Prodhuesit kosovarė iu ankuan Ministres sė Tregtisė, Mimoza Kusari-Lila se importi nga Serbia po ua zė frymėn. Nė takimin qė ajo e kishte organizuar pėr tu shpjeguar bizneseve pėr masat mbrojtėse ligjore, afaristėt akuzuan Qeverinė se po lejon tė shkelen bizneset vendėse. Thanė se nga importi, pėrveē qė po vijnė produkte mė tė lira, po importohen edhe mallra jokualitative.
Kemi aso lloje tė miellit nė shitje, sa qė mė vjen keq qė duhet ta hanė qytetarėt.
Pėrfaqėsuesi i fabrikės sė miellit M&Sillosi, Sead Shehu, nuk mundi tė durojė pa ia thėnė nė sy kėto fjalė ministres sė Tregtisė dhe tė Industrisė, Mimoza Kusari-Lila.
Nė ditė vikendi, ai bashkė me shumė prodhues e importues nga tė gjitha anėt e Kosovės i ishte pėrgjigjur ftesės sė ministres pėr tė mėsuar se nė ēfarė mėnyre shteti i mbron nga konkurrenca jo e drejtė qė vjen prej importit.
Por, eksperienca e tij me produktet qė vijnė kryesisht nga Serbia duket se nuk ia mbushnin mendjen se Qeveria po e merr seriozisht mbrojtjen e prodhuesve vendės me Ligjin pėr antidamping dhe Ligjin pėr masat mbrojtėse nė import.
Edhe pse me ligj, sipas tij, duhet tė bėhen analizat e kontrollit tė cilėsisė, produktet e importit nuk i nėnshtrohen njė kontrolli tė mirėfilltė qė u ofrohen pėr konsum qytetarėve.
Megjithatė, ajo qė kishte zgjedhur qė njė ditė para protestės sė paralajmėruar pėr mbrojtje tė prodhuesve vendės tu tregojė bizneseve pėr ligjet qė janė miratuar dy vjet mė parė, tha se Qeveria dhe sektori privat duhet tė jenė partnerė. Sipas saj, ka pasur tendenca qė tė politizohet ēėshtja e prodhimtarisė vendėse me reciprocitetin.
Qeveria e Kosovės nuk e sheh sektorin privat tė fragmentuar e as tė politizuar, pohoi Kusari-Lila.
Ajo porositi afaristėt qė, tė gjitha faktet qė i kanė pėr rastet kur dėmtohen nga importi ėshtė mė mirė ti adresojnė nė institucionet qė mund ti zgjidhin problemet. Sipas ligjit, vetė pronarėt e bizneseve obligohen tė raportojnė pėr mallrat tė cilat mund tė jenė tė subvencionuara nė vendet prej nga vijnė apo ēėshtje tė tjera qė e prishin konkurrencėn e drejtė.
Kėtij pohimi, nuk i besuan ata qė shpesh iu kishin kėrkuar institucioneve tė Kosovės, bazuar nė kėto ligje, ti marrė nė mbrojtje, e qė kishin hasur nė veshė tė shurdhėr.
Krejt po vijnė prej Serbisė ma lirė se qė po e prodhoj unė, tregoi njė prodhues i produkteve plastike nga Gjilani.
Sipas tij, ėshtė e pakuptimtė si ka mundėsi qė nga ky vend shiten me ēmim mė tė ulėt derisa lėnda e parė pėr prodhimet e ngjashme blihet me ēmim tė bursės ndėrkombėtare.
Ngjashėm tregon edhe pronari i kompanisė pėr prodhimin e vajit Inter Company, Sylejman Konushevci, i cili thotė se vaji nga Serbia nė Kosovė vjen shumė mė lirė se qė e prodhon ai.
Vaji prej Serbisė vjen me 75 centė pėr litėr. Nuk ka shanse qė kjo tė ndodhė nė asnjė vend tė botės, pos nė Kosovė, thotė Konushevci.
Ai e quan absurd pasi prodhimi final nga ky vend ėshtė 20 pėr qind mė i ulėt se qė atij i kushton lėnda e parė pėr prodhim tė vajit.
Pėr dallim nga deklaratat e kėtyre prodhuesve, pėrfaqėsuesit e tyre tė Aleancės Kosovare tė Biznesit dhe tė Odės Ekonomike tė Kosovės patėn shumė fjalė tė mira pėr punėn e institucioneve tė shtetit.
Kryetari i AKB-sė, Agim Shahini tha se ėshtė i kėnaqur qė Ministria e Tregtisė dhe ministritė e tjera janė zotuar tė punojnė qė deri nė vitin 2013 tė ketė njė pėrmirėsim tė ambientit pėr tė bėrė biznes, rritjes sė eksportit dhe uljen e importit.
Ndėrkaq, nėnkryetari i OEK-ut, Refki Hoxha u mjaftua me njė pėrshėndetje ndaj tė pranishmėve, duke shpreh pėrkrahjen e bizneseve dhe ngritjen e bashkėpunimit me kėtė ministri.
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,72119
Prodhuest thojn zi, perfaqeseuest e tyre thojn bardh.
Prodhuest konkretisht jan te ballafaquar ne terren, perfaqesuest e tyre jo.
Prodhuest, te cilt jan drejtperdrjet te implikuar ne keto dinamika politiko-ekonomike ngritin za dhe ankohen ndaj ministrise se ekonomis, perfaqesuesit e tyre jan te kenaqur me punen e ministrise.
Ministrja e ekonomise i ben thirrje prodhuesve vendor per t'i degjuar ata, dhe, pasi qe ata ja shtrojne problemin ne tryeze "Ajo porositi afaristėt qė, tė gjitha faktet qė i kanė pėr rastet kur dėmtohen nga importi ėshtė mė mirė ti adresojnė nė institucionet qė mund ti zgjidhin problemet" Kjo e ka dmth qe Kusari-Lila nuk deshi te pergjigjet dhe, mendoj qe ka perpara kafsh e jo persona...
Perfundimisht, prodhuesit flasin per lisa, perfaqesuesit e tyre per fshisa.
Krijoni Kontakt