimi i popullit. Pra, qė tė marrėsh diēka qė do, duhet tė njohėsh dikė nė Ministri, tė pish kafe me tė, pastaj tė pish prapė kafe javėn tjetėr me tė, edhe njė herė tė tretė, e mė pas ai tė lidh mė personin qė ty tė intereson. D.m.th ėshtė njėsoj si nė kohėn osmane, nuk ėshtė si njė shtet normal.
-Robert Elsie-
Krijoni Kontakt