Piloti James Berisha mund tė jetė i kidnapuar ose i arrestuar
29.08.2011
Piloti kosovar, James Berisha, i cili para afėrsisht dy javėsh ka humbur kontaktet me ekipin e tij gjatė zbritjes nė Eritrenė Afrikane mund tė jetė i kidnapuar ose i arrestuar. Kėsisoj kanė thėnė burimet e gazetės brenda Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė kushte anonimiteti.
“Tė gjitha indikacionet qė kemi nė dispozicion flasin qė piloti kosovar James Berisha, i cili ka edhe shtetėsi amerikane, mund tė jetė i kidnapuar nga grupet mafioze nė Eritre”, ka thėnė ky burim brenda MPJ-sė
Sipas po kėtij burimi, versioni tjetėr i mundshėm ėshtė arrestimi i tij nga ana e autoriteteve tė Eriteresė, tė cilat kanė njė qasje antiperėndimore, shkruan “Koha Ditore”.
“Nėse ngjet qė ai tė jetė arrestuar, kjo do tė bėhet ēėshtje mė e lehtė, ngase varėsisht qasjes se autoriteteve nė Eritere, sė paku do tė kemi njė burim zyrtar me tė cilin nė njė formė apo tjetrėn mund tė kontaktojmė“, kanė thėnė nė MPJ, teksa kanė shtuar qė pėrfaqėsuesit e shtetit tė Gjermanisė, tė Francės dhe tė Belgjikės janė angazhuar ekskluzivisht me qėllim tė zbardhjes sė misterit rreth zhdukjes sė pilotit kosovar me shtetėsi amerikane, James Berisha.
“Franca dhe Gjermania janė dy shtete perėndimore, tė cilat kanė marrėdhėnie mė tė mira me Eriterenė dhe tė dyja kėto shtete kanė autorizuar pėrfaqėsuesit e tyre qė tė angazhohen nė drejtim tė zbardhjes sė fatit tė James Berishės dhe se fundi ėshtė edhe Qeveria e Belgjikės ajo qė ka shprehur gatishmėrinė tė na ndihmojė nė kėtė drejtim“, ka potencuar burimi i gazetės brenda MPJ-sė.
Zyrtarisht nga kjo ministri kanė thėnė se deri mė tani nuk kanė ndonjė tė dhėnė tė saktė pėr vendndodhjen e pilotit James Berisha, por, sipas tyre, gjithēka ėshtė duke u bėrė qė vendndodhja e tij tė saktėsohet dhe fati i tij tė zbardhet.
“MPJ-ja sė bashku me shtetet mike ėshtė e angazhuar nė mėnyrė tė pandėrprerė pėr tė zbardhur fatin e pilotit kosovar James Berisha, vėshtirėsi nė kėtė drejtim kemi, por presim qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė kemi edhe rezultate konkrete nė kėtė drejtim“, ka thėnė Artan Behrami, zyrtar pėr informim nė MPJ.
Sipas tij, MPJ-ja ka ēmuar dhe vlerėsuar punėn dhe angazhimin e James Berishės.
“Angazhimi i tij vullnetar pėr tė sensibilizuar ēėshtjen e Kosovės dhe nevojėn pėr njohje, ėshtė kontribut i cili pranohet dhe ēmohet nga MPJ-ja”, ėshtė shprehur Behrami.
Pak ditė pas zhdukjes sė pilotit James Berisha, MPJ-ja kishte lėshuar njė komunikatė pėr opinion ku thuhej qė pėrpjekja pėr tė zbardhur fatin e tij po has nė disa vėshtirėsi specifike.
“Mungesa e marrėdhėnieve diplomatike me Eritrenė dhe keqėsimi i marrėdhėnieve tė kėtij vendi me shtetet partnere tė Kosovės, po e vėshtirėsojnė komunikimin dhe hulumtimin rreth zbardhjes sė fatit tė pilotit shqiptaro-amerikan”, thuhet nė njoftimin e Ministrisė sė Jashtme.
Diplomacia kosovare ka kėrkuar ndihmėn e misionit diplomatik tė BE-sė dhe SHBA-sė nė vendet e Afrikės pėr tė marrė informacione pėr James Berishėn.
“Misionet e Kosovės nė Uashington, Bruksel dhe Riad janė nė kontakte tė vazhdueshme me Departamentin amerikan tė Shtetit dhe me institucionet e BE-sė pėr zbardhjen e fakteve, mirėpo ende nuk janė siguruar informacione tė sakta nga Eritrea, vendi i fundit nga ku mė datė 15 gusht ėshtė lajmėruar piloti Berisha”, thuhej nė njoftimin e Ministrisė sė Jashtme tė Kosovės pak ditė pas pėrhapjes sė lajmit pėr zhdukjen e pilotit Berisha.
Nė faqen zyrtare tė flyingforkosovo.com shkruhet se hera e fundit qė James ka kontaktuar ka qenė ditėn e hėnė, mė datė 15 gusht nga Asmara, Eritrea.
“Plani i tij ka qenė qė tė takohet me zyrtarėt e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Eritrea dhe tė mėrkurėn, mė datė 17, tė rikthehet nė Sudan. Deri tani ai nuk ėshtė kthyer dhe nuk ka asnjė informacion tjetėr lidhur me tė. Por, duke ditur gjenin e tij tė fortė tė mbijetesės, shpresat qė do ta rishohim tė rimarrė fluturimet pėr atdheun, janė tė forta”, thuhet nė faqen zyrtare tė flyingforkosovo.com.
Piloti James Berisha kishte filluar misionin e tij fluturues nė shtete tė ndryshme para tre vjetėsh, me qėllim tė fitimit tė njohjeve pėr shtetin e Kosovės. Ai kishte shfrytėzuar avionin e tij, nė tė cilin kishte vendosur mbishkrimin flyingforkosovo ( Tė fluturosh pėr Kosovėn ).
http://kohaditore.com/index.php?page=1,13,67627
p.s. merkuri, ketu gjete me gri sallate ti?!..hajt me dajen ma t'anej.
Krijoni Kontakt