
Postuar mė parė nga
G-2
Komuna e Skėnderajt, njėsh nė drejtshkrim
Kajtaz Gecaj | 21-02-2012 10:52 CET
Komuna e Skėnderajt ka shpallur njė konkurs pėr tri vende tė lira tė punės, nė administratėn komunale dhe nė shtėpinė e kulturės Hasan Prishtina. Por, gabimet nė tekstin e konkursit, ato drejtshkrimore, jo vetėm qė janė tė mėdha, por edhe tregojnė pėr nivelin tepėr tė ulėt tė tė shkruarit nė gjuhėn shqipe, jo vetėm tė atyre qė kanė hartuar konkursin. Gabimet janė aq tė mėdha, saqė njėshi nuk do ti ikte as njė nxėnėsi qė nuk ka kryer mė shumė se shkollėn fillore.
Konkurs, Mbi plotėsimin e 3 (tri) vendeve tė lira tė punės. a). Pozita: Nji Avokat Publik Komunal nė zyrėn e Kryetarit tė Komunės sė Skėnderajt. Lokacioni tek: Kryetari i Komunės sė Skėnderajt. b). Pozita: Nji Zyrtar tė Ambijentit nė DUNMA. Lokacioni vendi i punės: Drejtoria pėr Ndėrtim, Urbanizėm dhe Mbrojtje tė Ambijentit. c). Nji Mbikqyerėsi Sallav te leximit ne DKRS, ėshtė vetėm njė pjesė e tekstit tė konkursit, i cili ėshtė publikuar nė dy tė pėrditshme tona.
Ndonėse shumė herė ėshtė kėrkuar edhe nga vetė kėshilltarėt komunalė, komuna nuk ka lektor, por edhe pa lektor, dikush qė e njeh sadopak gjuhėn shqipe, apo i cili tė paktėn ka kryer shkollėn e mesme, do tė duhej ti jepte njė shikim konkursit, nėse pėr asgjė tjetėr, atėherė pėr tė mos u bėrė horė nė opinion. Pos nji, nė vend njė, qė vazhdimisht pėrsėritet nė konkurs, tingėllon aspak e logjikshme, madje edhe qesharake fjala: Lokacioni tek: Kryetari i Komunės sė Skėnderajt.
Ndryshe, pothuajse nė ēdo raport qė paraqitet para kėshilltarėve komunalė, kėta tė fundit japin vėrejtje pėr gabimet gjuhėsore dhe pothuajse gjithnjė kėrkojnė dhe rekomantojnė njė lektor, i cili do ti kontrollonte raportet. Gabime tė mėdha gjuhėsore bėhen edhe nė aktet dhe dokumentet e tjera qė lėshohen, por atyre nuk ua vė veshin askush.
Nė njė situatė, kur nė institucionet publike komunale pėr ēdo ditė merren njerėz nė punė, nganjėherė edhe pa konkurs fare, punėsimi i njė lektori, qoftė edhe pa konkurs, do tė ishte i pranueshėm, mbase edhe i domosdoshėm.
p.s
drenica 97 pse bre nuk po i mesohni te shkruajne bile se u bete hor!
a ka mundesi qe edhe analfabetizmi i 'clirimtareve' eshte patriotizem!
Krijoni Kontakt