Close
Faqja 94 prej 127 FillimFillim ... 44849293949596104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 931 deri 940 prej 1268
  1. #931
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    d.m.th´ti e pranove se militantet e Thacit vetem se e kane monopolin
    po de militant te thacit jane prej ramiz kelmendit e deri te abdullah bajra

  2. #932
    kriza psikopatike e vv..eshte ta kall kosoven

    Patriotat e vv..

    Pse nuk e deshironi te shkoni ne veri ...

    Vertet ju jeni sikur ata te veriut hiq pa shybe ..

    Si nuk ju vjen turp para popllit te kosoves dhe shqipatrev ne pergjethsi..

    Deshironi ende vrasje te reja ne kosove..

    deshironi vrasjet e vitit 2007 ,,se moti nuk keni vra

    deri kur ju keshtu dhe si..

    nuk i vjen turp Rexhep selimit ,per gjithe ato te kqija si ju ka ber ish kolegev te ti gjat luftes ,ku i la at pas lufte dhe ku eshte sot,,,

    fukaraj si nuk ka buk te ngren rexhep selimi si po e rroka aq shume per keta qytetare ..a rexha nuk ka buke me ngarn,,

    A e din edhe rexhep selimi se eshte se bashku me ramushin dhe ramiz kelmendin aksionar ne ETC... si nuk i vije turp te ket aksione ne kete firem,,dhe tjtren del dhe ksihe po protestoj kunder mallrav serb..


    Albin kurti dhe financimi i ti nga bizismenet e ti me mallra serb...

    Avdulla bajra...
    Florim Krasniqi
    E tjer turpi i kosves dhe tradhtis se kosves jane pikrishte keta te vv
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina2010 : 21-01-2012 më 19:01

  3. #933
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    VV ka mi kall zvonko thaqin e jo Kosoven!

    Kili
    SHQIPERIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Kini mi lyp birren e minit , po osht nxon pi fadil hoxhes!hahahahh
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #934
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Qeverisë i kërkohet oferta për statusin e veriut

    Prishtinë, 21 janar-
    Qeverisë së Kosovës po i kërkohet që sa më shpejt ta formulojë vizionin e saj për veriun që e ka kërkuar Komisioni Evropian në Raportin e Progresit. Ky vizion do të ishte kundërpërgjigja e Prishtinës për planin e presidentit serb, Boris Tadiq. Burime ndërkombëtare kanë shpjeguar se përderisa po rritet mbështetja ndërkombëtare për planin katërpikësh të Tadiqit,Qeverisë së Kosovës po i bëhet presion që ta publikojë vizionin për veriun, në formë të një oferte për qytetarët serbë atje.

    Të dyja bashkë, plani dhe vizioni i Qeverisë së Kosovës, do të vendosin kornizën e dialogut politik mes dy vendeve. Dialogu do të mundësojë që Kosova dhe Serbia të pranojnë ekzistencën e njëra-tjetrës pa pasur nevojë për njohjen e pavarësisë.

    Pas Britanisë së Madhe, edhe Franca mbështet planin katërpikësh të presidentit të Serbisë si bazë e mirë për ato që ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou, i ka quajtur diskutime.

    Ambasadori Fitou ka thënë për “Kohën Ditore” se të katër pikat e propozuara nuk e hapin pakon e Ahtisaarit dhe janë sinjal i mirë që tregon gatishmërinë e Serbisë për të bashkëpunuar.
    Fitou eshte burre i mire dhe ali shukriu e ka mik..
    Po shihet qe tadiqi ka ditur kend ta zgjedh per tu takuar fshehurazi..
    Hajde per hajr ali shukri republika serbska 2, urime edhe drenices per burrshtetasin qe na ka dhane..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #935
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    VV ka mi kall zvonko thaqin e jo Kosoven!

