TETOVË- Në harkun e 24 orëve të fundit, në fshatrat shqiptarë që përbëjnë shumicën absolute në Maqedoni, digjen dy Kisha Orthodhokse maqedonase.
Burime të policisë vendase konfirmuan të mërkurën se "gjatë orëve të natës, persona të paidentifikuar kanë djegur kishën e Reçicës së Vogël në Tetovë".
Një natë më parë, u dogj dhe Kisha Orthodhokse në fshatin Llabunishte të Strugës.
Për djegien e kishës së Llabunishtës dy ditë më parë, reagoi dhe e dënoi aktin nëpërmjet një komunikate dhe Ministra e Jashtme e Shqipërisë.
Krijoni Kontakt