Gazeta Nacional Albania pasqyron për lexuesit e saj intervistën ekskluzive të z. Albin Kurti, lideri i lëvizjes Vetëvendosje të realizuar nga Redan Bushati. Në këtë intervistë të marrë nga z. Bushati, lideri i Vetëvendosjes ka prekur një sërë çështjesh kryesore dhe të debatueshme, ku më e rëndësishmja mbetet vullneti i popullit shqiptar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Gjithashtu, z. Kurti ka folur edhe për aktivitetin politik të Vetëvendosjes!, si dhe për çështjen e reciprocitetit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë. Më poshtë keni mundësi të lexoni intervistën e plotë me z. Albin Kurti.
U miratua para ca kohësh në Kuvendin e Kosovës me 44 vota pro mocioni i hartuar nga lëvizja Vetëvendosje!. Çfarë efekti po jep sot ai mocion?
Miratimi i këtij mocioni është një nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë Kuvendi i Kosovës si institucion. Ky mocion e ka vënë në pozitë të vështirë pushtetin. Në fillim thanë se politikat e qeverisë janë në përputhje me vendimin e kuvendit, më pas thanë se vendimi i kuvendit nuk është detyrues. E vërteta është se politikat e Qeverisë së Kosovës, deri më tani nuk janë konform këtij vendimi. Serbia nuk i njeh targat e Republikës së Kosovës, ne i njohim ato të Serbisë, Serbia nuk i njeh dokumentet e shtetit të Kosovës, ne i njohim ato të Serbisë. Edhe më skandaloze bëhet situata kur kryeministri Thaçi thotë se vendimet e Kuvendit të Kosovës janë thjeshtë opinione të Kuvendit. Kosova është republikë parlamentare, dhe duke qenë kështu, Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë vendimmarrës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka marrë vendim që t’i mobilizojë të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe materiale që të bllokohen pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, deri në zbatimin e plotë të vendimit të Kuvendit, vendim ky që e detyron Qeverinë e Kosovës të vendosë reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar.
A mundet që vetëm Shqipëria të mbushin hapësirën e mallrave të nevojshme për Kosovën?
Bllokimi i kufirit të Kosovës ndaj Serbisë nuk e vë Kosovën në kurrfarë pozicioni të vështirë për furnizimin me mallra. Përkundrazi, ky është shans që prodhimet kosovare të fitojnë më shumë hapësirë, duke qenë se atyre u hiqet konkurrenca jolojale nga produktet e Serbisë që vijnë të subvencionuara nga shteti serb, prandaj edhe me çmime më të lira në Kosovë. Tashmë është provuar (në kohën e vendimit qeveritar që zgjati vetëm 40 ditë) se të gjitha prodhimet që vijnë nga Serbia mund të zëvendësohen dhe janë zëvendësuar.
A po zhvillon lëvizja Vetëvendosje një opozitë radikale?
Varet çfarë nënkuptohet me radikalizëm fillimisht. Nëse radikal është ai që e kupton problemin rrënjësisht dhe merret me të aktivisht, atëherë, po, ne jemi radikal. Varet pastaj edhe me kë na krahasoni. Në raport me oportunizmin dhe konformizmin e klasës politike, krahasuar me qëndrimet e qullëta dhe joparimore të partive politike në Kosovë, sigurisht se ne dukemi radikal. Në fakt ne dukemi radikalë sepse të tjerët nuk bëjnë politikë fare. Ne mendojmë se raporti midis Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partive politike, më parë sesa dallim midis politikës së moderuar dhe asaj radikale, është çështje e ekzistencës ose jo të politikës.
A priten zgjedhje të parakohshme parlamentare? Nëse po, si mund të rrëzohet qeveria aktuale e Kosovës?
Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk po i kursen kapacitetet e saj për t’i dhënë fund një orë e më parë kësaj qeverie. Ne po organizojmë tubime mobilizuese me qytetarë, po bëjmë aksione protestuese, po ndërmarrim nisma edhe në Kuvend, siç është edhe nisma për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. E kemi kërkuar tash sa kohë rrëzimin e kësaj qeverie dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Si mund të realizohet bashkimi mes Tiranës dhe Prishtinës, mes Shqipërisë dhe Kosovës?
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë duhet bërë sepse ky është vullneti i popullit këndej dhe andej kufirit. Mirëpo, vullneti i popullit nuk përputhet me interesat e elitave politike. Konzervimi i pushtetit dhe ruajtja e dominimit të tyre është më i lehtë duke e mbajtur popullin të ndarë. Bashkimi midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të vijë si rezultat i shprehjes së lirshme të vullnetit të shqiptarëve përmes referendumit.
Çfarë qëndrimi mban z. Kurti për çështjen çame?
Ne jemi mjaft koshient për tragjedinë e shqiptarëve, vrasjet, dëbimet e masakrat që populli shqiptar ka përjetuar nga shovenizmi grek. Kemi raporte të mira bashkëpunimi me partitë politike, por edhe me organizatat që merren me çështjen çame.
Sa përkrahet aktiviteti patriotik i aleancës “Kuq e Zi” nga lëvizja Vetëvendosje?
Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme të bashkëpunojë jo vetëm me Alencën Kuq e Zi, por edhe me çdo organizatë që e shtron drejt dhe merret aktivisht me çështjen shqiptare. Përveç kësaj, është tejet e rëndësishme që të gjitha organizatat që merren me çështje të kësaj natyre të jenë të qartë politikisht, e më pas konsistent në adresimin e qëllimeve. Çështja e bashkimit kombëtar nuk duhet reduktuar në formë dhe simbolikë, ai duhet zbërthyer në politika konkrete zhvillimore që janë në interes të popullit shqiptar, duke mos qenë në dëm të popujve tjerë.
Çfarë mesazhi përcjell lideri i Vetëvendosjes për politikën aktuale të Tiranës?
Politika në Shqipëri nuk ka pengesa juridike për angazhim rreth çështjes kombëtare, përkundrazi, preambula e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është thirrje për angazhim në këtë drejtim. Çfarë mungon atje është vullneti politik i klasës politike.
Shqiptarët duhet t’i kthehen vetes dhe të shikojnë interesat e tyre, përpara çdo retorike që ngjan si universale, por në fakt është totalizim i interesave të pjesshme. E mungesa e universalitetit të organizimeve ku i mbajnë gjithë shpresat shqiptarët, shihen në momentin që këto të fundit janë në krizë.(Nacional Albania)
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Per keta Kamionët e Veselinovicit punuan në “Rrugën e kombit” nuk keni komente ju te PDK-es ?
Qe te keni me te qarte , kush eshte ky :
Qeveria e Kosovës ka përfshirë në ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, biznesmenin e Zvonko Veselinovic, i akuzuar për trazirat në veri të Kosovës dhe të dyshuar gjithashtu për pjesmarrje në vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës Enver Zymberi.
I qarte, i vendosur, serioz.. taman siç duhet te jete nje lider.Varet çfarë nënkuptohet me radikalizëm fillimisht. Nëse radikal është ai që e kupton problemin rrënjësisht dhe merret me të aktivisht, atëherë, po, ne jemi radikal. Varet pastaj edhe me kë na krahasoni. Në raport me oportunizmin dhe konformizmin e klasës politike, krahasuar me qëndrimet e qullëta dhe joparimore të partive politike në Kosovë, sigurisht se ne dukemi radikal. Në fakt ne dukemi radikalë sepse të tjerët nuk bëjnë politikë fare. Ne mendojmë se raporti midis Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partive politike, më parë sesa dallim midis politikës së moderuar dhe asaj radikale, është çështje e ekzistencës ose jo të politikës.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Muja: Vetëvendosja nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës
Deputeti i PDK-së, Shaip Muja
Tërhequr më 19 Janar 2012
Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, në një intervistë për “Tribunën Shqiptare”, edhe pse ia ka njohur “Vetëvendosjes” të drejtën e protestimit paqësor, ka folur shumë ashpër për subjektin politik të drejtuar nga Albin Kurti.
“Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të drejtë të bëjë protesta, por duke e respektuar ligjin”, ka vlerësuar anëtari i kryesisë së PDK-së, Shaip Muja, për “Tribunën Shqiptare”, siç transmeton KosovaTimes.
Muja ka deklaruar se ky subjekt politik nuk është shumë i interesuar që të respektojë ligjshmërinë në vend, sepse dihet botërisht që “Vetëvendosja” nuk e njeh Kushtetutën dhe rrjedhimisht as Pavarësinë e Kosovës.
Sipas Mujës, partitë e tjera opozitare në vend janë duke ia bërë njëfarë kurthi Vetëvendosjes, duke e lënë të vetme që të bëjë “politikën e rrugës”.
Shaip Muja dhe lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti përballen e përplasen vazhdimisht gjatë kryerjes së punës brenda Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ku bëjnë pjesë të dy. /KosovaTimes/
Përplasen tri të drejta “legjitime”
Publikuar: 19.01.2012 - 20:05
Së pari, Qeveria me veprime të papërgjegjshme e autoritare..., po e delegjitimon veten duke e legjitimuar kështu pavetëdijshëm aksionin e “Vetëvendosjes”. Së dyti, lëvizja VV hyri në përleshje me policinë, pa pasur ndonjë qëllim të fundmë dhe krejt të qartë. Dhe, së treti, sponsorët e shtetit kosovar në mënyrë jokritike vazhdojnë ta mbështesin Qeverinë duke e delegjitimuar po ashtu "pushtetin" ndërkombëtar në Kosovë
Derisa afër Merdarit lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” po fliste me megafon për jokorrektësinë e Qeverisë që po e pengon vetë lëvizjen e lirë, duke u vënë përballë protestuesve të ligjshëm kordonë policorë, kurse në aksin tjetër po e ndihmon hyrjen dhe ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë, turma me t’u përmendur Qeveria brohoriste “Hajna, hajna…”.
Kjo ta çonte mallin e një kryengritjeje për drejtësi, pra dëshmonte se kjo turmë e vogël, por e organizuar mirë, e ka menduar një revolucion social. Por qëllimi i protestës fillimisht nuk u bë i qartë krejtësisht dhe kthjelltësisht, prandaj Qeveria e paragjykoi si mësymje të kufijve të shtetit (portave në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë.)
Protesta ishte në suaza të së drejtës legjitime kushtetuese, ajo pos që vinte në pikëpyetje marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit për lëvizje të lirë, mëtonte që të mbronte mocionin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet, por nga Qeveria është paragjykuar se eventualisht protestuesit mund ta marrin nën kontroll shtetin!?
Së paku kështu mund të jetë kuptuar nga pushteti.
Nëse është në pyetje reciprociteti ekonomik, politik dhe diplomatik, për vetërespekt dhe sipas vendimit të Kuvendit të Kosovës, kjo ishte gjëja e duhur. Neni 43 (Liria e tubimit) i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thotë. “Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.”
Pra, me këto primesa protesta e lëvizjes VV fitonte legjitimitet dhe do t’ua rrëmbente zemrat masave të gjëra, pra pse jo edhe të mbledhë përkrahës politikë për zgjedhjet e ardhshme.
Por nëse qëllimi ishte vendosja e barrikadave afatgjata në portat kufitare ose rrugët nacionale, e për më tepër, tendenca për marrjen nën kontroll të këtyre dy portave kufitare, atëherë shteti e mbante legjitimitetin që të veprojë për mbrojtjen e institucioneve legale.
Ky legjitimitet buron nga Kushtetuta, Kapitulli XI, Sektori i Sigurisë - neni 125 (Parimet e përgjithshme) në pika 1:”Republika e Kosovës ka pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike, inteligjencën, organet civile emergjente dhe mbi kontrollin e kufijve në territorin e vet.”
Porse këtu qëndron një defekt, sepse kur themi shteti, kjo të shpjerë tek partia-shtet, ngase PDK-ja e ka kapur shtetin, duke dominuar tërë segmentet e tij.
Kjo Qeveri së këndejmi e ka humbur të drejtën që të urdhërojë policinë për përdorimin e forcës legjitime.
Dhe këto dy legjitimitete, e drejta legjitime e protestës dhe e drejta e Qeverisë që të urdhërojë përdorimin e forcës legjitime (policore) përplasen në një moment (një të drejtë) të tretë.
E drejta legjitime e faktorit ndërkombëtar në Kosovë (sponsorët e lirisë dhe të pavarësisë së vendit, Përfaqësuesi civil ndërkombëtar (ndonëse nuk i ka aplikuar deri më tash kompetencat ligjore) dhe natyrisht mbikëqyrësit e pavarësisë.)
Kapitulli XIII, dispozitat përfundimtare - neni 143 (Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës) i Kushtetutës së Republikës, pika 2: “ Dispozitat e propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007, kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të tjera ligjore në Kosovë; Kurse neni 147 (Autoriteti përfundimtarë i përfaqësuesit ndërkombëtarë civil): “Pavarësisht dispozitave të tjera të kësaj Kushtetute, Përfaqësuesi ndërkombëtar civil, në pajtim me Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, është autoriteti përfundimtar në Kosovë lidhur me interpretimin e aspekteve civile të propozimit gjithëpërfshirës. Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka juridiksion të rishikojë, të pakësojë ose në ndonjë mënyrë të kufizojë mandatin, kompetencat dhe detyrimet e përcaktuara në nenin 146 dhe në këtë nen.”
Në momentin kur lëvizja VV mbeti krejtësisht e zhveshur nga përkrahja e faktorit politik, të brendshëm dhe të jashtëm, por ajo fillimisht nuk u mbështet as nga shoqëria civile kosovare, këtë fakt Qeveria ngutshëm e kuptoi si zgjatje dore dhe aleancë me popullin. Në këtë situatë të vetmisë së madhe, pasi që nuk mori bekimin e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja e AAK-ja, por as të partisë dikur aleate, si Lëvizja për Bashkim, aksioni i 14 janarit nuk mundi të sigurojë fuqi të gjerë politike. Dhe ky fakt flet për pozicionin konfuz të opozitës, e cila “ia shkurtoi” legjitimitetin lëvizjes VV, por edhe ia ndali volumin zërit të vetvetes.
Qeveria mbështetet tek shumë aleatë, në një mënyrë edhe tek LDK-ja e AAK-ja, kurse lëvizja VV, duke mos pasur një kauzë të qartë demokratike shter vetë të drejtën e rezistencës.
Kundër aksionit të lëvizjes VV u ngrit së pari Qeveria e vendit, përmes ligjërimit agresiv të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili dëshmoi pamaturi të skajshme duke akuzuar aktivistët e VV-së për mungesë patriotizmi dhe duke i vënë ata në paralele me bandat e Zvonko Veselinoviqit në veri të Kosovës!?
Ose duke e paragjykuar protestën si të dhunshme përmes krahasimit me 21 janarin 2011 në Tiranë.
Gabim fatal.
Frika e kryeministrit, një frikë e përmasave paranojake që e shfaqte atë të pabaraspeshuar, sepse baraspeshimi duhet ta shquajë një burrë shteti, dëshmonte në sytë e publikut faktin e dhimbshëm se ky njeri po e humb kontrollin dhe veprimet e tij nuk mund të jenë më racionale. Nxitimi që të adresojë denigrime për një parti opozitare dhe liderët e saj vetëm sa po e përligjte krahasimin me Gadafin që ia bëri Glauk Konjufca, pak ditë më përpara.
Ky ligjërim agresiv i kryeministrit, nënvetëdijshëm nxirrte në pah greminën e qeverisjes së tij, sepse ai i ka praktikuar vetë metodat më të egra të frikësimit dhe shantazhit politik, ndaj të gjithëve që nuk ishin me të. Madje edhe duke fabrikuar armiq, realisht të paqenë. Kryeministri nuk ka dëshmuar kurrë elokuencë dhe pragmatizëm në trajtimin e kundërshtarëve politikë, ai madje kurrë nuk ka ditur ta përfillë opozitën dhe dinjitetin e saj në Kuvend, që është për aq sa ka fuqi politike, bartëse e sovranitetit të popullit.
Qeverisja me opozitën është leva mbi të cilën zhvillohet demokracia, natyrisht duke përfillur kritikët e shoqërisë dhe shtypin e lirë.
Por Thaçi në vazhdimësi e shpërfilli këtë fakt.
Ndërsa pas protestës iu kujtua ta përgëzonte jo vetëm opozitën, por edhe popullin, policinë, shoqërinë civile dhe mediat, për dinjitet qytetar dhe informim cilësor, madje po këtë shoqëri civile, një pjesë të së cilës vitin e kaluar u përpoq ta akuzonte për përgatitjen e një puçi fantom dhe po këta gazetarë, disa prej tyre, që në fillim të vitit 2011 u sulmuan me të njëjtën akuzë sikur tash lëvizja VV, për mungesë patriotizmi dhe disponim kundër UÇK-së.
Së paku shoqëria civile e organizuar shumë shpejt dëshmoi se Qeveria nuk e gëzon legjitimitetin blanco, për të ushtruar dhunë mbi protestuesit që ishin paqësorë deri në momentet e përdorimit të policisë, duke e paragjykuar dhunën që (mendohej se) do ta ushtronte lëvizja VV!?
Po a është mësymja e lëvizjes “Vetëvendosje” përpjekje për ta përmbysur Qeverinë me dhunë dhe a e ka këtë të drejtë ajo? Kur fiton legjitimitet qytetaria për ta përmbysur rendin ekzistues? Apo, a ishte aksioni i lëvizjes VV ndërgjegjësues për shoqërinë kosovare, e cila ka rënë në pikën zero të reagimit qytetar?
Aktualisht Qeveria po ballafaqohet me humbje legjitimiteti dhe në favor të kësaj shkon fakti se shumë qytetarë, të cilët nuk janë anëtar të lëvizjes VV e kanë mbështetur protestën, nëse jo me trupat e tyre, së paku duke i dhënë të drejtë morale lëvizjes së Kurtit.
Franz Neuman tek “Shteti demokratik dhe autoritar” e riformulon vullnetin rousseausian, këtë ndërmjetës të madh mes interesit të përgjithshëm të kombit dhe interesit individual të qytetarëve të veçantë. Por as teoritë demokratike nuk e përmbajnë zgjidhjen e problemit të rezistencës. Ne po flasim për të drejtën e ushtrimit të forcës legjitime (policore) po deri ku arrin ai legjitimitet dhe a është shpenzuar?
Sipas Neumanit, teoria mbi gjenezën (teoria e prejardhjes së fuqisë politike) vetëm në vete nuk e legjitimon ushtrimin e forcës. Shumica demokratike mund ta thyejë të drejtën e “forcës legjitime”. E keqja (krimi) nuk mund të marrë legjitimitet si e drejtë vetëm pse e dëshiron shumica. Përkundrazi, me këtë e keqja bëhet më e madhe. Sistemi demokratik në vetvete mund të përkufizohet si një lloj e drejte institucionale për rezistencë. Sipas këtij autori, e drejta individuale për rezistencë mbetet problem për të gjithë ata të cilët, me të drejtë ose pa të, vlerësojnë se sistemi nuk i garanton të drejtat e tyre në mënyrë të duhur.
Pra, qeverisja e keqe në Kosovë e ka legjitimuar, mund të thuhet, të drejtën institucionale të rezistencës në të cilën mbështetet lëvizja VV, ndonëse jo mësymjen e institucioneve legale të shtetit.
Është fare e qartë se populli i Kosovës nuk do ta mbështesë asnjë lëvizje që mësynë shtetin, institucionet e saj legale, prandaj në këtë aspekt edhe lëvizja VV, pa menduar mirë, e ka krijuar një hendek mes lojalitetit ndaj shtetit kosovar dhe simbiozës së ideologjisë kombëtare me të majtën politike.
Kjo mund të ilustrohet fare lehtë me faktin se Albin Kurti para se të nisej për në Merdar tha se po nisej në mbrojtje të Republikës, e atje “në front”, ku duhej të mbrohej Republika, pos flamurit kuqezi nuk u pa flamuri i kësaj Republike, ikona që vizualizon identitetin e veçantë të kësaj Republike!?
Së dyti, aksioni i lëvizjes VV nuk do të duhej t’i ngjante një spektakli, sidomos jo një ndeshjeje futbolli, ku fansat e skuadrave “ndërluftuese” vijnë edhe nga jashtë shtetit përkatës. Dhe ajo që më së shumti në këtë rast e ka dëmtuar idenë e Lëvizjes për të manifestuar në mbrojtje të Republikës, nuk është kundërshtimi i Qeverisë shqiptare ndaj protestës, por pikërisht mbrojtja që i bëri grupi i deputetëve socialistë.
Në këtë rast ndërtohet mozaiku i plotë.
Kurti synon ta ndërlidhë ideologjinë kombëtare (që i përket historikisht të djathtës) me mendësinë e majtë politike, e cila, thjesht dhe për arsye të njohura historike, nuk parapëlqehet në Kosovë.
Së fundi, lëvizja VV duhet të profilizohet qartë, si organizatë politike e aktivizimit qytetar dhe këtë profil të saj t’ia bëjë të ditur hapur publikut kosovar.
Metanarracionet - tregimet e mëdha – shterin të gjitha energjitë e një shoqërie, zvogëlojnë rezonancën e reagimit kritik dhe sjelljen racionale, për të arrirë, ndoshta fare pak lumturi, në kuptim të përmbushjes së mësymjeve. Prandaj lëvizja VV, pos dinamizimit të jetës parlamentare në fillimet e saj, si forcë politike brenda institucionit të Kuvendit dhe denoncimit të fabrikimit të votës së lirë nga partia në pushtet, fare pak të reja ka sjellë në botëkuptimin teorik dhe praktik të shtetndërtimit dhe kombkrijimit, pos mësymjes që t’ia mohojë Thaçit paternalizmin mbi UÇK-në, si dhe legjitimitetin politik për të qeverisur vendin.
Patronizimi dhe firmosja si e vetme dhe pa konkurrencë e një projekti të madh nacional, siç është bashkimi kombëtar, sipas idesë së VV për kombin, është ide e fillimshekullit 20 dhe duket se nuk do ta rrisë ndikimin e kësaj lëvizjeje tek dy shoqëritë paralele, shqiptare dhe kosovare.
Nëse në Serbi diskursi për Kosovën hala mbështetet në mitin për Kosovën, ndonëse në një bisedë me shkrimtarin Basara presidenti aktual Tadiq bëri përpjekjen e parë që të hidhet ky mit përfundimisht nga përdorimi i ngjeshur në trupin politik serb, megjithatë vazhdon të mbetet kryefjala ligjërimore e programeve të këtij trupi politik; në Kosovë ligjërimi për Serbinë si tjetri armiqësor, hetuar po zëvendësohet nga diskursi antikorrupsion dhe antikleptokraci, si dhe nga diskursi kundër bashkëveprimit të krimit të organizuar me politikën, dhe për integrime euroatlantike, liberalizim vizash etj., pra Serbia në këtë ligjërim del të mos jetë kryefjala që i prin fushatës për marrjen e pushtetit.
Është e qartë se marrja e pushtetit përmes votës së lirë është legjitim, por VV nuk i ka shpalosur qëllimet e fundme të saj, se për çfarë shteti angazhohet, për çfarë forme qeverisëse dhe cili do të jetë raporti i saj ndaj klasës së përmbysur, një ditë pas?
Sepse dihet, pas çdo revolucioni dikush sërish ngjitet në majat e pushtetit, organizon ndjekje politike të kundërrevolucionarëve, ndërton burgje, preferon hakmarrjen në vend të drejtësisë dhe natyrisht mbledh taksa…
Lëvizja VV duhet ta sqarojë pozicionin e saj para shoqërisë kosovare: Cila është mësymja e saj?
Legjitimimi i pushtetit përmes zgjedhjeve të lira apo revolucioni?
Riparimi i procesit zgjedhor, ndërtimi i shtetit funksional kosovar, laik dhe properëndimor, si dhe demokracia parlamentare pa mëdyshje, apo kooperativizimi i patriotizmit dhe mendësisë “në emër të popullit” dhe ligjërimit për një komb unik shqiptar, si prononcim politik!?
Sidoqoftë Qeveria, zyrtarët e saj, me gjithë mbështetjen nga faktori ndërkombëtar në Kosovë dhe me uzdajë se kjo mbështetje s’ka të sosur, po dëshmohen të papërgjegjshëm, cinikë dhe agresivë, duke e kundruar drejtësinë (të drejtën) në mënyrë selektive. Dhe me kësi diskursi mund ta humbasë së shpejti edhe këtë mbështetje të partnerëve të Kosovës
A mendojnë këta njerëz se si do të silleshin po të ishin në anën tjetër të barrikadës?
Dhe a e mendojnë faktin se një ditë pas dikush tjetër mund t’u hakmerret atyre, në vend se të vendoset drejtësi për të gjithë!?
Fundja, nuk janë të mjerë ata qytetarë që ngrenë zërin kundër një padrejtësie ose për një kauzë që e konsiderojnë të drejtë, por e mjerë është ajo Qeveri që urdhëron policinë t’u vërsulet qytetarëve të vet, duke u mbajtur me forcë – përmes shtetit policor - në pushtet.
http://www.koha.net/?page=1,9,84700
Institucionet e Republikes se Kosoves, vecanarisht autori i pohimeve te cituara, nese nuk jane domosdoshmerisht te obliguara apo kompetente, atehere se paku kane te drejte kushtetuese te kerkojne nga gjykata kompetente ndalimin e cdo partie apo organizate qe eshte kunder Kushtetutes dhe Pavaresise se Kosoves.
Nese atori, i cili njekohesisht eshte edhe perfaqsues i popullit ne gremiumin me te larte te Republikes, ne dijeni dhe me bindje te plote per ekzistencen e nje partie apo organizate antikushtetuese ne Kosove, bile edhe brenda Kuvendit te Republikes, nuk vepron dhe nuk ndermerr asgje per ta penguar dhe ndaluar nje situate te tille, atehere ai vete sjellet ne kundeshtim te plote me Kushtetuten dhe ligjet tjera te Republikes se Kosoves. Sepse, partia apo organizata, te cilen ai e cileson si antikushtetuese zakonisht nuk ben vetedenoncim, prandaj edhe nuk mund te fajesohet. Fajin per gjendjen e pretenduar, sipas pohimeve te autorit, e kane ekskluzivisht individet dhe institucionet e Republikes se Kosoves, si p.sh. autori i cituar, te cilat jane ne dijeni te plote per nje sistuate antikushtetuese.
Megjithate, atuorit me gjase i eshte e njohur se ne Kosove faktikisht nuk mund te ndalohet asnje parti apo organizate politike, pasiqe Kosova nuk eshte shtet (normal). Ne Kosove mund te ndalohen vetem organizata terroriste dhe parti, te cilat qartazi mbeshtesin organizata terroriste. Ndalimi do te duhej te pranohej edhe nga UNMIK-u resp. EULEX-i. Pra, Kosova, Republika e Kosoves, nuk ka kompetenca te ndaloj parti, organizata apo aktivitete politike, pa pelqimin e EULEX-it dhe vetem, nese vertetohet veprimtaria terroristike e organizates apo partise ne fjale...
As autori i pohimeve resp. Deputeti i Republikes se Kosoves nuk eshte i detyruar ta njeh Kushtetuten dhe Pavaresine e Republikes se Kosoves. Edhe ne betimin zyrtar nuk kerkohet njohja eksplicite e Kushtetutes apo Republikes se Kosove, por vetem respektimi i "kushtetutshmerise dhe ligjeve" ne Kosove, mbrojtja e teresise territoriale, e te drejtave te njeriut etj... Kjo nuk eshte bere pa qellim, sepse shumica e deputeteve serb nuk do te betoheshin ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Pra, askush ne Kosove nuk mund te obligohet ta njeh Kushtetuten e Republikes se Kosoves dhe Pavaresine e Republikes se Kosoves. Obligimi perkufizohet vetem ne njohjen (implicite) te parimeve te pergjithshme kushtetuese dhe ligjeve, pa prejudikim te statusit te Kosoves. Statusin e Kosoves (juridikisht) nuk jane te obliguar ta njohin as Kryeministri dhe Presidenti i Kosoves. Kjo eshte kryesisht ceshtje politike, vullnetare, morale dhe e domosdoshme per karrieren personale politike ne Kosove...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 20-01-2012 më 04:37
Krijoni Kontakt