Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 137
  1. #51
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516



    Në pritjen e organizuar sonte me rastin e përvjetorit të katërt të pavarësisë së shtetit, e ku merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të vendit e deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e soldierly
    Anëtarësuar
    04-03-2010
    Postime
    60
    Të dashur bashkë atdhetar! Ju uroj nga zemra Gëzuar 4 vjetorin e pavaresisë së Kosovës.
    Mosha e re, por popull shumë i vjetër!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    4 vjet pavarsi .50% e teritorin jash kontrolle qe besa edhe referendum po majn serbet dhe aq sovrat esht kosova sa qe as tentativ mete vogel ska marrr e jan zhyt ne fyt ne korrupcion mbi 10 deputet TE PDK-s nen akuza dhe dyshime per lloj lloj krimesh

  4. #54
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    4 vjet pavarsi .50% e teritorin jash kontrolle qe besa edhe referendum po majn serbet dhe aq sovrat esht kosova sa qe as tentativ mete vogel ska marrr e jan zhyt ne fyt ne korrupcion mbi 10 deputet TE PDK-s nen akuza dhe dyshime per lloj lloj krimesh
    beni a kie ti fest apo jo

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pika-Kufi.1-31

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    beni a kie ti fest apo jo
    o pika e merdarit .. un fest kam veq at her kur festohet dita e flamurit kombtar KUQ E ZI
    kurse un shtetin e kosoves e kam per zemer kjo smohhet por me dehir dhe dote angazhohem qe republiken e kosoves ta shoh nje dit ku ne ndertesen e qeveris te valoj flamuri yne KUQ E ZI se ppse kto simbole qe ti i gezohesh nuk me ngjallin as pak emocione

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010

    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Tradhtaret as sot pas 4 vjete Pamvaresi nuk e shofin Kosoven e Pavarur,siq jeni ju e lere ma me pa lulin ose Rifat Jasharin,se tradhtaret dhe shqipe folsat jane verbuare.dhe ende e keni nostalgjin e kohes se komunizmit
    ty jam shum i sigurt vetem hunda te pengon se per ndryshe dote kullotesh bari po ku din ti dhe ky ki tru ti ta besh dallimin se kush esht trathtar e kush patriot

  7. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516



    UGANDA NJEH PAVARËSINË E KOSOVËS

    Nga Express 17 Shkurt 2012 12:40

    Republika e Ugandës bëhet shteti i 88-të që e njohu pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj, i cili në një konferencë për media e kumtoi lajmin dhe solli më vete edhe letrën verbale të këtij shteti, e cila kishte arritur sot në adresën e zyrës së Pacollit.

    Ndonëse në konferencën për media, gazetarët kanë pritur se këtë lajm do ta kumtojë pikërisht zëvendëskryeministri, Behxhet Pacolli, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që, siç njoftuan nga zyra e tij, ai në çastet e fundit kishte udhëtuar me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin për në Shqipëri.

    Megjithatë, Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, pati kënaqësinë që në mungesë të shefit të tij, lajmin për njohjen ta kumtojë vetë.

    “Kam kënaqësinë që t’ju njoftoj që Republika e Ugandës është shteti i 88 i OKB-së që e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Këtu e kemi edhe notën verbale e cila ka arrit sot”, ka thënë Zyberaj.

    I pyetur nga gazetarët se ku ka ardhur nota verbale e këtij shteti, Zyberaj ka thënë se kjo notë ka ardhur në zyrën e Pacollit, pasi, sipas tij, ai e ka zhvilluar aktivitetin diplomatik dhe kanali ndërlidhës i qeverisë së Kosovës me kontinentin e Afrikës. Por, ai nuk e sheh si shumë të rëndësishme se në cilën adresë ka ardhur nota verbale.

    “Meqenëse zotëri Pacolli ka zhvilluar një aktivitet diplomatik dhe ka qenë një kanal me kontinentin e Afrikës, një ndërlidhës i Qeverisë së Kosovës. Fundja, kjo është pak e rëndësishme”, ka thënë Zyberaj.

    Ai ka shtuar se, ashtu siç ka deklaruar zëvendëskryeministri Pacolli, Kosova në këtë vit, jo që e synon, por do ta arrijë numrin e 100 njohjeve dhe për këtë thotë se janë shumë të sigurt, bile shpresojnë se do të tejkalohet ky numër.

    Ndryshe, Republika e Ugandës është shtet që shtrihet në kontinentin e Afrikës, kryeqyteti i saj është Kampala. Ka një territor rreth 236 mijë metra katrorë dhe me një popullsi prej 32 milionë, e cila e ka shpallë pavarësinë më 1962 nga Mbretëria e Bashkuar. (Kosovapress)

  8. #58
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    DELL: MOS U BRENGOSNI PËR REPUBLIKËN



    Express 17 Shkurt 2012 10:16


    (E plotësuar)Ambasadori amerikan Christopher Dell ka uruar në RTK për përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës.

    Në të njëjtën kohë, ka folur edhe për debatin e përfaqësimit rajonal të Kosovës. Përsëri duket se ka sulmuar anash, duke thënë se çështja është ngritur nga njerëz me agjenda politike dhe gazeta e media me agjendë politike.

    "Mendoni se një bujku nga Suhareka vërtetë i intereson se si do të përfaqësohet Kosova në forume rajonale. Atij i intereson se mund ta shesë rrushin e tij në Bosnjë, psh dhe kjo është e rëndësishme. Dua t'ju siguroj se SHBA kurrë nuk do t'ju kërkonte të bënit diçka që do të shkonte në dëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës", ka thënë Dell, transmeton Indeksonline.

    Ai do të largohet nga vendi ynë kah mesi i këtij viti.

    Pavarësia i dha kuptim historisë

    Pavarësia e Kosovës është angazhim dhe përpjekje e jashtëzakonshme njëshekullore dhe fryt i punës dhe sakrificave të shumë brezave, deklaroi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Komentet e saj, Jahjaga i bëri gjatë një parade të Forcës së Sigurisë me rastin e katër-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

    Republika e Kosovës, tha Jahjaga, e ka integritetin e vet territorial të garantuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht, e ka subjektivitetin e plotë të përfaqësimit ndërkombëtar, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera.

    “Republika e Kosovës është një fakt i pamohueshëm dhe i panegociueshëm, është një realitet tashmë i pranuar, që vlerësohet si faktor paqeje dhe stabiliteti dhe që konsiderohet si zgjidhja më e drejtë dhe e vetme. Republika e Kosovës zhvillon marrëdhënie bilaterale me një varg shtetesh, ndërsa në avancimin e marrëdhënieve fqinjësore është bërë një shembull i mirë që respektohet dhe nderohet”, tha Jahjaga.

    Duke ritheksuar synimet e shtetit të Kosovës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, presidentja Jahjaga kishte edhe porosinë e saj për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke vlerësuar se ajo shumë shpejt do të jetë në stafin tjetër, që nënkupton se do të shndërrohet në Ushtrinë e Kosovës.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës deri tash i ka kryer me sukses te gjitha detyrat qe i janë dhënë. Ajo i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale dhe është plotësisht e gatshme për të kaluar në fazën tjetër që e kërkon vendi ynë”, theksoi Jahjaga.

    Dita e pavarësisë i ka dhënë kuptim historisë së Kosovës, tha në fjalimin e tij kryeministri Hashim Thaçi. Megjithatë, ai rikujtoi edhe disa zhvillime e fakte historike që ndërlidhen me katër-vjetorin e shtetit të Kosovës dhe 100-vjetorin e shtetit të Shqipërisë.

    “Sot përderisa Shqipëria shënon 100-vjetorin e pavarësisë, për fat të keq ne kujtojmë 100-vjetorin e pushtimit të Kosovës nga Serbia - por, sot të lirë, të pavarur dhe sovran e krenar. Shteti i Kosovës ka sjellë më shumë paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë euroatlantike”, tha Thaçi.

    Liderët kosovarë rikujtuan se Kosova e lirë dhe e pavarur është rezultat i sakrificës së popullit të saj dhe i mbështetjes ndërkombëtare, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Gjatë ditës, udhëheqësit më të lartë të institucioneve, si edhe ata të partive politike bënë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, si dhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekse e përmendore të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. (REL)

    Nis manifestimi për pavarësinë

    Në Prishtinë ka nisur manifestimi qendror për nder të katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që organizojnë një paradë për nder të kësaj dite dhe mysafirëve të tjerë, ka çmuar veprën e të gjithë atyre që kanë punuar dhe luftuar për të arritur pavarësinë.

    “Të ardhmen e Kosovës e shohim në integrimin e plotë në BE, NATO dhe në miqësinë e përjetshme me SHBA-të”, ka thënë presidentja, e cila ka ngritur lart punën e bërë nga FSK-ja.

    “FSK-ja i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale dhe është e gatshme që të kalojë në fazën tjetër që e kërkon vendi ynë”, ka thënë Jahjaga, e cila ka numëruar të arriturat edhe të institucioneve tjera, si të Policisë së Kosovës.

    “Kosova do të jetë ashtu siç ne duam”, ka thënë Jahjaga, duke ia uruar tërë popullit Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

    Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se katër vite më parë u bë hapi final duke u shpallur Kosova shtet i pavarur dhe sovran.

    “17 shkurti bashkon në një sakrificën e së kaluarës, përkushtimin për të tashmen, dhe sfidat për të ardhmen”, ka thënë kryeministri Thaçi, i cili gjithashtu ka lavdëruar punën e pjesëtarëve të FSK-së.

    Pas fjalimeve të liderëve ka nisur parakalimi i trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës. (REL)

    Katër vjet shtet

    Kosova shënon sot katër-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, çfarë paraqet edhe njërën nga datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të vendit.

    Të mbledhur në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, ligjvënësit kosovarë nënshkruan deklaratën e pavarësisë.

    Asaj i parapriu një rrugëtim i gjatë në vite, por që nisi të marrë formë në vitet e para të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Filloi me grevën e minatorëve të Trepçës, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, për të vazhduar më pas me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974, protestën e Lëvizjes Studentore, sulmet e forcave serbe në Prekaz e deri te ngjarja që vuri themelet e historisë së re – bombardimet e Aleancës Veriatlantike në caqet serbe.

    Fushata e NATO-s, që nisi më 24 mars të vitit 1999 dhe që zgjati për plot 78 ditë, u karakterizua me dëbimin masiv që u bënë forcat serbe shqiptarëve të Kosovës, ndërsa rezultoi me kapitullimin e autorit të luftës – Sllobodan Millosheviq.

    U deshën më shumë se tetë vjet që të miratohet shpallja e koordinuar e pavarësisë ndërmjet Uashingtonit, Brukselit dhe Prishtinës, sipas planit të ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisari.

    Po ku është Kosova sot, katër vjet pas krijimit të shtetësisë? Ajo ka siguruar njohje prej 87 shtetesh ndërkombëtare – shifër kjo që nga disa konsiderohet e kënaqshme, nga të tjerët e pamjaftueshme.

    Në ditët e para të lindjes, shtetësia e Kosovës është pranuar nga fuqitë e mëdha botërore, si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca, Austria. Kosova është njohur edhe nga të gjitha shtetet përbërëse të ish-Jugosllavisë, përjashtuar këtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë.

    Por, pengesa të konsiderueshme për shkak të mosnjohjes vlerësohet se paraqesin pesë vendet e Bashkimit Evropian - Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania - që, sot e kësaj dite, nuk e kanë marrë ende një vendim të tillë. Mosunifikimi i bllokut 27-anëtarësh mbetet sfidë për Kosovën sa i përket integrimit, por jo vetëm.

    Shteti më i ri në Evropë ka një shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë, ndërsa ka shënuar zhvillim të ngadalshëm ekonomik. Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk e kanë lënë Kosovën jashtë grupit të shteteve rajonale, të përfshira në këto dukuri. Sfidë numërohet edhe pavarësia e gjyqësorit, ashtu si edhe liria në media.

    Në marsin e vitit të kaluar, Prishtina zyrtare ka hyrë në një proces që nga aktorët ndërkombëtarë është mirëpritur, por jo edhe nga të gjithë kosovarët – dialogu me Beogradin për, siç është thënë, çështjet e pazgjidhura teknike.

    Procesi nuk mund të konsiderohet më pak sfidant për Kosovën, pasi shteti serb vazhdon të mos zbatojë si duhet marrëveshjet që kanë arritur palët, si dhe të shfaqë pengesa për arritjen e kompromiseve të reja.

    Përfaqësimi i Prishtinës në nisma rajonale është shkaku i ngecjes disamuajshe të negociatave, me gjithë thirrjet e Brukselit, si ndërmjetësues në proces, që palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

    Beogradi do që Kosova të përfaqësohet nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, por një gjë e tillë kundërshtohet fuqishëm nga vetë Kosova, e cila do që të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran.

    Kjo është vetëm njëra nga këmbënguljet e autoriteteve kosovare, të cilat i pret edhe realizimi i premtimeve të tjera: qytetarët kosovarë duan liri të lëvizjes – Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

    Zotimi i krerëve kosovarë mbetet shpresëdhënës. (REL)

    Kosova në festë

    Sot në gjithë Kosovën ka filluar festa e pavarësisë së Kosovës, e shpallur katër vjet më parë. Me këtë rast, personalitet ë larta të shtetit kanë paralajmëruar një mori vizitash dhe aktivitetesh të tjera.

    Kështu, presidentes e vendit Atifete Jahjaga gjatë ditës sotme pritet të vendos kurora lulesh para varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Më pastaj, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe para shtatores së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti. Jahjaga do ta vizitojë edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, ndërsa më pas edhe Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan

    Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

    Gjithashtu, për ndër të festës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të parakalojë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Të përkujtojmë se, deri më tani, me rastin e katër vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, presidenten Jahjaga e kanë uruara: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, Presidenti i Republikës së Francës, Nikolas Sarkozy, Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Songyl Ozan.
    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,74100

  9. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Kosova e stolisur me flamuj shtetëror


    Ndryshuar për herë të fundit nga Pika-Kufi.1-31 : 17-02-2012 më 10:21

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    ...

    (E plotësuar)Ambasadori amerikan Christopher Dell ka uruar në RTK për përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës.

    ...
    Pavaresine nga kush dhe nga cka...?

    Perndryshe, sipas Kombeve te Bashkuara apo OKB-se Kosova nuk eshte as shtet, as e pavarur. E njejta vlene edhe per BE-ne dhe te gjitha organizatat e rendesishme politike, ushtarake, tregetare, kulturore, sportive dhe ekonomike.

    Te vetmet organizata te rendesishme boterore, te cilet e kane pranuar ne njefar forme shtetin e Kosoves, edhe pse vetem duke u mbeshtetur ne Rezoluten 1244 te OKB-se, jane organizata financiare, ku zakonisht nuk vendosin politikane dhe ku perkrahesit e shtetesise se Kosoves kane pothuajse numrin e mjaftueshem te votave.

    Pra, nese kemi parasyesh kete realitet, atehere "pavaresia", e cila faktikisht fare nuk eshte reale, nese krahasohemi me shtete normale (edhe me ato me te varurat), mund dhe duhet te kuptohet ne mase te konsiderueshme si deshire legjitime e shumices absolute te kosovareve dhe si propagande politike e pushtetit te Kosoves, institucioneve te Kosoves, nje pjese te Bashkesise Nderkombetare dhe perkrahesve te sinqerte dhe te pasinqerte te Kosoves, popullit te Kosoves, pushtetit te Kosoves, udheheqesve te caktuar te Kosoves etj.

