Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Akademia e PS, Rama: Të rinjtë t'i ndryshojnë imazhin politikës




    TIRANË-Ne takimin me aplikantët e interesuar për t'u bërë pjesë e Akademisë Politike të PS, kreu i socialisteve Rama theksoi se njerëzit kanë humbur sot me të drejtë besimin tek politika. Por të lejosh që politika të të përdorë tha, kreu i PS, ky është gabimi më i madh.

    “Jam i mbresuar pozitivisht nga fakti se kaq shumë të reja dhe të rinj i janë përgjigjur ftesës për aplikim në Akademinë tonë politike. Kjo tregon se politika nuk e ka humbur rolin e saj pavarësisht shkurajimit. Megjithë baltën dhe pisllikun që kanë mbuluar rolin e politikës dhe shkelësit e etikës që i paraqiten politikës si politikanë, më vjen mirë që politika nuk ka munduar të japë shembullin e keq, mësimin e gabuar, modelin më të mbrapshtë të krijuar tek ju që pas rënies së dikaturës”.

    “Kam dëgjuar shpesh shumë të rinj që nuk merremi me politikë, s’duam t’ja shohim bojën politikës. Gabim, se politika merret përditë me ju. Sa më shumë ju të tërhiqeni në këndin tuaj dhe sa më pak të merreni me politikën do vuani mëkatet dhe gabimet e saj. Duhet të merreni me politikë që ëndrrave tu japësh vendimarrjen duke dhënë kontributin tënd si qytetar që politika të jetë e aftë të kontribuojë dhe të japë kontributet tek ti si individ”.

    Sipas kreut të PS, politika shqiptare nuk është shembulli i mirë që duhet ndjekur, por ekzistojnë mundësitë që ajo të ndryshojë imazh. Por, tha Rama nuk duhet të tërhiqemi, pasi gjenerata e re mund të kthejë besimin për një politike fisnike.

    “Sot pa ndryshuar politikën asgjë tjetër nuk ndryshon dot, për ju dhe të gjithë ju. Për realitetin e vështirë dhe të padurueshëm, në shtet, punë, lagje, e Shqipërinë ku jetojmë. Pa ndryshuar politikën, gjeneratat tuaja dhe më të mira nuk do gjejnë sot vendin që meritojnë në bashkësinë e lirië të popujve europian. Ju shpreh bindjen time se politika nuk është kjo që shihni përditë dhe pa shije dhe neveritë pa pushim me batakcillëkun e saj. Ju them se politika në vetvete është fisnike dhe ka mundësitë për të bërë transformime ashtu sic ka bërë tek njerëzimi”.

    Rama ftoi të rinjtë të merren me politikë, që zëri i tyre të dëgjohet dhe politika të mund të bëhet ndryshe. Ai u shpreh se këta të rinj do dalin nga kjo akademi politike me një eksperiencë të re.
    “Që politika të dëgjojë nuk mjafton vetëm zëri yt, por duhet një kor i madh. Të merresh me politikë do të thotë të vlerësohesh, të luftosh bashkë me të tjerë kundër padrejtësive që prekin popullin, duke bashkuar zërin tënd të dobët me të tjerëve që ashtu si ti nuk mund të bëjnë asgjë të vetë. Do të thotë të zgjidhësh problemin e plehrave poshtë shtëpisë tënde, të marrësh atë që të takon kur të takon, të militosh për një shkollim më të mirë, për punësim më të mirë”, tha Rama.

    Politika është garë dhe konkurrencë e fortë, tha Rama më tej, duke shtuar se sot Shqipërisë i duhet një politikë e re, për të nxjerrë në pah talentet dhe vlerat e qytetarëve. “Nuk është më e mundur, një Shqipëri me 1 milion të papunë, e trembur për të nesërmen”, tha ai.

    Rama deklaroi se në Akademi do mund të kualifikohet një nga 20 aplikantë.
    “Ata që se fitojnë të mos trishtohen, politika është garë dhe konkurrencë e fortë, kush thyhet nuk can dot përpara. Ju që s’do fitoni mund të jeni pjesë e PS-së, aty nuk ka nevojë për konkurs”, vijoi kreu i PS-së.

    Akademia politike e PS vijon ne vitin e dyte te perzgjedhjes se aplikanteve.

    (d.b/ma.ar/BalkanWeb)

  2. #2
    Po Rama vete do te regjistrohet per te studjuar ne kete Akademi?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    pirdh te shfyhesh o edi

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046


    I paskan ndryshuar emrin Shkolles se Partise. Tani quhet "Akademia Politike e PS".

    A njifet diplloma e kesaj kakademie ??? Pyes sepse dikur shkolla e partise konsiderohej si shkolle e larte.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    More po cfare flet ky njeri ose cfare llogjike perdor kur thote se eshte gabim te perdoresh nga politika?!
    Po ky cfare po ben?!Ky nuk po perdor njerez?~

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    beni si thote Edi, por mos beni si ben Edi.. pirdh o Edi pirdh se lirohesh...

  7. #7
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin


    I paskan ndryshuar emrin Shkolles se Partise. Tani quhet "Akademia Politike e PS".

    A njifet diplloma e kesaj kakademie ??? Pyes sepse dikur shkolla e partise konsiderohej si shkolle e larte.
    E imagjino dot te kene per dekan Erion Veliajn

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  8. #8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    e mbyllen Institutin "Qemal Stafa" keta? E ngriten "piacen", ti e quajne Akademi.Mund te jete e vertete, akademi,po do kene leksione sesi te gjuajne me gure, si te djegin goma makinash, si numerohen parate poshte tavolines,si te lyejne koken me boje te kuqe etj.Per keto kane eksperienca
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •