Albo,Ku dallojne barikadat e serbeve ne keto pika kufitare, nga protestat e Vetevendosjes? Une nuk shoh absolutisht asnje dallim. Dhe qe te dyja palet me veprimet e tyre cenojne rendin kushtetues dhe sigurine e shtetit me te ri e me te brishte te Evropes, shtetit te Kosoves.
Personalisht mendoje, qe nuk eshte reale, qe nuk eshte parimore, qe nuk eshte drejte kjo pyetja e juaj citoj " Nga Dallojne Barikadat e Serbeve Ne Pikat 1 dhe 31 - nga protestat e 14 Janarit ne pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhe te organizuara nga LVV". Sepse dallimi egziston. E dallimi eshte qe ana serbe, apo me sakt, strukturat okupuese e kriminele te Shtetit SERB, dhe jo qytetaret e Kosoves (qytetaret serb) ben djegjen e pikave kufitare 1 dhe 31, dhe ate dy herash" nje apo dyte dite pas Pavarsimit te Kosoves, si dhe nje dite pas intervenimit te policise se Kosoves me daten 25 Korrik 2011. Pra dallimi eshte qe Shteti Serb me strukturat e saj kriminele e okupuese ka nderhyre ne territorin e Kosoves. Ndersa Protesta e organizuar nga LVV me date 14 Janar 2012 ishte ne mbrojtje te vendimit te Kuvendit te Kosoves per reciprocitet te plote ndaj serbise, te marr me 7 Dhjetor 2011. Dallimi eshte i madh, dhe nuk mund ti barazojme kriminelet e nje shteti tjeter qe djege e ve barikada neper rruget e shtetit tjeter. Me protestat e qytettareve te Kosoves, pa mar parasysh se kush i organizan ato. Kjo i bie sikurse te barazosh kriminelin me viktimen.
Shume e sakt kjo se cka thoni. Por pergjegjesine Poilicia dhe Qeveria e Kosoves, duhet te kete ne cdo pellemb te territorit te Kosoves. Pse nje pergjegjesi te tille nuk e bejne edhe ne Veri te Vendit? A thua Veriu i Kosoves nuk eshte pjese perberese e Kosoves?Policia e Kosoves ka pergjegjesine kushtetuese, qe te ruaje rendin e qetesine ne vend, dhe te mundesoje levizjen e lire te njerezve dhe mallrave ne keto pika kufitare, dhe ne mbare territorin e Kosoves. Duke bere protesta te tilla, nuk po bejme gje tjeter vecse po destabiliziojme sigurine e Kosoves, po pengojme qytetaret e tregtaret e Kosoves qe te hyjne e dalin nga kufiri verior, dhe po minojme pozitat e shtetit demokratik te Kosoves ne syte e nderkombetareve.
Por mos hari Albo, se ne sy te nderkombetareve bie jo normal, e jo demokratik, ne qofte se je neglizhent ndaj cfardo situate te mundeshme ne vend. Apo Jo?
Albo zoteri, nje gje te kesh te qarte. Se Hashim Thaqi, pa miratimin, pa driten jeshile nga nderkombetaret, nuk do e kishte marr nje vendim te tille per dergimin e forcave speciale policore ne Veri. E gjithe ai orkestrim ishte, vetem e vetem qe Veriu i Kosoves te behet teme ne negociatat-bisedimet Serbi - Qeveri e Thaqit. Natyrisht se te gjithe si pozita, si opozita, si shoqeria civile perkrahen ate aksion. Sepse njemend te gjithe menduan se ja me ne fund Qeveria e Kosoves u zgjua nga gjumi, dhe tani duhet sillur si shtet sovran, apo jo? Por disa jave pas, ndonese edhe me vone, u pa se gjithe ajo ishte vetem qe Veriu te jete teme e bisedimeve. Natyrisht se mund te pajtohem edhe ne ate fakt, se Hahsim Thaqi, deshi ta largoje vemendjen e opinionit publik nga heqja e Fatmir Limajt nga skena politike.. Une isha kunder nderhyrjes se patritur te forcave te policise se kosoves ne kufi, pasi isha i bindur qe a) ishte nje veprim i nxituar i qeverise per te larguar vemendjen e opinionit publik nga hetimet e Limajt e kompani b) ishte nje veprim qe nuk gezonte mbeshtetjen e faktorit nderkombetar ne Kosove c) isha i bindur qe ky destabilizim i Kosoves, nuk ndihmonte Kosoven, perkundrazi, rikthente ne vemendjen e opinionit nderkombetar pasigurine qe mbreteron ne Kosove, edhe pas pavaresise.
Albo,Ajo qe eshte e rendesishme nuk eshte prania e forcave policore te shtetit te Kosoves ne keto pika kufitare. E rendesishme eshte qe pikat kufitare te jene te hapura, e te sigurta, qe te gjithe qytetaret e Kosoves te levizin lirshem ne te dyja drejtimet. Ashtu si me e rendesishme se prania e forcave policore, eshte arritja e kompromisit politik, mes Beogradit e Prishtines per ceshtjen e tarifave te mallrave qe hyjne e dalin nga Kosova.
Kjo qe ju thuani eshte e rendesishme dhe vlene, ne qoftese dy vendet njofin njera tjetren. Kjo qe thuani ju mund te vleje ne mes te Kosoves dhe Maqedonise. Mund te vleje ne mes te Kosoves dhe Malit te Zi. Kosove dhe Shqiperi, spo them, sepse Jemi NJE. Por Ndermejt Kosoves dhe Serbise nuk vlen. Jo Pse pala Kosovare (Shqiptare e Kosoves) nuk duan dhe nuk kane deshire. Por pikerisht nuk vlen sepse Pala SERBE, eshte ajo qe nuk ti njef dokumentet e Republikes se Kosoves. Ti si qytetar i Republikes se Kosoves po deshiron te shkojsh ne Serb, apo edhe te kalosh tranzit, duhet qe se pari ose ti largosh targat e Republikes se Kosoves nga makina e juaj dhe ti vendosish targat ku shruan PROBA PK Kosova (Pokrahina Kosova - Krahina e Kosoves), sepse keshtu eshte ne kushtetuten e Serbise. Ose permbi targat e Republikes se Kosoes te vendosish targat e Serbise qe shkruan Proba. Dhe pasi te ben ato, duhet qe te nxjerish dokument perkates qe tregon qe je qytetar i republikes se serbise (keshtu e kane me kushtetute te serbise). Ndersa ata qe vije nga territori i Serbise ne ate te Kosoves fare nuk kane nevoje ti nderojne targat e tyre, dhe fare nuk ju vyen asnje dokument perkates ta nxjerin. Sepse ata e konsiderojne qe jane duke levizur ne provincen e tyre. Pra sipas jush kjo na qenka levizja e lire e qytetareve? Njelloj eshte edhe me mallrat, dhe cdo gje qe ka te beje me shtetin serb.
sigurine ne keto pika e ofrojne nderkombetaret apo forcat policore te Kosoves pak rendesi ka. E rendesishme eshte qe tregtia te vazhdoje, dhe te jete nje tregti e ndershme, ku mallrat serbe te hyjne ne Kosove, e mallrat e eksportit te Kosoves te hyjne ne Serbi. Problemi i pikave kufitare nuk eshte nje problem politik, as nje problem sigurie, eshte nje problem ekonomik. Cdo vendim i Kuvendit te Kosoves duhet zbatuar e respektuar. Por edhe ky vendim, sipas kendveshtrimit tim, nuk rendon mbi eksportet serbe, rendon mbi ekonomine kosovare: qytetaret e Kosoves do te kene mungese mallrash te konsumit te perditshem, cmimet do te rriten dhe kontrabandistet serbe e shqiptare do te bejne para te madhe duke shfrytezuar situaten e krijuar e duke ua shitur mallrat popullit kosovar me cmim te larte. Kish menyra te tjera per ta adresuar problemin: Vendos tarifa te larta per te gjitha mallrat qe hyjne ne vend nga Serbia, duke rritur keshtu koston e ketyre mallrave ne tregun kosovar. Dhe do te ishin vete tregtaret serbe, qe do te ushtronin presion ne qeverine e Beogradit, qe te hiqnin embargon ndaj eksporteve kosovare ne Serbi.
Albo, ndonese nuk e njifni mire Shtetin Serb, dhe Serbet. Por vetem nje gje mund te them se me Shtetin Serb gjithqka eshte POLITIKE. Ne si Popull Shqiptar i Kosoves ende nuk e kemi zgjedhur ashtu siq duhet ceshtjen tone Politike me Serbet. Dhe gjer sa nuk zgjedhet kjo qeshtje ashtu siq duhet, gjithnje dhe gjithmone do kemi probleme.
