Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Kuvendi miraton Deklaratën kundër referendumit në veri

    .
    Kuvendi miraton Deklaratën kundër referendumit në veri



    64 vota për dhe 9 abstenime të “Vetëvendosjes”, nga 83 deputetët e pranishëm.


    Në fokus të zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës, mbajtjen e referendumit të strukturave ilegale, për raportet me institucionet e Kosovës të kësaj pjese të banuar me shumicë serbe, në seancën e Kuvendit të Kosovës, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, në harmoni me grupet e tjera parlamentare, ka iniciuar nxjerrjen e një deklarate të përbashkët për të kundërshtuar mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës dhe shpalljen e tij si të pavlefshëm. Miratimi i deklaratës ka rezultuar me 64 vota për dhe 9 abstenime të “Vetëvendosjes”, nga 83 deputetët e pranishëm. Fillimisht foli shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Ai tha se ky referendum është kundërshtuar nga të gjithë, si nga institucionet e vendit ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar, prandaj është obligim i Kuvendit dhe i spektrit politik që me një deklaratë të përbashkët ta kundërshtojë një veprim të tillë.


    DEKLARATË

    1. Kuvendi i Republikës së Kosovës e kundërshton dhe e shpall të paligjshëm e të pavlefshëm Referendumin e strukturave paralele në komunat veriore të Kosovës, të financuara e të drejtuara nga Republika e Serbisë kundër Pavarësisë, Sovranitetit dhe Integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

    2. Kuvendi i Republikës së Kosovës e vlerëson këtë referendum cenim të rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës;

    3. Kuvendi i Republikës së Kosovës konstaton që i ashtuquajturi Referendum i organizuar nga strukturat ilegale, nuk prodhon asnjë efekt juridik, politik dhe si i tillë është i pavlefshëm;

    4. Organizimet e tilla jashtë institucionale dhe ilegale dëmtojnë përpjekjet e vazhdueshme të Institucioneve të Republikës së Kosovës për integrim të komunitetit serb në jetën institucionale;

    5. Kuvendi i Republikës së Kosovës inkurajon komunitetin serb të pjesës veriore që sa më shpejtë të angazhohet në implementimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

    6. Institucionet e Republikës së Kosovës konfirmojnë gatishmërinë e tyre për mbrojtjen dhe respektimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, që garantojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe të drejtat e pakicave.



    Prishtinë, më 15 shkurt 2012

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës

    Dr. Jakup KRASNIQI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kuvendi miraton Deklaratën kundër referendumit në veri
    Te njejten e ka bere edhe Millosheviqi (Serbia) ne rastin e Kosoves, kur ne Kosove mbaheshin referendume dhe zgjedhje de jure antikushtetuese (sipas ligjit te Serbise).
    Rezultati i deklaratave te Kuvendit te Serbise nuk eshte inkurajues. Ne rastin me te mire ose me te keq, varesisht nga kendveshtrimi, deklaratat e tilla vetem ndikojne ne perzgjatjen e konfliktit per vite apo dekada...

  3. #3
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Deklarata s'ka asnje vlere, njejte si rezoluta pershendetese per perfundim te mbikqyrjes..
    Krejt kot, pune koti..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #4
    Vetem ata papakat sikur vv.ashtu edhe ju halla mine nuk keni lidhje me asgje,edhe kjo deklerat eshte shume e mire para te gjithev per te kundershtuar kete referendum te serbev,po sikur mos te kishin kundershtuar ndoshta do te kishin then edhe vete nder.se gjoja edhe shqiptaret jane pajtuar ashtu..
    po ju dhe vv.vertet jeni shume analfabeta,sikur ata qe kur u krkojke republik ne vitet e 80 tanim pas kaq vitev jane zgjuar nga gjumi dhe kerkojen kete gje.
    dhe vv ishin pro referendumit te shkive ne veri,se ato apstenime jane me shume pro ti se sa kunder,dhe keta dalin dhe kerkojen republik,po sikurishte republika serbska ne veri,,po nuk po munden me i than kerejte kjaret..

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Te njejten e ka bere edhe Millosheviqi (Serbia) ne rastin e Kosoves, kur ne Kosove mbaheshin referendume dhe zgjedhje de jure antikushtetuese (sipas ligjit te Serbise).
    Rezultati i deklaratave te Kuvendit te Serbise nuk eshte inkurajues. Ne rastin me te mire ose me te keq, varesisht nga kendveshtrimi, deklaratat e tilla vetem ndikojne ne perzgjatjen e konfliktit per vite apo dekada...
    e qka do te thot kjo sipas
    teje
    mos po mendon se mier ja ka ba vetfundosja qe se ka votue rezoluten e kuvendit te kosoves

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pika-Kufi.1-31

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    e qka do te thot kjo sipas
    teje
    mos po mendon se mier ja ka ba vetfundosja qe se ka votue rezoluten e kuvendit te kosoves
    po qka me votu o klloshar kjo sduhet mu votu po duhet me marr masa konkrete nese te cenohet sovraniteti dhe kushtetuta skeni nevej me leh si zagar po ajo duhet te mbrohet me polici e ushtri kurse sa i perket vetvendosjes ajo e ka kundershtu ket referendum por sa i perket votimit ajo e ka perkrah ne parim ket por ju jeni te trash ne kok dhe si kuptoni kto gjera

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kta matufat e qeveris ne fillim thon se ky referendum ska vler dhe dote harrohet kurse thrrasin kuvendin te denojn ket kjo dote thot se rreziku ekziston

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    e gjith kjo esht pasoj e pakos se ahtisarit serbet e kan shfrytzu ket nga pako e ahtisarit

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    po qka me votu o klloshar kjo sduhet mu votu po duhet me marr masa konkrete nese te cenohet sovraniteti dhe kushtetuta skeni nevej me leh si zagar po ajo duhet te mbrohet me polici e ushtri kurse sa i perket vetvendosjes ajo e ka kundershtu ket referendum por sa i perket votimit ajo e ka perkrah ne parim ket por ju jeni te trash ne kok dhe si kuptoni kto gjera
    flm.per qe te pakten me shan ne gjuhen serbe
    se nuk eshte mier me sha bile ne shqip jo se jo
    por te till ini ju qe te gjith perkrahsit e vetfundosjes
    rrugaq e pertej rrugaqi


    e sa i perket vetfundosjes se albin-sokoleviq-donqiqit
    kjo veq u pa edhe sot se per kan punon
    ska nevon te hargjoj koh per ta bile

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pika-Kufi.1-31

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    flm.per qe te pakten me shan ne gjuhen serbe
    se nuk eshte mier me sha bile ne shqip jo se jo
    por te till ini ju qe te gjith perkrahsit e vetfundosjes
    rrugaq e pertej rrugaqi


    e sa i perket vetfundosjes se albin-sokoleviq-donqiqit
    kjo veq u pa edhe sot se per kan punon
    ska nevon te hargjoj koh per ta bile
    KJO TREGON QE KENI NOSTALXHI PER SERBIN SE PSE KERKONI QE EDHE NENA TE JU SHAHET NE GJUHEN E SHTETIT ARMIQSOR SIQ ESHT SERBIA KJO SDO COMENT

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •