
Postuar më parë nga
Albo
E kam thene edhe njehere ne forum, vite me pare, para se Berisha te behej kryeminister i vendit:
- Nga ndryshon dollari/euro e investuar ne ekonomine shqiptare nga nje grek/turk/italian/amerikan/afgan/arab/shejtan me brire?!
Pyetja ishte retorike qe kish per qellim qe t'iu ndihmonte ju te kuptoni, qe cdo $1 apo $1 euro qe nje i huaj harxhon ne Shqiperi, qofte si turist, qofte si investitor i madh, eshte $1 apo $1 euro me shume ne ekonomine shqiptare. Disa vite me pare nje qerre me budallenj ne forum dolen kunder privatizimit te Albtelekomit nga firma private turke. Disa te tjere dolen kunder investimeve te firmave greke ne porten e Durresit. Disa te tjere dolen kunder kredise se emirateve te bashkuara per autostraden Tirane-Elbasan. Disa te tjere dolen kunder investimeve per naftesjellesin ne Vlore qe me vone u leviz ne Seman te Fierit. Disa te tjere dolen kunder privatizimit te naftes se Ballshit firmes kanadeze. Dhe motivet tuaja jane motive budallacka, se jeni njerez qe nuk arrini te kuptoni qe sa me shume aktivitet privat ka ne vend, aq me shume vende pune krijohen, aq me shpejt rritet mireqenia e vendit, aq me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, e detyrimisht aq me shume investime ne infrastrukture, arsim e shendetesi.
Kryeministri ka marre shume nisma ne keto vite, qe kane qene nisma transformuese dhe plot risk per ekonomine shqiptare, qe koha i ka provuar si politika teper te suksesshme. E mban mend "Shqiperia 1 euro" ku kryeministri ftonte investitoret e huaj qe te investonin ne Shqiperi ku koha e hapjes se biznesit dhe kostoja e hapjes se biznesit ulej ndjeshem ne pune ditesh dhe 1 euro? Kur doli me ate politike, shume nga ju u tallet me te. Disa vite me vone, Shqiperia kish siguruar disa miliarda dollare investime te huaja ne energjitike.
E mbani mend futjen e takses se sheshte 10% si tatim mbi fitimin per biznesin? Kryeministri e uli ndjeshem kete takse, duke e kthyer Shqiperine ne vendin e rajonit me koston me te ulet per te bere biznes. Shume nga ju dolet e thate se kjo do te ulte ndjeshem te ardhurat e buxhetit te shtetit nga taksimi i biznesit, por jo vetem qe kjo gje nuk ndodhi, por Shqiperia arriti te krijoje buxhete suplementare per te gjitha vitet ne vazhdim, fale rritjes se aktivitetit ekonomik privat ne vend. Biznesi i madh i vendit dhe i huaj e mirepriti kete gje, pasi Shqiperia deshmonte qe ishte e perkushtuar qe te krijonte nje klime te favorshme per biznesin. Nese nje biznesi te huaj i duhej te zgjidhte te investonte ne Shqiperi apo nje nga vendet fqinje, ata do te zgjidhnin Shqiperine pasi kostoja e te berit biznes eshte me e ulet: taksat jane me te uleta. Dhe reforma e kryeministrit fitoi vemendjen e Forbes magazine dhe gjithe investitoreve te huaj qe jane gjithmone te prirur per te mesuar se cilat shtete krijojne kushte te favorshme per biznesin.
Cilat jane dy pengesat e tjera qe e pengojne biznesin e huaj te investoje ne Shqiperi? Korrupsioni dhe moszgjidhja e ceshtjes se prones private. Prej disa vitesh tashme te gjitha tenderat publike te shtetit nuk mbyllen me ne sirtaret e ministrave, por jane publike ne nje website qeveritar, per gjitha bizneset e vendit e te huaja te njihen me to dhe te aplikojne per te marre pjese. Procesi eshte shume me transparent. Dhe jo vetem kaq, por kryeministri e ka bere tradite tashme, qe cdo investitor i huaj qe deshiron te investoje ne Shqiperi, nuk ka perse te perballet me burokracine lokale, por e ka deren e kryeministrit gjithmone te hapur. Nuk qellon shpesh qe investitoret e huaj kane akses direkt ne zyren e kryeministrit te nje vendi per te diskutuar planet e projektet e tyre per investime. Kjo u jep me shume garanci bizneseve te huaja qe cdo problem apo pengese qe ata do te hasin, do te kene ndihmen e zyres se kryeministrit per ti dhene zgjidhje.
Si e adreson Berisha problemin e prones private? Nxjerr te gjitha ndermarrjet publike te shtetit ne shitje dhe fton te gjitha bizneset e medha per ti privatizuar ato. Kjo eshte nje tjeter hap i madh gjigand i shtetit shqiptar per ti treguar biznesit te vendit e te huaj: ne nuk jemi te interesuar per te kontrolluar e menaxhuar ekonomine e vendit sic bejne fqinjet tane qe jane shtete sociale te mbytura ne borxhe, por ne jemi te perkushtuar per te ndertuar nje ekonomi te ngritur mbi inisiativen private. Qellimi yne eshte te ulim barren e kontrollin e shtetit mbi bizneset, e jo ta rrisim ate me rregulla e burokracira.
Dhe arrijme tek nisma me e fundit qe eshte kurorezimi i te gjitha atyre nismave paraardhese, qe ka per qellim te heqi cdo medyshje te biznesit te huaj per Shqiperine. Ekziston nje tradite e keqe ne rajon, sidomos tek vendet tona fqinje, ku keto shtete kane nxjerre ligje qe i pengojne te huaj qe te blejne prona apo toke ne keto vende. Keto ligje te mykura i mbajne larg turistet dhe investitoret e huaj ne keto vende, pasi cili eshte ai investitor i huaj qe do te investoje ne nje shoqeri qe ka prirje veteizoluese me pjesen tjeter te botes?! Me kete nisme, kryeministri pa u jep mesazhin te gjithe investitoreve te huaj ne bote, qe Shqiperia nuk eshte as Greqi, e as Turqi, ju jeni te mirepritur qe te investoni, pushoni, e jetoni ne Shqiperi, si qytetare e shtetas te kesaj shoqerie. Te jesh shtetas shqiptar, do te thote qe ai shtetasi i natyralizuar ne Shqiperi, gezon te njejtat te drejta dhe te njejtat priviligje ligjore si cdo shtetas shqiptar i lindur ne ate vend. Perseri, nje garanci me shume per investitoret e huaj qe te ndihen te mirepritur ne Shqiperi.
Albo
Krijoni Kontakt