Albo, nese JU thirreni ne demokraci, nese ju thirreni ne vlera demokratike europiane. Ateherash pse flisni ne kete menyre. Se po te ishit ju Kryeminister, te gjithe ata qe protestojne do ishin ne arest shtepiak. Kjo me ngjan pak sikurse te ishit kryeminister ne Russi, apo Iran. Dhe asesi si kryeminister i ndonje vendi demokratik europian.Po te isha une kryeminister i Kosoves, Albin Kurti dhe te gjithe organizuesit e atyre protestave do te ishin sot ne arrest shtepia, per ta policia e Kosoves do te kish ngritur padi ne Prokurorine e Pergjithshme per prishje te rendit kushtetues. Dhe nuk do te lejoja ne asnje menyre, qe organizime te tilla te ndodhnin ne te ardhmen. Askush nuk qendron mbi ligjin dhe askush nuk mund te bllokoje levizjen e lire te qytetareve te Kosoves brenda territorit te Kosoves. Absolutisht askush. E kush guxon ta beje kete gje, do te perballet me forcen e ligjit, jo vetem me forcen e policeve te Kosoves.
Nuk duhet te kete protesta te tilla ne 22 janar, e asnjehere tjeter ne Kosove. Keto nuk jane protesta demokratike, keto jane akte vandaliste qe prishin rendin kushtetues ne vend. Protesta demokratike jane protestat para kryeministrise e Kuvendit te Kosoves, protesta paqesore me leje nga policia e Kosoves, qe kane per qellim senzibilizimin e poullit te Kosoves. Jo protesta qe per qellim vendosjen e Kosoves ne gjendje shtetrrethimi, pasi keshtu i krisi ne mendje nje grupi te rinjsh ne Kosove.
Rendin dhe Ligjin pikerisht e ka shkel vet qeveria duke mos perfillur fare vendimin e Kuvendit te Kosoves. Deputet e zgjedhur nga Populli Votuan me shumice votash VOTUAN PRO reciprocitetit ndaj SERBISE. Ndersa Qeveria Haptazi Dol kunder ketij KUVENDI. Apo Jo.Nuk nuk kam ndonje respekt te vecante per qeverine e Kosoves, dhe kete e kam shprehur ne temat e forumit. POR, une di te bej dallimin mes keqqeverisjes dhe prishjes se rendit kushtetues ne Kosove. Eshte mese e natyrshme per pjesen derrmuese te popullit te Kosoves te jene te pakenaqur nga qeverisja e vendit. Por kjo pakenaqesi duhet kanalizuar ne institucionet e Kosoves, ne Kuvendin e Kosoves ku opozita mund te kerkoje mocion mosbesimi per qeverine, e mund ta rrezoje me vote. Ose pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme, ku te gjithe ata qe jane kunder qeverise Thaci, te organizohen e votojne ne grup kunder tij, duke ofruar edhe nje program e alternative me te mire se ajo qe kemi pare deri tani.
Njerezit e lire i zgjidhin mosmareveshjet e tyre me vote. Njerezit rrugace i zgjidhin mosmarveshjet e tyre me dhune.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-01-2012 më 20:47
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ktu jane dy gjera qe duhet sqaruar ne lidhje me Albo
1. Si po me duket se ky Albo po mundohet te hane me dy luge.
2. Duhet ti derguar Albos 1 Emaill personal dhe ti tregojm se i kane Hackerat accountin!!
Secili njeri duhet te jete vet kritik, per te analizuar bindjen e vete se askush nuk vjen dhe te tregoj se gabim e ke, sepse kjo eshte puna jote te jesh kritik i vetevetes.
Mirepra a e kupton ti se edhe te tjeret kane bindjet e veta dhe dalin e protestojn qa thua ti qka i perket bindjes se te tjereve hmm?
Per qfar arsye Policia e kosoves nuk po shkon ne mitrovice kah shkiet edhe ti ndjek e ti qliroj rruget, por doli dhe i ndaloj disa qytetar qe paten per qellim ti ndalojn vetem disa kamoin hmmmm shum e thjesht.
serbet e kane ngulfatur mitrovicen veriore qe 12 vite dhe askush nuk po nderhyn hmmm!!"
po une jam i bindur se protesta e vv ne kufi eshte gabim,po te ishte ne interes te kosoves llapjanet do ta bllokonin kufirin ne merdare e gjilanasit te dheu i bardhe e jo albin shpetimtari me nje autobus protestues me shit trimni e patriotizem ne emer te shqiptareve.
ju keni te drejt te protestoni,por e drejta jote perfundon aty ku cenohet liria e tjetrit,eshte e drejt e secilit te blej cilin mall don,te shkoi ne pushime ku te don,te lexoi,shiqoi e ndegjoi cka te don.
ju nuk mund tua impononi vullnetin,bindjet tuaja te tjereve,nese mund ti bindni shumicen e qytetareve qe te vin me ju,atehere urime.
Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 16-01-2012 më 20:35
SHiqone cka thote Arber Dalipi per kurtin.
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-01-2012 më 20:48
Krijoni Kontakt