Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë



    Është tepër e ulët që një gjeni i matematikës të gëzoj këtë respekt kaq përbuzësh nga bashkë fshatarët e tij. Nëse kjo gjë do të ndodhte në një vend tjetër të botës, me siguri Fatmiri do të ishte një Ajshtajnë i dytë! Ai arrin të deshifrojë deri në njëzet numra!

    Bëhet fjalë për Fatmirë Rrokaj në fshatin Varibob të Mallakastrës, një gjeni i vërtet i matematikës.
    Historia e tij filloi shumë herët, që kur ai ishte 13-vjeç, pra kur ai ishte në klasë të shtatë aftësia e tij mbi matematikën u dallua menjëherë nga mësuesit, pasi ai mund të shumëzonte numra deri me 20 (njëzet) shifra. Gjë e rrallë dhe e pa dëgjuar ndonjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë më parë një rast i ngjashëm.
    Por kjo aftësi e tij Gjenike, në vend që të merrej në konsideratë dhe ai të gëzonte respektin e gjithkujt, të fitonte atë që atij i takonte, ashtu siç edhe një Gjeniu apo shkencëtari, matematikani të vërtet, fatkeqësisht mendje-ngushtësia e fshatarëve të tij, e kthyen atë në vegël argëtimi.
    Mbasi aftësia e tij bëri bujë të madhe në gjithë zonën, të gjithë filluan të luanin me të duke i dhënë atij për të zgjidhur ekuacione, probleme, etj. Thonë që aftësia e tij ishte e një kalibri të ‘Lartë’, e një dimensioni tjetër, kur ai bënte përllogaritjet me mendjen e tij, shumë herë saktësia dhe shpejtia e tij mund t’ja kalonin dhe një makine llogaritëse.
    Fatmir Rrokaj, veç aftësisë në matematike, ishe i dalluar edhe në lëndë të tjera siç ishte Kimia, Fizika dhe Gjeometria.
    Kur Fatmiri, atëherë fëmijë, refuzonte t’i përgjigjej dëshirave të[ sëmura të bashkëfshatarëve të tij, ata jo vetëm që nuk mbeteshin aty, por e rrihnin atë, duke i pësuar atij trauma psikike.

    Ndiqni këtë fenomen tek i përgjigjet SAKTËSISHT pyetjeve të njerëzve përreth duke u krahasuar paralelisht dhe me një makinë llogaritëse, saktësia e tij është absolute.



    http://www.youtube.com/watch?v=BA6gp...ayer_embedded#!
    Ndryshuar për herë të fundit nga [PaRTiZoNi] : 24-02-2012 më 12:39
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  2. #2
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Po a ka popull me te poshter se ne shqiptaret valle?
    E shnderrojme nje person te tille ne ate gjendje te mjerueshme.
    Edhe ne qytet te ishte e njejta gje do ndodhte me ate person.

    Ne qytetin tone kemi pas nje gjeni te tille ne kohen e enverit.
    Ai skishte event historik qe nuk e dinte permendesh ne tru , e jo vetem eventet te historise shqiptare por edhe asaj boterore. Ishte nje enciklopedi e vertete.
    Gjithashtu gjeni ne matematike dhe fizike.
    Gjithe injorantet e qytetit mblidheshin edhe e vinin ne loje duke i bere pyetje te tilla.
    Ishte moshe e madhe edhe kishte pasuar trauma te tilla , sa te gjithe e quanin budalla.

    Ne fakt ishte shoqeria aq injorante sa nje person i tille e kishte te pamundur te mbijetonte nen te tilla kushte , sa pasoi si perfundim tronditje psikologjike te cilat e bene ate te dukej nga pamja e jashtme si i ''cmendur'' . Gjithmone me vinte keq , edhe pse i vogel , kur e shihja sesi e trajtonin .
    Jemi popull i poshter , prandaj shume here e ve ne dukje kete gje ne kete forum.

    Sa per personin ne fjale.

    Njerez qe kalkulojne kaq shpejt shifra shume te medhaja , ka nje shpjegim gjenialiteti i tyre.
    Ne trurin e njeriut ,ne mes te anes se djathte eshte ajo pika ku njerezit e vejne trurin ne pune , si puna e kalkulimit psh.
    Keta tipa ajo pjese e trurit nuk u vihet ne pune fare kur i jepen detyra apo ekuacione te tilla.
    Zakonisht ne ato momente , u vihet ne pune pjesa e perballme e trurit e cila quhet si pika ku intuita dhe instiktiviteti luan rol prandaj dhe pergjigjet dhe kalkulimet i bejne shume shpejte.

    Ka qene nje person ne amerike , ku ai i bente kalkulimet edhe me shpejt se makina llogaritese.
    Edhe ky shqiptari i shkrete , po te kishte ngel sane , besoj se deri ne ato pika do kishte arrit , si puna e atij amerikanit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 24-02-2012 më 13:14

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ka shume te tillë qe kan perfunduar ne kete menyre tek ne shqiptaret. Akoma tek disa pleq injorantë ka qe mendojn se te lexosh shume behesh budalla ... apo nese ne nje fshat apo rreth shoqeror shquhesh per i ditur, ateher ai rreth shoqeror ne pamundesi intelektuale qe te akceptojn diturin tende, te shpallin te qmendur...

    Dhe per te te shpallur te qmendur mjaftojn qe te te drejtohen me kete akuz mbi 3 persona.. e te mos flasim per me teper.



    Injoranca eshte gje e keqe...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 24-02-2012 më 13:53
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    ...eshte keq kur te ze me budallenjte, te ven perpara! Qenka me termend per te ardhur keq, talent i humbur.

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Keta nuk jane budallenj por nuk jane shume social. Ne cdo shoqeri ne bote individ te tille nuk preferohen shume ne jeten shoqerore nga disa njerez. Pra nuk ndodh vetem ne shqiperi se na e shpifet me komente se shqiptaret jane te keq etc.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    eshte diskutuar nje here per kete alla shkencetarin o njerez..mos na thartoni trute me te tilla budallalliqe..mos akuzoni nje fshat apo nje shoqeri si te ketille apo te atille..nje shprehje popullore thote '' nese te gjithe jane budallenj ndiqi edhe ti ata qe te te mos te quajne budalla''

    para se te shkruani per fenomene te tille lexoni perpara dhe pastaj kuptojeni se nuk kemi te bejme per ndonje shkencetare apo dicka te tille..dhe pastaj kursejini fjalet ofenduese per nje popull te tere..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Shqiptareve "te zgjuar" sot po u shfrytezojne burimet natyrore popujt e tjere ku persona si Fatmiri punojne ne universitete, institute dhe zhvillojne teknologjine e industrive dhe te armeve. Kurse inteligjenca shqiptare lutet per mik qe te punesohet.

  8. #8
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    ka ardhur koha qe kryeministri te hedhe syte nga gjenite e humbur fshatrave per te zevendesuar trurin e rrjedhur te vendit tone...

    sa per temen mendoj se edhe anshtajnin po ta kishin ne lagje fshataret ne fjale do ta zinin me gure,dhe kjo jo per faj te tyre..se c'kane nje natyre si allasoj keta gjenite...!

  9. #9
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    I gjori "rainman"...

  10. #10
    .....
    Anëtarësuar
    18-04-2009
    Vendndodhja
    ne shpi
    Postime
    105
    Eshte varferia qe prodhon injorance dhe si pasoje injoranca nuk pranon te ndryshmen dhe e refuzon ate. struktura shteterore per te ndihmuar keta persona gati nuk ekzistojn, prandaj dhe krijohen keto situata.
    Dimmi cosa vedi?
    Vedo gente stupida.
    E come sono?
    Vanno in giro pensando di essere normali.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •