RRENA I KA KEMBET E SHKURTA
[COLOR="Black"]per hapsin e temes po e sjelli nji lajm te keq per te
sepse ai sjell shkrime qe burimet i kan kryesisht nga gazetat e burimet e ndryshme serbe[/COLOR]
MUJOTA: KAMIONËT E ZVONKOS NUK PUNUAN NË AUTOSTRADË
Nga Express 21 Janar 2012 14:16
Spekulimeve të shumta të mediave serbe, por edhe të disa kosovare, se në autostradën Morinë-Merdarë kanë punuar kamionët e kryekriminelit të strukturave paralele në veriun e Mitrovicës, Zvonko Veselinoviqit, u është përgjigjur ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, i cili ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ai derisa po i shpaloste prioritetet e Ministrisë së tij për vitin 2012, është pyetur nga gazetarët lidhur me raportimet e mediave serbe se kamionët e Zvonko Veselinoviqit kanë punuar në autostradën e parë të Kosovës.
Ministri Mujota i ka siguruar gazetarët dhe opinionin e gjerë, se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Kosovë.
Ai ka thënë se pas spekulimeve të mediave serbe për këtë çështje, e kanë kontaktuar edhe kompaninë kontraktuese për ndërtimin e autostradës “Bektel&Enka” dhe janë siguruar se të gjitha kompanitë nënkontraktuese të saj janë të regjistruara në Kosovë dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me kamionët e Zvonko Veselinoviqit.
“Ne e kemi dëgjuar një informatë të tillë dhënë nga agjencia Tanjug e Serbisë dhe më duket së ka pas edhe një medium i Kosovës që e ka transmetuar këtë informatë dhe menjëherë nga aspekti moral dhe institucional jemi interesuar që të shohin që çfarë në të vërtetë ka në këtë drejtin dhe kemi marrë kontakte me kompaninë ‘Beklet&Enka’, dhe sipas të gjitha të dhënëve, të gjitha kompanitë nënkontraktuese që punojnë me ‘Beklet&Enka’ janë kompani që janë të regjistruara në Kosovë dhe nuk figuron askund që kanë punuar këta persona për të cilët ju po flisni dhe natyrisht po të ishim në dijeni të tillë se njerëz të tillë punojnë në Kosovë nën autoritetin e autoriteteve të Kosovës do të ishte një veprim tepër i rëndë”, ka thënë ai.
Nisja e këtyre spekulimeve ka ardhur nga prokurori Milko Radisavleviq, i cili kishte konfirmuar për mediet serbe se ka filluar një hetim nga përfitimin në mënyrë të paligjshme të 32 kamionëve, që sipas prokurorit serb kanë punuar në autostradën e parë kosovare, Morinë-Merdarë.
Ndryshe, Zvonko Veselinoviq është i akuzuar nga prokuroria në Beograd për krim të organizuar dhe përfitim në mënyrë të paligjshme të 32 kamionëve.
Zvonko Veselinoviq dyshohet se me kamionët e tij të ketë qenë akteri kryesor në vendosjen e barrikadave në veri të Mitrovicës.
Krijoni Kontakt