.Ne Kosove gjithnje ka qene e hapur lufta ndaj turqizmave,me teper se ne Shqiperi.P.sh. fjala boshllek qe ne tekstet nga Shqiperia perdoret ne vend te fjales zbrasti ; ne Kosove fjala bosh,boshllek eshte hequr kahere nga perdorimi,sa qe gjeneratat e reja as qe e kane degjuar fare (me perjashtim se ne kohet e fundit neper disa tekste shkollore disa autor po e perdorin,duke menduar se çdo gje qe vie nga Shqiperia eshte me e drejt ?).Te them se fjalet turke rendome jane zevendesur nga fjalet kryesisht latine ,por edhe greke - qe perdoren ne mbare europen dhe kane karakter nderkombtar,si dhe i pershtaten me mire gjuhes shqipe.
.Po e jap edhe nje shembull ilustrativ: ne tekstet edhe shkollore nga Shqiperia perdoret termi tullumbace (turciz.),ne Kosove balon (latine)-per cipen e gomes si loder e femijeve.
Ne Shqiperi e perdorim balone, por per gje tjeter qe fluturon. Gabimisht ne fakt se balone duhet te jete tullumbaci.
Edhe pse personalisht në shumicën e rasteve mundohem që t'iu shmangem fjalëve të huaja kur në rastet adekuate gjendet fjala shqipe ka raste ku mvarësisht nga niveli i humorit përdorimi i fjalëve/shprehjeve nga gjuhë të huaja është i nevojshëm për të shprehur situatën në fjalë.
Mirëpo sa më pengojnë turqizmat dhe përdorimi i cdo -izmave të huaj gjithashtu mua më pengon dukuria e shqiptarizimit të ca termave dhe emrave të huaj sa që kur të lexohet kjo fjali njeriu duhet që te mendohet shumë e shumë se cka është dashur të thuhet me këtë rast. Kur e them këtë mendjen e kam gjithnjë te termi "ëuiëndoëu" e cila shprehje kur e kam parë për herë të parë më ka bërë që të shkrihem nga gazi.![]()
Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë
Jo mer jo se nuk jam duke bere shaka, se Skenderbej nuk me duket fjale shqip, mgjs e shqiperuar..., por s'kam asgje per te shtuar..., pasi edhe keshtu i rri mire emri, ku ne Evrope e therrasin Skanderbeg o berg, po gjithnje Gjergji eshte...!
Pse ju duken me te rendesishme filxhan, dysheku dhe tenxherja..., juve?!![]()
Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua
Në gjuhën zyrtare, me raste ceremonish, përdoren të dy: heroit kombëtar i thuhet Gjergj Kastriot Skënderbeu. Siç e the edhe vetë, bota e njeh si Scanderbeg dhe për shkurt njerëzit i thonë kështu, s'ka shpjegim tjetër. I bie pak gjatë të thuash Gjergj Kastriot Skënderbeu.
O Bato, po s'na the asgje te re more djale...:-)
Po ç'deshe te thoshe me kete postim, une gje s'mora vesh..., mgjs me citon dhe nga ana tjeter je "dakort", beh sa jam plakur une i mjeri..., s'me shohin hiç fare dylbite...
O mos ke dashur te krahasosh shqiponjat tona..., eh kjo e fundit ka mundesi shume..., mos u merzit se shaka bej...
Pershendetje
Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua
Niko i dashur!!
Emri "Skender" s'eshte tjeter perveçse turqizimi i emrit te Lekes se Madh, Aleksandrit!
Sulltani e quajti Gjergjin "Skender", dmth Aleksander, pasi i kujtonte Leken e Madh dhe pastaj i dha edhe titullin "beg", qe do te thote "princ"! Pra, po ta shqiperojme siç duhet emer-titullin "Skenderbeg", do te na paraqitej Gjergj Kastrioti, Princ Leka!!
Jarigas
Nena e di si quhet ne te vertete i biri...
Po edhe nese emri Gjergj nuk po na i pelqeka sulltanit..., na u be kosi gjize...
perseri ne shqip mund te quhej princi Aleksander..., pasi edhe ne shqip i thone keshtu, pa diskutuar shkurtimet e emrit sikur e the edhe ti, Leka por edhe Aleks, jane gjithashtu ne shqip.
Diskutohej per penxhere e tenxhere, pikerisht kutu nderhyra, une thashe nje turqizem qe me fort me vriste veshin, deformimi i nje emri aq te bukur si ai i Gjergjit ne Skender, kjo ishte aresyeja perse shkrojta postimin e me siperm..., vetem kaq.
Pershendetje Jarigas, ja kalofsh mire.
Niko.
Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua
Emri Lekë së pari u greqizua duke iu shtuar prapashtesa sandros me kuptimin mbrojtës i njeriut dhe pas përhapjes së këtij emri nga i madhi Lekë në lindje me krijimin e qyteteve të reja dhe të emëruara në nder të tij dhe pas shtrirjes së influencës arabe në këto qytete gjithashtu edhe emri i tyre arabizohet, sikurse ishte edhe rasti p.sh i Aleksandretës në Al-Iskanderun. Dhe si Iskander (formë e turqizuar) edhe heroi ynë emërohet me këtë si shenjë e madhështisë së tij të treguar si në arenën e luftës po ashtu edhe në ate të garave me kundërshtar të ndryshëm, nga ku Gjergji doli çdo herë si fitues me famë të madhe. Pastaj pasi Gjergji morri titullin Bej, emri i tij i ri shqiptohej gjithherë i pasuar nga titulli nga ku edhe ne e njohim si Skender-be.
Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë
Krijoni Kontakt