Kur shkruan për periudhën antike,
Buxhovi tezën e deritanishme ilire e bart deri te
teza pellazge. “Është një kundrim ideologjik i padrejtë që ka dominuar, por meqë gjithçka i nënshtrohet ndryshimit, nuk kemi arsye që edhe ne të mos i nënshtrohemi këtij ndryshimi të historiografisë sonë”, thotë ai, duke shtuar se historiografia jonë lidhet me pellazgët.
Sipas Buxhovit,
pellazgët janë fondament i antikitetit. Përpos tij, këtë e thonë edhe shumë autorë botërorë nga shekulli XIX e tutje.
“Pionier i kësaj teze është Hahni, por mbas tij kanë vazhduar edhe shumë e shumë shkencëtarë tjerë dhe sot lirisht mund të thuhet se shkenca gati e ka pranuar tezën se bartës të antikitetit janë pellazgët e jo grekët”, thotë Buxhovi.
Sipas tij, praninë e pellazgëve e pranojnë edhe vetë autorët e antikitetit nga Homeri me ‘Iliadën’ që i quan pellazgët popull hyjnor, popull të mendimit, popull të filozofisë, të mitologjisë, ndërkohë që edhe autorët antikë prej Herodotit e Platonit e deri te Pini dhe Taciti e vërtetojnë që pellazgët janë bartës të antikitetit, që prej pellazgëve është marrë kultura dhe gjuha.
Krijoni Kontakt