Murat Jashari: Kosova, jo ajo për të cilën luftuam
Tiranë, 17 shkurt - Në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës, familja e heroit kombëtar Adem Jashari theu heshtjen dhe neutralitetin që e mbajti për gjithë këto vite ndaj zhvillimeve në Kosovë.
Sipas përfaqësuesve të familjes që sakrifikoi një brez të tërë, gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.
Murat Jashari, nipi i heroit kombëtar, kritikoi udhëheqjen politike në Kosovë duke kërkuar madje largimin e saj, pasi siç tha ai, “Kosova Sot nuk është ajo për të cilën kanë dhënë jetën mijëra njerëz.
“Lind një pyetje, a është ky shteti për të cilin kanë sakrifikuar mijëra njerëz?
Duhet ndërruar kursi, pasi nëse vazhdohet në këtë drejtim, me këtë shtet dhe institucione, rrezikon të infektohet edhe brezi i ri. Nëse ligji nuk funksionon, atëherë funksionon anarkia”, tha ai për TCH.
Zhgënjimin e tij ai e ilustroi me shembujt më të thjeshtë, si vështirësitë për të gjetur një vend pune, apo çmimin e lartë që duhet paguar për t’u kontrolluar në një klinikë private.
“
Duhet të vijnë në udhëheqje njerëz që kanë motivin por edhe vizionin për të ardhur dhe ndryshuar gjendjen. Është një gjendje si në vitet ‘90. Ekonomia është në zero dhe mijëra njerëz janë të detyruar të largohen për shkak të shtypjes ekonomike dhe represionit serb. Shumë vetë po kërkojnë një mundësi për t’u larguar nga Kosova”, tha Jashari i ri.
Emri i Murat Jasharit është lakuar në shumë raste si kandidat i mundshëm për president të Kosovës. Por a është i gatshëm ai të kandidojë për postin e kreut të shtetit në këtë kohë?
“Unë nuk kam vendosur po ose jo. E para, sepse është problematike të lësh një post udhëheqësi në një institucion moral dhe të kalosh në një institucion ligjor”, u shpreh nipi i luftëtarit legjendar.
Afro nëntë milionë njerëz e kanë vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz që nga pas lufta.
“Unë si mërgimtar shoh gjëra të prapambetura që s’kanë ecur sa duhet. Bëj thirrje që të bëhet më shumë për Kosovën”, tha vizitori i kompleksit Xhevat Shala, nga komuna e Skenderajt.
Dera e familjes Jashari në këtë ditë është e hapur për të gjithë.
Por nga politikanët të cilët bënë homazhe pranë kompleksit memorial, i vetmi që u kthye në odën e Jasharëve ishte kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Sipas televizionit Kohavision, gjatë kësaj vizite, kryekuvendari
Krasniqi nuk është përshëndetur fare me kryetarin aktual të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ndonëse të dy vijnë nga PDK-ja.
http://www.youtube.com/watch?v=OHE20...layer_embedded
Krijoni Kontakt