    Fakt eshte se pjesa me e madhe e Kosoves qe nga vera e vitit 1999 ka qene e pavarur nga Serbia. Madje, pavaresia e Kosoves nga Serbia der me 17.02.2008 ne disa aspekte ishte me e madhe dhe me shpresedhenese se aktualisht, sidomos nga viti 2010 e deri sot. Sepse, qe nga viti 2010 dhe 2011 (apo qe nga Thaci 2) Kosova ka filluar dhe vazhdon te bej marreveshje me Serbine dhe BE-ne, te cilat Kosoven ne arenen nderkombetare pjeserisht e bejne me te varur nga Serbia dhe shtete tjera, sesa qe ishte para shpalljes se shtetit.
    I vetmi dallim formal, nese mund thuhet keshtu, eshte fakti se ne ate kohe, para shpalljes se shtetit, Kosova apo Institucionet Legjitime te Kosoves ishin te detyruara qe ne arenen nderkombetare te paraqiten sie UNMIK/Kosovo apo Kosovo Under 1244/1999. Gje qe vlente edhe per cfardo marreveshje apo pjesemarrje ne nisma nderkombetare dhe ne mardhenjet bilaterale te Kosoves me shtete dhe organizata te huaja. As ne ate kohe Kosova nuk eshte detyruar te paraqitet si pjese e Serbise. Sepse, as Rezoluta 1244 nuk e kerkonte dhe nuk e kerkon nje trajtim te tille.Pavaresisht pretendimeve te Serbise, Rusise dhe disa kundershtareve tjere te Kosoves.
    Tani, Kosova permes marreveshjeve (kinse teknike) te pavolitshme qe ka bere me Serbine dhe me BE-ne "vullnetarisht" po e pranon pothuajse formen e njejte te paraqitjes dhe trajtimit nderkombetar. Pra, para shpalljes se shtetit Kosova ishte juridikisht e obiguar te paraqitej ashtu sic eshte paraqitur, kurse tani ajo po detyrohet permes presionit te panderprere politik, ekonomik, financiar dhe personal nga jashte (kryesisht nga te ashtuquajturit miqe dhe mbeshtetes te shtetit te Kosoves) qe perseri te heqe dore ne mase te patolerueshme nga paraqitja nderkombetare si shtet i pavarur.
    Fakti qe Kosova me shtetet dhe organizatat qe e kane njohur, dhe aty ku lejohet vullnetarisht, detyrimisht apo per interesa tjera mund te paraqitet dhe trajtohet si cdo shtet tjeter, mund dhe duhet te konsiderohet si arritje pozitive dhe perparim ne krahasim me statusin e para 17.02.2008.
    Ne vitin 2020 apo 2050 Kosova ndoshta do te njihet nga shumica e shteteve, dhe ne mardhenjet bilatarale me te gjitha mund te paraqitet dhe te trajtohet si shtet. Por, kjo nuk do ti arsyetonte veprimet dhe vendimet aktuale te politikaneve te Kosoves, pasiqe veprimet e tyre te sotme nuk mund te konsiderohen si hapa te duhur, kur kemi parsyesh afatet kohore, 20, 30, 50 apo 100 vjet. Po te ishte ndryshe, atehere edhe politika me e demshme antikombetare do te mund te rehabilitohej disi, se paku nga grupe te ckatuara dhe pjeserisht. Sepse, ne cdo kohe ka pase edhe veprime dhe vendime, pa te cilat nuk do te ishte as gjendja aktuale.
    Gjithashtu, njohja nga shumcia e shteteve nuk eshte "asgje", nese deshirojme te trajtohemi dhe respektohemi si te tjeret. Nese deshirojme qe edhe dekada tjera pas tanime 13 vitesh pavaresie faktike, te heqim dore nga trajtimi dhe respektimi perafersisht i barabarte me ata qe mundem dhe duhet te krahasohemi, atehere, varesisht nga kendveshtrimi dhe favoret personale, edhe gjendja aktuale mund te pranohet dhe te konsiderohet si optimale. Por, nese pabarazia dhe jorespekti perkthehen ne efekte konkrete te perditshmerise individuale, shoqerore, shteterore dhe kombetare, atehere jam i bindur se shumica absolute nuk pajtohen dhe nuk do te pajtoheshin me gjendjen aktuale dhe veprimit ose vendimet e politikes aktuale te Kosoves, e cila ose nuk ka fare vizion te qarte, ose rrezikon qellimisht te ardhmen e pjeses me te madhe te qytetareve dhe te kombit ne pergjithesi. kryesisht per interesa te huaja, partiake, personale, karrieriste etj...


    "Mendoni se një bujku nga Suhareka vërtetë i intereson se si do të përfaqësohet Kosova në forume rajonale. Atij i intereson se mund ta shesë rrushin e tij në Bosnjë, psh dhe kjo është e rëndësishme. Dua t'ju siguroj se SHBA kurrë nuk do t'ju kërkonte të bënit diçka që do të shkonte në dëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës", ka thënë Dell, transmeton Indeksonline.


    Shembull tipik per josinqeritetin, joseriozitetin dhe jorespektin e te ashtuquajturve "miqe", te cilet shfrytezojne cdo mundesi (si ne kete intervisten e rastit) qe ta mashtrojne dhe manipulojne popullin e Kosoves...

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •