Anti.. ceke mundesisht autorin e artikujve qe po fut, qe te mos detyrohem te shkoj ne origjine te artikullit per ta marre vesh cili eshte..
Anti.. ceke mundesisht autorin e artikujve qe po fut, qe te mos detyrohem te shkoj ne origjine te artikullit per ta marre vesh cili eshte..
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
....deri sa ti mendohesh ose pretendon me mi q* une moti juve te vetfundosjes jav kam Q!....bile ty ti pata dhunu niher kejt me ren nuk kshyrsha as , as gjini , as moshe.....
....ja minoriteti ka shum problem me gjuhen shqipe ....PARRE ju koft...ja ketu shihen se albini dhe argatet e tij jan minoriteta Serb ....ky beni33 ...bile ky eshte gjysem magjup gjysem serb ,,,gjakun e ka t'magjupit a trupin edhe trurin e ka t'serbit....por fatmirsisht per Kosoven keta vetfudosjes jan shumica keshtu si ky m'u't'i....
Rishikohet mocioni
Publikuar: E premte 20 Janar 2012, 8:52 0
Gazeta "Kosova Sot" ka mësuar se çështja e mocionit të miratuar vitin e kaluar nga Kuvendi i Kosovës, për reciprocitet të plotë politik dhe ekonomik me Serbinë, është diskutuar gjatë kësaj jave dhe ka gjasa reale që gjatë ditës së sotme të seancës plenare partitë politike në koalicion qeverisës të dalin me një propozim-rezolutë të re. Kjo do të shfuqizonte mocionin e miratuar në vitin e kaluar, duke modifikuar shumë segmente të atij mocioni, dhe në këtë mënyrë do të mund të bëhej e pakuptimtë edhe thirrja e lëvizjes “Vetëvendosje” për të protestuar në emër të mbrojtjes së një vendimi të Kuvendit të Kosovës, që sipas tyre nuk po zbatohet nga Qeveria e vendit. Në orët e vona të mbrëmjes gazeta kontaktoi me shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin, i cili konfirmoi se është duke biseduar edhe me subjektet e tjera parlamentare, të pozitës dhe opozitës, që të dilet me një propozim mbështetës për proceset e rëndësishme në të cilat gjendet Kosova si shtet, drejt integrimeve evropiane dhe liberalizimit të vizave, e që nuk do të lërë hapësirë për keqpërdorimin e vendimeve të Parlamentit për interesa të ngushta partiake.“Sigurisht, ne do ta debatojmë çështjen e kthimit të zgjidhjes së problemeve në kuadër të institucioneve, presim edhe mbështetje nga subjektet e tjera politike të opozitës, sepse interesi i shtetit është më i madh se interesi i cilitdo subjekt politik”, tha Grabovci, pa dhënë detaje se për çfarë propozimi apo ndryshimi të mocionit të kaluar, të miratuar nga Kuvendi, do të bëhet fjalë. (Më gjerësisht, sot në “Kosova Sot”)
Nese Kuvendi miraton nje rezolute tjeter, atehere kemi te bejme me dy vendime (eventualisht konkuruese) te vlefshme, dhe jo me shfuqizimin e mocionit te miratuar me pare ne kornizen e nje interpelance.
Shfuqizimi i mocionit te vitit te kaluar mund te behet vetem permes shfuqizimit te secilit nen te vendimit te vitit te kaluar. Pra, sponzorizuesit e mocionit aktual duhet te kerkojne shprehimisht shfuqizimin e vendimeve te meparshme dhe miratimin e propozimeve te tyre...
PDK ZYRTARIZON MOCIONIN, OPOZITA E BEFASUAR
Nga Express 20 Janar 2012 10:14
(E plotësuar) Grupi Parlamentar i PDK-së ka zyrtarizuar propozimin për mocion për të cilin ishte raportuar në mëngjes. Shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se kërkon që në këtë seancë të futet si pikë e veçantë debati për zhvillimet e fundit në Kosovë. Me 53 vota për, 24 kundër dhe 10 abstenime, Kuvendi ka miratuar kërkesën e GP të PDK-së për debat. 21 për 53 kundër, 9 abstenime, është hedhur poshtë kërkesa e Vetëvendosjes për debat.
Grabovci fillimisht ka dhënë edhe arsyetimin e kësaj kërkese, duke thënë se lidhet me zhvillimet e fundit, të cilat siç tha ai, i kanë dhënë imazh jo të mirë vendit. Ai ka thënë se grupi parlamentar që ai udhëheq, janë të përkushtuar që çështjet me rëndësi të trajtohen brenda institucioneve të vendit.
“Kërkojmë nga i gjithë spektri politik të diskutojmë për të gjithë çështjet e rëndësishme.
Në mbështetje të rregullores së Kuvendit, GP i PDK i propozon kësaj seance për miratim këto rekomandime
1. Qeveria në përputhje me kompetencat, ka kompetencë të plotë për zbatim të reciprocitetit;
2. Qeveria i raporton Kuvendit çdo 3 muaj;
3. Ky vendim hyn sot në fuqi dhe i shfuqizon të gjitha vendimet e tjera;
Nga ana tjetër, në emër të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se e përkrahin debatin, por rekomandimet të jepen në fund.
Visar Ymeri i Vetëvendosjes ka thënë se sa i përket kërkesës së PDK-së, rekomandimi nuk është dashur të vjen në fillim. “Jemi kundër shfuqizimit të vendimit të kaluar të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet. Kjo tendencë e PDK-së është tendencë për t’ia mundësuar Qeverisë ta shpërfillë Kuvendin”.
E Ardian Gjini i AAK-së ka thënë se janë të befasuar dhe se nuk e përkrahin këtë mocion.
Ndërsa grupet tjera parlamentare, partnere të PDK-së ne Qeveri, KKR, SLS e 6 plus e kanë përkrahur kërkesën e PDK-së. (Indeksonline)
Opozita flet për 14 janarin, pozita për liberalizim
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me debatin rreth protestës së 14 janarit, e zhvilluar nga Lëvizja Vetëvendosje. Derisa opozita e akuzoi policinë për përdorim të dhunës dhe Qeverinë për mos respektim të mocionit të reciprocitetit ndaj Serbisë, PDK-ja u mor me fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së, me votimin e shumicës së deputetëve ka hyrë në rend dite diskutimi për ndodhitë e fundit.
Deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti, ka kërkuar përsëri nga Qeveria që të zbatojë vendimin për reciprocitet që ka dal nga Kuvendi i Kosovës, dhe ka kërkuar që të mos ketë dhuna nga asnjëra palë, sepse sipas tyre stabiliteti në vend është koha që i duhet më së shumti Kosovës.
Vetëvendosja ka qëndruar prapa kërkesave të tyre, dhe se atë që ka ndodhur më 14 janar sërish e ka quajtur keqpërdorim të policisë nga ana e Qeverisë. Rexhep Selimi nga kjo parti, ka kërkuar Policia të jetë e shtetit e jo e pushtetit.
Ndërsa Afrim Kasolli, ka akuzuar policinë që gjatë protestës së 14 janarit, ka arrestuar dhe rrahur deputetin Afrim Hoti, i cili është vëllai i Ukshin Hotit.
Ndërsa Adrian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke konsideruar se korrupsioni, papunësia, varfëria dhe arsimi i dobët kanë bërë që të humbin shpresat e qytetarëve të vendit për një jetë më të mirë, ka shprehur qëndrimet e tyre se më 14 janar asnjëra palë nuk ka vepruar si duhet. Gjini ka thënë se Vetëvendosja duhet ta ketë të qartë se një parti nuk mund të marr vendime për asgjë, ndërsa Qeverinë e ka akuzuar se ka kaluar mbi përgjegjësitë që ka.
Kryeministri Hashim Thaqi, sërish ka ftuar të gjithë që të zhvillojnë debat në Kuvend dhe se sipas tij vetëm me bashkëpunim mund të ecim drejt rrugës evropiane.
Seanca e Kuvendit që është e para për këtë vit, mes tjerash do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese.
PDK sfidon Vetëvendosjen me kundër-mocion
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet që sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të del me një propozim për një mocion që do ta sfidojë mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje të vitit të kaluar për reciprocitet me Serbinë.
Indeksonline ka mësuar se ky propozim ka dalë nga mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të PDK-së.
Megjithatë, ende nuk është mësuar për përmbajtjen e mocionit.
“PDK do të del sot në Kuvend me një mocion, i cili mbase do ta modifikojë mocionin e vitit të kaluar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë për Indeksonline një burim brenda Grupit Parlamentar të PDK-së. (Indeksonline)
Grabovci fillimisht ka dhënë edhe arsyetimin e kësaj kërkese, duke thënë se lidhet me zhvillimet e fundit, të cilat siç tha ai, i kanë dhënë imazh jo të mirë vendit. Ai ka thënë se grupi parlamentar që ai udhëheq, janë të përkushtuar që çështjet me rëndësi të trajtohen brenda institucioneve të vendit.
@Hard ,
Per shkrimin e Benit , ai shkruan qarte dhe nga vetvetiu , duke e pas parasysh qe nje gjenerate nuk i kishin mundesit per tu shkolluar ne Kosove ne gjuhen Shqipe , dhe u detyronin te ikin ne shtetet tjera , arsyet , dihen pse ...
Krahasimi i Benit , dhe i ketij personi me larte "LLAPI" , eshte dukshem me i dobet nga te gjitha sferat ,Beni eshte natyral dhei nuk kopjon sikurse ky , ja ku e vjedhi shkrimin dhe e sjelli ketu
http://tung.ch/miratohet-kerkesa-e-p...undit-ne-vend/
Grabovci fillimisht ka dhënë edhe arsyetimin e kësaj kërkese, duke thënë se lidhet me zhvillimet e fundit, të cilat siç tha ai, i kanë dhënë imazh jo të mirë vendit.
AS NUK DI EDHE VET PSE TE CITOVA DUKE E DITE QE JU VETEM FYENI SHQIPTARE .
Kurti: Thaçi si Ali Shukria e Sinan Hasani
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, të premten ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi se është duke i shërbyer Serbisë njëjtë sikurse që i kanë shërbyer më parë personat që sot cilësohen si tradhtarë të kombit.
...
“Nuk është e rastësishme që kryeministri aktual, Thaçi, është takuar dy herë tinëz me Boris Tadiqin, madje një herë sa ka qenë në opozitë, siç ka njoftuar Wikileaks. Kjo rrugë e kësaj qeverie, e cila e bënë Kosovën të hapur për Serbinë e të mbyllur për Shqipërinë, është rrugë e Ali Shukrisë e Sinan Hasanit”, ka thënë Kurti, i cili me këtë e ka “prekur në tel” kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka ndërhyrë duke e “këshilluar” atë që të merret me çështje konkrete e mos të merret shumë me histori.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...-sinan-hasani/
![]()
Ne po bllokonim Serbinë, ata e bllokuan Shqipërinë
Erzen Vraniqi
Njëra nga karakteristikat themelore të protestës së 14 janarit është shpërfaqja më në fund e qëndrimit dhe konceptit politik të Qeverisë, karshi interesit dhe kërkesave të popullit. Nuk ka dilemë se krijimi i psikozës së luftës në opinionin e gjerë për një javë rresht para protestës, ishte shenjë e dukshme e nervozës së pushtetit, të cilët po detyroheshin që patjetër të merrnin pozicion të qartë politik sa i përket respektimit të vendimit të Kuvendit të Kosovës. Deri atëherë edhe disi maskoheshin qëllimet dhe interesat e tyre. Data e 14 janarit përfundimisht hoqi maskat.
Tanimë as laiku më i madh nuk mund të dyshojë se çfarë mbronin protestuesit atë ditë dhe çfarë mbronte Qeveria. Derisa protesta po bëhej në mbështetje të vendimit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë, intervenimi i Qeverisë ishte në mbështetje të marrëveshjeve me të, në dëm të shtetësisë.
Nervoza e Qeverisë u demonstrua qartë me dhunën e shfrenuar që mekanizmi represiv e ushtroi mbi protestuesit paqësorë, të cilët kishin guxuar të sfidonin kërcënimin e tyre, vetëm pse kërkonin zbatimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë, me të cilin mbrohej interesi i vendit. Qeveria këtë e kuptoi si rrezikim të pushtetit të tyre, i cili nuk bazohet në vullnetin politik të popullit, por në realizimin e interesave vetjake, politike e materiale, me anë të servilizmit të verbër ndaj faktorit ndërkombëtar dhe interesit të tyre gjeostrategjik për rajonin.
Njësitë speciale të policisë atë ditë kishin detyrën e ekspeditave ndëshkuese. Ata nuk po e menaxhonin protestën, por po i ndëshkonin pjesëmarrësit e saj. Deri sa ne po bllokonim Serbinë dhe mallrat e saj, ata e bllokuan Shqipërinë, duke i ndaluar dhe rrahur aktivistët që ishin nisur për të marrë pjesë në protestë. Nuk i kursyen as kalimtarët e rastit, duke i rrahur dhe arrestuar rrugëve e nëpër oborret e shtëpive të tyre, pa pasur në konsideratë se a ishin pleq, fëmijë, apo invalidë lufte që kishin sakrifikuar për këtë vend.
Ata e rrahën me shqelma nënkryetarin e Kuvendit, tërhoqën zvarrë kryetarin e Grupit Parlamentar dhe e sulmuan me shufra e me sprej kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Arrestuan deputetët e popullit, të cilët po përfaqësonin popullin, bashkë me popullin. Kësisoj synohej që të frikësohej populli dhe të thyhej morali i tij.
Mirëpo, zbatimi i vendimit të Kuvendit për reciprocitet të plotë me Serbinë është çështje ekzistenciale për ne, sepse me të mbrohen interesat ekonomike dhe politike të vendit. Zbatimi i tij është ushtrim i sovranitetit shtetëror të Kosovës, që duhet shtuar pavarësisë formale të saj.
Sovranitetin ekonomik e politik na e rrezikon Serbia me politikën e saj, që ka për qëllim destabilizimin dhe bllokimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, andaj ajo duhet të bllokohet. Qeveria e vendit a ka obligim kushtetues respektimin e vendimeve të Kuvendit dhe ushtrimin e sovranitetit të vendit, mirëpo ajo po vazhdon ta injorojë organin më të lartë të Republikës dhe po vihet kundër vullnetit të popullit.
Në këtë situatë nuk na mbetet tjetër përveç se të protestojmë në vazhdimësi. Andaj, më 22 janar, ne do ta bllokojmë Serbinë përsëri. Nuk mund të bëjmë kompromis me interesat jetike të vendit e as të mbesim peng të politikave antikombëtare të kësaj qeverie, e cila në vend se të shtrijë sovranitetin në veri të vendit, ndërsen policinë kundër nesh. Mirëpo, ne nuk i frikësohemi dhunës.
Dhunë ka ushtruar edhe Serbia, por rezistenca e popullit veç sa është rritur. Vullneti politik i popullit është gjithmonë më i fortë se çfarëdo dhune që mund të ushtrohet nga një aparat i korruptuar shtetëror. Jemi të vetëdijshëm që në këtë rrugëtim po i shkelim interesat e disa individëve, të cilët janë pasuruar duke bërë tregti me Serbinë në dëm të vendit dhe në kurriz të popullit, por për ne interesi i vendit është sublim.
Nuk ka shpëtim, veç vonim!
Më 22 janar Serbia nuk kalon!
(Autori është drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje!)
http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...an-shqiperine/
Krijoni Kontakt