    Kili
    SHQIPERIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Kini mi lyp birren e minit , po osht nxon pi fadil hoxhes!hahahahh
    Rrnofshin Policija e Republikes te Kosoves
    se nuk do te lejoin te kallin asgje

    Urdhri operativ i quajtur “Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë 2”

  6. #936
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Një mesazh Brukselit

    Besojmë se protestat janë plotësisht të pajustifikueshme, sepse shkojnë kundër një parimi themeltar të BE-së që është qarkullimi i lirë i mallrave”, ka thënë zëdhënësi i Ashton, Michael Mann (16 janar, 2012). Kjo deklaratë e lëshuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, znj. Catherine Ashton, vjen pas protestave paqësore të organizuara në datën 14 janar 2012 nga lëvizja “Vetëvendosje!” në dy pikat kufitare me Serbinë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Protesta u organizua me qëllim mbrojtjen e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj shtetit serb, vendim ky që është marrë me 42 vota pro, 33 vota kundër dhe 2 abstenime në datën 7 dhjetor 2011. Në mungesë të vullnetit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ta zbatuar këtë vendim, protestat kishin për qëllim mobilizimin qytetar në mbrojtje të vendimit të Kuvendit nëpërmjet bllokimit të importeve të mallrave serbe që hyjnë në këto dy pika kufitare nga një shtet që jo vetëm nuk e njeh Republikën e Kosovës, por edhe e cilëson Kosovën si pjesë të territorit të vet.

    Por a është lëvizja e lirë me të vërtetë një parim që i mbivendoset lirisë për të protestuar në mënyrë paqësore brenda vetë ligjeve të Bashkimit Europian? Liria për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë themeltare e shprehur në Kapitullin II, Neni 12 i Kartës së Bashkimit Europian për të Drejtat Themeltare. E drejta për lëvizjen e lirë të qytetarëve shprehet shumë më vonë në kapitullin V, neni 45, dhe kjo JO si një prej lirive, por si një e drejtë, e cila mund të gëzohet vetëm nëse një qytetar është i lirë. Liria për të protestuar në mënyrë paqësore është një liri politike që u paraprin të drejtave të tjera. Pra, vendet e BE-së e kanë të qartë që nuk mund të ketë qytetarë jo të lirë që gëzojnë të drejta për lëvizje të lirë. Qytetarët e lirë janë pikërisht ata që organizohen politikisht dhe protestojnë për të mbrojtur dhe afirmuar lirinë e tyre, sidomos kur ajo u mohohet.

    Ndërkohë që nga pikëpamja ligjore, Bashkimi Europian duket se e ka zgjidhur me kohë edhe çështjen e përplasjes midis lirisë për të protestuar dhe qarkullimit të lirë të mallrave. Juristi Florian Hasko shpjegon se në vitin 2003, Gjykata Europiane e Drejtësisë, gjykata më e lartë që merr vendime lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ligjin e Bashkimit Europian, ka marrë vendim për një rast të ngjashëm me atë që po ndodh sot në Kosovë, që njihet si vendimi “Schmidberger". Në këtë çështje kompania ndërkombëtare e transportit “Eugene Schmidberger” ngriti padi kundër Republikës së Austrisë, për faktin se ajo nuk kishte marrë masa për të ndaluar një protestë paqësore që kishte bllokuar njërin prej akseve rrugore kryesore të transportit në Austri, ku kalonin transit mallrat midis shteteve anëtare të BE-së. Vendimi i gjykatës në fund e hodhi poshtë padinë e ngritur nga kompania tregtare, me arsyetimin se “kufizimi i tregtisë ndërmjet shteteve anëtare është i justifikuar nga interesi legjitim për mbrojtjen e të drejtave themeltare, në këtë rast të drejtën e protestuesve për lirinë e të shprehurit dhe lirinë për të protestuar”. Më tej, vendimi i gjykatës thotë se “ndërkohë që një demonstratë në një autostradë publike përgjithësisht nënkupton një pengesë për ata që nuk marrin pjesë në demonstratë, në veçanti duke penguar lëvizjen e lirë, kjo pengesë në parim mund të tolerohet nëse qëllimi i demonstratës është shprehja ligjore e një opinioni.” Ky vendim shërben si një precedent ligjor për të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

    Në këtë pikë ne kuptojmë se baronesha Ashton ose nuk e njeh ligjin e BE-së, ose me qëllim e shpërfill atë, ashtu si qeveria e Kosovës po shpërfill sot vendimin e Kuvendit të Kosovës. Në emër të qarkullimit të lirë të mallrave, populli duhet të jetojë në robëri, pa gëzuar lirinë e tij, po na thotë Europa. Ne i përgjigjemi se këtë të diel, në datën 22 janar, ne do të dalim sërish në protestë për të bllokuar dy pikat kufitare si qytetarë të lirë që ushtrojnë të drejtën e tyre themeltare, dhe kësaj radhe jemi më të vendosur se kurrë.(indeksonline)


    Boiken Abazi
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #937
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    ‎"Vetëvendosja nuk heqë dorë,sot prapë n'protesta dhe shpresojmë se për dallim nga 14 janari sot xhandarmeria kosovare të mos bëjë terror mbi protestuesit"

    -Të shpresojmë për më të miren,por duhet të pregatitemi edhe për skenarin më të keq të mundshëm,pasi Hashimi me gjasë do tentojë të e përgjaki prapë protesten,duke i dhënë kahje tjetër protestes paqesore!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  8. #938
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Si gjithmonë komentuesit janë aq naivë(mendojë një pjesë,nuk i përgjithësojë të gjithë)vazhdojnë të influencohen nga njerëz dhe media të ndryshme,kurse truri i tyre mbetet si gjithmonë i pa aktivizuar!
    -Disa dalin me ide qesharake të cilat prezentohen në media nga inividë të afërtë,dhe mendojnë se gjeten fakte dhe shkruajnë marrina,epo nga të marrët nuk mund te presesh gje tjeter,pos marrinave!
    -Me 14 janar ishte skenar i ditur se ashtu do perfundonte,se Bajram funderrina e Hashim debili e kishin ndare mendjen ne nje qe te gjakosnin te gjithe ata qe do dilnin ne protesta,dhe ashtu edhe ndodhi,realizoje premtimin,pra beri namin duke ushtruar dhune dhe represion ndaje njerezve qe dolen per nje ideal,madje shume edhe u burgosen,por nje gje eshte e qarte se ata u burgosen per ideale kurse keta horrat nje dite do burgosen per krimet e tyre!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  9. #939
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Glauk Konjufaca:


    çka nenkupton kjo..?
    Qe marreveshjet qe ben qeveria e ali shyqriut me serbine.. asnjera nuk eshte e vlefshme, derisa nuk i miraton Kuvendi me 2/3. Keto "marreveshje" qe veq po zbatohen jane jolegale, s'kane force ligjore e kushtetuese.. jane vetem improvizime qe shyqriu i ben me force, duke dhunuar shtetin.
    Ne parim ke te drejte.

    Por, realisht ti dhe shumica e njerzve ne Kosove, shumica e analisteve dhe shumica qe merren me ceshtjen e Kosoves shpesh argumentojne nga premisa te gabuara ose te pasakta.
    - Kosova nuk eshte shtet normal.
    - Kosova guxon te trajtohet dhe te paraqitet si shtet, perderisa Rez. 1244 e OKB-se eshte ne fuqi dhe e vlefshme.
    - Serbia, secili shtet, organizacion, ndermarrje apo person privat guxon ta trajtoje Kosoven si pjese te Serbise (ne rolin e saj si trasheguese e Jugosllavise), perderisa Rez. 1244 i OKB-se eshte ne fuqi.
    - Ne Kosove ekziston se paku pushtet i dyfisht, ku mandatin per interpretime dhe vendime perfundimtare nuk e ka pushteti i legjitimuar nga populli, por pushteti indirekt nderkombetar (bazur ne Rez. 1244 te OKB-se, Propozimin gjitheperfshires per zgjidhjen e statusit te Kosoves te vitit 2007 dhe Mandatin e EULEX-it...)
    - Kosova guxon te bej marreveshje ndershtetrore me secilin shtet dhe me secilen organizate qe e ka njohur shtetin e Kosoves.
    - Shtetet dhe organizatat qe nuk e kane njohur Kosoven kane te drejte te bejn marreveshje me Kosoven, jo me shtetin apo Republiken e Kosoves, ne baze te Rez. 1244 te OKB-se.
    - Pushteti vendas i Kosoves ka mandat te dyfisht: a) Pushtet i legjitimuar formalisht nga populli i Kosoves dhe b) Pushtet i mandatuar apo i autorizuar nga pushteti indirekt nderkombetar (sipas Rez. 1244 te OKB-se). Qeveria e Republikes se Kosoves eshte njekohesisht edhe Autoritet, Institucion apo Organ Legjitim i Kosoves sipas Rez. 1244 te OKB-se.
    - Qeveria dhe institucionet tjera te Republikes se Kosoves mund te veprojne kunderligjshem apo ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves vetem atehere, kur ne veprimtarine e tyre ne rolin e Institucioneve te Republikes se Kosoves nuk i perfillin Kushtetuten dhe ligjet perkatese te Republikes se Kosoves. Ne momentin kur ato (te njejtat) veprojne ne rolin e Institucioneve te Kosoves sipas Rez. 1244 te OKB-se, ato jane pergjegjese vetem per shkeljen e rregullave te mandatit indirekt, sipas Rez. 1244 te OKB-se. Pra, ne kete rol ato nuk mund te jene pergjegjese per ndonje veprim apo vendim qe eshte ne kundershtim me disa dispozita dhe nene te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, pasiqe rregullat dhe interesat e pushteti indriekt (nderkombetar) kane qartazi prioritet para Kushtetutes dhe ligjeve te Republikes se Kosoves.
    Kur kompetencat nuk jane te qarta, atehere vlene interpretimi i pushtetit indirekt(nderkombetar).

    Qeveria dhe Institucionet tjera te Republikes se Kosoves duhet jo vetem moralisht, por ndoshta edhe juridikisht te mbajne pergjegjesi te plote per mashtrimin dhe manipulimin te popullit permes keqperdorimit te qellimshem te mandatit te tyre te dyfishte. ...

    Pernderisa ekziston nje gjendje e tille, ku kemi te bejme me nje "shtet", i cili rolin e shtetit guxon ta luaj vetem aty ku i lejohet vullnetarisht dhe per interesa te atyre, te cilet, nen kushtin e pushtetit indirekt, vullnetarisht mbajne marrdhenje shtetrore me Kosoven, asnje pushtet vendor nuk do te jete ne gjendje ti permbushe plotesisht obligimet kushtetuese (sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves). Dhe, sidomos nuk do te jete ne gjendje ti permbushe aspiratat minimale te popullit dhe sakrificave te tij, per nje shtet normal, me te drejta dhe obligime normale dhe te krahasueshme me shtetet tjera ne rajon dhe Evrope...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 22-01-2012 më 04:36

  10. #940
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Albini dhe koleget e ti ku ishin gjate lufte..

    12vite pas Qlirimit te ksoves keta dojen ta shkatrrojen ksoven jo.

    keta rrugaq te ju thon gjitheqka policise se koves jo

    Policis ku shume ne mesin etyre jane edhe Qlirimtare e tuli hajni ata me i sha dhe me i fy jo

    Kushe ka te drejt ti fy policet ku shumeica e tyre jane qlirimtare kur tani dalin edhe me i fy bijet eshpiunave dhe tayre qe deri dje e kan mbajet foto e sllobes ne muret etyre te shtepive jo kurr..

    deri kure do te vedisohen rrugaqet e rrugeve dhe mos ti ofendojen njerzit ne gjdo aspekte te jetes ,dhe kushe bite e komunistave
    Ndryshuar për herë të fundit nga kruja78 : 22-01-2012 më 05:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •